Lindja e MesmeShqip editions of Wiki, an online encyclopedia
Lindja e mesme është nënkontinent me kufij të papërcaktuar qartë dhe sinonim për "Lindjen e Afërt", e kundërt me "Lindjen e Largët". Termi "Lindja e Mesme" u popullarizua rreth vitit 1900 në Britaninë e madhe; ka përkufizim të lëkundshëm, por tradicionalisht përfshin shtetet e Azisë Perëndimore dhe një pjesë të Afrikës Veriore.
Historia e Lindjes së Mesme daton nga koha e lashtë. Gjatë gjithë historisë së saj, Lindja e Mesme ka qenë qendër kryesore për marrëdhëniet botërore. Gjithashtu, është edhe origjina gjeografike e tri feve kryesore—Judaizmit, Krishterimit, dhe Islamit. Lindja e Mesme ka klimë kryesish të thatë dhe mjaft të nxehtë, ndërsa disa lumenj kryesorë mundësojnë ujitje për zhvillimin e bujqësisë në zona me burime të kufizuara uji. Shumë shtete që gjenden rreth Gjirit Persik kanë sasi të mëdha të naftës së papërpunuar. Në kohët moderne, Lindja e Mesme mbetet një rajon i ndjeshëm në aspekte strategjike, ekonomike, politike, kulturore dhe fetare.
Popullsia
Në veri banojnë azerët, armenët, kurdët, persët dhe shumë grupe të tjera . Pjesa jugore është homogjene; kudo mbizoterojnë gjuha dhe kultura arabe. Popullsia e përgjithshme është 200 milionë banorë. Dendësia mesatare është rreth 28 b/km². Pjesa më e madhe e popullsisë është vendosur në fushën e Mesopotamisë, në rrafshnaltën e Iranit dhe pranë brigjeve të Gjirit Persik. Qytetet më të medha janë: Teherani dhe Bagdadi. Në qytete jetojnë 70% e popullsisë.
Veçoritë e zhvillimit ekonomik
Drejtimi kryesore i ekonomisë ka qenë ai bujqësor, por kushtet e favorshme kane berë që të mos ketë zhvillim të mirë. Lindja e Mesme zë vendin e parë në botë për rezervat e naftës .
![]() | Ky artikull nga gjeografia është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
This article uses material from the Wikipedia article Lindja e Mesme, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
#Wikipedia® is a registered trademark of the Wikimedia Foundation, Inc. Wiki (duhoctrungquoc.vn) is an independent company and has no affiliation with Wikimedia Foundation.