Kryefjala

Kryefjala zakonisht eshte nje emër Ose një përemër.

Kryefjala mund te shprehet me një grup emëror.Kryefjala me fjale me te shkurta eshte pjesa kryesore e fjalise.

Kryefjala është gjymtyra kryesore emërore a përemërore e fjalisë dykryegjymtyrëshe që hyn në marrëdhënie e në lidhje kallëzuesore me kallëzuesin. (Grup autorësh, 2002, f. 167).

Kryefjala e shprehur me emër. Emri në funksionin e kryefjalës mund të jetë i shquar ose i pashquar.

Emri në rasën emërore, trajta e shquar, është forma më tipike e shprehjes së kryefjalës. Në këtë formë emri kryefjalë mund të jetë i përgjithshëm a i përveçëm dhe mund të ketë çfarëdo kuptimi leksikor:

Mësuesi i vjetër vetëtimthi hetoi kolegët e vet. Njerëzit shpeshherë nuk e kuptojnë mirë të tashmen, pa pasur të qartë të kaluarën. Atje tej dëgjohej hingëllimi i dëshpëruar, i mallëngjyer i ngjirur i këputur i një kali. Ja sot po e ndiente Shpresa bukurinë e asaj kënge.

Përdorimi i emrit në trajtë të pashquar si kryefjalë paraqet kufizime si strukturore, edhe kuptimore. Ndër to mund të përmendet: tipi i fjalisë (është fjalia dëftore a pyetëse, pohore a mohore), numri dhe kuptimi i emrit në funksionin e kryefjalës, diateza e foljes kallëzues, prania ose mosprania e përcaktorëve kallëzuesorë të shprehur me emër në fjali (kryefjala e shprehur me emër në trajtë të pashquar nuk mund të përdoret në një fjali që ka një përcaktor kallëzuesor të tillë) etj.

Kryefjala është fjala kryesore që tregon se kush e kryen veprimin. Zakonisht shprehet me një emër ose përemër vetor. Gjendet me pyetjet Kush?, Cili?, Cila?, Cilët?, Cilat?. Për ta gjetur kryefjalën pyetja i bëhet kallëzuesit.

Shprehet me emër: Blerta vizaton. Kush? Pra, kryefjala është Blerta e shprehur me emër.

Shprehet me përemër: Ajo vizaton. Kush? Pra, kryefjala është përemri ajo, që zëvendëson emrin Blerta (Grup autorësh, 2022, f. 25).

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

BronkitiKuzhina shqiptareMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutBorëbardhaKaliIslamiMitologjiaBifurkacioni i lumit të NerodimësAziaKongresi i ManastiritPartia e Punës e ShqipërisëEmrat e bukur të AllahutVullkanet dhe termetetZhurmat në veshUjkuAutobiografiaMotra ToneZvarranikëtBesnik CanolliAleksandri i MadhBeratiZënia e Diellit (Eklipsi)StreptokoketLumi i DanubitSlloveniaEkonomia e ShqipërisëFusha magnetike e TokësQarku i VlorësMadhësitë fizikeSëmundjet e trashëgueshmeOsteoporozaSëmundja e ParkinsonitVaginaCristiano RonaldoAcidet dhe BazatAli Pashë TepelenaTë drejtat e fëmijëveRepublika Popullore e ShqipërisëBashkitë e ShqipërisëBujqësiaMamuthi leshatorAngliaTrupi i njeriutVenusiKryefjalaBioteknologjiaAnton PashkuMprehësi i lapsaveSaturniDrogaYndyraShenjat e Urdhërave të PreraEnergjia dielloreSistemi riprodhues femërorPërqindGrupet e gjakutBullizmiPlanetiPogradeciVera (stinë)Shqipëria OsmaneSistemi i imunitetitLogopediaLuigj GurakuqiShtetet anëtare të NATO-sPerandoria BizantineKulla EiffelShkencaNeurologjiaKlima e ShqipërisëForcat e Armatosura të ShqipërisëNumrat e telefonit në KosovëDante AligieriRomeo dhe ZhuljetaLaguna e KaravastasëHistoria e botësPiter PanXhubleta🡆 More