Muzika popullore është muzika tradicionale, zhanri që evoloi prej saj gjatë ringjalljes popullore të shekullit XX.
Disa lloje të muzikës popullore mund të quhen muzikë botërore. Muzika tradicionale popullore është përcaktuar në disa mënyra: si muzikë që transmetohet gojarisht, muzikë me kompozitorë të panjohur, ose muzikë e realizuar me porosi për një periudhë të gjatë kohore. Ka qenë në kontrast me stilet tregtare dhe klasike. Termi e ka zanafillën në shekulliin XIX, por dihet që muzika popullore shtrihet përtej kësaj.
Duke filluar nga mesi i shekullit XX, një formë e re e muzikës popullore evoluoi nga muzika popullore tradicionale. Ky proces ashtu si edhe periudha quhet kushtimisht ringjallja e dytë popullore e që arriti zenitin në vitet '60. Kjo formë e muzikës nganjëherë quhet muzikë popullore bashkëkohore ose muzikë folklorike për ta dalluar atë nga format më të hershme popullore. Ringjallje më të vogla, të ngjashme kanë ndodhur diku tjetër në botë, në periudha të tjera, por termi muzikë popullore nuk është përdorur zakonisht për muzikën e re të krijuar gjatë atyre periudhave. Ky lloj i muzikës popullore përfshin gjithashtu edhe zhanre të tilla si fusion, rock folk, folklorik, etj. Ndërsa muzika popullore bashkëkohore është një zhanër në përgjithësi i dallueshëm nga muzika popullore tradicionale, në anglishtën amerikane ajo ka të njëjtin emër, dhe shpesh ndan të njëjtët performues dhe ambiente ashtu si edhe muzika popullore tradicionale.
Termat muzikë popullore, këngë popullore dhe vallëzim popullor janë shprehje relativisht të vonshme. Ato paraqesin një shtrirje ose zgjerim të kuptimit të termit folklor, që u krijua në vitin 1846 nga antikuari anglez William Thoms për të përshkruar "traditat, zakonet dhe besëtytnitë e klasave të pakulturuara". Termi rrjedh më tej nga shprehja gjermane volk, në kuptimin e "popullit në tërësi", siç zbatohej për muzikën popullore dhe kombëtare nga Johann Gottfried Herder dhe romantikët gjermane afër një shekull më parë. Megjithëse kuptohet që muzika popullore është muzikë e popullit, vëzhguesit ende gjejnë përcaktime të paqarta dhe të pakapshme. Disa madje as nuk janë dakord se duhet të përdoret termi muzikë popullore. Muzika popullore mund të ketë tendencë për disa karakteristika të caktuara por nuk mund të diferencohet qartazi në terma thjesht muzikorë. Një kuptim që jepet shpesh është ai i "këngëve të vjetra, pa kompozitorë të njohur", tjetër është ajo e muzikës që i është nënshtruar një procesi evolucionar "të transmetimit oral ... të modës dhe rimodelimit të muzikës nga komunitetet që i japin asaj karakterin e tij popullor".
Përkufizime të tilla varen më shumë nga proceset "(kulturore) sesa nga llojet abstrakte muzikore ...", nga " vazhdimësia dhe transmetimi oral ... shihet se karakterizon njërën anë të një dikotomie kulturore, pala tjetër e së cilës gjendet jo vetëm në pjesën e poshtme të feudalizmit, kapitalizmit dhe të disa shoqërive orientale por edhe në shoqëritë 'primitive' dhe në pjesë të 'kulturave popullore'". Një përkufizim i përdorur gjerësisht është thjesht "Muzika popullore është ajo të cilën e këndojnë njerëzit (populli)".
Për Scholes, ashtu si edhe për Cecil Sharp dhe Béla Bartók, ekzistonte një ndjenjë e muzikës së vendit si e dallueshme nga ajo e qytetit. Muzika popullore tashmë ishte, "... si shprehje autentike e një mënyre të jetësës në të kaluarën ose gati se para zhdukjes (ose në disa raste, për tu ruajtur ose ringjallur disi)", veçanërisht në "një komunitet të pa ndikuar nga muzika e arti” dhe këngët komerciale. Lloyd e hodhi poshtë këtë në favor të një dallimi të thjeshtë të klasës ekonomike megjithatë, për të muzika e vërtetë popullore ishte, sipas fjalëve të Charles Seeger, "e lidhur me një klasë më të ulët" në shoqëritë e shtresuara kulturore dhe shoqërore. Në këto terma muzika popullore mund të shihet si pjesë e një "skeme që përfshin katër lloje muzikore: 'primitive' ose 'fisnore'; 'elitare' ose 'artistike'; 'folklorike'; dhe 'popullore (tradicionale)' '.
Muzika në këtë zhanër shpesh quhet edhe muzikë tradicionale. Edhe pse termi zakonisht është vetëm përshkrues, në disa raste njerëzit e përdorin atë si emër të një zhanri. Për shembull, Çmimi Grammy Award më parë përdorte termat "muzikë tradicionale" dhe "muzikë popullore" për muzikën popullore që nuk është muzikë popullore bashkëkohore. Muzika popullore mund të përfshijë edhe muzikën indigjene .
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Muzika popullore, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.