Luigj Gurakuqi: Poet edhe politikan shqiptar

Luigj Gurakuqi (Shkodër, 20 shkurt 1879 - Bari, 2 mars 1925) qe veprimtar i çështjes kombëtare, radhitës dhe nënshkrues i dokumentit të shpalljes së pavarësisë, njeri i letrave, arsimtar dhe personazh i politikës shqiptare çerekun e parë të shekullit 20.

Luigj Gurakuqi
Luigj Gurakuqi: Jetëshkrimi, Veprat, Trashëgimia
Ministër i Arsimit
Në detyrë
4 dhjetor, 1912 – 22 janar, 1914
Paraprirë ngaPavarësia
Pasuar ngaM. Turtulli
Drejtor i Përgjithshëm, më pas Ministër i Arsimit
Në detyrë
janar 1916 – 29 janar, 1920
Paraprirë ngaMihal Turtulli
Pasuar ngaSotir Peci
Ministër i Brendshëm
Në detyrë
6 dhjetor – 12 dhjetor 1921
Paraprirë ngaBajram Fevzi
Pasuar ngaRauf Fico
Ministër i Financave
Në detyrë
16 prill – 27 maj, 1924
Paraprirë ngaMyfid bej Libohova
Pasuar ngaM. Libohova
Në detyrë
16 qershor – 24 dhjetor, 1924
Paraprirë ngaM. Libohova
Pasuar ngaM. Libohova
Të dhëna vetjake
U lind më19 shkurt, 1879
Shkodër, Perandoria Osmane
Vdiq më2 mars, 1925
Bari, [[Italia|Itali]]
NënshtetësiaShqiptare
Punësimiarsimtar, politikan

Është një nga personalitetet më të shquara të levizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë duke përjetuar ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë në shumicën e të cilave në mos organizator, qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë.

Jetëshkrimi

Vogëlia dhe rinia

Lindi në Shkodër më 19 shkurt dhe u pagëzua më 20 shkurt 1879, dhe u rrit në gjirin e një familjeje tregtare shkodrane, nga Pjetër Gurakuqi e Lezja (Tereza) e Kolë Prêkës. Çifti kishte edhe një djalë tjetër, Gjergjin dhe dy vajza, Paulinën dhe Adelajden. Me edukimin e tij u mor në mënyrë të veçantë i ati. I ndodhur përherë pranë të atit, dëgjonte me vëmendje bisedat e diskutimet për ngjarje të së kaluarës dhe të ditës, për kryengritjet popullore dhe kush i udhëhiqte. Duke kujtuar këto vite, Gurakuqi student do të shkruante:

    "Më çohet mall me kenë në shpi e me ndigjue baben tue kallzue, si përpara, në ngjarjet e Pashallarvet të Shkodres, trimnitë e malcorvet e luftat e Malit te Zi, sende qi kishte ndî prej t'et e që edhe ai vetë shume kish pa".

Shkollën fillore e të mesme i ndoqi në Kolegjin Saverian në rendin tekniko-tregtar, prej ku doli më 1897. Duke qenë se i ati ishte sekretar i konsullatës italiane dhe më pas i vëllai terxhuman, Luigji gëzoi përkrahje e konsullit italian dhe shkoi me studime në Itali si bursist i qeverisë italiane. E plotësoi arsimin e mesëm në Kolegjin arbëresh e Shën-Mitër Koronës, ku pati mësues De Radën, që e frymëzoi për tërë jetën; ishte nxënësi i parë shqiptar aty. Takimin me të Gurakuqi e kujton:

    «Kam pasë nderin me qenë afritë prej Plakut të nderuem Jeronim De Rada. Tue u-gjetë përpara t'âmblit kangatar të Milosaut, të Skanderbeut Pafanë, tue ndie qortimet e këshillat e tija, tue ndigjue zânin e tij të fikët, qì bâhej mâ i plotë, e tue pa syt e tij të mekun kah ndezeshin e shkelqeshin, tue permêndë Shqipnín, unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue, bashkë me dy pika lot, nji të puthun të nxehtë mbi at dorë që punoi sá e sá për Atdhé..!»

Diplomën e pjekurisë e mori në Kozencë për sciences naturelles, duke pasë ndjekur dhe kurse të veçanta në filozofi. Vijoi studimet universitare në Napoli në Fakultetin e Mjeksisë në vitet 1901-1906 ku njohu Zef Skiroin, profesorin e arbërishtes në Institutin Oriental të Napolit.

Veprimtaria patriotike dhe politike

Kur ishte njëzet vjeç u bë pjesë e shoqërisë "Bashkimi" të Abat Doçit, ku ishte i vetmi anëtar civil. Ngatërresën e parë me autoritetet turke e pati më 1904, për këtë shkak më 1905 u shtrëngua me marrë malet për t'i shpëtuar ndjekjeve. Më 1907 ka qenë sekretar i Don Aladro Kastriotit, pretendent i fronit shqiptar. Me shpalljen e Kushtetutës në korrik 1908 u kthye në vendlindje, meqë me Hyrrijetin u dha një amnisti. U bë pjesë e klubit "Gjuha shqipe" ku vepronin Logoreci, Marubi dhe Riza Dani. Në nëntor mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ku u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i komisionit për njësimin e alfabetit. Bashkë me Fishtën ishte përfaqësues i "Bashkimi"-t, me Logorecin kishin mandat të përfaqsonin inteligjencën shkodrane, gjithashtu vetë Luigji kishte mandat të përfaqsonte arbëreshët e Italisë. Shkroi alfabetet e miratuar nga Kongresi i Manastirit dhe i zbuloi para delegatëve. Në tetor të 1909 u emërua drejtor i Normales që u hap në Elbasan, ku ndihmoi për vënien e arsimit mbi baza kombëtare. U krijua përvoja e parë e ngritjes së administratës arsimore shqiptare, u hartuan dokumentat e para shkollore, u ngrit një sistem i tërë i përgatitjes dhe i kualifikimit të mësuesve.

Detyrohet me ikë prej Elbasanit me Aqif pashë Elbasanin. Në prill 1911 mori pjesë në kryengritjen e Mbishkodrës dhe së bashku me Ismail Qemalin hartoi Memorandumin e Greçës. Më 1912 zhvilloi një veprimtari të dendur për organizimin e kryengritjes së përgjithshme, duke qenë i pranishëm në Toskëri dhe më vonë edhe pranë krerëve të Kosovës.

Shoqëroi Ismail Qemalin në mbledhjen e Bukureshtit, dhe më tejnë Vienë. Me vaporrin e dhënë nga austro-hungarezët zbritën në Durrës më 24 nëntor në orën 4 mbasdite, u nisën të nesërmen me 25. Një natë fjetën në Çermë tek Dervish bej Biçakçiu, dhe një natë në Fier tek Omer pashë Vrioni. Në Vlorë mbërritën më 27 nëntor në darkë.

Luigj Gurakuqi: Jetëshkrimi, Veprat, Trashëgimia 
Deklarata e Pavarsisë formuluar nga Ismail Qemali e shkruar nga Gurakuqi

Shpallja e Pavarësisë

Në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës u zgjodh Ministër i Arsimit dhe vendosi arsimimin e detyruar fillor për djem e vajza. Merr pjesë në Konferencën e Londrës më 1913, me Ismail Qemalin e Isa Boletinin.

Me Luftën I Botërore Shkodra pushtohet nga ushtria malazeze, Gurakuqi u internua në Podgoricë nga 17 korriku 1915 deri në janar 1916. Gjatë pushtimit austro-hungarez, u caktua drejtor i përgjithshëm i Arsimit nga autoritetet e tyre. Qe një nga themeluesit e Komisisë Letrare më 1916, i çmuar nga akademiku Radomir Nachtingall.

Në qeverinë e dalë nga Kongresi i Durrësit ku përfaqësoi Shkodrën dhe Mirditën, u emërua zëvendës i dr. Turtullit në ministrinë e Arsimit të kabinetit Përmeti. Që në mbledhjen e parë të Kongresit, më 1918, L.Gurakuqi "âsht kundër që në një mbledhje kombëtare të përmenden fjalët toskë e gegë dhe të krishtenë e mysliman", kërkon që fjalë të tilla të jenë të ndaluara dhe shton se "...çështja e lirisë dhe e nderimit të feve në Shqipni duhet të zgjidhet mbas formulës: "Feja e lirë në shtet të lirë". I ngarkuar nga kjo qeveri si anëtar i delegacionit të saj në Konferencën e Paqes në Paris ku qendroi 15 muaj. Çdo shkresë e përdorur nga delegacioni u shkrua nga duart e tij e të Mustafa Merlikës.

Kongresi i Lushnjes

Me mbështetjen e hapur të klerit katolik, më 1921-1924 u zgjodh deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar.

Më 5 mars 1924 u sëmur rëndë nga një grip i fortë që e mbërtheu afro një muaj në shtrat. Shtypi i dha vëmendje të veçantë, aq sa Avni Rustemi i thoshte Dom Shantojës "Opozita po pushon: Kemi Gurakuqin e sëmurë". Në përpjekjen e mesit të prillit për një kabinet koalicioni sa më të gjerë, Gurakuqit dhe Fahri Gjilanit i ofrohen dy poste në qeverinë Vërlaci, prej ku dha dorëheqjen më 14 maj.

Ndihmesa në debatin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë

Lëvizja e qershorit dhe ministër në kabinetin Noli

Vetëm pas një hezitimi e kundërshtimi të fortë të pohuar nga të gjithë bashkëkohësit, Gurakuqi mori pjesë në Komitetin revolucionar që çoi drejt Lëvizjes së qershorit, dhe iu caktua armatosja e kaçakëve të Nikaj-Mërturit. Në qeverinë Noli të dalur pas Lëvizjes së qershorit, u emërua ministër i Financave. Mori pjesë në Konferencën e Gjenevës krahas Nolit më 1924.

Për veprimtarinë e tij si ministër po prapë shkruajti Vinjau:

    «... si ministër i Financavet i Kabinetit Noli bëri çudira. Gjeti 4 milion franga ari të papaguara; me administrimin e tij të shkëlqyer, me ngursimet e tij (ngursente parat e Shtetit më tepër se paratë e tij) arriti që jo vetëm buxhetin e ri t'a mbyllnjë me një tepricë prej 1.000.000 franga ari, po edhe të gjithë borxhet e Shtetit të kohës së kaluar të paguhen; nëpunësit të cilët prej 2-3 vjetëvet qenë mësuar të paguheshin me një vonesë prej 3-4 muajsh, arritne ditët e fundit të administrimit të tij të paguhen rregullisht. Dhe barasimin e buxhetit e bëri pa mbyllur asnjë pagesë të dobishme në arësim e P. Botore, pa pakësuar ushtrin dhe duke i dhënë xhandarmëris sa kërkoj Komanda e Përgjithëshme.»

Mërgimi dhe vdekja

Pas triumfit të legalitetit shkoi në Itali. Më 7 janar 1925 përfaqësuesi sovjetik në Vienë lajmëronte zëvendëskomisarin të punëve me jashtë Litvinov, se Gurakuqi ishte dakord për bashkimin në një front opozitar me ndihmën e tyre. Çka më vonë do të ishte Konare-ja. Qeveria Noli akuzohej për grabitjen e thesarit të shtetit, por Gurakuqi ngarkoi Xhemal beg Bushatin t'i dorëzonte Shefqet Dibrës, inspektor i financave i dërguar nga qeveria e Zogut, të paprekur arkën e shtetit.

Mbrëmjen e 2 marsit 1925, në restorantin e hotelit "Cavour", Gurakuqi po darkonte me dy miq të tij dhe gruan e njërit prej tyre: Riza Dani me bashkëshorten Makbule dhe vëllai i tij Dan Hasani. Kërkoi leje prej tyre duke thënë: do t'shkoj tek Sotiri, mbâsi i kam premtue nji kukull vajzes së tij." Duke dalur nga restoranti i hotelit u pa me Balto Stamollën, i cili i zbrazi tri plumba. Në xhepat e shqyer të ish-Ministrit të financave policia italiane gjeti vetëm 350 lira. Nisi të hante një herë në ditë me të dalë refugjat.

Kuestura lajmëroi koloninë shqiptare që ceremonia nuk mund të zhvillohej në qytet, por vetëm brenda mureve të varrezës. Drejt Barit rendën refugjatë shqiptarë prej gjithkah. U mbajtën fjalime prej bashkëshortes së Sotir Gjikës, zonjës Lilli Quarta, Ll. Fundos, B. Valterit etj. Miku i tij, Hasan Prishtina, mbi varrin e tij do të shprehej: "Flej i qetë Gurakuq, shpagen tânde do ta marrim me përparimin e Shqipniës."

Riatdhesimi

Në çastet e përgatitjes së varrimit, miku i afërt i Gurakuqit, Gjon Kamsi ruajti veshjen me të cilën ishte veshur kur u vra. Më 27 nëntor 1957 qeveria komuniste që në dukje mbështeste Lëvizjen e Qershorit, solli në Shkodër eshtrat e tij të cilat u rivarrosën te varrezat e dëshmorëve. Regjimi komunist i dha titullin Hero i Popullit.

Veprat

Luigj Gurakuqi: Jetëshkrimi, Veprat, Trashëgimia 
Abetare nga Gurakuqi (Lek Gruda), Bukuresht, 1906

I përpirë nga fryma e Lidhjes së Prizrenit dhe idetë nacionaliste vjershën e parë e ka shkruar 13 vjeç. Nis shkrimet me pseudonimet Marosh Ujka, Jakin Shkodra, Lek Gruda, Pjetri dhe Pali, Hamidi. Me veprën Vargënimi n'gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n'marim botuar në Napoli më 1906, bëri të parën përpjekje të suksesshme për kodifikimin e metrikës së poezisë shqiptare. Po atë vit botoi në Bukuresht librin Abetar i vogël shqyp mas abevet t'Bashkimit e t'Stambollit me tregime n'dy dhialektet e në Napoli Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalëve të reja etj.

Sa i përket vokacionit të tij të gjuhës shqipe, Atë Justin Rrota «gjuhën shqype e njofti mâ mirë e mâ këthelltë se çdo shqyptár». I dha shkollës shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste mësimore me një vëllim prej 738 faqesh. Ka merita të shquara në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe, në përpunimin e gjuhës letrare dhe në njësimin e shqipes së shkruar, në stabilizimin e drejtshkrimit, në pasurimin e fjalorit, në çështjet e leksikologjisë, terminologjisë e të gramatologjisë. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tone. Parashtroi në parlamentin shqiptar ide dhe mendime për politikën arsimore dhe rrugën që duhet të ndiqte shkolla shqiptare.

Sipas një shkrimi përkujtimor nga Harapi, interesat kulturore të Gurakuqit shtriheshin nga kultura klasike romake e latine, historia e vendit dhe ajo botërore, arkeologjinë, shkencat ekonomike e financiare, trashëgiminë pedagogjike kombëtare dhe europiane.Zotëronte latinishten, italishten, turqishten dhe frëngjishten, njihte greqishten e gjermanishten, ka të ngjarë edhe anglishten dhe kishte një kujtesë të çuditshme.

Është ndër hartuesit kryesorë të programit arsimor e kulturor të levizjes kombëtare për autonomi, liri e pavarësi. Në këtë kuadër ai ishte njohësi dhe propaganduesi më i mirë i traditave të popullit tonë, i traditave kulturore e patriotike, i traditës gojore e shkrimore dhe i psikologjisë së popullit shqiptar.

Si krijues Gurakuqi pati marrëdhënie të shkëlqyera me elitën intelektuale të vendit. Disa nga veprat e krijimet e veta Gurakuqi ia kushtoi Gjergj Fishtës, Prenk Doçit, Hilë Mosit e Mati Logorecit. Por edhe Gurakuqit i drejtohen mjaft dedikime e përkushtime nga Filip Shiroka, Hilë Mosi vazhdon ta quajë bylbyl në tingëllimin që i kushton, "S'kndôn bylbyli". Gjergj Fishta i dedikon atij vepren "Pika e voeset".

Trashëgimia

Me Konicën nuk shkonte mirë që në kohën e Kongresit të Durrësit, gjë të cilën ia fali as pas vrasjes së Gurakuqit, duke shkruar më 12 nentor 1925 “Luigj Gurakuqi ishte njeri pa patriotizëm dhe pa ndërgjegje, armik i bashkimit kombëtar dhe i kuptimit modern të shtetit, intrigant, prapanik dhe i errët”.

Miqtë e tij do ta kujtonin në mënyra të veçanta, Noli do t'i kushtonte poezinë elegjiake me titull "Syrgjyn vdekur", ndoshta më e ndjera ndër poezitë shqiptare. Në publicistikë kanë shkruajtur për të P. Harapi, P. Shllaku, S. Vinjau, F. Fishta e Dom L. Shantoja.

    «Tjetërkund, njerzt e idealit, ne u mbytshin për së gjalli, nderohen per së dekuni. Ndër né ata mbyten dy herë: edhe harrohen? Nji komb qi lindet ká nevojë për fatosa qi desin. Por fatosat qi desin nuk kan çë bâjn në nji komb qi i harron e i përbuzë?»
    Fjalët e P. Gjon Shllakut në një artikull përkujtimor për përvjetorin e vrasjes.

Miku i tij, piktori dhe fotografi Kel Kodheli, i kushtoi një kompozim në vaj mbi karton, në përmasat 55 me 78 cm, që ka fiksuar kthimin në Shkodër të Gurakuqit pas shpalljes së kushtetutës osmane me 2 korrik 1908. Pas zbarkimit te moloja e qytetit, anës pajtonit, të cilit në çast turma që shtyhej t'i dilte para, ia ka shmprehur kalin, për të tërhequr vetë shtagat e për të çuar Luigjin gjer në Milet-bahçe. Piktura u ekspozua në shtëpinë e Gurakuqve kur shndërrua në shtëpi muze më 19 shkurt 1964.

Referime

Tags:

Luigj Gurakuqi JetëshkrimiLuigj Gurakuqi VepratLuigj Gurakuqi TrashëgimiaLuigj Gurakuqi ReferimeLuigj Gurakuqi187919252 Mars20 shkurtBari (Itali)ShkodërShpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

NumriKolesteroliDrogaEfekti serrëLumi i ShalësKosova në Luftën e Dytë BotëroreHungariaNumrat e telefonit në KosovëLudwig van BeethovenSistemi i organeve të frymëmarrjesNjohja ndërkombëtare e KosovësRajoni JuglindorTurizmi në ShqipëriFara e ZezëIsmail QemaliFigura stilistikeLedion LiçoFaik bej KonicaViolinaSistemi i qarkullimit të gjakutKafshëtRrahman RamaAkiliBakriElefantiRomaBazatParahistoriaLigjiPrinc VidiMetaforaShqipëria nën pushtimin italian (1939–1943)Energjia e erësEgjipti i lashtëBashkëjetesa fetare në ShqipëriLuaniAlgjebraPjetër BogdaniNamazi i SabahutKëshilli EvropianNdryshimet klimatikeHijaMetaletShtatë mrekullitë e botësAdoleshencaMeshariShiuNamaziPasqyratAthinaLimfocitiHistoria e BallkanitDritan Hoxha (gazetar)Rryma elektrikeGjeorgjiaVeshjet popullore shqiptareLufta e Parë BotëroreLojërat Olimpike VeroreLista e markave të automobilaveArbëria në MesjetëPianojaAustraliaGreqia e lashtëNdotjaPjesët përbërëse të kompjuteritMaqedonia e VeriutThyesaMariana KondiZinxhiri ushqimorVenusiFieriSistemi shqisorEnergjia potenciale26 MarsPëremriKoha e hekurit🡆 More