Lumi i Drinit
Lumi i Drinit: Lum në Shqipëri, Kosovë dhe në Republikën e Maqedonisë
19°34′19″E / 41.75056°N 19.57194°E
Drini është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare me 335 km gjatësi në total. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe në lumin e Bunës, degë që u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19-të.
Burimet
Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë, në Radavc , përshkon Rrafshin e Dukagjinit dhe derdhet në liqenin e Fierzës, i matur si degë kryesore ai është 160 km, gjithësesi bashkë me degën më të gjatë të tij lumi arrin një gjatësi prej 335 km. Drinit të Zi që buron në Strugë, Maqedonia e Veriut, nga pjesa veriore e Liqenit të Ohrit, i cili furnizohet me ujë nga Liqeni i Prespës, ai merr disa degë si p.sh. Radiken (Treva e Dibrës).
Degët kryesore të Drinit janë Lumi i Shalës, Lumi Valbona nga Alpet Shqiptare, Drini i Bardhë në Kosovë dhe Drini i Zi në Maqedoninë e Veriut. Në pjesën fundore Drinit i bashkohet edhe lumi i Kirit që buron nga Dukagjini, e pastaj bashkë derdhen në Bunë.
Rrjedha
Nga Kukësi, Drini rrjedh në Shqipërinë veriore, së pari nga Hasi, në vazhdim, është kthyer në një zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzës, i Komanit dhe i Vaut të Dejës), që furnizojnë me ujë tre hidrocentralet e mëdha. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m³/sek, kurse maksimalja e regjistruar është mbi 5100 m³/sek. Duke kaluar në fshatrat Spas, Msi dhe Fierzë, pasi mbërrin në krahinën e Dukagjinit, rrjedhë drejt jugut, kalon nga Apripë e Gurit, Toplanë, Dushman, Koman, Vjerdhë Mazrrek, Rragam, dhe Pale Lalej. Në Vau Dejës, hyn në ultësirat e NënShkodrës dhe ndahet në dy krah. Një që derdhet në gjirin e Drinit në Adriatik në jug - përëndim të Lezhës. Tjetri derdhet në lumin Kir e më tej në Bunë afër Kalasë së Shkodrës. Edhe pse është dega më e shkurtër prej 15 km, kjo ndarje që derdhet në Bunë quhet Drini i Madh, sepse bie më shumë ujë se krahu tjetër që derdhet drejtpërdrejt në det. Drini i madh gjithashtu derdhej në det por ndryshoj rrjedhë pas një përmbytjeje të madhe më 1858 që ja ndryshoi rrjedhën, dhe e pruri drejt Shkodrës. Drini i madh është shumë i gjërë dhe sjell një sasi të madhe uji (330–340 m³/s), i dyti për nga volumi pas Bunës, por duke qënë i shkurtër disa harta e shënojnë si liqen. Pas Vaut të Dejës, krahu i gjatë shkon drejt jugut për nga Bushati, Mabë, Gjadër, Lezhë. Në jug të Lezhës hyn në një zonë kënetore e më tej derdhet në Adriatik.
Ekonomia
Lumi i Drinit është shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, pasi është burimi kryesor i energjisë për vendin. Katër hidroçentrale janë ndërtuar përgjatë rrjedhës kryesore të Drinit të cilët janë më të mëdhenjtë e vendit me një kapacitet të instaluar prej 1200MW. Këto vepra po ashtu kanë edhe liqene artificiale, më i madhi është Liqeni i Fierzës me sipërfaqe prej 73 km2 i cili është liqeni artificial më i madh në vend. Këto liqene përveç përfitimit ekonomik direkt me energji kanë edhe efekt rregullator në prurjen e lumit dhe në parandalimin e përmbytjeve.
Galeria
Derdhja e Drinit në Kir afër Kalasë së Shkodrës
Drini i Bardhë i ngrirë
Shiko edhe
Lexim i mëtejshëm
- Nëpër viset e Drinit : shënime udhëtimi të vitit 1863 nga Johann Georg von Hahn; Pjetër Rodiqi; Filip Rrumbullaku
![]() | Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Lumi i Drinit, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
#Wikipedia® is a registered trademark of the Wikimedia Foundation, Inc. Wiki (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wikimedia Foundation.
In other languages:
- Arabisht: نهر درين - Wiki العربية
- Egyptian Arabic: نهر درين - Wiki مصرى
- South Azerbaijani: درین چایی - Wiki تۆرکجه
- Bjellorusisht: Дрын - Wiki беларуская
- Belarusian (Taraškievica orthography): Дрын - Wiki беларуская (тарашкевіца)
- Bullgarisht: Дрин - Wiki български
- Bretonisht: Drin - Wiki Brezhoneg
- Boshnjakisht: Drim - Wiki Bosanski
- Katalonisht: Riu Drin - Wiki Català
- Sebuanisht: Lumi i Drinit (suba sa Albanya, Qarku i Shkodrës) - Wiki Cebuano
- çekisht: Drin - Wiki čeština
- çuvashisht: Дрин - Wiki чӑвашла
- Danisht: Drin (flod) - Wiki Dansk
- Gjermanisht: Drin - Wiki Deutsch
- Greqisht: Δρίνος (Αλβανία) - Wiki Ελληνικά
- Anglisht: Drin (river) - Wiki English
- Spanjisht: Río Drin - Wiki Español
- Estonisht: Drin - Wiki Eesti
- Baskisht: Drin - Wiki Euskara
- Persisht: درین (رود) - Wiki فارسی
- Frëngjisht: Drin - Wiki Français
- Hebraisht: דרין - Wiki עברית
- Kroatisht: Drim - Wiki Hrvatski
- Hungarisht: Drin - Wiki Magyar
- Armenisht: Դրին - Wiki հայերեն
- Italisht: Drin - Wiki Italiano
- Japonisht: ドリン川 - Wiki 日本語
- Koreanisht: 드린강 - Wiki 한국어
- Latinisht: Drilo - Wiki Latina
- Ladin: Drin - Wiki Ladin
- Lituanisht: Drinas - Wiki Lietuvių
- Letonisht: Drini - Wiki Latviešu
- Maqedonisht: Дрим - Wiki македонски
- Malajalamisht: ഡ്രിൻ നദി - Wiki മലയാളം
- Holandisht: Drin - Wiki Nederlands
- Norvegjishte nynorsk: Drin - Wiki Norsk nynorsk
- Norvegjishte letrare: Drin - Wiki Norsk bokmål
- Polonisht: Drin - Wiki Polski
- Portugalisht: Rio Drin - Wiki Português
- Rumanisht: Râul Drin - Wiki Română
- Rusisht: Дрин - Wiki русский
- Serbo-kroatisht: Drim - Wiki Srpskohrvatski / српскохрватски
- Sllovakisht: Drin - Wiki Slovenčina
- Sllovenisht: Drim - Wiki Slovenščina
- Serbisht: Дрим - Wiki српски / srpski
- Suedisht: Drini - Wiki Svenska
- Turqisht: Drin - Wiki Türkçe
- Ukrainisht: Дрин - Wiki українська
- Kinezisht: 德林河 - Wiki 中文