Format E Pashtjelluara Të Foljes

Format e pashtjelluara të foljes janë: pjesorja, përcjellorja, paskajorja, mohorja.

Format e pashtjelluara të foljes, për nga tipi i ndertimit mund të ndahen në dy grupe: Në grupin e parë përfshihen pjesorja dhe ato që janë ndërtuar mbi bazen e saj: forma e pashtjelluar mohore (pa larë) dhe përcjellorja (duke larë), kurse në grupin e dytë do të përfshihen format e pashtjelluara të tipit për të larë e me të larë, që janë ndërtuar mbi bazën e emrit prejfoljor asnjanës (të tipit të larë).

Pjesorja

Në gjuhën shqipe pjesorja ka një përdorim të gjerë dhe të llojllojshëm. Shërben si bazë për të formuar kohët e përbëra me ndihmë të foljeve kam e jam.

    Shembull:
kohën e kryer kam lexuar kam hapur është lexuar është hapur
kohën më se të kryer kisha lexuar, kisha hapur ishte lexuar ishte hapur
kohën e kryer të tejshkuar pata lexuar pata hapur qe hapur

Pjesorja shërben si bazë edhe për formimin e formave (mënyrave) paskajore, përcjellore dhe habitore me ndihmë të fjalëzave përkatëse.

    Shembull:
paskajorja për të lexuar ose pa lexuar
përcjellorja duke lexuar, duke hapur
habitorja lexuakam, marrkam

Pësorja shërben për të formuar edhe mbiemra dhe emra foljorë. P.sh. nxënës, mësues, i sjellshëm, i (e) bindur etj. Këta emra dhe mbiemra janë formuar me anë të foljes në pjesoren e cila është bazë e tyre: sjell, nxënë, bindur etj., duke marrë në fund njërën nga prapashtesat: -j, -s, -shëm e disa prej tyre edhe një nyje të përparme i, e ose .

Përcjellorja

Folja në formën (mënyrën) përcjellore tregon një veprim që shoqëron ose përcjell veprimin e treguar me një folje tjetër. Përcjellorja ndërtohet duke vënë përpara pjesores së foljes fjalëzën duke: p.sh. Zbriti duke u mbajtur. Sipas kohës në të cilën është folja kryesore, pra sipas kontekstit, përcjellorja mund të ketë kuptimin e së tashmes, të së shkuarës ose të së ardhmes. Përcjellorja përdoret kryesisht në ndërtime:

    Shembull:
me funksion mënyror Djemtë shkonin në shkollë duke kënduar një këngë të re
me funksion kohor Duke ecur rrugës u kujtua se kishte harruar çelësat
me funksion shkakor Kali, duke kërkuar, siç duket, ecte me galop përbri gardhit
me funksion kushtor Duke punuar pa u lodhur, njeriu mund të arrijë gjithçka

Përcjellorja përdoret shpesh edhe për të shprehur një veprim të dytë të bashkërenditur me veprimin e foljes kryesore. P.sh.:Tej dielli po perëndonte duke i dhënë qiellit një përskuqje te fortë.

Paskajorja

Folja e përdorur në formën paskajore shërben për të emëruar një veprim ose gjendje në mënyrë të pacaktuar d.m.th pa i'u referuar një kryefjale të caktuar. Në rolin e paskajores përdoret forma e tipit për të punuar, (me kuptim mohor) përdoret edhe forma e tipit pa punuar. Format e diatezave pësore e vetëvetore të këtyre paskajoreve sajohen me anë të pjesëzës u . P.sh. për të larë - për t’u larë; pa larë - pa u larë etj. Paskajorja përdoret në ndërtime me funksion qëllimor, përcaktor dhe kallëzuesor.

    Shembull:
funksion qëllimor Gruaja nxitoi hapat për të arritur të vegjëlit
funksion përcaktor Atë mbrëmje, radhën për të treguar përralla përpara gjumit e kishte babai
funksion kallzuesor Kjo vërtetë qenka për të qeshur

Mohorja

Forma e pashtjelluar mohore ndërtohet duke vënë përpara pjesores së foljes fjalëzën me kuptim mohor -pa. Shpreh moskryerjen e një veprimi në të shkuarën ose në të ardhmen. Përdoret kryesisht në ndërtime.

    Shembull:
me funksion kohor Të gjithë këto përgatitje i bëmë pa ardhur mesuesi
me funksion mënyror Beni ecte me nxitim pa kthyer kokën majtas e djathtash
me funksion kushtor Pa luajtur këmbët, nuk luajnë dhëmbët.

Pra këto forma që u cekën më lartë nuk ndryshojnë, andaj edhe quhen forma të pashtjelluara.

Shiko edhe

Format e shtjelluara të foljes

Referimet

  1. Grup autorësh - Gramatika e gjuhës shqipe ASHSH Tiranë 2002.
  2. Shaban Demiraj - Gramatika e gjuhës shqipe ETMM Prishtinë
  3. L.Mulaku, A.Kelmendi - Gramatika e gjuhës shqipe ETMM Prishtinë 1984
  4. Bari Beci - Gjuha shqipe, Libri shkollor Prishtinë 2003
  5. Bari Beci - Gjuha shqipe - Dukagjini 2006
  6. Zgjedhime të foljeve https://zgjedhime.org/showfoljet

Tags:

Format E Pashtjelluara Të Foljes PjesorjaFormat E Pashtjelluara Të Foljes PërcjellorjaFormat E Pashtjelluara Të Foljes PaskajorjaFormat E Pashtjelluara Të Foljes MohorjaFormat E Pashtjelluara Të Foljes Shiko edheFormat E Pashtjelluara Të Foljes ReferimetFormat E Pashtjelluara Të Foljes

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Grupet e gjakutSyri i kaltër, DelvinëPankreasiLufta e TrojësZemraGjallesat në zhdukjeAbdyl FrashëriNumrat romakëEpiriAriSëmundjet e zemrësRimaRebelimi i vitit 1997Konflikti izraelito-palestinezFutbolliGjuha shqipeEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreSpondiliartrozaBosnja dhe HercegovinaAhmet KrasniqiEgjiptiShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreËGjergj FishtaPerandoria OsmaneTingulliBifurkacioniADNFitër BajramiNjeriuMehmed pashë BushatlliuVeshjet popullore shqiptarePersefoni KokëdhimaAriu polarPresidenti i ShqipërisëDardaniaFerma VIPAlban SkënderajAtenaTeatriAdoleshencaMali i TomoritNaum VeqilharxhiLufta e Tretë BotëroreKortizoliTrekëndëshiArsimi në ShqipëriErnest HemingwayTelefoni celularAbortiLista e statujave të SkenderbeutEkonomia e ShqipërisëMagneziumiVaginaDafina ZeqiriKëngët e MilosaosArti në ShqipëriLista e maleve të ShqipërisëArkimediDemografia e IranitLista e personaliteteve ilireLedion LiçoMuzika shqiptareDita Botërore e LibritUltësira Perëndimore e ShqipërisëAzia JugperëndimoreGreqiaLista e shteteve sipas popullsisëLiqeni i ShkodrësMujdin AliuTigriRiciklimiShpataNamazi i AkshamitThomas EdisonPranveraNamazi i IqindisëPrimo Shllaku🡆 More