Ilir Meta: Politikan shqiptar

Ilir Rexhep Meta (i lindur më 24 Mars 1969) është një politikan shqiptar i cili po shërben si President i Shqipërisë nga 24 korriku 2017.

Më parë ai shërbeu si Kryeministër nga 1999 në 2002. Ai ishte Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë nga 2013 në 2017. Meta gjithashtu mbajti poste si Zëvendës Kryeministër, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Para kësaj, ai mbajti Kryesinë e Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian. Meta themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) në 2004.

Ilir Meta
Ilir Meta: Rinia dhe arsimimi, Karriera politike, Aktivitete të tjera
President i Republikës së Shqipërisë (10-ti)
Në detyrë
24 korrik, 2017 – 24 Korrik, 2022
Paraprirë ngaBujar Nishani
Pasuar ngaBajram Begaj
Kryeministër (41-ti)
Në detyrë
28 tetor, 1999 – 29 janar, 2002
Paraprirë ngaPandeli Majko
Pasuar ngaPandeli Majko
Zv/kryeministër
Në detyrë
2 tetor, 1999 – 25 tetor, 1999
Paraprirë ngaKastriot Islami, Bashkim Fino
Pasuar ngaMakbule Çeço
Në detyrë
29 korrik, 2002 – 18 korrik, 2003
Paraprirë ngaSkënder Gjinushi
Pasuar ngaNamik Dokle
Në detyrë
9 shtator, 2009 – 9 shtator, 2009
Paraprirë ngaGenc Pollo
Pasuar ngaEdmond Haxhinasto
Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë (42-ti)
Në detyrë
10 shtator, 2013 – 24 korrik, 2017
Paraprirë ngaJozefina Topalli
Pasuar ngaValentina Leskaj; Gramoz Ruçi
Ministër i Jashtëm
Në detyrë
29 korrik, 2002 – 18 korrik, 2003 (42-ti)
Paraprirë ngaArta Dade
Pasuar ngaKastriot Islami
Në detyrë
9 shtator, 2009 – 16 shtator, 2010 (46-ti)
Paraprirë ngaLulzim Basha
Pasuar ngaEdmond Haxhinasto
Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
Në detyrë
16 shtator, 2010 – 17 janar, 2011
Paraprirë ngaDritan Prifti
Pasuar ngaNasip Naço
Të dhëna vetjake
U lind më (1969-03-24) 24 mars 1969 (55 vjeç)
Çepan, Rrethi i Skraparit Republika Popullore e Shqipërisë
Bashkëshortja/etMonika Kryemadhi
FëmijëtBora
Era
Besar
ArsimimiUniversiteti i Tiranës

Meta është që prej 15 viteve deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Ai konsiderohet nga media dhe publiku si krijuesi dhe drejtuesi i Polit të Tretë në Politikën Shqiptare. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej vitit 1999 deri në 2002. Meta është Presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që është i fajësuar nga Parlamenti i Shqipërisë.

Rinia dhe arsimimi

U lind në Çepan të Skraparit më 24 mars 1969, ditën e Nevruzit, i biri i Rexhep dhe Fiqrete Metës. Kur ishte tre vjeç, i ati u caktua me punë në Tiranë dhe muar familjen me vete, ku Meta ndoqi dhe kreu mësimet fillore dhe të mesme. Më 1989-1993 ndoqi Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua për ekonomi politike. Meta ka përfunduar Studimet Pasuniversitare në të njëjtën fushë.

Meta është musliman bektashi dhe ka deklaruar afrinë me vlerat tradicionale bektashie. Meta është i martuar me Monika Kryemadhin që nga tetori i 2008. Ata kanë dy vajza dhe një djalë, Bora, Era dhe Besari.

Karriera politike

Meta është përfshirë në politikë që më 1990 me rënien e komunizmit në Shqipëri si anëtar i lëvizjeve studentore. Që më 1992 u zgjodh deputet i Partisë Socialiste dhe ka qenë anëtar aktiv i disa komisioneve parlamentare. Nga 1996 deri më 1997 ka qenë Nënkryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme.[nevojitet citimi] Ilir Meta është njeri ndër themeluesit e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESH), duke dhënë kontributin e tij për anetarësimin e Forumit në Internacionalen e Rinisë Socialiste. Gjatë viteve të anetarësisë së tij në FRESH, Ilir Meta ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Nenkryetar (1992-1995) dhe Kryetar (1995-2001).[nevojitet citimi]

Aktiviteti politik i Ilir Metës në strukturat e Partisë Socialiste është i ngjeshur. Ai ka qënë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i qershorit 1992 dhe anëtar i Kryesisë së Partisë nga viti 1993, deri në periudhën kur dha dorëheqjen nga kryesia e PS-se (korrik 2003), pas debateve me Kryeministrin dhe Kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano. Gjatë periudhës 1997-1998, Ilir Meta ka qënë Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës. Në periudhën 1993 -1996, Meta ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Partisë Socialiste dhe nga 1994 - 1996 edhe atë të Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombeëtare, periudhë gjatë së cilës u vendosën marrëdhënie me shumë parti socialiste dhe socialdemokrate të Evropës, si dhe Partinë Socialiste Evropiane dhe Internacionalen Socialiste.[nevojitet citimi]

Aktiviteti politik i Ilir Metës përfshin edhe një periudhë të drejtimit të qeverisë, ku ka shërbyer si Kryeministër i vendit gjatë periudhës nëntor 1999 - shtator 2001 dhe pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të verës së vitit 2001 u rimandatua si Kryeministër, Shator 2001 - shkurt 2002.[nevojitet citimi] Në shkurt 2002 dha dorëheqjen nga detyra. [nevojitet citimi]

Gjithashtu, Ilir Meta ka shërbyer edhe si Zv.kryeminister dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhës korrik 2002 - korrik 2003, Zv.kryeministër dhe Ministër i Integrimit gjatë periudhës tetor 1998 - tetor 1999, si dhe Sekretar Shteti për Integrimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme mars - tetor 1998.[nevojitet citimi]

Aktualisht, Ilir Meta është zgjedhur anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin që drejtohet nga ish kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato, në përbërje të të cilit janë mjaft personalitete të njohur nga BE, rajoni dhe ShBA.[nevojitet citimi]

Aktivitete të tjera

Përveç aktivitetit politik, Ilir Meta ka dhënë leksione në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si dhe në disa akademi dhe universitete në Evrope dhe SHBA, si Akademia Evropiane e Berlinit apo Universiteti i Harvardit.

Referime

Linqe te jashtme


Tags:

Ilir Meta Rinia dhe arsimimiIlir Meta Karriera politikeIlir Meta Aktivitete të tjeraIlir Meta ReferimeIlir Meta Linqe te jashtmeIlir Meta196924 MarsLëvizja Socialiste për IntegrimPresidentShqipëria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Arbëreshët në ItaliAhmed KalajaMajat më të larta malore në KosovëVallet shqiptareDrini i BardhëTrëndafiliKompjuteriLeje DrejtimiFruthiNeptuniMuzeu Kombëtar i KosovësEnët e gjakutThyesaAndon Zako ÇajupiReaksioni kimikKëshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të BashkuaraAventurat e Tom SojeritKundrinoriMiniera e TrepçësHendbollKalatë e ShqipërisëEritrocitiRiciklimiPrincesha ArgjiroTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriGjeniPozicioni kalorëseSheshi i Skënderbeut (Shkup)FC BarcelonaFeja në ShqipëriGjakovaMali i ZiSkënderbeuNiko EngonopuloEdi RamaBakteriGjithësiaKombëtarja shqiptare e futbollitMyshqetAsdren GjikolliVideosexVitamina CMbreti Zogu IKanabisi (Drogë)VeshiMali i TomoritNdihma e parëSëmundjet e zemrësHidrografia e ShqipërisëRomeo VeshajAlbert AjnshtajniDermatiti atopikArti në ShqipëriFieriVitaminaOrgazmaZgjebjaForcat e Armatosura të ShqipërisëLui PastërLista e vullkaneve aktivë në botëFotosintezaSarandaAzotiLista e shkrimtarëve shqiptarëKalendariDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeLufta e FtohtëFrazeologjiaEnergjia e ripërtëritshmeDrogaPiter PanSigmund FreudUltësira Perëndimore e ShqipërisëStalaktitet dhe stalagmitetQelizaRajoni JuglindorViktor CanosinajDhelpra🡆 More