Namazi I Sabahut

Namazi i Sabahut ose Namazi i mëngjesit (arabisht فجر) është namazi i parë nga 5 namazet obligative të ditës të cilat myslimani duhet ti falë.

Ky namaz është i përmendur në Kur'an në Suretu En Nurë në ajetsi behet

Namazi i mëngjesit

Koha e namazit

Koha e namazi të mëngjesit është që nga agimi e gjer në lindjen e diellit ose 1/5 e fundit e natës. Në xhami bazuar në rregullat e përgjithshme islame dhe në marrëveshjet interne të popullatës së vendit përkatës namazi i mëngjesit zakonisht falet 30 minuta para lindjes së diellit.

Koha kur dielli fillon të lindë është e ndaluar falja (të falurit e namazit) dhe kjo zgjat gjer në kohën kur dielli lindë tërësisht.

Në rast që besimtarit i ka mbetur ky namaz i pa kryer në kohën e duhur ka mundësi të e zëvendësojë më vonë (ashtuquajtur namazi kaza) pas lindjes së diellit.

Përgatitja për namaz

Besimtari nuk mund të e kryej namazin pa bërë përgatitjen e tij paraprake si shpirtërisht e psiqikisht ashtu edhe fizikisht.

Si para çdo namazi ashtu edhe para namzit të mëngjesit besimtari fillimisht duhet të jetë në vetëdije të plotë d.m.th jashtë çfarëdo ndikimi të substancave që humbin vetëdijen (alkool, drogë etj) ashtu edhe jashtë çdo stresi që humbë vetëdijen ose jashtë çmendurie.

Pastaj besimtari pasi që të jetë i vetëdijshëm duhet të përgatitet shpirtërisht për namaz, pra të kuptojë vlerën dhe rëndësinë e namazi që të mos kryej vetëm lëvizje rutinë por të jetë në ibadet.

Pas përgatitjes shpirtërore besimtari duhet të bëj edhe përgatitjen fizike duke bërë pastrimin për namaz (duke marr abdesin - lidhur me kushtet dhe rregullat e pastrimit për namaz shikoni artikullin abdesi) ose bën pasrtimin e lehtësuar (tejemumi) ose pastrimin e plotë (guslli) varësisht nga kushtet dhe nivelin e pa pastërtisë që e ka.

Thirrja në namaz

Pas përgatitjes së plotë për namaz besimtari bën edhe thirrjen për namaz, kjo thirrje bëhet nga një njeri nëse janë një grup besimtarësh në një vend ose edhe nga vetë personi në qoftë se është duke u përgatitur për namaz dhe është vetë.

    Si zakonisht fillimisht thirret ezani, don të thotë bëhet thirrja për namaz.Ezani i namazit të mëngjesit ndryshon nga ezani që thirret në kohët tjera sepse ka shtojcën:
    essalatu hajrun minen-nevm (namazi është më i vlefshëm se gjumi)
    essalatu hajrun minen-nevm (namazi është më i vlefshëm se gjumi)
    Pas thirrjes për namaz falen sëpari 2 (dy) rekatët sunnet pastaj thirret ikameti dhe pastaj falen 2 (dy) rekatët farz.

Drejtimi i kryerjes së namazit

Pas përgatitjes së besimtarit për namaz ai kthehet kah Qabeja, Mekka për të kryer namazin. Nëse besimtari është në udhëtim atëherë një herë drejtohet në drejtim të Qabes dhe pastaj edhe nëse mjeti i udhëtimit ndërron drejtimin namazi i tij i pranohet. Nëse besimtari nuk është i sigurt për drejtimin e Qabes dhe nuk ka mjete për vërtetimin e drejtimit atëherë me sinqeritet kthehet kah drejtimi për të cilin mendon se është drejtimi i Qabes dhe e kryen namazin.

Përbërja e namazit

Namazi i mëngjesit për nga përbërja është me më pak rekate nga të gjithë namazet tjera. Ky namaz ka 4 (katër) rekat. Nga këto 2 (dy) rekat jan farz dhe 2 (dy) sunnet.

Nëse besimtari gjendet në udhëtim atëherë mund të e falë këtë namaz të shkurtuar , vetëm prej 2 rekatëve farz , si lehtësim nga All-llahu. (Për më shum shih artikullin Namazi i udhëtarit).

Nëse besimtari është i sëmurë fizikisht, por ka vetëdije dhe mundësi fizike atëherë e fal namazin të kufizuar në lëvizje varësisht nga sëmundja që e ka. Falja e namazi mund të bëhet edhe shtrirë, edhe në gjendjen e pa mudësisë për të lëvizur me gjymtyrë por vetëm me mimikë.

Falja e namazit

Shih: Falja e namazit

Pas kryerjes së thirrjes për namaz besimtari fillimisht falë dy rekatë sunnet, këto dy rekatë falen vetë pavarësisht se lutësi është duke u falur vetë apo është në një vend ku janë duke u falur një grup.

Pas faljes së sunnetit të namazit të mëngjesit lutësi ngritet në këmbë dhe thirr ikametin (si thirret ikameti shih artikullin ikameti) që është thirrja e fundit për namaz (në fakt këtë herë për namazin obligativ, udhrëruar nga All-llahu dmth farzin). Pas thirrjes së ikametit fillon namazin e farzit.

Falja e farzit me imam

Namazi farz pa dyshim së është më dobiprurës nëse falet në grup, në xhami, por edhe nëse falet vetë enë shtëpi borxhi për këtë ibadet kryhet.

Të falurit e farzit vetë dhe me grup dallon si nga vlera ashtu edhe nga realizimi.

Fillimisht ndonjëri nga grupi thirr ikametin dhe një tjetër (më i dituri nësë falet në xhami, dhe pronari i shtëpisë (është e lavdëruar) nëse falet në ndonjë shtëpi bëhet udhëheqës, falës i namazit, imam.

Pas thirrjes së ikametit grupi radhitet në radhë (sajfe), radhët bëhen të drejta dhe plotësohen mirë, d.m.th nuk mbetet hapësirë e zbrazët mes personave të radhitur.

Namazin e fillon, i urdhëron lëvizjet dhe e mbaron imami.

Lutja pas namazit

    O Zot !
    Pranoje namazin që fala!
    Ma lehtëso vdekjen time.
    Mundësoma që në frymën e fundit të shqiptoj Kelime-i teuhidin.
    Fali dhe mëshiroji të vdekurit e mi.
    O Zot !
    Më ruaj mua nga sherri i shejtanit dhe nga sherri i dushmanit (armikut të fesë).
    Shtëpisë sonë jepi të mira, dhe furnizim prej hallalli e të hajrit !
    Muslimanët nderoji me shpëtim!
    O Zot !
    Të sëmurëve tanë jepu shërim, e atyre nga ne që janë me halle, zgjidhi ato!
    O Zot !
    Babait tim, nënës sime,gruas dhe fëmijëve të mi, farefisit e miqve të mi dhe të gjithë vëllezërve të mi të fesë jepu jetë të hajrit e edukatë të mirë, mendje të shëndoshë e shëndet, drejtoji në rrugë të drejtë e të pagabuar !
    Ashtu qoftë! (Amin!)

Vlera e namazit të sabahut

Shih edhe

Emri Koha Sunete Farze Sunete të fundit Vitër
SABAHU Para lindjes së Diellit 2 Rekat 2 Rekat s'ka s'ka
YLEJA Pasdite gjer ne Iqindi 4 Rekat 4 Rekat 2 Rekat s'ka
IQINDIA Pas dreke gjer në perëndim të Diellit 4 Rekat 4 Rekat s'ka s'ka
AKSHAMI Pas perëndimit te Diellit gjer në Jaci s'ka 3 Rekat 2 Rekat s'ka
JACIA Nga akshami gjer në mesnatë 4 Rekat 4 Rekat 2 Rekat 3 Rekat
Ne të gjithë e duam namazin dhe ju duhet të merrni abdes dhe ta falni namazin. 

frameless

Referimet

Tags:

Namazi I Sabahut Namazi i mëngjesitNamazi I Sabahut Shih edheNamazi I Sabahut ReferimetNamazi I SabahutKur'aniMyslimaniSuretu En Nurë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Teuta e IlirisëCilindriTiroidetZvicraHadithe mbi faljen e namazitAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianFormat e shtjelluara të foljesLiqeni i OhritMentor PetrelaKomedia HyjnoreVolejbolliKaratiTiranaLufta e FtohtëMësonjëtorja e KorçësAdriatik LapajSistemi i imunitetitEnergjia kinetikeOrkideaTigriBig Brother VIP Albania (sezoni 2)Lista e elementeve kimikëKubi (gjeometri)BasketbolliMekaMajmuniRepublika ÇekeHendbollKodeinaMajlinda KelmendiPjesëzaParafjalaUshtria Popullore ShqiptareShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëSaint LouisAnkthiDita e AshuresRevolucioni FrancezPlani i biznesitEmriPozicioni seksualAgjërimiSëmundja e ParkinsonitLista e markave të automobilaveMenopauzaTestosteroniPrishtinaOtorinolaringologjiaPakistaniShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreShqipëria e PavarurButrint ImeriLopaIbrahim RugovaGjuha turkeNistatinStreptokoketLëvizja Nacional-ÇlirimtareAlbert AjnshtajniSpanjaSkoliozaGjarpriEdi RamaKreshmaSkënderbeuVitamina16 MarsMali i TomoritCikli menstrualParacetamoliLista e qyteteve në GjermaniLuaniKafshëtUniversiteti i PrishtinësHipertensioniËndrraMyslimanët🡆 More