Albert Ajnshtajni: Shkencëtar me origjinë gjermane (1879–1955)

Albert Einstein (shqip: Albert Ajnshtajn, 14 mars 1879 – 18 prill 1955) ishte një fizikant i cili llogaritet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit XX.

Ai përcaktoi teorinë e relativitetit dhe dha shumë kontribute në fushat e mekanikës kuantike, mekanikës statistikore dhe kozmologjisë. Në vitin 1921 fitoi çmimin Nobel për fizikë për shpjegimin e efektit fotoelektrik dhe për shërbimin në fushën e "fizikës teorike". Ai cilësohet gjërësisht si një nga njerëzit më të mënçur në botë dhe gjeniu i shekullit XX, duke zbuluar formulën më të njohur në botë, atë që lidh energjinë me masën.

Albert Ajnshtajn
Albert Ajnshtajni: Shkencëtar me origjinë gjermane (1879–1955)
Einstein in 1921
U lind në14 mars 1879
Ulm, Mbretëria e Vyrtembergut, Perandoria Gjermane
Vdiq18 prill 1955 (76 vjet)
Arsimi
Njohur për
  • Relativiteti i përgjithshëm
  • Teoria speciale e relativitetit
  • Fotoefekti
  • E=mc2 (ekuivalenca masë-energji)
  • E=hf (lidhja Planck–Ajnshtajn)
  • Teoria e lëvizjes Brouniane
  • Ekuacionet e fushës Ajnshtajn
  • Statistikat Bose–Ajnshtajn
  • Kondesata Bose–Ajnshtajn
  • Vala gravitacionale
  • Konstanta kozmologjike
  • Teoria e unifikuar e fushës
  • Paradoksi EPR
  • Seti i interpretimit
  • Lista e koncepteve të tjera
Bashkëshorti/jaMileva Marić (m.1903; div.1919
Elsa Löwenthal(m.1903; vdiq më 1936)
FëmijëLieserl Einstein
Hans Albert Einstein
Eduard "Tete" Einstein
Çmimet
  • Medalja Barnard (1920)
  • Çmimi Nobel në Fizikë (1921)
  • Medalja Matteucci (1921)
  • ForMemRS (1921)
  • Medalja Copley (1925)
  • Medalje e Artë e Shoqërisë Mbretërore Astronomike (1926)
  • Medalja Max Planck (1929)
  • Anëtar i Akademisë Kombëtare të Shkencave (1942)
  • Time Person i Shekullit (1999)
Karriera shkencore
FushatFizika, Filozofia
TezaEine neue Bestimmung der Moleküldimensionen (A New Determination of Molecular Dimensions) (1905)
Këshilltarët e doktoraturësAlfred Kleiner
Këshilltarë të tjerë akademikHeinrich Friedrich Weber
Influences
Influenced
  • Pothuajse e gjithë fizika moderne
Nënshkrimi
Albert Ajnshtajni: Shkencëtar me origjinë gjermane (1879–1955)

Ai vdiq në Princeton, New Jersey, SHBA18 prill1955, në moshën 76 vjeç.

Biografia

Kur mbushi pesë vjeç, i ati i dha një busull, që menjëherë i ngjalli djalit një interes të paparë për gjilpërën magnetike dhe dukuritë natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës. Ajnshtajni e kishte të vështirë të kuptonte koncepte të tilla në atë moshë.

Në komentet e tij për vitet e fëmijërisë, Albert Ajnshtajn kujtonte se nuk e kishte me qejf shkollën. Metoda e prerë mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje e bënte atë të ndjehej si i burgosur.

Por me kalimin e viteve, fizikani i ardhshëm zhvilloi një dashuri të madhe për matematikën. Ai filloi të mësonte logaritmet dhe pjesë të tjera të vështira të matematikës, ndërkohë që moshatarët e tij ende mësonin aritmetikën e thjeshtë. Albert Ajnshtajn ndoqi më pas Institutin Politeknik në Zyrih të Zvicrës, ku studioi fizikë dhe matematikë. Pas diplomimit ai punoi për qeverinë zvicerane si inspektor patentash për shpikjet e reja. Gjatë kësaj periudhe ai filloi punën për teoritë e tij të ardhshme shkencore.

Në një nga punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lëviz përmes valëve dhe pjesëzave, një nga elementët e rëndësishëm të teorisë së tij kuantike.

Në një tjetër punim ai flet për pjesëza të vogla që pluskojnë në lëngje apo në trupa të gaztë, e cila mbështet teorinë e përbërjes atomike të materies.

Por teoria më e rëndësishme është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend-ndodhja e një personi në raport me një objekt apo një ngjarje.

Ajnshtajn botoi në vitin 1905 veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori të titulluar Teoria e Relativitetit. Dhjetë vjet më pas ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin Teoria e Përgjithshme e Relativitetit, ku përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës. Ajnshtajni thotë se objektet humbasin masë kur emetojnë dritë, pasi drita është një formë energjie.

Albert Ajnshtajni: Shkencëtar me origjinë gjermane (1879–1955) 
Letra e Ajnshtajnit dërguar ShBA-ve.

Në vitin 1921 Ajnshtajni fitoi Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë edhe radios dhe televizionit.

Ajnshtajn punoi si pedagog në Zvicër dhe Gjermani. Ai u largua nga Evropa kur në 1933 erdhi në pushtet Adolf Hitleri. Fizikanti u vendos në Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punën e tij shkencore në Institutin për Studime të Avancuara në Princeton, Nju Xhersi. Megjithë famën e tij, Ajnshtajni ishte një njeri i thjeshtë, i veshur me rroba të vjetra dhe me flokë që dukeshin të pakrehur. Studentët e tij tregojnë se ai kishte aftësinë të ilustronte ide shumë të vështira me figura dhe krahasime që i bënin ato shumë të kuptueshme.

Megjithëse ishte kundër luftës, Ajnshtajni i shkroi presidentit amerikan Franklin Roosevelt në vitin 1939 për ta nxitur që Shtetet e Bashkuara të prodhonin bombën bërthamore para Gjermanisë. Albert Ajnshtajni vdiq në moshën 76 vjeçare në vitin 1955.

Thënie të Ajnshtajnit

Ai i cili asnjëherë nuk ka gabuar, asnjëherë s’ka provuar diçka të re.

Çmenduria: të bësh të njëjtën gjë përsëri e përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme.

Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar; jo për shkak të njerëzve që bëjnë gjëra të këqija, por për shkak të njerëzve që i shohin ata dhe nuk bëjnë asgjë.

Logjika do të të çojë nga A në B. Imagjinata do të të çojë kudo.

Nëse s’mund ta shpjegosh thjeshtë, atëherë s’e ke kuptuar si duhet.

Referime

Tags:

14 mars18 prill187919211955FizikaFizika teorikeFormula e energjiseGjuha shqipeKozmologjiaMekanika kuantikeRelativitetiShekulli XXÇmimi Nobel

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Beteja e KosharesVeshkaSulejman PitarkaQarqet e ShqipërisëArsimi në ShqipëriLista e elementeve kimikëHasan TahsiniApoloniaItaliaSiriaHormonetLufta e Tretë BotëroreFan NoliPoeziaKanabisi (Drogë)GjarpriLufta e Parë BotërorePrincipata e ArbëritAfrikaShteti i PalestinësMesxhidi AksaBorëbardhaInxhinieria gjenetikeLista e shkencëtarëve njëqindvjeçarëMajmuniTekstiAfrika verioreAtifete JahjagaPulsi i zemrësNamazi i SabahutPesë Shtyllat e IslamitAziaEkzorcizmiTemperaturaParku i TiranësPopullsiaFlamuri i KosovësPopullsia e BotësLepuri i butëRMS TitanicArabia SauditeKëshilli i EvropësÇSëmundjet e zemrësAlfabeti shqipFiset ilireMatilda MakoçiNikola TeslaLista e markave të automobilaveArtriti ReumatologjikIzraeliPanairi i botësMine PezaArmët e SkënderbeutIsa BoletiniLufta e KosovësGjeografia e KosovësPika GKuraniIzraelitët (populli i lashtë)Drini i BardhëKrujaMyrteza ÇaushiKosova në Luftën e Dytë BotëroreViktor HygoKoreja e VeriutLufta e TrojësSikur t'isha djalëAndre-Mari AmperGrupet e gjakutNgjyraPula (shpend)Kultura e ShqipërisëBurreliPersefoni KokëdhimaPinokuKarl MarksiDitar (Anne Frank)🡆 More