Kimia është shkenca natyrore që merret me studimin e ndërtimit dhe vetive të materies,perberjes, struktures dhe transformimeve të saj.
Është studimi i vetive dhe strukturës së atomeve (duke përfshirë dhe izotopet e tyre të qëndrueshëm apo radioaktive), të përbërjeve dhe molekulave, të përzierjeve dhe të tretësirave, si elemente bazë të natyrës dhe se si ato kombinohen për të formuar stadet e ndryshme të materies që na formojnë në çdo gjë që na rrethon. Njohja e strukturës elektronike të atomeve është baza e kimise konvencionale, ndërsa njohja e strukturës së bërthamës është baza e kimisë bërthamore. Prishja dhe formimi i lidhjeve mes atomeve dhe molekulave janë përgjegjës për transformimin e materies. Fizika, kimia dhe biologjia janë tri shkenca natyrore. Quhen shkenca natyrore meqë studiojnë natyrën domethënë, botën që na rrethon me të gjitha pasuritë e saj dhe dukuritë e shumta që ndodhin në të.
kimia është shkencë e natyrës e cila së bashku me fizikë dhe biologjinë srudion materien e gjallë dhe atë të vdekur. stekiometria eshte dege e kimis e cila merret me llogaritjen e reaktanteve dhe produkteve.rrjedh nga fjala greke stoicheion dhe metron qe ne gjihen shqipe do te thote element dhe matje. kimia eshte nje prej shkencave natyrire si fizika,matematika e biologjia qe e ka zanafillen e vet qysh ne kohet e lashta
Ekzisitojnë shumë specializime dhe disiplina të kimisë, për shembull: kimia makromolekulare, kimia kombinatorike, astrokimia, inxhinieria kimike, kimia kompjuterike, elektrokimia, gjeokimia, inxhinieria e materialeve, shkenca e materialeve, biologjia molekulare, citokimia, histokimia, kimia klinike, kimia bërthamore, metalorganika, stereokimia, kimia e mjedisit, kimia e gjelbër, radiokimia, fotokimia, kimia radiofarmaceutike, aerotermokimia etj.
Materia është e përbërë nga grimca shumë të vogla të quajtura atome: në natyrë ekzistojnë me qindra dhe çdonjeri prej tyre ka strukturë dhe veti të ndryshme. Kur atomet kombinohen me njëri tjetrin formojnë molekulat.
Atomet mund të lidhen me njëri tjetrin dhe forca që i mban të bashkuar quhet lidhje kimike. Ekzistojnë edhe forca ndërmolekulare jo aq të forta sa lidhja kimike, të cilat tërheqin atomet e molekulat mes tyre.
Kur atomet lidhen mes tyre në sasi të përcaktuara përfitohen përbërjet kimike(për shembull uji,H2O) Agregatët e shumë përbërjeve quhen përzierje (për shembull çokollata.
Përbërjet kimike mund të shfaqen në shumë gjendje. Më të njohurat janë ato të ngurtë, e lëngët dhe ajo e gaztë: në temperaturë të ulët molekulat tërhiqen fort dhe nuk lëvizin, por "dridhen" dhe shfaqen në gjendje të ngurtë; me rritjen e temperaturës fitojnë energji dhe "rrëshqasin" mes tyre, duke kaluar në gjendje të lëngët; duke e rritur edhe më shumë temperaturën fitojnë aq shumë energji sa përhapen në të gjitha drejtimet duke formuar një gas.
Të gjitha reaksionet kimike dhe transformimet fizike ndodhin sipas ligjeve kimiko-fizike.
Te tregojne gjerat
Kimia fizike është një disiplin e ngjashme me fiziken. Mekanika kuantike është sektori i fizikës që i ka dhënë më shumë shtyse zhvillimit të kimisë, duke shpjeguar strukturën dhe karakteristikat e atomeve e duke krijuar bazat për trajtimin matematik të lidhjes kimike
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kimia, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.