Arsimi Në Shqipëri

Arsimi në Shqipëri zhvillohet në institucione publike dhe private.

Mësimi në shkollat fillore në Shqipëri zhvillohet në gjuhën shqipe. Institucionet shtetërore të arsimit në Shqipëri qeverisen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MASh).

Historia

Në trojet shqiptare prania e institucioneve arsimore dëshmohet që në periudhën antike e deri në kohën e principatave shqiptare në Mesjetë.

1400-1912

Në vitet e pushtimit osman mësimi i gjuhës shqipe bëhej fshehurazi në ato pak shkolla fetare që u lejuan të vazhdonin veprimtarinë e tyre, si në vitin 1584, në Stubëll të Kosovës, pastaj në Himarë (1627), Kurbin të Krujës (1632), Vuno e Palasë të Himarës (1632), Korçë (1637), Pllanë (1639), Bilisht (1639), Dhërmi (1660), Janjevë (Kosovë) (1665), në Akademinë e Re në Voskopojë e në Medresenë e Bushatllinjëve në Shkodër, etj.

Në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare çështja e arsimit dhe shkollës shqipe u vu në qendër të vëmendjes së rilindësve tanë. Për nevojat e shkollave shqipe u botuan një varg abetaresh si ajo e Naum Veqilharxhit (1844, 1845), e Konstandin Kristoforidhit (1867, 1868), e Daut Boriçit (1869), "Allfabetarja e Stambollit" (1879) etj. Një kontribut të rëndësishëm zhvillimit të arsimit dhe të shkollsë shqipe i dha edhe "Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip" e Stambollit në krye me Sami Frashërin.

Më 7 mars të vitit 1887 u hap në Korçë "Mësonjëtorja e parë shqipe" e cila me të drejtë konsiderohet si shkolla e parë kombëtare (laike) shqipe; ndërsa në Prizren, (Kosovë), u ngritën "Shkolla Shqipe e Djemve" (1889) dhe "Shkolla Shqipe e Vashave" (1892). Nuk vonoi shumë dhe në Manastir u organizuan dy kongrese kombëtare (1908, 1910), ku u morën vendime të rëndësishme edhe për zhvillimin e arsimit në Shqipëri. Në vitet 1908 - 1909 u hapën 15 shkolla shqipe. Më 1909 në Elbasan zhvilloi punimet Kongresi Kombëtar për Problemet e Arsimit e që njihet edhe me emrin Kongresi i Shkollave. Po në këtë vit u hap edhe Shkolla Normale e Elbasanit si i pari institucion i përgatitjes profesionale të mësuesve në Shqipëri.

1912-1946

Me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 u krijuan kushtet për ngritjen e sistemit arsimor shtetëror edhe në Shqipëri dhe së shpejti u formua edhe Ministria e Arsimit në krye me Luigj Gurakuqin; gjuha shqipe u bë gjuhë zyrtare; u ngrit rrjeti shkollor në tërë vendin; u shtypën tekste shkollore. Gjatë Luftës së Parë Botërore u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit me qendër në Shkodër, me tri drejtori vartëse: Shkodër, Tiranë e Berat; u ngritën dy shkolla normale, Komisia Letrare Shqipe dhe një paketë tekstesh për shkollat fillore; u shtri veprimtaria arsimore edhe në Kosovë dhe trojet shqiptare në Mal të Zi. Nga ana tjetër në Krahinën Autonome të Korçës u hapën rreth 60 shkolla shqipe. Në periudhën 1920-24 u zhvilluan tre kongrese arsimore: në Lushnjë (1920, 1922) dhe në Tiranë (1924). Ngadalë u shtrua rruga për njësimin e shkollave shqipe, kombëtarizimin dhe laicizimin e tyre. Në periudhën 1920-1930 në Shqipëri u ngritën edhe një varg shkollash të tjera: Shkolla Teknike Shqiptare (1921), Instituti Femëror "Kyrias" (1925), Instituti Femëror "Nana Mbretneshë" (Tiranë) (1933), Gjimnazi "Illyricum" (1921), Gjimnazi i Shtetit (1922, Shkodër), Liceu Kombëtar (1921, Korçë), Gjimnazi i Gjirokastrës (1923), Shkolla Tregtare në Vlorë (1924), Instituti Shqiptaro-Amerikan i Kavajës (1926) etj. Mes dy luftërave botërore, arsimi fillor u bë i detyrueshëm në Shqipëri (5 vjet në fshat dhe 6 vjet në qytet) ndërsa arsimi i mesëm u shtri në qytetet kryesore të vendit. Më 1933 u bë edhe shtetëzimi i shkollave private dhe të huaja.

1946-1991

Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore arsimi shqiptar u shtri mbi baza kombëtare edhe në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në ish Mbretërinë Jugosllave.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri u bë "Reforma Arsimore e vitit 1946" e cila përcaktoi kohzëgjatjen e arsimit të përgjithshëm në 11 vjet; arsimi fillor 4 vjet, arsimi unik 3 vjet dhe i mesmi 4 vjet. Arsimi fillor dhe ai unik u bënë të detyrueshme. Prej vitit 1963, arsimi i detyrueshëm u ngrit nga 7 në 8 vjeçar dhe arsimi i mesëm nga 11 në 12 vjet.

1991-1995

Pas miratimit e kushtetutës së përkohshme, u synua pastrimi i sistemit arsimor nga trashëgimia dhe ndikimet e ideologjisë komuniste. Arritjet kryesore të këtij pastrimi janë:

  1. çlirimi i kurrikulës nga manipulimet politike dhe deformimet ideologjike,
  2. zvogëlimi relativ i ngarkesës mësimore,
  3. baraspeshimi më i mirë i dijeve, shkathtësive dhe qëndrimeve,
  4. rishqyrtimi i objektivave dhe përmbajtjeve të lëndëve shoqërore, si dhe
  5. futja e disa lëndëve të reja (informatika, edukimi qytetar, etj).

1995-2010

Arsimi sot

Sistemi Arsimor

Shkolla është një nga institucionet sociale kryesore. Funksionet që ka ajo janë të shumta,së pari është institucion shoqëror I organizuar me një strukturë të identifikueshme dhe me shumë funksione që kanë si qëllim ruajtjen dhe zgjerimin e rendit shoqëror. Shkolla fokusohet në përcjelljen e njohurive sipas fushave të caktuara dhe disa nga funksionet e dukshme janë:

  • Kontrolli social I individit
  • Socializimi I individit
  • Përcjellja e kulturës
  • Formimi I individit

Sistemi arsimor në Shqipëri bazohet në Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë, e cila, bashkë me ligjet kryesore, aktet ligjore dhe dokumente të tjera të rëndësishme, e konsideron sektorin e arsimit si prioritet. Në ligjin 69/2012 përcaktohet e drejta për t’u arsimuar e çdo shtetasi shqiptar, në të gjitha nivelet e arsimimit, pa asnjë lloj diskriminimi, pavarësisht nga kombësia, gjuha, gjinia, feja, bindjet politike, gjëndja shëndetësore, gjëndja ekonomike, etj. MAS është institucioni më I lartë publik administrativnë sektorin e arsimit kombëtar. Ky institucion miraton dispozitat bazë për institucionet arsimore, programet shkollore dhe kurrikulën dhe jep udhëzimet për vitin e ri shkollor.  MAS është përgjegjës edhe për hartimin dhe monitorimin e zbatueshmërisë së Strategjisë së Arsimit të sistemit Arsimor Parauniversitar. Vizioni aktual për sistemin arsimor ka vendosur në qëndër nxënësin dhe nevojat e tij, me qëllim që brezi I ardhshëm mund të përfitojë përmes këtij shërbimi aftësi, shprehi dhe vlera që do ta ndihmojnë atë në mënyrë individuale të përballojë sfidat e një tregu të globalizuar, por që do të sjellë kontribut edhe në kapitalin njerëzor, duke shënuar një progres të ri shoqëror.

Karakteristikë e suksesshme për sistemin arsimor është decentralizimi, autonomia e institucioneve arsimore. Kjo e fundit ka të bëj me ndarjen e detyrave, përgjegjësive, funksioneve ndërmjet niveleve të ndryshme të qeverisjes. Sot shkollat në Shqipëri kanë disi autonomi krahasuar me shumë vite më parë, pasi është rritur niveli I përgjegjësisë, janë rritur kapacitetet për planifikim dhe menaxhim. Që të arrijmë këtë sukses duhet që t’u krijojmë kushte dhe mundësi nxënësve :

  • Të kultivojnë identitetin vetjak, kombëtar dhe përkatësinë kulturore.
  • Të përvetësojnë vlera të dobishme kulturore dhe qytetare.
  • Të zhvillojnë përgjegjësi ndaj vetes, të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit.
  • Të zhvillohen në aspektet intelektuale,etike,fizike,estetike dhe sociale.
  • Të aftësohen për jetën dhe për punën në kontekste të ndryshme.
  • Të aftësohen për të nxënë gjatë gjithë jetës.
  • Të përdorin teknologjitë e reja.

Këto përparësi do të realiohen duke pasur parasysh disa parime të rëndësishme, të cilat do të udhëheqin veprimtarinë në fushën e arsimit si: 1: Arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës; 2: Sistem arsimor i njësuar; 3: Arsim për jetën; 4:Sigurim i cilësisë së arritjeve sipas standardeve; 5: Decentralizim; 6: Llogaridhënie dhe transparencë; 7: Mbështetje komunitare.


Në Republikën e Shqipërisë kanë të drejtë për arsim të gjithë shtetasit pavarësisht nga mosha, përkatësia gjinore apo etnike. Pakicave kombëtare u sigurohet e drejta e arsimimit në gjuhën amtare deri në mbarimin e shkollës 9 vjeçare. Qytetarëve të rritur u krijohen kushte të përshtatshme për marrjen e arsimit të mesëm e të lartë edhe pa shkëputje nga puna. Për t`u ardhur në ndihmë nxënësve, shteti organizon sistemin e bursave dhe të konvikteve. Fëmijët fillojnë arsimin e tyre kur mbushin moshën 6 vjeç, deri në ditën e fillimit të shkollës. Në vitin shkollor 2004/05 në Shqipëri çelën dyert 3350 shkolla publike (93%) dhe 244 jopublike (7%); nga këto: 1624 ishin kopshte (1539 publike + 85 jopublike) me 78.916 fëmijë dhe 3732 edukatore; 1529 shkolla 8 dhe 9 vjeçare (1438 publike + 91 jopublike) me 273.558 nxënës dhe 25.862 mësues; 441 shkolla të mesme (373 publike + 68 jopublike), ku 6337 mësues u dhanë mësim 43.895 nxënësve me kohë të plotë dhe 2260 me kohë të pjesshme.

Në vitin akademik 2004/05 në 15 institucionet e arsimit të lartë (universitete dhe shkolla të larta) në Republikën e Shqipërisë u regjistruan 63.257 studentë, nga të cilët 62.274 në arsimin e lartë publik dhe 983 në atë jopublik; me gjithësej 4144 pedagogë universitar (të brendshëm e të jashtëm). Po në këtë vit shkollor kishte 2200 studentë për 100.000 banorë. Pranë institucioneve të arsimit të lartë organizoheshin edhe studimet pasuniversitare, të cilat përfundonin me dhënien e gradës "Doktor Shkence" (Ph.D.). Në vitin 2003, Republika e Shqipërisë u pranua anëtare me të drejta të plota në "Kartën e Bolonjës".

Nivelet

Sistemi arsimor në Shqipëri përfshin këto nivele:

  1. Arsimi parashkollor
  2. Arsimi fillor
  3. Arsimi i mesëm i ulët (8- ose 9-vjeçarja)
  4. Arsimi i mesëm i lartë (gjimnazi)
  5. Arsimi universitar

Strukturat e sistemit arsimor parauniversitar në Shqiperi

  1. Arsimi parashkollor ndiqet nga fëmijët e grupmoshës 3-6 vjeç. Përmes këtij niveli arsimor synohet realizimi i zhvillimit shoqëror, intelektual dhe fizik të çdo individi, si dhe përgatitja për arsimin fillor. Fëmijëve të moshës pesë vjeç u jepet mundësia të ndjekin klasën përgatitore. Ndjekja e kësaj klase edhe pranë shkollave të arsimit bazë ka si synim integrimin në arsimin e detyruar.
  2. Arsimi bazë përfshin arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët; është i detyrueshëm me ligj dhe zgjat 9 vjet. Arsimi fillor përbëhet nga gjashtë klasa, nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë. Arsimi i mesëm i ulët përbëhet nga tri klasa, nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë. Në klasën e parë regjistrohen fëmijët që mbushin moshën 6-vjeçare deri ditën e fillimit të shkollës.
  3. Arsimi i mesëm i lartë. Në klasën e dhjetë të arsimit me kohë të plotë pranohen nxënës të moshës jo më të madhe se 18 vjeç. Nxënësi deri në moshën 21 vjeç lejohet të ndjekë arsimin e mesëm të lartë 3-vjeçar, kurse deri në moshën 22 vjeç arsimin e mesëm të lartë 4-vjeçar. Nxënësi që ka mbushur përkatësisht moshën 21 vjeç në arsimin e mesëm të lartë 3-vjeçar apo 22 vjeç në atë 4-vjeçar dhe nuk ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë, lejohet të vazhdojë klasën që është duke ndjekur deri në fund të atij viti shkollor. Llojet e arsimit të mesëm të lartë janë gjimnazi, arsimi i mesëm profesional dhe arsimi i mesëm i oriëntuar (‘’Shkolla të arsimit të orientuar‘’ janë shkollat artistike, shkollat sportive, shkollat për gjyhët e huaja dhe shkollat për fusha të tjera të të nxënit).

Ndërlidhja midis sistemit shkollor dhe atij komunitar

Një nga karakteristikat që përcakton suksesin e shkollës, sipas Colleman  (1998), është e lidhur me ndërveprimin që shkolla ka me prindërit dhe komunitetin. Sigurisht që, nëse një institucion shkollor do të mbyllej në vetvete, do të rrezikonte shumë efikasitetin e punës së tij. E themi këtë, pasi sistemi shkollor ofron shërbime në fushën e arsimit, të cilat janë të lidhura me nevojat e grupeve të interesuara, duke filluar nga nxënësi dhe prindi, për të vazhduar më pas edhe me komunitetin. Skema e mëposhtme pasqyron mënyrën e ndërlidhjes së sistemit shkollor me atë komunitar. Që bashkëpunimi të ndodhë, hapat e parë duhet të ndërmerren nga shkolla (Kryeziu, 2006). Legjislaconi në fuqi ka krijuar hapësirat e nevojshme për ta mundësuar ndërlidhjen midis shkollës dhe komunitetit. Megjithatë, realizimi i nderlidhjes dhe bashkëpunimit nuk është një detyrë e lehtë për t’u realizuar.

Fillimi i mbarë i këtij bashkëpunimi është i lidhur me nevojën që kanë të gjithë të interesuarit për shkollën, për informacionin. Me informacion kemi parasysh, së pari, njohjen e legjislacionit në fuqi që rregullon marrëdhëniet midis palëve dhe që përcakton mënyrat e organizimit të punës dhe veprimtarive, si dhe lidhjet midis niveleve të ndryshme të institucioneve. Se dyti, njohjen mbi nevojën dhe vlerën që ka për secilin nga grupet e interesuara, të qenit pjesë integrale e sistemit të ndërveprimit shkollë-komunitet.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Burime dhe shënime

Tags:

Arsimi Në Shqipëri HistoriaArsimi Në Shqipëri Arsimi sotArsimi Në Shqipëri NiveletArsimi Në Shqipëri Strukturat e sistemit arsimor parauniversitar në ShqiperiArsimi Në Shqipëri Shih edheArsimi Në Shqipëri Lidhje të jashtmeArsimi Në Shqipëri Burime dhe shënimeArsimi Në ShqipëriMinistria e Arsimit dhe Sportit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Inteligjenca artificialeMikroorganizmatMuzika shqiptareGenti KameEmpatiaPosta elektronikeMajlinda KelmendiNamazi i teraviveTulipaniInfeksioni seksualisht i transmetueshëmTargat e automjeteve të KosovësKlima e ShqipërisëTaxhikistaniShkodraAzia JuglindoreFaik bej KonicaLista e filmave të ShqipërisëLufta e KosovësKuvendi i ShqipërisëShehadetiVera (stinë)Pozita gjeografike e ShqipërisëGjergj FishtaThyesaZinkuAgjërimi i RamazanitModemiSurja el-BekareLuljaMagneziumiCilindriShqipëriaTë drejtat e njeriutShoqëriaKontinentetAzotiSokratiShqipëria në vitet 1912-1939LiqeniShpella e piratëve (roman)Komunat e KosovësLimfocitiMuhammediBeni ecën vetëTërmetiRepublika ShqiptareGjenerali i ushtrisë së vdekurMenopauzaNdajfoljaSistemi diellorGalileo GalileiForca e Sigurisë së KosovësAvullimiAtmosferaAtenaKrimet e regjimit komunist në ShqipëriFilozofiaHidrografia e ShqipërisëSëmundjet e syritHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)VjosaNdotja akustikeMutacioniPjesët përbërëse të kompjuteritProzaSëmundja e LeukemisëMatjaFieriSistemi nervorEritrocitiBashkëjetesa fetare në ShqipëriMusine KokalariFitër BajramiNevruziOksigjeniGjethjaGjon Buzuku🡆 More