Meleqët Në Islam

Engjëjt në Islam njihen edhe si meleqët (arabisht.

الملك, al-malak, tur. melek). Në Islam ata janë krijesa të nderuara, që i ka krijuar Allahu nga drita (nuri). Në ndryshim nga njerëzit dhe xhindët që kanë liri të zgjedhin a të bëjnë mirë ose keq, engjëjt nuk e kanë këtë liri, ata nuk kanë mundësi t'u rezistojnë urdhrave të Allahut, dhe mund të bëjnë vetëm mirë.

Meleqët Në Islam
Vizatim islam i një engjëlli, që i takon periudhës abbaside

Besimi në engjëj është një nga gjashtë kushtet e besimit Islam.

Engjëj të njohur në Islam

Sipas traditës islame, engjëj ka shumë dhe numri i tyre është një nga gjërat e njohura vetëm nga Zoti. Myslimanëve janë të njohur me engjëjt që janë të përmendur në librin e shenjtë të fesë islame, Kuranin, e për ta ka folur shumë edhe profeti Muhamed.

Katër engjëjt e mëdhenj

Katër engjëjt e mëdhenj janë:

  • Xhibrili, sjellësi i shpalljeve të Allahut tek të dërguarit
  • Azraili, i njohur edhe si Meleku i vdekjes, ka për detyrë të marrë shpirtrat në çastin e vdekjes
  • Mikaili, së bashku me engjëjt e tijë ndihmës, ka përgjegjësi për të gjitha dukuritë dhe proceset në hapësirë dhe natyrë lidhur me botën e gjallë dhe jo të gjallë, siç janë: lëviza e galaktikave, yjeve dhe planetave, fryrja e erërave, lëvizja e reve, rënja e shiut dhe reshjeve të tjera, pastaj për fekondimin, rritjen dhe zhvillimin e bimëve, zgjedhjen e ngjyrave, madhësive dhe shijen e bimëve dhe fruteve
  • Israfili, është engjëlli që do ti fryjë borisë Sur që do të lamëroj shkatërrimin e hapësirës në fundin e kohës, gjëgjësisht lajmëron Ditën e Gjykimit, dhe pastaj prap do ti frye që të lajmëroj ringjalljen e të vdekurve dhe Ditën e Gjykimit.

Engjëjt e tjerë të njohur

  • Hamelei Arshi
  • Hafaza, janë engjëjt mbrojtës:
    • Kiramen-katibin
    • Muakibet
  • Munkiri dhe Nekiri
  • Ridvani, udhëheqësi i Xhenetit
  • Maliku, udhëheqësi i Xhehenemit
  • Zebanijët
  • Dardailët
  • Haruti dhe Maruti

Numri i engjëjve

Sipas traditës islame, engjëj ka shumë dhe numri i tyre dihet vetëm nga Allahu. Për numrin e engjëjve flasin edhe dituritë e MuhameditMiraxh, ku Ai ka parë Bejtul-Ma'mur ("Tempullin me plotë të devotshëm"), ku çdo ditë faleshin 70 mijë engjëj, të cilët pas faljes nuk kthehen më në të, për shkak të numrit të madhë të engjëjve.

Referime

Tags:

Meleqët Në Islam Engjëj të njohur në IslamMeleqët Në Islam ReferimeMeleqët Në IslamAllahuArabishtjaEngjëlliIslamiNjeriuTurqishtXhindët

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ndotja e ajritFC BarcelonaLetërsia romantike shqiptareMarsiRevolucioni industrialBifurkacioni i lumit të NerodimësJeronim de RadaSteve JobsCikli menstrualBylisiElizabeth HandKokainaKëshilli i EvropësAvni RustemiUshtria Çlirimtare e KosovësAleksandri i MadhPeshkopiaKampionët e Seria APashallëku i ShkodrësZbulimi i zjarritHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Lindja e parakohshmeQeniPirro i EpiritInstrumenti muzikorFibroza kistikeNumrat romakëIraniPërralla e shqiponjësFilmiAli Pashë TepelenaMatilda MakoçiAnemiaTeatri në ShqipëriKalaja e ElbasanitElefantiMozaiku i TiranësVeshkaAlfabeti shqipZejtariaRrethi i TropojësArabia SauditeAndon Zako ÇajupiBujqësiaAziaGreta ThunbergKitaraRobin HoodZorra e trashëSistemi periodik i elementeveProzaInfeksioni seksualisht i transmetueshëmArti i RilindjesLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësLasgush PoradeciAlbin KurtiDitar (Anne Frank)Ernest KoliqiOsmani IMetriTruriHolokaustiFerma VIPTiranaAfrikaAngliaSheshi i Skënderbeut (Shkup)Zgjoi /Hive (film)Shqipëria OsmaneIzraeliBeteja e KosharesSkeleti i njeriutUltësira Perëndimore e ShqipërisëPozita gjeografike e ShqipërisëAtomiSistemi operativPresidenti i ShqipërisëGjithësiaRrethi🡆 More