Migjeni: Shkrimtarë shqiptarë

Millosh Gjergj Nikolla i njohur më shumë përmes nofkës Migjeni (Shkodër, 13 tetor 1911 - Torre Pellice, 26 gusht 1938) ka qenë një poet dhe prozator i shquar shqiptar.

Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma. Ndikimi i tij mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.

Millosh Gjergj Nikolla
Migjeni: Prejardhja, Biografia, Vepra
U lind më13 tetor 1911
Shkodër, Vilajeti i Shkodrës, Perandoria Osmane
Vdiq më26 gusht 1938
Torre Pellice, Torino, Itali
Emri i letraveMigjeni
Kombësiashqiptar
Gjinitë letrareprozë, poezi

Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai trajtoi varfërinë e viteve kur jetoi, me krijime të tij si "Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni?", etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.

Një shtysë te posaçme mori përhapja e krijimtarisë se tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet '30 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.

Migjeni ishte një poet i mallkuar.

Prejardhja

Gjyshi, Nikolla (v. 1876) nga Reka e Dibrës shkoi në Podgoricë punonte në ndërtim dhe mbiquhej Nikollë Dibrani. Atje u njoh me Stanka Stanishtin, ortodokse malazeze, pasi u pëlqyen, e grabiti dhe u vendosën në Shkodër. U bënë me dy djem: Kriston/Kërston dhe Gjergjin/Gjokon (1872-1924). Sipas vajzës së axhës, Lekosavës, familja e tyre kishte prejardhje shqiptare; sipas Pipës, ishin me origjinë sllave.

Gjergji më 17 shtator 1900 u martua me Sofinë e Anastas Kokoshit. Më 1910 Gjergji zuri një ushqimore dhe dhjetë vjet më vonë, kur vdiq baxhanaku Ilia Trimçev, mori ëmbëltoren e tij, të cilën e mbajti gjersa vdiq, më 21 mars 1924, në moshën pesëdhjetë e dy vjeç. Qe përfaqësues i komunitetit ortodoks të Shkodrës në Kongresin e Beratit më 1922, ku u shpall Autoqefalia e Kishës Ortodokse.

Në këtë dyqan e ndihmoi fëmija i parë i shtëpisë, Nikolla, që pati lindur më 30 tetor 1901 dhe vdiq një mot pas t'et nga pleuriti. E ëma vdiq që në 1916 duke lënë gjashtë fëmijë (dy djem e katër vajza). E ëma ish edukuar në seminarin katolik të Shkodrës, të drejtuar nga murgesha italiane. E dërrmuar nga këto fatkeqsira që e pllakosën njëra pas tjetrës, vdiq më 1926 edhe gjyshja tetëdhjetëvjeçare. Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël, Ollga, u shkolluan në shkollën fillore serbe në Shkodër.

Migjeni: Prejardhja, Biografia, Vepra 
Shtëpia e Migjenit në Shkodër

Shtëpia ku lindi Migjeni ishte e ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Trimçeve, shtëpi ku u bë Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri në vitin 1993.

Biografia

Mirkoja - siç e thërritnin Milloshin të vogël - u lind më 30 shtator 1911 sipas kalendarit julian, që i bie 13 tetor 1911 me kalendarin gregorian. Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 u shkollua në Tivar ku ndoqi gjimnazin e ultë po në serbisht. Daja, Jovan Kokosheviqi, i nxorri bursë për në gjimnazin e Manastirit, ku kreu dy vitet e fundit të semimaturës më 1925/26 dhe 1926/27. Më pas fitoi të drejtën e studimit shkollim fetar dhe u regjistrua në seminarin ortodoks "Shën Gjon Teologu". Në diplomën e lëshuar prej drejtorisë së shkollës më 18 qershor 1932, cilësohet "bir i Gjergjit, tregtar". Me atë "Dëftesë Pjekurie" e përcaktonte për detyra klerikale.

Me dëftesën e pjekurisë në xhep, Milloshi u nis më 22 qershor 1932 nga Manastiri për në Tivar, tek e motra, Lenka. Një vit qëndroi pa punë, më pas në vitet 1933-1935 punoi si mësues filloreje në Vrakë kur u sëmur ose iu përkeqësua tuberkulozi. Vitin arsimor 1935-36 kthehet dhe shërben në Shkodër; vitin pasardhës kërkoi që ta transferonin në Pukë - ku përfitoi edhe për shëndet, ndërsa dimrit kthente në Shkodër. Në Pukë i përkeqësohet shëndeti, e zë hemoftiza dhe më 22 dhjetor 1937 shkoi në Torino, ku shpresonte të studionte për letërsi pasi të kurohej. Pas një operacioni të pasuksesshëm në spitalin Valdensian të Torre Peliçes, ndërroi jetë më 26 gusht 1938.

Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.

Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndan veprën e tij. Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë", etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë ("kalbësinave që kërkojnë shejtnim"). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto vepra me dëshirën e zjarrtë për "një agim të lum e të drejtë kombëtar", me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik.

Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira ("Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni?", etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në "Poemën e mjerimit", veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si "Zoti të dhashtë" etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e tyre familjare ("Të çelen arkapijat", "Studenti në shtëpi"). Në "Studenti në shtëpi" vuri në lojë inteligjencien borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi krizën" etj.) Skamorët, të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat "Luli i vocërr" dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore ("Mollë e ndalueme"). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t'i dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike shprehëse, ironia - këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit. Shkrimet e tija lanë gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të kohës.

Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare; me veprat e tij ndihmoi në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol ato e luajtën edhe në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë.

Pas Çlirimit trashëgimi letrar i Migjenit u bë i njohur plotësisht. ("Veprat" e plota të Migjenit janë botuar tre herë: 1954, 1957, 1961, kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të ndryshëm). Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe shkrimet e tija janë botuar studime e artikuj të shumtë.

Me interesimin e Republikës Popullore të Shqipërisë eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe në 1956.[nevojitet citimi] Iu dha titulli "Mësues i Popullit" post-mortem në vitin 1957.[nevojitet citimi]

Vepra

Film për Migjenin

Referime

Bibliografia

  • Robert Elsie (Hrsg.): Migjeni - Freie Verse. Schulz-Kirchner Verlag, Idstein 1987 ISBN 3-925196-31-5
  • Idrizi, Rinush (1992). Migjeni. Tiranë: Shtëpia Botuese Enciklopedike.
  • Migjeni Der Selbstmord des Sperlings und andere Prosaskizzen / (Millosh Gjergj Nikolla). Aus dem Albanischen von Joachim Röhm. Karlsruhe 1989.

Tags:

Migjeni PrejardhjaMigjeni BiografiaMigjeni VepraMigjeni Film për nMigjeni ReferimeMigjeni13 tetor1911193826 GushtPoetiShekulli XXShkodraShqiptar

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Dita e Shën GjergjitAriMajmuniLasgush PoradeciKalendari katoliko-romak i shenjtorëveLumi i DrinitAjriFiset shqiptareSëmundjet e gjakutÇrregulimi obsesiv-kompulsivBombardimi i Jugosllavisë nga NATOShpella e piratëve (roman)Bekim FehmiuShenjat e qarkullimit rrugorKombëtarja shqiptare e futbollitMitologjia grekePneumoniaBig Brother Albania 2Vitamina B12BimëtAnët e horizontitShtetet anëtare të NATO-sEkuinoksiKoreja e JugutHistoria e KuranitUrinaMercedes-BenzLindja (biologji)Lista e shteteve sipas popullsisëLista e bimëveHaxhillëkuParacetamoliRamazaniTrashëgimia kulturoreZemraJakup FerriKubi (gjeometri)FK Partizani TiranaInfarktiNamazi i udhëtaritTiranaLista e qyteteve më të mëdha të botësDynymHasiRënia e komunizmit në ShqipëriDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Rrotullimi i Tokës rreth DiellitSëmundjet e zemrësEvropa PerëndimoreRomeo VeshajKinaMushkëriaLista e vendbanimeve ilireShqipëria e MadheKuzhina shqiptareBig Brother (Albania)AdoleshencaRiciklimiIbrahim RugovaShqipëria OsmaneHidrogjeniKontrataShtetet e Bashkuara të AmerikësSali BerishaDashuriaViktor HygoCraig NewmarkElefantiVeshje popullore të KosovësSlloveniaTeuhidiNumrat e telefonit në KosovëQarqet e ShqipërisëKafazi i krahërorit të njeriutTespihuBelgjikaQeni🡆 More