Ndajfolje quhen fjalët e pandryshueshme që plotësojnë para së gjithash foljen, duke treguar mënyrë, vend, kohë, shkak, qëllim, sasi: Shembull: Bora shkruan bukur, qartë dhe saktë.
Disa ndajfolje ashtu si dhe disa mbiemra marrdhëniore nuk kanë shkallë.
Ndajfoljet e mënyrës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanore mënyre: Vjollca e Dritani silleshin natyrshëm (në mënyrë të natyrshme) me të gjithë. Ndajfoljet kryesore të mënyrës janë:
Ndajfoljet e vendit luajnë rolin e grupeve parafjalore plotës vendi. Tregojnë vendin ku kryhet një veprim a ku ndodh një ngjarje, vendin për ku drejtohet një lëvizje, vendin nga i cili largohet dikush a diçka, vendin nëpër të cilin kalohet. Ndajfoljet kryesore të vendit janë:
Ndajfoljet e kohës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanore kohe. Ndajfoljet kryesore të kohës janë:
Ndajfoljet e shkakut luajnë rolin e një grupi parafjalor rrethanor shkaku. Ndajfoljet e shkakut janë: përse, pse të cilat përdoren për të pyetur për shkakun e kryerjes së një veprimi: Pse (për çfarë arsyeje) nuk punon edhe ti si të tjerët? Përse (për çfarë qëllimi) më kërkon? Këtu mund të fshihen edhe fjalët prandaj, andaj, (për këtë shkak, për këtë arsye, për këtë qëllim) të cilat funksionojnë edhe si lidhëza.
Ndajfoljet e sasisë luajnë rolin e grupeve emërore rrethanor sasie. Ndajfoljet kryesore të sasisë janë:
Dëgjomë, mua plakun, se di më tepër se ti.
Ndajfoljet përdoren në shkallën pohore, krahasore dhe sipërore, kryesisht ndajfoljet e mënyrës: mirë, bukur, qartë, si edhe disa ndajfolje vendi e kohe: afër, larg, vonë, herët, etj. Shkalla krahasore dhe shkalla sipërore e ndajfoljeve formohen me po ato fjalë me të cilat formohen shkalla krahasore e shkalla sipërore e mbiemrave.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Ndajfolja, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.