Mozaiku I Tiranës

Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës.

Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik.

Mozaiku I Tiranës
Mozaiku i Tiranës, 2017

Historiku

Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambienti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme.

Përshkrimi

Ndonese eshte shkruar se brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake, ato nuk jane gjetur ne kete kompleks, por ne nje ndertim larg tij dhe jane dorezuar ne ate qe dikur ishte Ateljeja e Monumenteve te Kultures - Tirane. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhëne për transformimin në bazilikë paleokristiane të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve ’70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranës”.

Shih edhe

Lidhje e jashtme

Tags:

Mozaiku I Tiranës HistorikuMozaiku I Tiranës PërshkrimiMozaiku I Tiranës Shih edheMozaiku I Tiranës Lidhje e jashtmeMozaiku I Tiranës1972Tiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Asdren GjikolliVaksinimi i fëmijëveIlir MetaTrekëndëshi i BermudësPermbajtja e librit aventurat e hakelberi finitPranveraPlutoni (planet)AustraliaZënia e Diellit (Eklipsi)DëgjimiTetovaTermometriTermocentraliKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeDemografia e ShqipërisëLindja e parakohshmeTigriLista e liqeneve në ShqipëriLumi i DrinitVeshiStatistikaMbeturinatPrishtinaLista e lumenjve në ShqipëriPozicioni mashkulli-sipërLista e vendeve sipas sipërfaqesVeshje popullore të KosovësParafjalaEkonomiaAtomiHistoria e Jehudëve në ShqipëriEgjipti i lashtëDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutFiset ilireSerie ALëkuraHormonet e gjëndrave mbiveshkoreLepuriSinjalet rrugore në ShqipëriRobotikaMbretëria e IlirisëMorfinaHashim ThaçiNepotizmiRënia e komunizmit në ShqipëriZambakuMeshariDritaParalelogramiEnergjia potencialeFormat e pashtjelluara të foljesPikëçuditsjaShpikje te ndryshmeRrethi i TropojësMali i KorabitPaneli diellorDemokraciaZbulimi i zjarritDita e VerësKaliOksigjeniPjetër BogdaniProblemet mjedisore në ShqipëriPjetri i MadhUNESCOEdi RamaUjiHalil BudakovaPikësimiEfekti serrëHekuriKarakteristikat e zeritAventurat e Tom SojeritGordana Siljanovska-DavkovaMitiShqipëria në Luftën e Dytë Botërore🡆 More