Lufta është një ngjarje politiko-shoqërore që qëndron në ballafaqimin e armatosur dhe të dhunshëm mes popujve, shteteve ose konflikteve të brendshme apo të jashtme mes dy ose më shumë palësh kundërshtare.
Lufta mund të përkufizohet edhe si një konflikt i dhunshëm ushtarak mes dy ose më shumë grupesh që përbëhen nga një numër i madh njerëzish. Lufta është shoqëruar gjithmonë me vdekjen e një numri të madh njerëzish dhe me vuajtje të mëdha.
Shkaqet që shpien në një luftë janë shpesh të ndërlikuara për arsye të çështjes mosmarveshëse. Luftërat mund të ndodhin për shkaqe personale, sundimtare, territoriale (tokësore), burimesh natyrore, fesh, ose ideologjish kur një zgjidhje paqësore dështon ose është e pamundur të vendoset.
Një luftë në rastet e luftërave ndërkombëtare mund të fillojë me një shpallje zyrtare të luftës, megjithëse historikisht ka pasur raste që ato janë filluar edhe pa ndonjë shpallje. Zakonisht shpallja e luftës nuk bëhet në luftërat e brendshme.
Wikiquote ka thënie në lidhje me: Lufta |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Lufta, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.