Naum Veqilharxhi: Zbuluesi i alfabetit shqiptar

Naum Bredhi i njohur si Naum Veqilharxhi (Vithkuq, 1797 - 1846) ka qenë një avokat dhe studjues shqiptar.

Më 1844 krijoi një alfabet krejt origjinal për gjuhën shqipe, quajtur Alfabeti i Vithkuqit. Veqilharxhi është ndër figurat më të shquara të viteve të para të Rilindjes Kombëtare, dhe çmohet si njëri prej ideologëve të saj të parë.

Naum Veqilharxhi
Naum Veqilharxhi: Biografia, Idetë, Shih edhe
avokat, shkrimtar
U lind më1767
Vithkuqi, Ejaleti i Rumelisë
Vdiq më1846
Emri i letraveNaum Veqilharxhi
KombësiaShqiptar
Gjinitë letrareDramë

Biografia

U lind në Vithkuq, pranë Korçës, më 6 dhjetor 1797. Familja e tij e trashëgoi mbiemrin Veqilharxhi nga pozita (mbikëqyrës i harxheve, llogarive) që i ati, Panajoti, kishte në oborrin e Ali pashë TepelenësJaninë, tregtar që furnizonte me ushqime ushtrinë angleze kur kjo kishte pushtuar ishujt jonianë më 1811. Ka të ngjarë që Naumi mësimet e para t'i ketë marrë në shkollat angleze ndër ishujt jonianë.

Pas shkatërrimit të Vithkuqit më 1819, u shpërngulën si familje në Rumani. Naumi student mori pjesë në revoltat e 1821 të Vllahisë e Moldavisë. Pak vite më pas nisi të punonte avokat, vuri prokopi dhe kontribuoi në jehimin e ideve të Rilindjes Kombëtare. Në Brăila u bashkua me një shoqëri intelektualësh shqiptarë, që çmonin të domosdoshëm kultivimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare për Rilindjen Kombëtare Shqiptare.

Më 1824 ose 1825, nisi të krijonte alfabetin e tij për gjuhën shqipe. Varianti përfundimtar i alfabetit të tij me tridhjetetre shkronja sajuar prej tij, u botua për të parën herë më 1844-5 titulluar Evëtori Shqip Fort i Shkurtër. Veqilharxhi shmangu përdorimin e shkronjave greke, latine dhe arabe për shkak të bashkëshoqërimit fetar dhe prej rrezikut se mund të ndillnin përçarje mes shqiptarëve me fe të ndryshme. Ëvetori i Veqilharxhit u përhap fillimisht në Korçë e më pas deri në Përmet dhe Berat, ku gëzoi përdorim të madh.

Më 22 prill 1845, Athanas Paskali në një letër i kërkoi Veqilharxhit që të niste sa më shumë kopje që ta kishte të mundur. Sipas historianëve, botimi i këtij vëllimi shënjon fillimin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Më 1845 Veqilharxhi i dërgoi një letër polemizuese të nipit në gjuhën greke, që ia kish quajtur idetë e tij kimerike: letra çmohet ndër dokumentet e para që radhit në vija të përgjithshme idetë e Rilindjes Kombëtare. Mendohet se Veqilharxhi vdiq prej një helmimi nga Patriarku Ekumenik i Kostantinopojës.

Naum Veqilharxhi: Biografia, Idetë, Shih edhe 
Abetarja e Naum Veqilharxhit

Idetë

Jashtë vendlindjes së tij, Veqilharxhi në Rumani iu gëzua mundësisë së aktivizmit përbrenda sigurisë së diasporës shqiptare ku të dy botët ndërlidheshin me njëra-tjetrën, duke u zhvilluar kësodore Shqiptarizmi prej vetë shqiptarëve.

Veqilharxhi ankonte për "prapambetjen" e vendlindjes dhe ia mvishte këtë shekujve të sundimit osman, dhe argumentonte se një alfabet i ri i njësuar shqiptar ishte i domosdoshëm për tejkalimin e amullisë dhe bashkimin e vendit. Shqetësohej për mungesën e shkollave dhe shihte tek shkrimi i gjuhës shqipe si pararendës të domosdoshëm për zhvillimin politik e kulturor.

Shih edhe


Referime

Tags:

Naum Veqilharxhi BiografiaNaum Veqilharxhi IdetëNaum Veqilharxhi Shih edheNaum Veqilharxhi ReferimeNaum VeqilharxhiAlfabeti i VithkuqitRilindja Kombëtare

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

BujqësiaLionel MessiNumrat dhjetorDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Greta ThunbergLista e vendbanimeve ilireLindja e parakohshmeMuri i Madh KinezKërpudhatShqiptarët në Maqedoninë e VeriutTelefoniMadhësitë fizikeMjalti ManukaOutlook.comNumrat e telefonit në KosovëEnët e gjakutPërrallaBarnatFjalë të urtaUjiInternetiBeteja e KosharesPesë Shtyllat e IslamitTokaPneumoniaVitaminaShkupiCikli menstrualJelekuEnergjia e erësAzotiMbretëria e IlirisëMaria AntonetaEvropaVjosaEnergjiaShqipëria OsmaneMaqedonia e VeriutRrethi i MatitPjetër BogdaniLuigj GurakuqiBasketbolliHemoglobinaEgla CenoLista e gjeografive të shteteveLista e lumenjve më të gjatëPula (shpend)Prodhimi i Brendshëm BrutoPatologjiaQarku i VlorësBifurkacioniHebrenjtëDita e TokësBashkimi EvropianBorëbardhaPlutoni (planet)Perandoria BizantineThyesaGjenetikaMustafa Qemal AtaturkuBesnik CanolliPashallëqet shqiptareDermatiti atopikBimët me farëItaliaHIV/AIDSSinuzitiLumi i DrinitFusha magnetike e TokësMeningjitiDurrësiRelieviMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutVaginaErnest KoliqiLigji i OmitPiter PanSëmundja e ParkinsonitShtatë mrekullitë e botës🡆 More