Kf Tirana

Klubi i Futbollit Tirana është një klub futbolli shqiptar me seli në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.

Ky ekip është degë e klubit shumësportësh SK Tirana, dhe është klubi i futbollit më i suksesshëm në Shqipëri, duke fituar 54 trofe madhorë të njohur zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ekipi luan në Kategorinë Superiore, liga elitare e futbollit shqiptar. Ndeshjet në shtëpi i luan në Stadiumin Selman Stërmasi.

KF Tirana
Emri i plotëKlubi i Futbollit Tirana
Pseudonimi(et)Tirona, Noltmadhnia, bardheblutë.
Themeluar15 gusht 1920; 101 vite më parë, si Sport Klub Tirana.
StadiumiSelman Stërmasi
Kapaciteti22,500
PronarëtRefik Halili (66%)
Bashkia e Tiranës (34%)
PresidentiRefik Halili
TrajneriErbim Fagu
LigaKategoria Superiore
2022–232
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Kf Tirana
Kf Tirana
Kf Tirana
Kf Tirana
Kf Tirana
Kf Tirana
Kf Tirana
Kf Tirana
Ngjyra shtëpi
Kf Tirana
Kf Tirana
Kf Tirana
Kf Tirana
Kf Tirana
Kf Tirana
Kf Tirana
Kf Tirana
Kf Tirana
Ngjyra jashtë
Kf Tirana Sezoni aktual

Klubi u themelua më 15 gusht 1920 nën emrin Sport Klub Tirana e më pas Shoqëria Sportive Agimi, dhe dhjetë vite më pas morën pjesë në kampionatin e parë zyrtar kombëtar të zhvilluar në Shqipëri. Që nga ajo kohë, Tirana mori pjesë në çdo kampionat të luajtur. Gjithsesi, vëndi i nëntë në sezonin 2016–17 bëri që klubi të zbriste për herë të parë në Kategorinë e Parë.

Tirana ka garuar nën emrin SK Tirana nga viti 1927 e deri në 1947. Më pas regjimi komunist detyroi klubin të garonte me emra të ndryshëm si 17 Nëntori Tirana, Puna Tirana dhe 17 Nëntori. Në vitin 1991, me ardhjen e demokracisë, KF Tirana rimori emrin origjinal dhe u nda në dy degë: shumësportëshi SK Tirana dhe dega e futbollit KF Tirana.

Tirana është klubi më i suksesshëm shqiptar në kompeticionet evropiane, duke kaluar të paktën një raund në trembëdhjetë raste që kur debutuan për herë të parë në Kupën Evropiane 1965–66 (një tur i kaluar falë shortit, pa luajtur). Ata kanë arritur raundin e 16-ve të Kupës Evropiane (tani me emrin UEFA Liga e Kampioneve) në tre raste, dhe katër raste gjithsej. Duke qenë kështu ekipi shqiptar që ka avancuar më larg në të gjitha kompeticionet Europiane. Ata gjithashtu kanë rekordin për renditjen më të lartë të një klubi shqiptar sipas IFFHS, duke arritur vendin e 31të në renditjet botërore të vitit 1987, si rezultat i rezultateve të mira arritur në sezonin e mëparshëm të Kupës së Kupave. Tirana është anëtare e ECA.

Historia

1911: Turneu i parë

Tirana u paraqit për herë të parë në vitin 1911 në kampionatin e parë kombëtar që u zhvillua në Fier. Qyteti u përfaqësua nga ajo që besohet që ka qënë paraardhësja e KF Tirana. Ekipi dominoi turneun duke fituar me rezultate tenistike, duke mposhtur Elbasanin dhe Kavajën për të shkuar në finale, të cilën e fituan me rezultatin 6–1 ndaj Peqinit, duke u bërë kampionët e parë të Shqipërisë. Turneu ende nuk njihet zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit.

1920–1937: Themelimi dhe vitet e para

Kf Tirana 
Fotografia e ekipit të parë të KF Tiranës.

Tirana u themelua zyrtarisht më 20 gusht 1920 nga patrioti entuziast Palokë Nika, i cili më parë kishte themeluar Vllazninë. Emri i parë i klubit ishte Sportklub Tirona, por më vonë u ndërrua në Futboll Klub Tirona. Ekipi luajti ndeshjen e parë zyrtare në fushën e Shallvares ndaj Juventusit të Shkodrës.

Klubi luajti ndeshjen e parë ndërkombëtare në vitin 1925 kundër ekipit jugosllav Crnogorac Cetinje nga Mali i Zi. Më 16 gusht 1927, ditë e cila shënonte edhe shtatëmbëdhjetë vjetorin e themelimit të Shoqatës Sportive Agimi, emri u klubit u ndryshua sërish dhe u bë Sportklub Tirana, një emër e cila u bë traditë në qytet, duke bërë që klubi të thirrej shkurt SK Tirana. Në atë ditë presidenti i klubit ishte Bahri Toptani.

Në vitin 1930, Tirana mori pjesë në turneun e parë zyrtar të njohur në vend, organizuar nga organizata e sapokrijuar Federata Shqiptare e Futbollit. Ekipi e dominoi këtë turne, duke arritur finalen pasi fitoi pesë ndeshje, barazoi katër dhe humbi vetëm një, për të përfunduar në krye, sëbashku me Skënderbeun, pavarësisht me një diferencë golash pak më pozitive. Tirana u përball në finalen e kampionatit me Skënderbeun, e cila refuzoi të luante si shenjë proteste dhe pretendimi ndaj njëanshmërisë së kompeticionit dhe federatës në favor të Tiranës. Klubi u shpall kampion pasi të dyja finalet u fituan me rezultat 2–0 në tavolinë.

Në sezonin tjetër, klubi bleu lojtarë të rinj si Vasfi Samimi, Sabit Çoku, Muhamet Agolli dhe Halim Begeja. Formati i kampionatit ndryshoi duke i ndarë ekipet në dy grupe. Tirana u vendos në Grupin A, të cilin e fitoi pasi koleksionoi pesë pikë në tre ndeshje. Në finale kundër fituesit të Grupit B Teuta, ekipi barazoi 1–1 në ndeshjen e parë në shtëpi por arriti një fitore 3–0 jashtë fushe duke arritur që të mbrojë titullin.

Tirana vazhdoi dominimin e futbollit shqiptar edhe në sezonin e ardhshëm, pavarësisht se formati i kampionatit ndryshoi sërish. Në një grup ku ekipet do të luanin dy herë ndaj njeri-tjetrit dhe fituesi do të shpallej ai që do të përfundonte në krye të grupit, Tirana e pati mjaft të lehtë dhe e mbylli kampionatin i pamposhtur, duke fituar pesë ndeshje e duke barazuar tre, duke fituar kështu titullin për herë të tretë rresht, arritje që i vendosi akoma më shumë në histori si klubi i parë që ka dominuar futbollin në Shqipëri. Klubi humbi titullin për herë të parë në sezonin 1933, duke përfunduar në një vend zhgënjyes (të tretë) nga gjashtë ekipe gjithsej, prapa Bashkimit Shkodër dhe kampionëve të Skënderbeut. Kjo rezultoi të ishte vetëm një periudhë e përkohshme dhe shumë e shkurtër tranzicioni me klubin që u rikthye në majë bindshëm në sezonin 1934, duke dalë të parët, pesë pikë para ndjekësve të Skënderbeut në një format me shtatë ekipe.

Në vitet e ardhshme, Tirana arriti të fitonte kampionatet e viteve 1936 dhe 1937, i udhëhequr nga shqiptari etnik Riza Lushta, i cili gjithashtu ishte edhe kryegolshënuesi i kampionatit në të dy sezonet. Këto ishin gjithashtu edhe turnetë e fundit të mbajtura në Shqipëri para luftës; pas vitit 1938 u luajtën fare pak turne për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore një vit më vonë.

1939–1947: Vitet e luftës

Kf Tirana 
Riza Lushta ishte një nga lojtarët më të dalluar të Tiranës në vitet 1930'.

Në vitin 1939, Shqipëria ishte nën pushtimin italian; Giovanni Giro, një administrues besnik i Ministrit të Jashtëm Galeazzo Ciano, ishte përgjegjës për organizimin e garës së parë të futbollit nën regjimin e mbretit Viktor Emanueli III, i cili u quajt "Turneja Kombëtare E Footbollit Për Ndeshjet E Trofeut Të Liktorit". Tirana mori pjesë në turne, duke eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 9–0 Dragoj Pogradecin në raundin e parë për të arritur në gjysëm-finale. Në gjysëm-finale, ekipi luajti kundër Skënderbeut, duke i mposhtur me rezultatin 3–0 për të arritur në finale kundër Vllaznisë. Në finalen e luajtur në fushën Shallvare në kryeqytet më 30 shtator 1939, Tirana ngriti trofeun duke fituar 6–5.

Një turne i ngjashëm u zhvillua në vitin e ardhshëm nga regjimi fashist, këtë herë në një format grupi ku ekipet u ndanë në dy grupe bazuar në vendndodhjen gjeografike. Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Tiranës, Kryeziu dhe Lushta u larguan nga Shqipëria për në Itali për t'u bashkuar me Barin dhe Romën. Në ndeshjen e parë, Tirana barazoi 2–2 me Vllazninë, dhe më pas fitoi 3–0 në shtëpi kundër Elbasanit. Pjesa tjetër e fushatës nuk ishte e frytshme për ekipin pasi Vllaznia përfundoi në krye të grupit përpara Tiranës dhe arriti finalet e kampionatit, ku mposhtën Skënderbeun me rezultatin e përgjithshëm 11–1 për të fituar kampionatin e tyre të parë kombëtar, edhe ky deri më sot i pa njohur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kampionati nuk u mbajt në vitin 1941 por u kthye në vitin e ardhshëm; në atë vit morën pjesë edhe tre klube nga Kosova. Këto klube nga Kosova garuan në pjesën veriore së bashku me kampionët në fuqi Vllaznia, kurse Tirana garoi në grupin e ri të seksionit të mesëm dhe klubet jugore garuan në grupin e tyre. Në një vendim të çuditshëm, vetëm lojtarët e lindur në mes viteve 1921 dhe 1925 u lejuan të marrin pjesë në kampionat, gjë që do të thotë që vetëm lojtarët midis moshës 17 dhe 22 vjeç u lejuan të luajnin. Megjithatë, ky rregull nuk u zbatua nga shumica e klubeve dhe lojtarë me moshë të madhe morën pjesë në turnament. Tirana arriti në gjysëm-finale pasi fitoi 5–1 kundër Elbasanit dhe barazoi 1–1 kundër Teutës. Në gjysëm-finale, ekipi u përball me Prizrenin; ndeshja e parë përfundoi në një barazim 2–2, ndërsa e dyta u fitua nga Tirana 2–1. Ekipi arriti finalen edhe një herë, ku më 29 qershor, u përball me Vllazninë sërish. Koha e rregullt përfundoi me një barazim 1–1, duke bërë që gjyqtari italian Michele Carone, t'i kërkonte të dyja palëve të luanin në dy perioda nga 15 minuta si kohë shtesë, por Vllaznia nuk pranoi. Dy ditë pas përfundimit të ndeshjes, ndeshja u fitua në tavolinë 2–0 nga Tirana, e cila gjithashtu mori dhe titullin.

Klubi fitoi dy nga tre kampionatet kombëtare që u mbajtën gjatë Luftës së Dytë Botërore, por në mars 2013, Federata Shqiptare e Futbollit mori një vendim duke refuzuar t'i njohë ata, duke deklaruar se ato nuk ishin legjitime sepse ato nuk ishin organizuar nga FSHF-ja, por nga regjimi fashist.

1944–1957: Periudha pas lufte

Kf Tirana 
Myslym Alla, drejtoi Tiranën nga 1956 e deri në 1971.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, aktivitetet e futbollit rifilluan siç kishin bërë para luftës nën drejtimin e Shoqatës Shqiptare të Futbollit. Në kampionatin e vitit 1945, Tirana u vendos në Grupin B. Ekipi e kryesoi grupin me lehtësi, duke mbledhur 16 pikë nga 10 ndeshje, duke arritur kështu në finale ku u përballën me Vllazninë sërisht. Ata humbën të dy ndeshjet 2–1, duke humbur kështu mundësinë për të fituar një tjetër kampionat.

Nën regjimin komunist të udhëhequr nga diktatori Enver Hoxha, Tirana shpejt do të bëhej viktimë, pasi në fillim të marsit 1946, Byroja Politike komuniste në pushtet kishte udhëzuar klubin që të ndryshonte emrin në 17 Nëntori për nder të Çlirimit të Tiranës, në 17 Nëntor 1944. Në dhjetëvjeçarin e ardhshëm, klubi iu nënshtrua trajtimit të tmerrshëm nga regjimi dhe kjo u theksua nga krijimi i një sistemi privilegjues për ekipet e reja të krijuara nga komunistët Partizani dhe Dinamo.

Dekada e ardhshme do të shndërrohej në të njëjtën atmosferë mbytëse, duke u bërë edhe më e rëndë pas themelimit të dy ekipeve me privilegje të sistemit që do të ndiqnin përvojat e motrave të tyre në ish-Bashkimin Sovjetik, ish-Jugosllavi dhe vendet e tjera të Evropës Lindore: Partizani, ekipi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Dinamo, ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dhjetëra lojtarë të talentuar të Tiranës u "bindën", kundër vullnetit të tyre, për të luajtur për Partizanin ose Dinamon. Si rezultat i kësaj "17 Nentori", pa mjaft lojtarë kyç, u përpoq të qëndronte në krye gjatë viteve 1947–57, megjithatë ekipi arriti të fitonte një pjesë të goditjeve të humbura gjatë pjesës së dytë të viteve 50', pasi zëvendësoi pjesërisht disa nga lojtarët e parë të zgjedhur në formacion.

1958–1990: Rënia dhe ngritja, dekadat komuniste dhe vitet e arta 80'

Nga viti 1958 deri më 1964, Tirana vazhdoi të prodhojë një futboll të mirë dhe e mbyllte kampionatin pothuajse gjithmonë në vendin e tretë. Këto vite ishin një prelud për atë që do të ndodhte më vonë: Tirana ripërjetoi magjinë e saj të para-luftës nën drejtimin e trajnerit të paharrueshëm Myslym Alla. Në fund të kampionatit kombëtar të 28të, Tirana u shpall kampion i Shqipërisë më shumë se njëzet vitesh pritje që nga titulli i tyre i fundit.

Ekipi përsëriti suksesin në vitin e ardhshëm, por kjo ishte një sfidë e dukshme për gjeneralët e Partizanit dhe shefat e shërbimit sekret të Dinamos.

Titulli i mohuar padrejtësisht

Më 24 qershor 1967. Tirana dhe Partizani sapo luajtën ndeshjen derbi të javës së 19të të kampionatit. Ndeshja u luajt deri në fund dhe përfundoi 2-1 me fitoren e Tiranës. Tifozët po largoheshin paqësisht nga stadiumi dhe pasi lojtarët u futën në dhomat e zhveshjeve, dy lojtarë kundërshtarë (Osman Mema dhe Agim Dizdari) u përfshinë në një sherr verbal midis tyre. Ky debat pas-loje u mbyll aty për aty.

Një ditë pas atij incidenti, u njoftua se Tirana dhe Partizani e kishin humbur këtë ndeshje me rezultat 3–0, i ishin hequr tre pikë në renditje si dhe do të humbisnin edhe ndeshjet e mbetura të kampionatit po me këtë rezultat. Disa ditë më pas, u zbulua se mbrapa këtij vendimi ishte Ministria e Brendshme, kjo për ti hapur rrugë Dinamos për tu shpallur kampion. Tirana në atë moment ishte para Dinamos në renditje kurse Partizani ishte jashtë garës për titull. Ministria e Brendshme u përpoq ta bënte vendimin të mos dukej i njëanëshëm, edhe pse qëllimi i atij vendimi ishte penalizimi i Tiranës, e cila kishte fituar kampionatin në dy sezonet e kaluara dhe ishte drejtë rrugës për të fituar të tretin.

Dinamo arriti të fitonte ndeshjet e mbetura të kampionatit, duke kaluar Tiranën në renditje dhe duke u shpallur kampione. Trajneri i Dinamos në atë kohë, Skënder Jareci, refuzoi ta ngrinte trofeun duke u shprehur se ekipi i tij nuk e merionte atë trofe.

Ky ishte një turp i madh për futbollin shqiptar, i një dimensioni të tillë që UEFA refuzoi ta njihte (ende nuk njihet zyrtarisht) atë kampionat. Sezonin e ardhshëm, për shkak të asaj ngjarje të turpshme, UEFA i mohoi Dinamos pjesëmarrjen në Kupën Evropiane (sot Liga e Kampioneve); kundërshtari i tyre, Eintracht Braunschweig, kaloi turin pa luajtur.

Gjatë epokës së Komunizmit, shumë talente të Tiranës (si dhe klubeve të tjera elitare të rretheve), me urdhër të Byrosë Politike, detyroheshin të linin klubet e tyre e të luanin për Dinamon dhe Partizanin. Disa nga rrethanat që i bënin këta lojtarë të luanin për këto ekipe ishin ose shërbimi i detyruar ushtarak "në shërbim të Atdheut", ose kërcënimi se do tu mbyllej përgjithmonë karriera futbollistike nëse nuk i shërbenin Partizanit apo Dinamos.

Vazhdimësia

Pas kësaj, Tirana fitoi kampionatin dy vite me radhë me stil, duke humbur vetëm dy ndeshje në vitin 1968 dhe vetëm një gjatë sezonit 1969–70.

Gjatë viteve shtatëdhjetë, Tirana luftoi shumë për të qëndruar në krye; rezultati më i mirë ishte vendi i dytë dhe më i keqi i trembëdhjeti. Megjithatë, klubi fitoi dy herë kupën kombëtare. Brezi i lojtarëve më të vjetër erdhën në fund të karrierës së tyre dhe kjo mund të shënonte vetëm fundin e një epoke shumë të suksesshme. Sidoqoftë, epoka e pasuksesshme nuk do të zgjasë shumë gjatë kësaj kohe. Tirana fitoi kampionatin në fund të sezonit 1981–82 dhe ata vazhduan të fitonin titullin edhe tre herë të tjera gjatë viteve tetëdhjetë (në sezonet 1984–85, 1987–88 dhe 1988–89) si dhe Kupën e Shqipërisë, gjithashtu tre herë (1982–83, 1983–84 dhe 1985–86. Klubi ishte gjithashtu i suksesshëm në garat e klubeve evropiane, duke arritur tre herë në në raundin e 16-ve të Kupës Evropiane në vitet 80'. Klubi prodhoi shumë lojtarë si Agustin Kola, Arben Minga, Shkëlqim Muça dhe Mirel Josa që u bënë ikona të futbollit shqiptar si dhe mundën të luanin edhe me ekipin kombëtar.

1991–2006: Rikthimi tek suksesi

Në gusht 1991, më pak se një vit pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Tirana rifitoi emrin e saj të vjetër, dhe po ashtu edhe gjithë shoqëria shqiptare po kalonte një periudhë ndryshimesh të thella. Pothuajse të gjithë lojtarët më të mirë shqiptarë u larguan nga vendi dhe shkuan jashtë në kërkim të një ekipi më të pasur që mund t'i punësonte. Por megjithatë klubi nuk mundi të qëndrojë shumë larg nga vendet kryesore. Ekipi u kthye në rrugët e suksesit duke fituar Kupën e Shqipërisë në sezonin 1993–94; në finale ata mposhtën me rezultatin e përgjithshëm 1–0 Teutën. Pas kësaj, në janar 1995, ekipi fitoi edhe trofeun e tyre të parë të Superkupës së Shqipërisë, duke mposhtur Teutën 1–0 në stadiumin Qemal Stafa. Disa muaj më vonë, ata fituan kampionatin e tyre të 15të duke përfunduar 12 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Teuta.

Ky kampionat i fituar u pasua edhe nga një tjetër në sezonin 1995–96; Tirana sërish mundi të dalë para Teutës, këtë herë me vetëm një pikë diferencë. Ekipi triumfoi edhe në kupë në atë sezon, duke plotësuar dopietën sezonale për herë të dytë në histori. Një tjetër dopietë sezonale pasoi në sezonin 1998–99. Në vitet e ardhshme, Tirana vazhdoi të dominonte futbollin shqiptar, duke fituar 10 nga 18 kampionatet shqiptare të mbajtura. Ekipi ishte gjithashtu i suksesshëm edhe në kupa, duke i shtuar kabinetit të tyre të trofeve tre kupa dhe pesë superkupa. Gjatë kësaj kohe, klubi kishte president biznesmenin egjiptian Metwally El Sayed, i cili u bë president i parë i huaj i klubit. Nën drejtimin e tij, Tirana u modernizua herët si klub dhe lojtarët kishin paga të larta për Shqipërinë e asaj kohe.

Gjatë periudhës 1993 - 2009 u arrit edhe një rekord tjetër unikː Tirana renditej çdo sezon në vendet 1 ose 2, duke koleksionuar në 16 sezone plot 24 trofe (10 tituj Kampion, 6 Kupa dhe 8 Superkupa).

2007–vazhdim: Epoka Refik Halili

Kf Tirana 
Elvis Sina, lojtari me më shumë ndeshje në historinë e klubit me rreth 500 paraqitje në të gjitha kompedicionet.

Pas një sezoni 2006–07 të suksesshëm që pa ekipin ta fitonte kampionatin me lehtësi, Tirana filloi të haste vështirësi dhe rezultatet pozitive munguan. Ata e nisën sezonin me një eliminim të shpejtë nga Liga e Kampioneve 2006–07 nga sllovenët e NK Domžale. Pavarësisht se fituan superkupën ndaj Besës, Tirana arriti vetëm një vend të gjashtë në kampionat, duke shënuar rezultatin më negativ që nga viti 1993. Në kupë, ekipi u mposht në finale nga Vllaznia. Në sezonin e ardhshëm, Tirana u rikthye; të frymëzuar nga sulmuesi i ardhur Migen Memelli, i cili shënoi 30 gola gjatë sezonit, Tirana arriti të fitonte kampionatin për herë të 24 në histori. Në kupë ata arritën në finale sërish, vetëm për t'u mposhtur edhe një herë, këtë herë nga Flamurtari.

Në vitet në vijim, Tirana pati mjaft ulje-ngritje, duke mos mundur të fitonte kampionatin por arriti të ishte e suksesshme në kupa, duke fituar Kupën e Shqipërisë në sezonet 2010–11 dhe 2011–12 si dhe tre superkupa, respektivisht në vitet 2009, 2011 dhe 2012. Gjithashtu pati edhe polemika jashtë fushave midis drejtuesve dhe lojtarëve, më së shumti gjatë sezonit 2010–11, ku disa lojtarëve iu vonuan pagesat kurse disa të tjerë nuk u paguan fare. Më 12 tetor 2011, konsulli i Bashkisë së Tiranës me një votim anonim vendosi të ndryshojë statusin e klubit nga një klub i zotëruar nga bashkia në klub me aksionerë, duke i vendosur emrin KF Tirana Sh.A; bashkia fillimisht mbajti 100% të aksioneve në klub, por duke lejuar çdo sponsor të ardhshëm privat dhe donatorë që të zotërojnë aksione në klub.

Duke filluar nga viti 2013, Tirana hyri në një periudhë zhgënjimesh. Në sezonin 2013–14, ekipi rrezikoi të binte nga kategoria për herë të parë në histori. Në fund të dhjetorit 2013, ekipi renditej në vendin e fundit me vetëm 10 pikë të mbledhura nga 13 ndeshje, duke qënë 7 pikë larg zonës së sigurisë. Megjithatë, me ardhjen e Gugash Maganit si trajner i ekipit dhe një merkato të fuqishme, ekipi doli nga kriza e rezultateve dhe në fund përfundoi në vendin e 6të, duke siguruar mbijetesën vetëm në javën e parafundit. Më 26 qershor 2014, konsulli i qytetit miratoi propozimit për ta bërë Tiranën klub privat, duke i dhënë donatorëve 66% të aksioneve të klubit për 18 vitet e ardhshme; donatorët e asaj kohe ishin Refik Halili dhe Lulzim Morina, të cilët synonin të investonin në blerjen e lojtarëve cilësorë dhe përmirësimin e infrastrukturës si dhe ekipeve të të rinjve.

Kf Tirana 
Stadiumi Selman Stërmasi u rinovua gjatë viteve 2014 dhe 2015.

Tirana e filloi sezonin 2014–15 me pritshmëri të mëdha, duke sfiduar për titullin gjatë fazës së parë të kampionatit. Megjithatë, në fazën e dytë ekipi pësoi rënie dhe në fund mundi të arrinte vetëm një vend të 5të. Në kupë, Tirana u eliminua me polemika nga Laçi në gjysëm-finale me rezultatin e përgjithshëm 1–0; Laçi në fund u shpall fituese e kupës pasi mposhti në finale Kukësin, gjë që la jashtë kupave të evropës Tiranën.

Klubi ra për herë të parë në histori nga kategoria në sezonin 2016–17. Edhe pse ishin pretendent për titull deri në gjysmën e parë të sezonit, Tirana pësoi një rënie drastike duke kapitulluar për herë të parë në histori. Trajneri Ilir Daja u shkarkua më 1 nëntor 2016 pas një barazimi pa gola ndaj Vllaznisë, dhe u zëvëndësua nga i rikthyeri Mirel Josa. Klubi gjithashtu prishi marrëdhënjet me tifozët pas një marrëveshje me rivalët e përbetuar Partizani, për të lejuar këta të fundit të prisnin ndeshjet si vendas në Stadiumin Selman Stërmasi; ata kundërshtuan këtë marrëveshje dhe në shenjë proteste nuk e ndoqën ekipin deri në fund të sezonit. Tirana qëndroi 15 ndeshje pa fitore para se të triumfonin ndaj Korabit me rezultatin 2–0 më 10 maj 2017. Rënia e tyre u konfirmua 13 ditë më pas pas një barazimi pa gola kundër Vllaznisë, e cila gjithashtu luftonte për mbijetesë, në Stadiumin Loro Boriçi. Në kupë, Tirana tregoi një fytyrë tjetër, duke fituar trofeun e 16të rekord në histori pasi mposhtën Skënderbeun 3–1 në finalen e zhvilluar në Elbasan Arena katër ditë pas rënies nga Liga Superiore. Kjo fitore konfirmoi rikthimin e klubit në kompeticionet evropiane pas pesë vitesh.

Klubi ruajti pjesën më të madhe të lojtarëve para fillimit të sezonit të ri te liga inferiore. Josa u largua nga pankina dhe u zëvëndësua nga Zé Maria, ish lojtar i Brazilit. Rikthimi në Evropë u karakterizua nga një eliminim i shpejtë nga izraelitët e Maccabi Tel Aviv. Tirana është kështu klubi i parë dhe i vetëm nga Kategoria e Parë që merr pjesë në një kompeticion europianǃ Në shtator 2017, klubi fitoi një tjetër trofe, Superkupën, duke mposhtur Kukësin në finale çka solli triumfin e 11të rekord në këtë kompeticion. Tirana u bë klubi i parë nga Kategoria e Parë që fiton një trofe madhor. Tirana dominoi kampionatin e Kategorisë së Parë, duke fituar me rezultate dërrmuese në ndeshjet brënda dhe jashtë. Ata arritën objektivin e rikthimit në elitë tre ndeshje para mbylljes së kampionatit. Tirana fitoi gjithashtu edhe titullin e parë të Kategorisë së Parë më 16 maj duke fituar me lehtësi 2–0 ndaj fituesve të Grupit A Kastrioti në Elbasan Arena.

Tirana fitoi kampionatin e 25të në histori në sezonin 2019–20 e cila përkonte dhe me 100 vjetorin e klubit. Ky ishte titulli i parë pas plot 11 vitesh. Gjatë sezonit, ekipi fitoi dy herë kundër Partizanit, duke i dhënë fund një rekordi negativ me 18 ndeshje pa fitore në derbi; fitorja 5–1 kundër tyre në shkurt 2020 ishte më e thella që nga viti 2005. Pas javës së 13të deri në fund ekipi u udhëhoq nga trajneri Emmanuel Egbo, i cili u lavdërua për punën e tij si dhe u bë trajneri i parë afrikan që fiton një kampionat në Evropë. Në kupë, ekipi arriti deri në finale por u mposht me rezultatin 2–0 nga Teuta. Gjithashtu pjesëmarrja në kupat e Europës ishte e suksesshme, pasi bardheblutë shkuan deri ne fazën play-off të Ligës së Europës ku u eliminuan nga kampionët e Zvicrës, Young Boys.

Të freskët nga fitimi i titullit, Tirana bëri mjaft mirë edhe në Europë, duke inkasuar mbi 1.5 milion Euro shpërblim nga pjesëmarrja dhe arritja deri në fazën play-off të Ligës së Europës. Duke pasur në gjirin e vet lojtarë me stof e mentalitet kampioni, klubi kishte mundësinë e artë të krijonte një cikël supremacie në kampionat për vite me rradhë, por klubi dështoi në diçka të tillë. Ata nuk mund të pengonin largimin në masë të disa lojtarëve kyç dhe nuk i zëvendësuan ata me elementë të tjerë, të njëjtë apo më të mirë. Pandemia ndikoi gjithashtu negativisht në shumë drejtime. Ekipi pësoi lëndime të vazhdueshme lojtarësh dhe mungonin alternativat. Kësisoj, rezultatet ishin të dobëta, sidomos në pjesën e parë të sezonit. Trajneri kampion Egbo dhe drejtori i suksesshëm Arbi Laçi u larguan nga ekipi, edhe pse ata ishin çelësi kryesor i suksesit që e ngjiti Tiranën nga kategoria inferiore tek titulli më i lartë kampion pas 11 vjetësh. Eliminimi me turp nga Kupa nuk e bëri klubin të reflektojë në kampionat dhe të shpëtojë sezonin. Merkatoja e Janarit nuk solli ndryshim thelbësor ngaqë Janari nuk para ofron elementë cilësorë. Edhe pas përpjekjeve dhe rezultateve në përmirësim në pjesën e dytë të sezonit, si dhe të udhëhequr nga një trajner ambicioz si Orges Shehi, Tirana e përfundoi sezonin në vendin e 5të duke dështuar edhe pjesëmarrjen në kupat e Europës

Identiteti

Stema

Stema zyrtare e KF Tiranës i është nënshtruar disa ndryshimeve ndër vite. Pas vitit 1990 në stemë u vendos Kulla e Sahatit, e cila është një nga momumentet më të rëndësishme të qytetit. Ndryshimi i fundit i stemës ndodhi në vitin 2020, vit ku klubi festoi 100 vjetorin e krijimit. Klubi disa muaj më parë njoftoi një konkurs për stemën e re, e cila do të zgjidhej nga punimet e tifozëve. Fituesi u shpall në shkurt 2020. Stema e re kishte ngjashmëri me atë aktualen; Kulla e Sahatit, ishte zhvendosur majtas, si dhe dy zero ishin shtuar krahë saj, kurse poshtë lexonte 1920–2020, për të simbolizuar 100 vjetorin. Klubi njoftoi se do ta përdorte këtë stemë për gjatë gjithë vitit 2020.

Ngjyrat

Ngjyrat tradicionale të KF Tiranës ka qënë e bardha dhe bluja. Të këto dy ngjyra gjithashtu kanë qënë dominuese në fanellat e ekipit, sidomos në ndeshjet si vendas. Ngjyra të tjera, si e zeza dhe grija, është përdorur në raste kur ekipi ka luajtur me fanellat dyta apo të treta. Fanella e portierit ka qënë me ngjyra të ndryshme, si e verdhë, blu, gri, jeshile ose e zezë.

Prodhuesit e fanellës

Kf Tirana 
Fanella karakterisike e Tiranës është me ngjyrat bardheblu me vija; në foto stema e Volkswagen si sponsor fanelle.

Burimi:

Prodhuesi Periudha Sponsori i fanellës
Kf Tirana  Umbro 1988–91 Ariston
1993–97 Parmalat
Kf Tirana  Adidas 1998–99 Kent
1999–00 Hawaii
Kf Tirana  Joma 2000–01
2001–02 Volkswagen
Kf Tirana  Jako 2002–04
Kf Tirana  Puma 2004–06
Kf Tirana  Adidas 2006–08
Kf Tirana  Puma 2008–09
Kf Tirana  Lotto 2009–10 ska
Kf Tirana  Adidas 2010–11
Kf Tirana  Macron 2011–12 ska
Kf Tirana  Errea 2012–13 ska
Kf Tirana  Legea 2013–15
2015–16 Birra Tirana
Kf Tirana  Macron 2016–19 ska
Kf Tirana  Uhlsport 2019–22 Caffè Vergnano
Air Albania

Stadiumi

Shallvare

Fusha e parë në historinë e klubit quhej Shallvare, e cila në atë kohë ndodhej në qëndër të Tiranës ku sot ndodhet blloku i Shallvareve; ajo tokë u mor nga klubi para vitit 1920. Ajo fushë shërbente gjithashtu si park argëtimi për fëmijët e Tiranës. Tirana luajti ndeshjen e parë të saj në vitin 1920 kundër një ekipi të formuar nga ushtarët e Austro-Hungarisë pushtuese. Pesë vite më pas, u ndërtuan edhe dhomat e zhveshjes, kurse në fillimin e viteve 1930' u ndërtua edhe një pistë atletike rreth fushës. Fusha mirëmbahej nga Besim Hamdiu, i cili ishte gjyqtar, dhe kishte vetëm një ndihmës për mirëmbajtjen e saj. Fusha gjithashtu përdorej edhe për ngjarje të tjera sportive si dhe për paradat ushtarake, një prej të cilave u ndoq edhe nga mbreti Zog në vitin 1927. Fusha u shkatërrua në vitin 1951 dhe aty u ndërtua blloqe pallatesh të stilit sovjetik.

Selman Stërmasi

Kf Tirana 
Stadiumi Selman Stërmasi në ndeshjen e parë pas rinovimit, nëntor 2015.

Stadiumi aktual i Tiranës për ndeshjet si vendas është Selman Stërmasi. Stadiumi u ndërtua në vitin 1956 dhe deri në vitin 1991 njihej me emrin Stadiumi Dinamo. Në vitin 1991, Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubi vendosi që stadiumi të quhej Selman Stërmasi në nder të ish futbollistit, trajnerit dhe presidentit të Tiranës me të njëjtin emër.

Stadiumi ka një kapacitet 8,400 ulësesh. Në dhjetor 2014, klubi filloi rinovimin e stadiumit; rinovimi përfshinte vendosjen e një fushe të re, ridërtimi i tribunave, rindërtimi i ndërtesës kryesore të stadiumit, ku u përfshinë e shtimi i dy korridoreve, rindërtimi i objekteve të brëndshme si dhe ndërtimi i një dyqani. Objektet e brendshme përfshijnë riparime të përgjithshme, një sallë konferencash për shtyp, këndin e gazetarëve dhe dushe moderne. Tribunat anësore u mbyllen përkohësisht dhe u mbuluan nga bordet reklamash. Pak kohë më pas, stadiumit ju shtua edhe ndriçimi, tabela e rezultatit si dhe ora elektronike.

Zona kryesore e parkimit ndodhet në pjesën e përparme të stadiumit, e cila të çon në hyrje. E gjithë pjesa e jashtme e stadiumit është e rrethuar nga një gardh hekuri 2.7 metra gjatë.

Qemal Stafa

Tirana i ka luajtur historikisht ndeshjet si vendas në stadiumin Selman Stërmasi, ashtu siç kanë bërë edhe Partizani e Dinamo, ekipet e tjera të kryeqytetit. Megjithatë, ndeshjet derbi ose ato evropiane të rëndësisë së madhe Tirana i ka luajtur në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa"; ky stadium është përdorur edhe në rastet kur Selman Stërmasi nuk ka qënë i disponueshëm për shkaqe të ndryshme. Në qershor 2016, u nis prishja e stadiumit për shkak se nuk plotësonte kriteret për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare, ky një vendim nga FIFA. Tirana luajti ndeshjen e fundit në këtë stadium më 19 nëntor 2015, duke barazuar pa gola kundër Laçit.

Kompleksi Skënder Halili

Kf Tirana 
Kompleksi Skënder Halili pas rinovimit në vitin 2015.

Kompleksi Skënder Halili është fusha stërvitore ku ekipi kryen seancat stërvitore. Ajo gjithashtu shërben edhe për ndeshjet e ekipeve të moshave. Në disa raste, ekipi i parë ka zhvilluar ndeshje miqësore si dhe në disa raste më të rralla ka zhvilluar edhe ndeshjet e raundeve të para të kupës. Vendndodhja e fushës është në rrugën Bedri Karapici, afër fabrikës së Birrës Tirana. Kompleksi u emërua në nder të Skënder Halili, ish mbrojtësi legjendar i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare. Kompleksi përbëhet nga dy fusha të mëdha sportive, nga një terren më i vogël si dhe me dhoma zhveshje për ekipin e parë ashtu edhe për ekipet e moshave. Në dhjetor 2014, klubi njoftoi edhe rinovimin e kompleksit përveç stadiumit Selman Stërmasi. Pas përfundimit të punimeve, të gjitha objektet e kompleksit ishin përmirësuar, si dhe ishte shtuar edhe një tribunë e vogël për tifozët të cilët kishin dëshirë të ndiqnin seancat stërvitore të ekipit.

Tifozët

Kf Tirana 
Tirona Fanatics gjatë një ndeshje në shtator 2016.

Klubi i Futbollit Tirana është një nga klubet më të mbështetura të Shqipërisë. Ata kanë disa tifogrupe, dy më të shquarit janë "Ultras Tirona" dhe "Tirona Fanatics". Grupi i parë është themeluar në vitin 1986 kur Shqipëria ishte ende nën regjimin komunist. Ata ishin të detyruar t'i kryenin aktivitetet e tyre fshehurazi në mënyrë ilegale pasi regjimi nuk i lejonte këto lloj grupesh të funksiononin. Si pasojë e kësaj, grupi i përdorte ndeshjet për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj regjimit dhe pas rënies së tij ata u bënë grup edhe më i organizuar, duke tërhequr më shumë tifozë në fund të viteve 90' dhe fillim të viteve 2000'. Nga mesi i viteve 2000', tifozë të rinj dolën në skenë dhe ndjenë se grupi Ultras Tirona nuk i përfaqësonte tërësisht ata, ndaj ata vendosën të krijonin një grup të ri Ultras që e quajtën Tirona Fanatics; grupi u themelua zyrtarisht më 8 janar 2006.

Ky grup njihet gjërësisht tifo-grup i djathtë në kontrast me Ultras Guerrils, grupi tjetër ultras i klubit rival të kryeqytetit Partizani. Klubi u zgjerua menjëherë duke fituar shumë antarësime, duke u bërë një nga grupimet më të organizuara të Shqipërisë, duke ndjekur ndeshjet e Tiranës brënda dhe jashtë, si dhe jashtë Shqipërisë gjatë ndeshjeve evropiane. Më 20 maj 2015, shumica e anëtarëve themelues të grupit vendosën që t'ia linin drejtimin e grupit anëtarëve më të rinj. Grupi mban lidhje të ndërsjellta e të respektuara me ultras grupet në Kosovë, "Plisat" e Prishtinës dhe "Shvercerat" e Shkupit.

Rivalët

Partizani

Rivali më i madh i Tiranës është Partizani, një nga tre ekipet e kryeqytetit. Ndeshja midis tyre quhet "Derbi i Kryeqytetit", dhe konsiderohet si një nga derbit më të mëdhenj në Ballkan. Tirana dhe Partizani janë dy klubet me më shumë tifozë në Shqipëri dhe rivaliteti i tyre daton që në vitin 1946, vit ku Partizani u krijua. Dy klubet janë ndeshur 165 herë në kampionat, ku Partizani ka regjistruar 68 fitore kundrejt 45 fitoreve të Tiranës. Në kupë, ato janë ndeshur 28 herë, 13 prej të cilave janë mbyllur me fitoren e Tiranës dhe 8 me fitoren e Partizanit. Tirana ka arritur 9 kualifikime krahasuar me 7 të Partizanit (statistikat të vlefshme deri në fund të sezonit 2021-22).

Tirana dhe Partizani u ndeshën për herë të parë në kampionatin e vitit 1947, ku Partizani fitoi 4–2 dhe më pas 8–0, me këtë të fundit që është ende fitorja më e madhe në derbi. Tirana priti sezonin 1965–66 për të fituar derbin e parë në histori, duke i mposhtur rivalët e tyre 2–1. Fitorja më e thellë e Bardhebluve daton në shtator 1985, ku ata regjistruan një fitore 7–3. Pas rënjes së komunizmit, Tirana ka një avantazh më superior krahasuar me Partizanin. Tirana nuk humbi asnjë ndeshje nga viti 1996 e deri në vitin 2002, kurse Partizani qëndroi i pamposhtur në derbi nga viti 2013 e deri në vitin 2019.

Golashënuesi më i mirë në historinë e derbit është sulmuesi Refik Resmja me 14 gola. Ai ishte prodhim i akademisë së Tiranës, por pasi mbushi 18 vjeç kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe më pas luajti për Partizanin. Lojtari që ka shënuar më shumë gola në derbi për Tiranën është Indrit Fortuzi (11 gola). Arben Minga dhe Mahir Halili janë lojtarët e vetëm që kanë arritur të shënojnë tregolësh kundër Partizanit.

Derbi bën jehonë në të gjithë Shqipërinë dhe është ndeshja më e ndjekur në kampionatin shqiptar, si dhe ndeshja e vetme që ka arritur të tërheqi në masë interesin e tifozëve. Tirona Fanatics dhe Ultras Guerrils janë dy tifogrupet më të mëdha në Shqipëri që i dhurojnë derbit një atmosferë fantastike. Në derbin e datës 13 dhjetor 2019, plot 19,000 tifozë ishin të pranishëm për të njekur ndeshjen; pas ndeshjes, Partizani njoftoi se kishte fituar rreth 200 milion Lek nga biletat. Tirana arkëtoi të një shifër të ngjashme në derbin e datës 28 shkurt 2020.

Dinamo

Tirana ka një tjetër rivaltet madhor edhe me Dinamon, një tjetër klub kryeqyteti që ashtu si Partizani u krijua në gjatë periudhës së komunizmit, saktësisht në vitin 1950, nga Ministria e Brendshme e atij regjimi. Gjatë kësaj periudhe, rivaliteti mes të dyja ekipeve u rrit shumë. Ky rivalitet shënoi kulmin në sezonin 1966–67, kur Tirana dhe Partizani u përjashtuan nga Federata Shqiptare e Futbollit, në atë kohë e kontrolluar nga regjimi, për ti hapur rrugë Dinamos për të fituar kampionatin. Federata vendosi të përjashtonte të dyja ekipet pasi dy lojtarë (Osman Mema dhe Agim Dizdari) u përfshin në një sherr midis tyre në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të ndeshjes, e cila u fitua nga Tirana 2–1. Tirana kryesonte kampionatin me tre ndeshje nga përfundimi por federata vendosi që si Tirana ashtu dhe Partizani mos luanin në këto ndeshje. Ky konsiderohet si "titulli i turpit" nga tifozët e Tiranës dhe sportdashësit shqiptar. UEFA ende nuk e njeh Dinamon si fitues të atij kampionati.

Një tjetër ngjarje famëkeqe që përshkallëzoi rivalitetin mes dy klubeve ishte edhe arrestimi i mbrojtësit të Tiranës Skënder Halili nga regjimi për shkak se refuzoi të qëndronte te Dinamo pas përfundimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Ai shpenzoi 11 muaj në burg dhe më pas u detyrua të punonte për vite me rradhë në galeritë e kromit në Bulqizë. Pavarësisht këtyre ngjargjeve, rivaliteti mes dy klubeve dhe tifozerive është venitur në vitet e fundit për shkak të rënjes së Dinamos nga Kategoria Superiore.

Tirana dhe Dinamo janë ndeshur 140 herë në Kategorinë Superiore, ku Tirana kryeson 60–47 me fitore, kurse 34 ndeshje janë mbyllur në barazim. Ndeshja e parë midis dy ekipeve u luajt në vitin 1950, ku Dinamo fitoi 1–0. Një vit më pas, Dinamo arriti fitoren më të madhe në derbi, duke fituar 6–0. Fitorja më e thellë e Tiranës është 5–1, e arritur në sezonin 1990–91. Në kupë, ekipet janë përballur 30 herë, me Tiranën që ka fituar vetëm 9 ndeshje dhe ka humbur 16, kurse 6 të tjera janë mbyllur në barazim (statistikat të vlefshme deri në fund të sezonit 2021-22).

Vllaznia

Rivaliteti i parë i Tiranës ka qënë me Vllazninë. Tirana dhe Vllaznia janë dy klubet më të vjetra në Shqipëri si dhe qytetet ku futbolli u prezantua për herë të parë në Shqipëri. Rivaliteti i tyre nisi në vitin 1920, vit ku Tirana u krijua, kurse Vllaznia ishte krijuar një vit më parë. Dy ekipet janë ndeshur 193 herë në kampionat, me Tiranën që ka fituar 90 ndeshje krahasuar me 56 fitoret e Vllaznisë, kurse 47 ndeshje janë mbyllur në barazim. Në kupë, Tirana dhe Vllaznia janë ndeshur 27 herë, 14 prej të cilave janë fitore të Tiranës kurse Vllaznia ka fituar 9. Tirana ka arritur 10 kualifikime krahasuar me 6 të Vllaznisë (statistikat të vlefshme deri në fund të sezonit 2021-22).

Në vitin 2017, rivaliteti mes dy ekipeve arriti në majë kur ato po luftonin për mbijetesë në Kategorinë Superiore. Ato u ndeshën në javën e fundit të kampionatit dhe ndeshja u mbyll në barazim 0–0 në stadiumin Loro Boriçi, duke i shkaktuar Tiranës rënjen nga Kategoria Superiore për herë të parë në histori. Në vitet e fundit, ka pasur edhe përplasje midis dy tifozerive respektive; një rast konkret është derbi i luajtur më 11 shtator 2014, ku tifozeritë e të dy ekipeve u përleshën fizikisht si dhe sulmuan njëri-tjetrin me objekte të ndryshme; si pasojë e kësaj dhune, mbeti i plagosur në kokë presidenti i Tiranës Refik Halili. Të dy klubet u gjobitën dhe u detyruan që të luanin ndeshjet pa spektatorë.

Fitorja më e madhe në derbi është ajo 6–0 e Vllaznisë; Shkodranët e kanë arritur dy herë këtë rezultat, të dyja herët në vitin 1947. Nga ana tjetër, fitorja më e madhe e Tiranës është 5–0 e arritur në sezonin 1993–94. Ndeshja me më shumë gola midis dy ekipeve është arritur në vitin 1939, ku Tirana fitoi 6–4.

Lista e rekordeve dhe statistikave

Tirana është klubi më i suksesshëm dhe me më shumë trofe në Shqipëri. Ata janë klubi që kanë fituar më shumë kampionate (26), kupa (16) dhe superkupa (11). Gjithashtu Tirana është klubi i vetëm që ka dy yje në fanellë në Shqipëri; ylli i parë u vendos pas fitimit të kampionatit të 10të në vitin 1970 kurse ylli i dytë u vendos pas fitimit të kampionatit të 20të në vitin 2003. Në vitin 2017, pas rënies nga Kategoria Superiore, Tirana u bë klubi i parë i Kategorisë së Parë që luan në kompeticionet evropiane dhe që gjithashtu fiton një trofe madhor (Superkupën e Shqipërisë). Deri në atë kohë, Tirana ishte klubi i vetëm në Shqipëri që e kishte shpenzuar të gjithë historinë e saj në ligën elitare të Shqipërisë.

Kf Tirana 
Nevil Dede, sëbashku me Blendi Nallbanin, janë lojtarët që kanë fituar më shumë kampionate me Tiranën (8).

Në Kategorinë Superiore, Tirana është klubi që ka luajtur më shumë sezone (82 nga 83), ka zhvilluar më shumë ndeshje (2,060), ka fituar më shumë ndeshje (1,059), ka shënuar më shumë gola (3,282) dhe ka fituar më shumë pikë (3,065) (të dhënat e sakta deri në sezonin 2021–22). Fitorja më e thellë në këtë kompeticion është 11–0 e arritur kundër Flamurtarit më 5 korrik 1936. Fitorja më e madhe në transfertë është ajo kundër Elbasanit 9–2 më 12 qershor 1932. Në vitin 1932, Tirana u bë ekipi i parë që e mbyllte kampionatin pa asnjë humbje, një arritje që e përsëriti edhe në vitet 1936, 1937, 1939 dhe 1942. Ata janë ekipi i vetëm shqiptar që ka mbyllur pesë sezone pa asnjë humbje. Përveç kësaj, Tirana mban rekorde të tjera të ndryshme, si numrin më të madh të golave të shënuar në një kampionat (90 gola në sezonin 2003–04), numrin e fitoreve të arritur në një kampionat (26 fitore në 36 ndeshje në sezonin 2004–05) si dhe numrin më të madh të pikëve të arritur në një kampionat (84 pikë në sezonin 2004–05).

Në arenën ndërkombëtare, Tirana është një nga dy klubet (sëbashku me Partizanin) që ka arritur në një finale të një kompeticioni evropian; në vitin 1983, Tirana arriti në finalen e Kupës Ballkanike. Përveç kësaj, Tirana është klubi më i suksesshëm shqiptar në Evropë, duke mbajtur rekordin për numrin e pjesëmarrjeve (29), e ndeshjeve të luajtura (76), fitoreve (17), golave (65) dhe raundeve të kaluara (13) (të dhënat e sakta deri në pjesëmarrjen e fundit në sezonin 2020–21). Fitorja më e thellë në Evropë për Tiranën është 5–0 e arritur kundër Sliema Wanderers më 27 shtator 1989. Fitorja më e madhe në transfertë është 2–0, e arritur në dy raste: kundër Gomel më 14 korrik 2004 dhe Dinamo Tbilisit më 19 gusht 2020. Në vitin 1987, Tirana u rendit në vendin e 31të në botë nga IFFHS falë rezultateve të arritura në Kupën e Kupave gjatë sezonit 1986–87, duke vendosur një rekord të padikutueshëm për një klub shqiptar.

Elvis Sina është lojtari me më shumë ndeshje në Kategorinë Superiore për Tiranën; ai luajti 392 ndeshje në 16 sezone. Ai është gjithashtu lojtari që ka zhvilluar më shumë paraqitje në kompeticionet evrpiane (31). Indrit Fortuzi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Tiranës, duke regjistruar 152 gola në kampionat dhe 10 në kompeticionet evrpiane. Fortuzi gjithashtu mban rekordin për numrin e golave të shënuar në një sezon në kampionat për Tiranën (30 në sezonin 2000–01). Sina është lojtari që ka fituar më shumë trofe me fanellën e Tiranës (20); ai ndiqet nga Nevil Dede me 19 trofe, Eldorado Merkoçi me 17 trofe dhe Devi Muka me Ervin Bulkun me nga 16 trofe.

Arena ndërkombëtare

Kf Tirana 
KF Tirana (1970)

Në arenën e futbollit Europian Tirana është e njohur me pjesëmarrjen e saj në Ligën e Kampioneve (15 herë) ; në Kupën UEFA (11 herë), ndërsa në Kupën e Kupave (3 herë). Ndër të tjera KF Tirana ka marrë pjesë 7 herë në Kupën Ballkanike, ku është 1 herë nënkampione. Bardheblutë mbajnë rekordin e paraqitjeve të një klubi shqiptar në Evropë, jo vetëm në numrin e lartë të pjesëmarrjeve (29), por dhe në sukseset e arritura përgjatë historisë 55-vjecare të kësaj pjesëmarrjeje, ku numërojnë plot 13 ture te kaluara ne kupat e ndryshme europiane, si asnjë skuadër tjetër shqiptare.

Sukseset më të mëdha Tirana i arriti në vitet '80, ku u rreshtua 4 herë mes 16 ekipeve më të mira të kontinentit, nga të cilat 3 herë në Ligën e Kampionëve, duke qenë kështu klubi shqiptar që ka shkuar më larg në të gjitha kompeticionet europiane. Gjithashtu, bardheblutë mbajnë rekordin e të gjitha kohërave edhe për pozicionin më të lartë të një klubi futbolli shqiptar në renditjen e IFFHS, teksa në vitin 1987 renditeshin të 31ët në Botë, kjo pas rezultateve të kënaqshme të një viti më parë në Kupën e Kupave.

Trofe

Tirana është klubi më i suksesshëm dhe më i dekoruar i Shqipërisë, duke fituar gjithsej 55 trofe zyrtarë. Bardheblutë mbajnë rekord kombëtar për trofetë e fituar në çdo kompeticion të luajtur në Shqipëri; kampionat, kupë e superkupë. Trofeu i parë në historinë e klubit ishte Kampionati Kombëtar Shqipëtar, i zhvilluar në vitin 1930; ky ishte kompeticioni i parë zyrtar i mbajtur në Shqipëri. Trofeu më i fundit i fituar nga klubi është Superkupa, e cila u sigurua më 7 dhjetor 2022.

Në vitet 1939 dhe 1942, Tirana fitoi edhe dy kampionate të tjera, të cilat nuk njihen nga Federata Shqiptare e Futbollit me arsyetimin se në atë kohë kampionatet u organizuan nga regjimi i Italisë fashiste.

Rajoni Kompeticioni Trofe Sezonet
Shqipëri Kf Tirana  Kf Tirana  Kategoria Superiore 26 1930, 1931, 1932, 1934, 1936, 1937, 1939*, 1942*, 1964–65, 1965–66, 1968, 1969–70, 1981–82, 1984–85, 1987–88, 1988–89, 1994–95, 1995–96, 1996–97, 1998–99, 1999–2000, 2002–03, 2003–04, 2004–05, 2006–07, 2008–09, 2019–20, 2021–22
Kategoria e Parë 1 2017–18
Kf Tirana  Kupa e Shqipërisë 16 1938–39, 1962–63, 1975–76, 1976–77, 1982–83, 1983–84, 1985–86, 1993–94, 1995–96, 1998–99, 2000–01, 2001–02, 2005–06, 2010–11, 2011–12, 2016–17
Kf Tirana  Superkupa e Shqipërisë 12 1994, 2000, 2002, 2003, 2005, 2006, 2007, 2009, 2011, 2012, 2017, 2022
  •   Rekord

Lojtarët

Skuadra aktuale

    Redaktuar më 7 Korrik 2021

{{Fs player|nr= 91|pos=GK|nat=ALB|name=[[Mustafe Abdullahu]]}}

Tirana B


Klubi i Futbollit Tirana B është një klub me seli në Tiranë e cila shërben si ekipi rezervë i KF Tiranës. Ekipi u krijua në vitin 1932, por më pas qëndroi jo-aktiv për shumë vite, deri sa u rivendos në aktivitet më 22 janar 2013. Tirana B aktualisht luan në Kategorinë e Dytë.

Rezervat dhe akademia

Përveç ekipit B, Tirana ka gjithashtu edhe dy ekipe të grupmoshave nën-17 dhe nën-19. Ato luajnë respektivisht në zonën e veriut të Kategorisë Superiore nën-17 dhe nën-19.

Numrat e tërhequr

  • 12 – Që nga fillimi i sezonit 2014–15 Tirana vendosi të tërhiqte numrin 12 në nder të Tirona Fanatics, tifogrupi më i madh i klubit që konsiderohet si lojtari i 12të në fushë.

Struktura organizative

Presidentët

Tirana ka pasur shumë presidentë në historinë e tyre, ku disa prej tyre kanë qënë edhe pronar të klubit, disa të tjerë administrator kurse të tjerë kanë qënë president nderi, si Bamir Topi dhe Fatmir Frashëri. Tirana ka pasur historikisht president që ka ka marrë përgjegjësinë e tij për këtë klub, me përjashtim të periudhës 2007–2008, kur klubi nuk kishte president dhe menaxhohej nga donatorë të shumtë. Tirana ka pasur gjithsej 13 presidentë dhe 15 presidenca në historinë e saj; Bamir Topi dhe Refik Halili janë njerëzit e vetëm që e kanë mbajtur këtë pozicion dy herë.

Presidenti i parë në historinë e klubit ishte Bahri Toptani, i cili udhëhoqi nga viti 1920 e deri në vitin 1933. Presidenti më jetëgjatë i klubit është legjenda Selman Stermasi, i cili e mbajti këtë post për plot 24 vite nga viti 1936 e deri në vitin 1960; gjatë kësaj kohe ai luajti edhe si lojtar si dhe ishte dhe trajner. Presidenti i cili ka qëndruar më pak është Fatmir Frashëri. Ai e drejtoi klubi nga viti 2004 e deri në vitin 2005. Ai kishte zëvëndësuar egjiptianin Metwally El Sayed, i cili ishte bërë presidenti i parë i huaj në historinë e vendit. Tirana përjetoi një epokë të artë nën drejtimin e tij, duke u modernizuar dhe pasuruar si klub; nën drejtimin e tij klubi fitoi tetë trofe nga viti 1999 e deri në vitin 2004. Presidenti aktual i klubit është Refik Halili, i cili e mori drejtimin e klubit në vitin 2013 pasi kishte shërbyer më parë në periudhën 2007–2011; ai gjithashtu dhe është pronar i 64% të aksioneve të klubit.

 
Emri Periudha
Kf Tirana  Bahri Toptani 1920–1933
Kf Tirana  Stefan Shundi 1933–1936
Kf Tirana  Selman Stërmasi 1936–1960
Kf Tirana  Lame Konomi 1960–1970
Kf Tirana  Nuri Bylyku 1970–1983
Kf Tirana  Çlirimi Hysi 1983–1985
Kf Tirana  Zija Shaba 1985–1993
Kf Tirana  Metush Seferi 1993–1998
 
Emri Periudha
Kf Tirana  Lutfi Nuri 1998–1999
Kf Tirana  Metwally El Sayed 1999–2004
Kf Tirana  Fatmir Frashëri 2004–2005
Kf Tirana  Bamir Topi 2005–2007
bosh 2007–2008
Kf Tirana  Refik Halili 2008–2011
Kf Tirana  Bamir Topi 2011–2013
Kf Tirana  Refik Halili 2013–

Trajnerët

Kf Tirana 
Fatmir Frashëri ka qënë trajner i Tiranës në katër periudha të ndryshme, duke drejtuar ekipin gjithsej për 8 vite.

Tirana ka pasur 40 trajnerë të ndryshëm në historinë e tyre, me disa prej tyre që kanë qënë në këtë pozicion disa herë. Trajneri i parë në historinë e klubit ishte Selman Stërmasi në vitin 1933, i cili njëkohësisht shërbente edhe si lojtar dhe president. Ai e mbajti këtë pozicion për tre vite, para se të zëvëndësohej nga hungarezi Samo Singer, i cili u bë trajneri i parë i huaj i klubit. Trajneri më jetëgjatë i klubit është legjenda Myslym Alla; ai e drejtoi ekipin për plot 15 vite, duke fituar katër kampionate dhe një kupë. Enver Shehu, një tjetër emër i madh, ishte trajner i Tiranës nga viti 1980 e deri në vitin 1987. Alla dhe Shehu, përveç se janë trajnerët më gjetëgjatë historinë e Tiranës, janë edhe trajnerët më të suksesshëm të klubit, duke fituar secili nga pesë trofe. Shkëlqim Muça gjithashtu ka fituar pesë trofe por në gjashtë periudha të ndryshme, duke u bërë edhe personi që ka qënë më shpesh trajner i ekipit. Ai ndiqet nga Sulejman Mema, Fatmir Frashëri dhe Alban Tafaj; të tre këta trajnerë janë vendosur në krye të pankinës së klubit nga katër herë, me Tafajn që në të katërta rastet ka qënë trajner i përkohshëm.

Trajneri nigerian Emmanuel Egbo i cili kishte qënë pjesë e klubit në të kaluarën si futbollist, u emërua zyrtarisht më 28 dhjetor 2019 pasi kishte qëndruar për tre javë si trajner i përkoshëm. Në korrik 2020, ai u bë trajneri i parë afrikan që fiton një kampionat në Evropë, duke udhëhequr ekipin drejtë titullit të 25të.

Trajneri aktual i Tiranës është Erbim Fagu.

Stafi teknik

    Redaktuar më 23 shkurt 2024
Pozicioni Emri
Trajneri Kf Tirana  Erbim Fagu
Ndihmës-trajner Kf Tirana  Vangjel Mile
Përgatitës atletik Kf Tirana  Kostantinos Gianis
Trajneri i portierëve Kf Tirana  Alfred Osmani
CEO Kf Tirana  Hektor Como
Drejtori sportiv Kf Tirana  Tefik Osmani
Drejtori i akademisë Kf Tirana  Devi Muka
Menaxheri i ekipit Kf Tirana  Mario Nikolli
Doktori i ekipit Kf Tirana  Arzen Voci
Fizioterapisti Kf Tirana  Tedi Maqellari
Fotografi Kf Tirana  Izmir Doda

Shiko gjithashtu

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Kf Tirana HistoriaKf Tirana IdentitetiKf Tirana StadiumiKf Tirana TifozëtKf Tirana RivalëtKf Tirana Lista e rekordeve dhe statistikaveKf Tirana TrofeKf Tirana LojtarëtKf Tirana Struktura organizativeKf Tirana Shiko gjithashtuKf Tirana ReferimeKf Tirana Lidhje të jashtmeKf TiranaFederata Shqiptare e FutbollitKategoria SuperioreSK TiranaShqipëriaTiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LetraFerma VIPPjetër BogdaniGjeografia e KosovësLiburnaGjitariForca e Sigurisë së KosovësLufta e Parë BotëroreUNESCODita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeRepublika Popullore e ShqipërisëAngioedemaPerandoria RomakeVaçe ZelaEkonomia e ShqipërisëRevolucioni industrialPejgamberët në IslamFeja në ShqipëriKatroriFabulaTeoria e evolucionitMiniera e TrepçësNumrat romakëShqipëria OsmaneDeti MesdheRrotullimi i Tokës rreth DiellitMuri i Madh KinezLumi i DrinitDinozauriPsikozaTumori i truritBletaInstrumenti muzikorPashallëku i JaninësGjethjaFizikaDevejaAbdyl FrashëriStalaktitet dhe stalagmitetBill KlintonRiciklimiRrethiHistoria e DurrësitDialektet e gjuhës shqipeDiarrejaËndrraKrujaRajoni JuglindorPashallëqet shqiptareKolesteroliLudwig van BeethovenSëmundja infektivePeshaLista e festave në KosovëShpikje te ndryshmeNeurologjiaBronkitiXhensila MyrtezajMësonjëtorja e KorçësRelieviRrezet rentgenKarizmaShëndetiVojo KushiViolinaVrima e zezëOqeaniShkupiAnëtarësimi i Kosovës në Bashkimin EvropianPranveraLista e fjalëve në IslamGjon BuzukuPërrallaKlima e ShqipërisëEklipsi i HënësEkosistemiShqiponja🡆 More