Alfabeti Shqip: Alfabetet e përdorura për shqipen

Alfabeti shqip është një variant i alfabetit latin i përdorur për të shkruar gjuhën shqipe.

Përbëhet nga 36 shkronja, nga të cilat 7 janë zanore dhe 29 janë bashkëtingëllore.

Alfabeti shqip
Shkronjat e mëdha: A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S Sh T Th U V X Xh Y Z Zh
Shkronjat e vogla: a b c ç d dh e ë f g gj h i j k l ll m n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh
Shenjat e AFN (Alfabetit Fonetik Ndërkombëtar):
Shqiptimi standard →
[a] [b] [t͡s] [t͡ʃ] [d] [ð] [e], [ɛ] [ə], [ʌ], [ɜ] [f] [ɡ] [ɟ] [h] [i] [j] [k] [l] [ɫ] [m] [n] [ɲ] [o], [ɔ] [p] [c] [ɾ] [r] [s] [ʃ] [t] [θ] [u] [v] [d͡z] [d͡ʒ] [y] [z] [ʒ]
Toskërishte (veriore) [a] [b] [t͡s], [t̪s̪] [t̠ʃ] [d], [d̪] [ð] [e̞] [ə] [f] [ɡ] [ɟ͡ʝ] [h] [i] [j] [k] [l] [lˠ] [m] [n], [n̠] [ɲ̟] [o̞] [p] [c͡ç] [ɾ] [r], [r̪] [s], [s̪] [ʃ] [t], [t̪] [θ] [u] [v] [d͡z], [d̪z̪] [d̠ʒ] [y] [z], [z̪] [ʒ]
Toskërishte (Korçë)
[ä] [b] [t͡s] [t̠ʃ] [d] [ð͇ˠ] [e] [ə] [f] [ɡ] [ɟ] [h] [i], [i̯] [j] [k] [l] [ɫ] [m] [n] [ɲ] [o] [p] [c] [ɾ] [r] [s] [ʃ] [t] [θ] [u], [u̯] [v] [d͡z] [d̠ʒ] [y] [z] [ʒ]
Arbërishte (Arbëreshë, Kundisa) [a] [b] [t͡s] [t̠ʃ] [d] [ð] [ɛ] [ə] [f] [ɡ] [ɡʲ] (Hj/hj)[ç] [i] [j] [k] [ʎ] [ɣ]~[ɫ] [m] [n] [ɲ] [ɔ] [p] [kʲ] [ɾ] [r] [s] [ʃ] [t] [θ] [u] [v] [d͡z] [d̠ʒ] [œ] [z] [ʒ]
Arbërishte
(Hora e Arbëreshëvet)
[a] [b] [t͡s] [t̠ʃ] [d] [ð] [ɛ] [ə] [f] [ɡ] [ɟ] (H/h)[x]
(Hj/hj) [ç]
[i] [j] [k] (L/l)[l]
(Lj/lj)[ʎ]
[ɣ] [m] [n] [ɲ] [ɔ] [p] [c] [ɾ] [r] [s] [ʃ] [t] [θ] [u] [v] [d͡z] [d̠ʒ] [œ] [z] [ʒ]
Gegërishte (verilindore) [ä], [ã̈] [b] [t͡s] [t̠ʃ] [d̪] [ð] [e], [ẽ] [ã̈], [ẽ] [f] [ɡ] [h] [i]], [ĩ] [j] [k] [l], [ʎ] [ɫ̪] [m] [n] ([ŋ]) [ɲ] [o] [p] [ɾ]~[ɹ] [r] [s] [ʃ] [t̪] [θ] [u], [ũ] [v] [d͡z] [d̠ʒ] [y], [ỹ] [z] [ʒ]

Historia

Hera e parë ku përmendet shkrimi shqip vjen nga dokumenti kishtar katolik i vitit 1332, shkruar ose nga arqipeshkvi Guillaume Adam, ose nga murgu Brokard ku pasqyrohet Licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris ("Arbërit vërtetë kanë një gjuhë tjetër prej latinëve. Megjithatë, ata përdorin shkronja latine në të gjithë librat e tyre"). Ka studiues që e interpretojnë alfabetin sikur arbërit e kohës shkruanin edhe latinisht, jo medoemos gjuhën arbërore me shkronja latine.

Historia e alfabeteve të mëpasme të shqipes lidhet ngushtë me ndikimin fetar tek shqiptarët. Shkrimtarët nga viset veriore përdornin alfabetin latin nën ndikimin e Kishës Katolike, ndërsa ata nga viset jugore në alfabetin grek nga ndikimi i Kishës Ortodokse, të tjerë me alfabetin arab (Elifbaja shqipe) nga ndikimi i Islamit. Përgjatë viteve 1750-1850 pati përpjekje për thurjen e një alfabeti origjinal shqiptar. Alfabeti i tanishëm është njëri nga dy variantet që u aprovuan në Kongresin e Manastirit, mbajtur nga intelektualët shqiptarë. Një historik i shkurtër i paraqitur grafikisht është dhe alfabeti shqip sipas këtij burimi.

Alfabete të përdorura në letërsinë e hershme

E para referencë ndaj shkronjave latine ka qenë në një dorëshkrim mesjetar në latinisht më 1332. Ndërsa pretendimi për zbulimin e parë të gjuhës arbërore është një dorëshkrim i Teodor Shkodranit më 1210, me gjasë i shkruar me alfabet latin.

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i gjetur me siguri është Formula e Pagëzimit, e shkruar më 1462 nga Pal Engjëlli me alfabet latin. Përbën një fjali të shkurtër që mund të përdorej nga të afërmit në pragun e vdekjes që e kishin të pamundur të shkonin tek kisha.

Pesë shkrimtarët shqiptarë të shekujve XVI-XVII (Buzuku, Matrënga, Budi, Bardhi e Bogdani) që përbëjnë bërthamën e letrave shqipe, të gjithë shkruajtën me alfabet latin. Ky alfabet u mbajt nga shkrimtarët në viset veriore shqiptare deri në fillim të shek. XX dhe është i njohur përgjithësisht me emrin Alfabeti i Shkodranishtes së vjetër nga Doktrina e Bogdanit e deri me botimet e shtypshkronjës "Zoja e Paperlyeme" që nisën më 1870 në Shkodër.

Intelektuali grek Anastas Milo, në një fjalim të tij në Akademinë e Berlinit (afërsisht 1702) përmend një alfabet shqiptar të thurur "rishtazi" nga Kozma Qiprioti, peshkop i Durrësit. Pandehet se ky alfabet shërbeu më pas për Ungjillin e Elbasanit. Anastasi e quante Kozmain "Kadmi i Shqipërisë".

Bashkëtingëlloret

Bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe
B C Ç D Dh F G Gj H J K L Ll M N
Nj P Q R Rr S Sh T Th V X Xh Z Zh
    Bashtingëlloret klasifikohen
  • a) Sipas vendit të formimit:
    – buzore: p, b, m, f, v
    – dhëmbore: t, d, th, dh, ll
    – alveolare: c, x, n, s, z, l, rr, r
    – paraqiellzore: ç, xh, sh, zh
    – qiellzore: q, gj, nj, j
    – prapaqiellzore: k, g, h
  • b) Sipas pjesëmarrjes ose jo të zërit dhe zhurmave, ndahen në:
    – të zëshme: d, z, zh, x, xh, g, gj, dh, v, b, m, n, nj, j, l, ll, r, rr
    – të pazëshme: t, s, sh, c, ç, q, k, th, f, p, h

Zanoret

Zanoret
A E Ë I O U Y
    Zanoret klasifikohen,
  • a) Sipas vendit të ngritjes së gjuhës drejt qiellzës, ndahen në:
    – të përparme: i, y, e
    – qendrore: ë, a
    – të prapme: u, o
  • b) Sipas shkallës së ngritjes së gjuhës drejt qiellzës, ndahen në:
    – të hapura: a
    – gjysmë të mbyllura: ë, e, o
    – të mbyllura: i, y, u
  • c) Sipas pjesëmarrjes ose jo të buzëve në formimin e tyre, ndahen në:
    – të buzërzuara: y, u, o
    – jo të buzërzuara: i, ë, a, e

Shih dhe

Referime

Referime

Tags:

Alfabeti Shqip HistoriaAlfabeti Shqip Shih dheAlfabeti Shqip ReferimeAlfabeti Shqip ReferimeAlfabeti ShqipAlfabeti latinGjuha shqipeShkronja

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Gjeografia e GjermanisëNamazi i SabahutSëmundja e ParkinsonitShenjat e qarkullimit rrugorAgjërimi në IslamPetro ZhejiShpallja e Pavarësisë së KosovësPresidenti i ShqipërisëLeka Zogu IMarigo PozioSistemi muskulorIrkenc HykaTargat e automjeteve të ShqipërisëIkametiTë drejtat e fëmijëveAgjërimiPerandoria OsmaneZinaSkënderbeuDiabetiIndiaFormula e pagëzimitTulipaniRadha e veprimeve matematikoreËRrotullimi i TokësVitamina CKalaja e ShkodrësNjohja ndërkombëtare e KosovësVitaminaShkollat e para shqipeRajonet e ItalisëParalelogramiDiklofenakuVloraUniversiteti i PrishtinësSindroma DownPjesëzaInteligjencaLiqeni i OhritAtomiEpitetiKolesteroliKaliLopaParafjalaPikësimiADHDKrimet e regjimit komunist në ShqipëriIsmail KadareDua LipaEma QazimiMutacioniShkurte FejzaMjekiqiKromozomiLëkuraBosnja dhe HercegovinaLasgush PoradeciMusine KokalariLumiLondraMasturbimiVallet shqiptareNevruziKompjuteriLetërsia shqipeDynymRepublika Popullore e ShqipërisëDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Lista e sureve në KuranFormat e shtjelluara të foljesSarandaEjakulacioni tek MeshkujtAfrikaMenopauzaSurja en-NasVitri🡆 More