Majlinda Kelmendi: Xhudiste nga Kosova

Majlinda Kelmendi (lindi më 9 maj 1991), është një xhudiste shqiptare nga Peja, Kosovë .

Në vitin 2013, Majlinda qëndronte në vendin e parë në renditjen ndërkombëtare nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për kategorinë −52 kg .

Majlinda Kelmendi
Majlinda Kelmendi: Biografia, Sukseset, Statistika
U lind në (1991-05-09) 9 maj 1991 (32 vjeç)
KombësiaKosovare
Shqiptare
ShtetësiaMajlinda Kelmendi: Biografia, Sukseset, Statistika Kosova
ProfesioniXhudiste

Në vitin 2014, Majlinda u shpall xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i FNXH, Marius Vizer. Më 24 dhjetor 2014, ajo u dekorua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me titullin "Medalja Presidenciale e Meritave".

Biografia

E lindur në Pejë, në Republikën e Kosovës, Kelmendi filloi të praktikonte artin e xhudos në vitin 1999, në qytetin e saj. Trajneri i saj aktual është Driton Kuka. Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris, Francë. Në vitin 2010, ajo arriti vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të rinj në Maroko dhe përfundoi e 9-a në kategorinë 52 kg në World Judo 2010 Championships në Tokio, Japoni.

Në Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, Kelmendi i dha Kosovës titullin e parë botëror në xhudo kur ajo mundi kandidaten e Brazilit Erika Miranda në ndeshjen e -52 kg për medaljen e artë në Rio de Zhaneiro. Fitorja e 22 vjeçares, e cila ishte kosovarja e parë lojtare e xhudos që fiton një medalje në një kampionat që prej Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në 2008-ën – nuk ishte një fitore e papritur pasi Kelmendi erdhi në Rio de Janeiro e renditur si "numri një" në kategorinë e saj pasi kishte fituar eventin prestigjioz të Masterave.[nevojitet citimi] Kelmendi ruajti titullin botërë në vitin 2014. Ajo humbi vetëm dy herë në vitin 2013 dhe kishte arritur ti mundte të gjithë në përballjet e tjera. Ajo nuk arriti ta mbronte titullin e saj vitin pasardhës për shkak të një lëndimi.

Në shkurt të vitit 2016, ajo fitoi medaljen e artë në Grand Slam Paris, duke e bërë këtë titulin e tretë rradhazi pasi kishte fituar në 2014-ën dhe 2015-ën. Dy muaj më vonë, ajo fitoi një medalje të artë në Kampionatin Europian të Xhudos në Kazan, Rusi. Në Lojrat Olimpike 2016 ajo u bë atletja e parë kosovare që fitoi një medalje të artë, ose edhe thjeshtë një medalje, për Kosovën në Lojërat Olimpike. Kontradikta u ngritën kur raportet shfaqën se ajo nuk kishte pranuar të bënte një test kontrolli të dopingut të paskeduluar në qershor, në Francë ; trajneri i saj insistoi se ajo ishte e pastër dhe refuzimi kishte ardhur si pasojë e faktit që testuesi nuk kishte pasur një formë autorizimi nga WADA.

Në vitin 2021, ajo fitoi një nga medaljet e bronzta në veprimtarinë e saj në Mjeshtrat Botërore të Xhudos 2021 të mbajtura në Doha, Katar. Një muaj më vonë, ajo fitoi një nga medaljet e bronzta në rastin e saj në Grand Slam Xhudo Tel Aviv 2021 të mbajtur në Tel Aviv, Izrael.

Sukseset

Lojërat Olimpike

  • Medalja e Artë, Lojërat Olimpike Rio de Janeiro Brazil 2016

Kampionati botëror

  • World Championships Tokyo 2019 (III-ta)
  • World Championships Budapest 2017 (V-ta)
  • World Championships Chelyabinsk 2014
  • World Championships Rio de Janeiro 2013

Lojërat Evropiane

  • European Games Minsk 2019

Kampionati Evropian

  • European Championships Warsaw 2017
  • European Championships Kazan 2016
  • European Championships Montpellier 2014
  • European Championships Budapest 2013 (III-ta)

Grand Prix

  • Grand Prix Budapest 2014, 2016
  • Grand Prix Samsun 2013, 2014
  • Grand Prix Dusseldorf 2013, 2019
  • Grand Prix Abu Dhabi 2012
  • Grand Prix Tel Aviv 2019
  • Grand Prix Tashkent 2018

Grand Slam

  • Grand Slam Paris 2014, 2015, 2016, 2017
  • Grand Slam Abu Dhabi 2014, 2019

World Cup

  • World Cup Istanbul 2012
  • World Cup Rome 2012

Masters

  • Masters Tyumen 2013
Viti Garat Shteti Rezultati Kategoria
16/11/2019 Champions League Odivelas 2019 Portugalia 3-ta - 52 kg
24/10/2019 Grand Slam Abu Dhabi 2019 Emiratet e Bashkuara Arabe 1-ra - 52 kg
26/08/2019 World Championships Tokyo 2019 Japonia 3-ta - 52 kg
12/07/2019 Grand Prix Budapest 2019 Hungaria 5-ta - 52 kg
22/02/2019 European Games Minsk 2019 Bjellorusia 1-ra - 52 kg
22/02/2019 Grand Slam Düsseldorf 2019 Gjermania 1-ra - 52 kg
24/01/2019 Grand Prix Tel Aviv 2019 Izraeli 1-ra - 52 kg
07/10/2018 Champions League Bukuresht 2018 Rumania 3-ta - 52 kg
09/11/2018 Grand Prix Tashkent 2018 Uzbekistani 1-ra - 52 kg
27/10/2018 Grand Slam Abu Dhabi 2018 Emiratet e Bashkuara Arabe 2-ta - 52 kg
29/08/2017 World Championships Budapest 2017 Hungaria 5-ta - 52 kg
20/04/2017 European Championships Warsaw 2017 Polonia 1-ra - 52 kg
11/02/2017 Grand Slam Paris 2017 Franca 1-ra - 52 kg
07/08/2016 Olympic Games Rio de Janeiro 2016 Brazil 1-ra - 52 kg
25/06/2016 Grand Prix Budapest 2016 Hungaria 1-ra - 52 kg
21/04/2016 European Championships Kazan 2016 Rusia 1-ra - 52 kg
06/02/2016 Grand Slam Paris 2016 Franca 1-ra - 52 kg
01/11/2015 Grand Slam Abu Dhabi 2015 Emiratet e Bashkuara Arabe 3-ta - 52 kg
17/10/2015 Grand Slam Paris 2015 Franca 1-ra - 52 kg
10/10/2015 World Cup Odivelas Lisabon 2015 Portugalia 1-ra - 52 kg
05/09/2015 European Cup Bratislava 2015 Sllovakia 1-ra - 52 kg
31/10/2014 Grand Slam Abu Dhabi 2014 Emiratet e Bashkuara Arabe 1-ra - 52 kg
25/08/2014 World Championships Chelyabinsk 2014 Rusia 1-ra - 52 kg
21/06/2014 Grand Prix Budapest 2014 Hungaria 1-ra - 52 kg
24/04/2014 European Championships Montpellier 2014 Franca 1-ra - 52 kg
28/03/2014 Grand Prix Samsun 2014 Turqia 1-ra - 52 kg
08/02/2014 Grand Slam Paris 2014 Franca 1-ra - 52 kg
27/08/2013 World Championships Rio de Janeiro 2013 Brazili 1-ra - 52 kg
25/05/2013 Masters Tyumen 2013 Rusia 1-ra - 52 kg
25/04/2013 European Championships Budapest 2013 Hungaria 3-ta - 52 kg
30/03/2013 Grand Prix Samsun 2013 Turqia 1-ra - 52 kg
23/02/2013 Grand Prix Dusseldorf 2013 Gjermania 1-ra - 52 kg
09/02/2013 Grand Slam Paris 2013 Franca 2-ta - 52 kg
11/10/2012 Grand Prix Abu Dhabi 2012 Emiratet e Bashkuara Arabe 1-ra - 52 kg
06/10/2012 World Cup Istanbul 2012 Turqia 1-ra - 52 kg
29/09/2012 World Cup Rome 2012 Italia 2-ta - 52 kg

Statistika

Viti Luftime Fitore Humbje % e Fitoreve
2019 29 25 4 86,2 %
2018 12 11 1 91,7 %
2017 13 11 2 84,6 %
2016 18 18 0 100,0 %
2015 18 17 1 94,4 %
2014 28 28 0 100,0 %
2013 28 26 2 92,9 %
2012 32 28 4 87,5 %
2011 42 32 10 76,2 %
2010 33 25 8 75,8 %
2009 21 16 5 76,2 %
2008 9 7 2 77,8 %
Totali 283 244 39 86,2 %

Medalje

Garat ARI ARGJEND BRONZË
Olympic Games 1 0 0
World Championships 2 0 1
Continental Championships 4 0 1
IJF World Tour: Masters/Grand Slam/Grand Prix 18 3 2
World Cups/Continental Open 4 3 3
Continental Championships U23 1 0 0
World Championships Juniors 1 0 0
Continental Championships Juniors 2 0 0
European Cup Seniors 4 0 2
European Cup Juniors 3 2 1
European Cup Cadets 1 0 0
International Tournaments 3 1 1
44 9 11

Referime

Tags:

Majlinda Kelmendi BiografiaMajlinda Kelmendi SuksesetMajlinda Kelmendi StatistikaMajlinda Kelmendi MedaljeMajlinda Kelmendi ReferimeMajlinda KelmendiFederata Ndërkombëtare e XhudosKosovëPeja

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

EkzorcizmiDrini i BardhëEnergjia elektrikeOrkideaTuberkuloziElefanti afrikanMbreti LuanKonferenca e Londrës (1912–1913)TurkmenistaniKryqëzatatKompjuteriMiguel de CervantesLëkuraAlfabeti shqipPsoriazaZbulimi i zjarritJeronim de RadaKimiaEnergjia e erësNexhmije PagarushaAvni RustemiShqiptarët në Maqedoninë e VeriutIsmail QemaliSkeleti i njeriutJudaizmiNdotja e ujitDashuriaLindja (biologji)Motori DiezelParafjalaAutizmiDemografia e ShqipërisëSulfuriMeteoriKategoria SuperioreNamazi i SabahutKalaja e KaninësMuri i Madh KinezLumi i DrinitMutacioniLista e shteteve të EvropësPërrallaLista e kalave në ShqipëriPersonat me aftesi te kufizuaraPerandoria BizantineMikroorganizmatLista e gjeografive të shteteveEnzimatEnver HoxhaTë drejtat e njeriutLëvizja Nacional-ÇlirimtareMbretëria e IlirisëSerbiaNdryshimi i klimësHarta e BotësZvicraZejtariaSistemi operativRajoni JuglindorRomaMësonjëtorja e KorçësShkollat e para shqipeTokaDializaRryma elektrikeShtetet e Bashkuara të AmerikësAdoleshencaTeatriDermatiti atopikSistemi i qarkullimit të gjakutFan NoliKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeMarin BarletiMetri katrorShqipëriaAustralia🡆 More