Marin Barleti: Historian shqiptar

Marinus Barletius (italisht: Marino Barlezio; shqip: Marin Barleci ose Barleti; ~ 1450-1460 – 1512-1513) ka qenë historian dhe prift katolik nga Shkodra.

Çmohet si historiani i parë dhe i vetëm shqiptar prej dëshmisë okulare të rrethimit të Shkodrës më 1478. Barleti njihet më shumë për veprën e tij të dytë, një biografi e Skënderbeut, përkthyer në disa gjuhë prej shek. XVI deri XX, që popullarizoi figurën e komandantit arbër së bashku me biografinë e Frangut.

Marin Barleci
Marin Barleti: Biografia, Veprat, Mbiemri
Busti i punuar nga Agim Rada, 1979
U lind më1450
Shkodra, Republika e Venedikut
Vdiq më1512/1513
Padova, Republika e Shën Markut
Nënshtetësiavenedikas
Gjinitë letrareHistorian

Nëse vite përpara ishte i qartë dallimi mes Barletit dhe Beçikemit, sipas një studimi të rishtë, (ri)propozohet se këta dy humanistë janë i njëjti njeri. Frymëzues për punën e Biemmit dhe Spandounesit, Barleti është ende popullor mes historianëve romantikë dhe nacionalistë. Por tashmë kërkimi historiografik mbi Skënderbeun mbështetet më shumë mbi bazën dokumentore sesa mbi veprën e tij.

Biografia

Barleti u lind dhe u rrit në Shkodër, atëherë pjesë e Republikës së Venedikut. Në veprat e tij e quan veten scodrensis (shkodran), ku më pas barazon të qenit shkodran me të qenit epirotas. Për nevojat historiografike termi epirotas nëpër përkthime dhe tekste divulgative është bërë arbër ose shqiptar. Studjuesit në mënyrë të larmishme e kanë vlerësuar që për nga etnia ka qenë italian (Du Cange, Iorga, Ducellier, Bartl) nga Barletta e Puljes, dalmat (Giovio, Czwittinger, Fabricius), ose arbër (Zeno, Fallmerayer, Jireček) nga Balezo (Balezi, Baleci ose Ballëza, në Rrjoll).

Më 1474 Barleti mori pjesë në mbrojtjen e Shkodrës në rrethimin e parë nga ushtria osmane, ashtu si edhe në të dytin për të cilin shkroi një libër. Prindërit e tij u vranë gjatë rrethimeve. Kur Venediku ia lëshoi Shkodrën Perandorisë Osmane më 1479 me traktatin e Kostandinopojës, Barleti vajti në Venedik, ku u bë studjues i historisë, letërsisë klasike dhe i gjuhës latine.

Me të mbërritur në Venedik, iu dha një pension prej dy dykatësh dhe një tezgë kasapi në mishtoren e Rialtos si një burim i përkohshëm të ardhurash. Meqë kjo tezgë u pretendua nga Andrea Pezaro po atë vit, "noteri i gjykatës së lartë", Ludovik Xukoli, ndërhyri dhe këshilloi "djaloshin e sjellshëm" Barleti që të kërkonte "një punë tjetër të përshtatshme për të". Më 1494 u priftërua pas studimeve teologjike në Venedik dhe Padova, dhe u emërua famullitar në kishën e Shën Shtjefnit në Piovene.

Veprat

Rrethimi i Shkodrës

Vepra e parë e Barletit është "Rrethimi i Shkodrës" e shkruar në gjuhën latine (De obsidione Scondrensi, ad Serenissimum Leonardum Lauretanum aristocratiae Venetae principem, conciones variae Meumethae Turearum principe et ex aliis militae praefectis artificiose Compositae), botuar në Venedik për herë të parë më 1504. U rishtyp disa herë në gjuhën italiane, frënge, polake dhe angleze. Në shqip u përkthye nga latinisti Henrik Lacaj.

Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut

Vepra e dytë dhe më e plotë e Barletit, me të cilën u bë i famshëm, është "Historia e Skënderbeut" po në latinisht, me titullin e plotë Mbi sjelljet e jetës dhe punët, veçanërisht kundrejt turqve, bëmat e Gjergj Kastriotit, princi i shkëlqyer i epirotëve, i mbiquajtur Skanderbeg për veprat e tij, ndryshe Aleksandri i Madh. Shkruar prej Marin Barlet Shkodranit (lat. De Vita Moribus Ac Rebus Praecipue Aduersus Turcas, Gestis, Georgii Castrioti, Clarissimi Epirotarum Principis, qui propter celeberrima facinora, Scanderbegus, hoc est, Alexander Magnus, cognominatus fuit, libri Tredecim, per Marinum Barletium Scodrensem conscripti). Vepra u bë burim i një literature të gjerë, të shkruar në gjuhë të ndryshme të botës si portugalishtja, spanjishtja, gjermanishtja më 1533, frëngjishtja, anglishtja, serbishtja, greqishtja e deri në japonisht. Ndryshe prej Rrethimit, për këtë vepër Barleti u mbështet tek dëshmitë e të tjerëve.

Është cilësuar nga Jireçek si burimi kryesor i historisë së Skënderbeut.

Histori e shkurtër e jetëve të Papave dhe Perandorëve

Një vepër e tretë i mvishet Barletit, Histori e shkurtër e jetëve të Papave dhe Perandorëve (Compendium vitarum pontificum et imperatorum, Venecie, 1555). Por kërkimet e reja vërtetojnë që është vepër e Giovanni Stella, botuar nga Bernardino de Vitali.

Mbiemri

  • Mustafa Kruja në përkthimin e vëllimit "Vëzhgime iliro-shqiptare" të përpiluar nga Thalloczy i radhit tre variante të tejshkruara mbiemrit: Barleci, Barlleci, Bardheci. Çabej e shpjegon emrin Barletius nga një Bardheci, Barlleci etj., emër që vijon si emër familjesh në Shqipërinë e Veriut. Në tre botimet e para të "Rrethimit të Shkodrës" me përkthimin e Lacajt, shënohet Barleci. Përkthyesi i "Historisë së Skënderbeut", Stefan Prifti, radhit në parathënien e përkthimit se në Pukë ndodhet toponimi Bardheti, emër lumi, prej të cilit ai mbron më drejt shqiptimin Barleti kundrejt variantit Barleci.

Literatura

Referime

Tags:

Marin Barleti BiografiaMarin Barleti VepratMarin Barleti MbiemriMarin Barleti LiteraturaMarin Barleti ReferimeMarin Barleti146015121513Dhimitër FranguGjuha italianeGjuha shqipeHistoria e SkënderbeutRrethimi i Shkodrës (Marin Barleti)ShkodraSkënderbeu

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Meleqët në IslamAbdyl FrashëriHonore de BalzakDramaHistoria e ShkodrësKundrinori-kryefjala-kallëzuesiPozita gjeografike e ShqipërisëMarrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit SovjetikNumri piArtriti ReumatologjikHolokaustiShqipëriaKanuni i Lekë DukagjinitThyesaProblemet mjedisore në ShqipëriEpoka para gjyqitVideosexAtmosferaShëndetiTetovaLista e qyteteve në Maqedoninë e VeriutDokumentet e Gjuhes ShqipeLumi i ShalësLufta e KosovësInflacioniYlli detarKryefjalaLista e vendeve sipas sipërfaqesEkosistemiRobin HoodMajmuniPlisi (lashtësi)Historia e BallkanitBullizmiKalaja e PrizrenitKortizoliArkimediDialektet e gjuhës shqipe14 vjec dhëndërElektromagnetiRrethi i MirditësHamletiFieriUniversiteti i PrishtinësIliadaLista e bimëveKarnavalet brazilianeFosiletKrimet e regjimit komunist në ShqipëriPellazgëtAlgjebraKushtetutaShtetet anëtare të Bashkimit EvropianDardanëtHalucinacioniFazat e Rilindjes ShqiptareFuqia (fizikë)Mbrojtja e mjedisitCikli menstrualDeti MesdheMjedisi natyrorZgjoi /Hive (film)Shkollat e para shqipeKuvendi i ShqipërisëArtan GrubiTrupat e Sistemit DiellorLindja e parakohshmeForca e Sigurisë së KosovësNumriLlojet e vargjevArbëreshët në ItaliSportiPresidenti i Maqedonisë së VeriutJeta XharraVaso pashë ShkodraniBurimet natyrore të Kosovës🡆 More