Hëna është sateliti i vetëm natyror i Tokës, njëherit sateliti i pestë më i madh në sistemin diellor.
Hëna është një objekt me masë planetare që formoi një trup shkëmbor të ndryshuar, duke e bërë atë një planet satelitor sipas përcaktimeve gjeofizike të termit. I mungon ndonjë atmosferë e rëndësishme, hidrosferë ose fushë magnetike. Graviteti i saj sipërfaqësor është rreth një e gjashta e gravitetit të Tokës (0,1654 g).
Duke rrotulluar Tokën në një distancë mesatare prej 384,400 km (238,900 mi), ose rreth 30 herë diametri i Tokës, ndikimi i saj gravitacional zgjat shumë ngadalë ditën e Tokës dhe është shtytësi kryesor i baticave të Tokës. Orbita e Hënës rreth Tokës ka një periudhë sidereale prej 27.3 ditësh. Gjatë çdo periudhe sinodike prej 29.5 ditësh, sasia e sipërfaqes së dukshme të ndriçuar nga Dielli ndryshon nga asnjë deri në 100%, duke rezultuar në faza hënore që formojnë bazën për muajt e një kalendari hënor. Hëna është e lidhur në mënyrë të baticës me Tokën, që do të thotë se gjatësia e një rrotullimi të plotë të Hënës rreth boshtit të saj bën që e njëjta anë e saj (ana e afërt) të jetë gjithmonë përballë Tokës, dhe dita disi më e gjatë hënore është e njëjtë me atë të periudhës sinodike. Megjithatë, 59% e sipërfaqes hënore mund të shihet nga Toka përmes zhvendosjeve në perspektivë për shkak të libracionit.
Largësia mesatare nga Toka | 384400 km |
Periudha siderike e rrotullimit | 27.3d |
Periudha e rrotullimit rreth boshtit | 27.3d |
Periudha sinodike e rrotullimit | 29.5d |
Ekscentriciteti i orbitës | 0.05 |
Pjerrtësia e orbitës ndaj rrafshit të ekliptikës | 5.1° |
Shpejtësia mesatare orbitale | 1.03 km/s |
Diametri këndor | 33’40” |
Diametri vijor | 3476 km |
Masa | 7.36 × 10^22 kg ; 0.012 MT. |
Dendësia mesatare | 3.3 x 10³ kg/m³ |
Nxitimi i rënies së lirë | 1.62 m/s² |
Perigjet | 363,104 km |
Apogjet | 405,696 km |
Vëllimi | 2.195 8 × 10^10 km³ |
Sipërfaqja | 3.793 × 10^7 km² |
Rrezja kryesore | 1,737 × 10^3 km |
Temperatura e sipërfaqes ekuatoriale 85°V | min /opt / Max |
100 K / 220 K / 390 K | |
70 K / 130 K / 230 K |
Sipërfaqen e Hënës e përbëjnë detet (30%) dhe kontinentet (70%), gjithashtu karakteristike për relievin e saj janë edhe strukturat unazore, që ndryshe quhen kratere. Vetëm në anën e dukshme janë përafërsisht 300 000 kratere me diametër më të madh se 1 km, e ka edhe të atillë me diku 200 km diamtër të gjatë. Detet e Hënës nuk kanë ujë por ky emertim eshtë ruajtur nga lashtësia. Ata janë të rrethuar me vargmale, të cilat quhen me emra të vargmaleve tokësore.
Sa i përket përbërjes kimike së truallit të Hënës, është vënë re se aty gjendet pluhur jo edhe në masë shumë të madhe, i cili për nga pamja është pak a shumë i ngjashëm me çimenton. Gjithashtu elementet që gjenden në këtë trup janë pak a shumë të ngjashme me ato që gjenden tek ne edhe pse jo në sasi dhe përhapje të njëjtë, si: Si, Al, Fe, Ca, Mg, Ti, Zr, Cr, Pb, K, Na etj.
Hëna përbëhet nga tri shtresa: Korja, Mbështjellësi dhe Bërthama. Kjo strukturë mendohet të ketë lindur qysh para 4.4 miliardë viteve, kur është bërë kristalizimi i magmës hapësirore.
Megjithëkëtë, ajo që i bëri më së shumti kureshtarë shkenctarët ishte çështja nëse ka apo jo ujë në Hënë. Pas studimeve të bëra ata erdhën në përfundim se në këtë trup qiellor natyrshëm nuk ka ujë; por edhe po të gjendej rastësisht ndonjë sasi e vogël, kjo do të vinte si pasojë e goditjeve të vazhdueshme që i bëhen Hënës nga kometat dhe meteorët të cilët padyshim lënë ndonjë sasi uji në sipërfaqe, por që Dielli do ta zbërthente atë në molekulat përbërëse Hidrogjen dhe Oksigjen, të cilat për shkak të tërheqjes së dobët gravitacionale do të zhdukeshin në hapësirë. E vetmja pjesë në të cilën ekziston mundësia të ketë sado pak ujë, për po të njëjtat arsye, është pjesa polare e cila asnjëherë nuk kthehet nga Dielli. Sasia e saktë e mundshme e ujit nuk dihet ende.
Sikur për çdo trup që ekziston që para qindra–mijëra–miliona apo miliardë vitesh ashtu edhe për Hënën mënyra e formimit të saj mbetet ende një pikëpyetje e madhe për një pjesë të madhe të njerëzimit, megjithë hipotezat që janë paraqitur.
Hëna mendohet të jetë formuar diku para 4.6 miliardë vitesh , respektivisht diku 30–50 milionë vjet pas formimit të sistemit diellor. Një hipotezë e vjetër thotë se sateliti i Tokës u formua duke u shkëputur një copë nga korja e planetit tonë dhe u largua si pasojë e forcave centrifugale. Supozim tjetër është se Hëna u formua krejt diku tjetër por Toka e tërhoqi atë me forcë gravitacionale. Disa mendojnë edhe se Hëna u krijua bashkë me planetet tjera të sistemit diellor, e shumica përkrahin hipotezën se Hëna së bashku me Tokën, përkatësisht sistemi Tokë–Hënë, u formua si gjithë trupat e tjerë qiellor nga “shpërthimi i madh”.
Varësisht nga pozita, që e zë Hëna në krahasim me Tokën dhe Diellin, dallojmë disa faza, të cilat e bëjnë që ajo të duket jo gjithherë në formë rrethi.
Cikli i plotë i ndërrimit të fazave të satelitit tonë natyror quhet "muaj sinodik".
Fazat hënore shfrytëzohen edhe si bazë kalendarike në disa vende të lindjes.
Karakteristikë për Hënën janë edhe eklipset. Eklips ( greq.: eklipio që dmth. "të shuhet" ) quhet errësimi i një trupi, në rastin tonë errësimi i Diellit dhe i Hënës.
Eklipsi i Diellit ndodh në kohën e Hënës së re, kur Hëna kalon përballë Diellit.
Afër fillimit dhe përfundimit të plotë të një eklipse diellore, një pjesë e hollë e Diellit shfaqet në formë të pikave të dritës, për arsye se pjesa e epërme e Hënës nuk është e lëmuar por është e dhëmbëzuar. Këto drita quhen ‘Unazat (pikat) e Bailit’. Quhen kështu sipas astronomit britanez Francis Baily i cili i zbuloi ato. Nëse njëra nga pikat është e dukshme, ky eklips i përngjan një unaze me gurë diamanti.
Kemi katër lloje të eklipseve diellore:
Eklipset e plota të Diellit janë të rralla, ato paraqiten çdo 18 muaj, por në të njejtën pikë dhe në të njëjtën kohë çdo 300-400 vjet. Eklipsi i plotë i Diellit nuk zgjat më shumë se disa minuta dhe sipas parashikimeve eklipsi më i gjatë do të jetë më 16 korrik 2186, që do të zgjas 7 minuta e 29 sekonda. Gjatë kësaj eklipse verehet se diametri i dukshëm këndor i Hënës është më i madh se diametri këndor i Diellit.
Gjatë eklipsit unazor vërejm se diametri i dukshëm këndor i Hënës është më i vogël se ai i Diellit. Fazat e eklipsit unazor janë: faza e parë e pjesshme,faza unazore dhe faza e dytë e pjesshme.
Eklipsi lunar (hënor), ndodh kur Toka pozicionohet mes Diellit dhe Hënës duke mos e lejuar depërtimin e rrezeve të Diellit në sipërfaqen e Hënës, në ç’rast sateliti nuk humbet tërësisht por ndriçon shumë dobët, ky ndriçim paraqitet nga thyerja e rrezeve të Diellit në atmosferën tokësore. Toka e ndriçuar nga Dielli hijen e saj e hedh në anën e kundërt, kur Hëna hyn në hijen e Tokës, atëherë nuk mund të ndriçohet nga Dielli dhe paraqitet eklipsi i saj. Eklipset hënore ndodhin të paktën dy herë në vit.
Për dallim nga eklipsi diellor, që ndodh gjatë Hënës së re, eklipsi i Hënës mund të ndodh vetëm kur është Hëna e plotë , sepse vetëm gjatë asaj kohe Hëna është në të njejtën linjë apo në të njejtën drejtëz me Tokën dhe Diellin.
Astronomët kanë vërejtur tri lloje kryesore të eklipseve të Hënës:
Ajo që është më interesante gjatë eklipsit është se Hëna merr ngjyrë të kuqe, por pse ndodh kjo? Gjatë një eklipsi të plotë të Hënës, pjesa më e madhe e dritës që e ndriçon Hënën kalon nëpër stratosferë, ku bëhet thyerja e e saj me ç'rast në Hënë arrinë sasi më e madhe e rrezeve të kuqe sesa atyre të kaltërta, pra po të mos kishte Toka atmosferë, atëherë Hëna do ishte e tëra e zezë gjatë pordhës.
Pas gjithë këtyre që u shkruan, ajo që është më interesantja për Hënën është fakti se ajo është trupi i vetëm qiellor në të cilin ka arritur të shkelë këmba e njeriut. Përderisa programi lunar i Bashkimit Sovjetik ishte i pari që dërgoi në Hënë anijen kozmike pa ekuipazh, në maj të vitit 1961, programi amerikan për hulumtime në Gjithësi – NASA , me programin Apollo realizon ndërtimin e raketbartësit më të fuqishëm, me masë prej 3000 tonësh, i quajtur “Saturn 5”, me të cilin pikërisht më 20 korrik 1969 astronautët amerikan Neil Armstrong dhe Edwin Aldrin (Buzz Aldrin) (Michael Collins qëndroi në orbitë rreth satelitit, në lartësinë 110 kilometra) do të shkelnin, me Apollo 11, në sipërfaqen e këtij trupi qiellor. Prej këtij viti deri më 1972 u lëshuan me sukses 6 ekspedita (misioni Apollo 13 dështoi) me 12 astronautë me misionet Apollo 11, 12, 14, 15, 16 dhe 17, duke sjellur kështu në Tokë 382 kg material hënor . Njeriu i fundit që shkeli në Hënë është Juxhin Cernan, komandanti i Apollo 17.
Ndonëse edhe pas kësaj kohe është bërë zbarkimi i disa robotëve, kërkimet e njerëzimit për Hënën kanë ndaluar përkohësisht duke mbetur të kënaqur me ato qe zbuloi NASA, të cilët janë duke u angazhuar që përsëri t’a bëjnë këtë në vitin 2018. Përkundër provave të shumta që amerikanët sollën nga Hëna, ende ekzistojnë mëdyshje se a është bërë vërtetë kërcimi gjigand i njerëzimit (sic thuhet se Armstrongu u shpreh me të shkelur në Hënë: "One small step for man. One giant leap for mankind").
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Hëna, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.