Kosova Në Lojërat Olimpike

Kosova ka bërë debutimin e saj në Lojërat Olimpike si një shtet anëtar vetëm në vitin 2016. Ekipi i saj është i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), themeluar në vitin 1992 dhe është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar më 9 dhjetor të vitit 2014.

Ajo fitoi medaljen e saj të parë në debutimin e saj në vitin 2016, kur xhudistja Majlinda Kelmendi mori medaljen e arit në kategorinë deri 52 kg (femrat).

Kosova Në Lojërat Olimpike

Historiku

Nga viti 1920 deri në vitin 1992 në Lojërat Olimpike Dimërore, sportistët kosovarë kanë marrë pjesë si pjesë e ekipit të Jugosllavisë. Në vitin 1960 në Olimpiadën Verore tre lojtarët e futbollit të lindur në Kosovë (Milutin Shoshkiq, Fahrudin Jusufi, Vladimir Durkoviq) fituan medaljen e artë si pjesë e Ekipit Kombëtar të Jugosllavisë në futboll. Në vitin 1984 në Lojërat Verore Olimpike, boksieri Aziz Salihu u bë i pari atlet nga Kosova fitues i një medaljeje Olimpike, të bronzit në kategorinë Super të rëndë.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Komiteti Olimpik i Kosovës është themeluar në vitin 1992. Megjithatë, vetëm sportistët Kosovarë me përkatësisë etnike serbe ka marrë pjesë si pjesë e Ekipit të Serbisë dhe të Malit të Zi dhe më vonë si pjesë e Ekipit Ilimpik të Serbisë. Më 17 shkurt 2008 në Parlamenti i Kosovës e shpalli pavarësinë e saj nga Serbia. Kampionja botërore në xhudo Majlinda Kelmendi e kualifikuar për Lojërat Olimpike Verore 2012 dëshironte të garonte nën flamurin e Kosovës, por KOK asokohe nuk njihej nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Gjithashtu, KON (IOC) e refuzoi kërkesën e Kelmentit për të konkurruar si një atlet i pavarur. Komiteti Olimpik i Serbisë, i ftoi të gjithë sportistët nga Kosova t`i bashkohen ekipit serb. Kelmendi zgjodhi për të përfaqësuar Shqipërinë, ndërsa atletët Serbë të Kosovës morrën pjesë nën flamurin e Serbisë.

Në prill 2013, në Bruksel u lidh Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Kosova u pranua si anëtare e përkohshme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar KON më 22 tetor të vitit 2014, para se të bëhej anëtare e plotë më 9 dhjetor të vitit 2014. Në atë kohë, Kosova nuk ishte anëtare e as vëzhguese në Kombet e Bashkuara, por ajo ka fituar njohje diplomatike si një shtet sovran nga 108 nga gjithësej 193 shtete anëtare të OKB-së. Komiteti Olimpik i Kosovës ka qenë njoftuar se Kelmendi, do të vazhdojë garimin e saj nën Flamurin e Kosovës gjatë Paradës së Kombeve në ceremonin e hapjes në Rio de Janeiro.

Serbia kishte protestuar për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar - IOC, me pretendimet se Kosova është një krahinë autonome e Serbisë. Megjithatë, Serbia, duke marrë parasysh efektet e dëmshme të Konflikteve në Jugosllavi gjatë dëbimit në vitin 1992 dhe më vonë, vendosi kundër bojkotimit të Lojërave Olimpike Rio 2016. Disa atletë nga Kosova, të tillë si volejbollistja Milena Rashiq dhe basketbollisti Marko Simonoviq, vazhduan të luajnë për ekipin kombëtar të Serbisë.

Tabela e medaljeve

Tags:

Kosova Në Lojërat Olimpike HistorikuKosova Në Lojërat Olimpike Tabela e medaljeveKosova Në Lojërat Olimpike Lista e medalistëveKosova Në Lojërat Olimpike Shih edheKosova Në Lojërat Olimpike ReferimetKosova Në Lojërat Olimpike Lidhje të jashtmeKosova Në Lojërat OlimpikeKomiteti Olimpik NdërkombëtarKomiteti Olimpik i KosovësKosovaLojërat olimpike verore 2016Majlinda KelmendiXhudo

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësShtetet Federale të AmerikësZef PllumiDemencaTumori i truritNdarja administrative e ShqipërisëInfeksioni seksualisht i transmetueshëmDua LipaMuri i Madh KinezMuzika populloreSistemi nervorMaqedonia e VeriutLënda djegëse fosilePHRrethi i MatitLufta e KosovësAmerikaDiarrejaDita ndërkombëtare e fëmijëveAntisemitizmiDritaMatematikaShqiptarëtNamazi i JacisëLionel MessiIliadaPerandoria MongoleHIV/AIDSNdotja e ujitSiguria kibernetikeVarfëriaBig BangJezusiShkollat e para shqipeMejozaADNArbëreshët në ItaliPylliLojërat OlimpikeFieriShenjat astrologjikeBullizmiAmerika JugorePula (shpend)MesopotamiaSulejman VokshiUlqiniTruriLista e lumenjve në ShqipëriCristiano RonaldoAfërditaYlliErnest HemingwayIsa BoletiniOksigjeniLista e shteteve të EvropësKlimaLista e llojeve të sportitAdelina MamaqiViktor HygoAtmosferaKometaHemoglobinaViti i RiNatriumiKanadajaRrezet ultravjollcëNdryshimi i klimësLista e sureve në KuranFlamuri i ShqipërisëTrupat e Sistemit DiellorNumri piMiniera e TrepçësLogopediaLui PastërHimni i FlamuritAjri🡆 More