Azerët (azerbajxhanisht: Azərilər آذریلر, Azərbaycanlılar آذربایجانلیلار), gjithashtu njihen si Turqit Azerë ( /ˌæzərbaɪˈdʒɑːniz/, azerbajxhanisht: Azərbaycan Türkləri آذربایجان تورکلری), janë një grup etnik turk që jetojnë kryesisht në Azerbajxhanin Iranian dhe në Republikën e pavarur të Azerbajxhanit.
Ato janë grupi etnik i dytë më i madh mes popujve turkikë pas turqve.
Popullsia e përgjithshme | |
---|---|
rreth 28–35 milionë | |
Rajone me popullsi të konsiderueshme | |
Iran | më shumë se 15 milionë (Encyclopædia Britannica) 12.9-18 milionë (CIA factbook, Knüppel, Izady, Swietochowski) 18-27 milionë (e.g. Elling, Shaffer, Minahan, Gheissari) |
Azerbajxhani | 8,172,800 |
Rusia | 603,070 to 1,500,000 |
Turqia | 530,000 to 800,000 |
Gjeorgjia | 284,761 |
Kazakistani | 85,292 |
Izraeli | 60,000 |
Ukraina | 45,176 |
Uzbekistani | 44,400 |
Turkmenistani | 33,365 |
Shtetet e Bashkuara të Amerikës | 24,377 to 400,000 |
Holanda | 18,000 |
Kirgistani | 17,823 |
Gjermania | 15,219 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 7,000 |
Britania e Madhe | 6,220 |
Bjellorusia | 5,567 |
Kanadaja | 4,580 |
Letonia | 1,657 |
Austria | 1,000 |
Estonia | 923 |
Lituania | 648 |
Norvegjia | 501 |
Australia | 290 |
Fetë | |
Shumicai përkasin Islamit Shiitë; pakicë Islam Synitë, Judaizëm, Bahá'í Faith, Zoroastrianism, Irreligion, Krishterizmit |
Azerbajxhani besohet se është emërtuar sipas Atropates, një satrap pers, i cili ka sunduar në Atropatene (sot Azerbajxhani Iranian) rr. 321 p.e.s.
Banorët e lashtë të zonës flisnin gjuhën e lashtë Azeri, e cila i përkiste degës iraniane të gjuhëve indo-evropiane. Në shekullin e 11 pas Krishtit me pushtimet Seljukid, fiset Oguze turke filluan të lëvizin nëpër pllajën iraniane në Kaukaz dhe në Anadoll. Fluksi i Oghuzëve dhe fiseve të tjera turkmene u nënshtruan më tej nga pushtimi mongol. Këtu, fiset Oguze u ndanë në grupe të ndryshme të vogla, disa prej të cilave – shumica Synitë – u zhvendosën në Anadoll (p.sh., më vonë Osmanët) dhe u vendosën, ndërsa të tjerët mbetën në rajonin e Kaukazit dhe më vonë – për shkak të ndikimit të Safavidëve – përfundimisht u konvertuan në degën Shiitë të Islamit.
Këto të fundit do të mbajë emrin "turkmen" ose "turkoman" për një kohë të gjatë: nga shekulli i 13 e tutje ata gradualisht i turkëzuan popullsinë iraniane-folëse të Azerbajxhanit, si Republikën bashkëkohore ashtu edhe Azerbajxhanin Iranian, duke krijuar kështu një identitet të ri të bazuar në Shiitët dhe përdorimin e Oguzëve turk. Sot, kjo popullsi turk-folëse është e njohur si Azerbajxhanasit.
Azerbajxhanasit përbëjnë grupin më të madh etnik në Republikën e Azerbajxhanit dhe janë grupi i dytë më i madh etnik në Iranin fqinj. Numri më i madh në botë i azerbajxhanasve etnikë jetojnë në Iran, e ndjekur nga Azerbajxhani.
Azerbajxhanasit janë kryesisht myslimanë Shiitë, dhe kanë një trashëgimi të përzier kulturore, duke përfshirë elemente iraniane, turkike dhe kaukaze.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Azerët, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.