Republika e Azerbajxhanit
Azərbaycan Respublikası
Flamuri i AzerbajxhanitStema e Azerbajxhanit
FlamuriStema
Himni kombëtar: Marshi i Azerbajxhanit
 
Situata e Azerbajxhanit
 
KryeqytetiBaku
Qyteti më i madhBaku
Gjuha zyrtareazerbajxhanisht
Forma e qeverisëRepublikë gjysmë-presidenciale të partisë dominuese
PresidentIlham Aliyev


KryeministërNovruz Mammadov
Sipërfaqja
ZEE86600 km²
PBB (2018)
 • totale
 • për banor

175 Miliardë
17,857
Zona kohore
 • në verë
UTC+4
UTC+5
Kodi i internetit.az

Azerbajxhani (zyrtarisht: Republika e Azerbajxhanit; azerisht: [Azərbaycan] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)) është shtet në Kaukaz, në udhën e Evropës për në jug-perëndimin e Azisë me dalje në Detin Kaspik. Në veri Azerbajxhani kufizohet me Rusinë pastaj vjen Gjeorgjia, Irani dhe në pjesën perëndimore të saj gjendet Armenia ndërsa Republika Autonome Nahiçevan (enklavë në Azerbajxhan) kufizohet me Armenin në veri dhe lindje, Iranin në jug dhe perëndim dhe Turqinë në veri-perëndim.

Azerbajxhan ishte anëtare e Bashkimit Sovjetik dhe tani është anëtare e Këshillit Evropian që nga viti 2001. Shumica e popullsisë janë mysliman shii dhe turkik perëndimor të njohur si Azerbajxhanë ose shkurt Azerë. Qeveria është në të ashtuquajturin tranzitim demokratik me udhëheqës klasik.

Historia


Kjo pjesë e rruzullit ka qenë gjatë historisë gjithnjë e njohur për prodhime industriale. Që në kohërat e moçme kur nga këtu bizantinët importonin naftën dhe vajigurë për armën e re “Zjarri grek”. Pasurit e vajgurit dhe të naftës më të njohurat janë në rrethinën e Absheronit (regjion).

Gjatë mbretërisë së Sasanidëve persian, ky regjion shërbente jo vetëm për eksportim të vajit por edhe si vend i kulturës ku ishin disa të ditur të një lloj religjioni të quajtur zoroastrik. Edhe sot në pjesë të ndryshme të Azerbajxhanit (posaçërisht në vend me vaj dhe naftë) mund të hasen gërmadhat e tempujve të zoroastikëve.

Rezervat e naftës në Absheron pas islamizimit ishin një lloj legjende që popullatës i kishte sjellur begati në të mirat materiale dhe nga predikuesit u shpallen si pasuri të organizatave jo shtetërore (vakf).

Eksploatimi i rezervave të qymyrgurit është i lidhur ngushtë me periodën ruse në Azerbajxhan. Gjatë kësaj kohe udhëheqja e kolonializmi rusë i ofronte në arkadë tkat në pjesën veriore të këtij regjioni me qëllim që të tërhiqte investitorët privat dhe të bënte më atraktive eksploatimin e të pasurive natyrore të këtij regjioni. Me këtë politik arrihej edhe furnizimi i industrisë ruse në Moskë me lëndë të parë industriale si: prodhime të naftës, vajgurit, pastaj me kerozin, mazut dhe produkte tjera kimike.

Në viti 1893 eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë ishin ShBA-ja me 51% ndërsa Rusia merrte pjesë me 46%. Nga rezervat e lumit Baku në vitin 1898 Rusia në një konkurrencë të ashpër ja arrin që të zë amerikanët dhe ti kaloj ata kështu edhe të përfitoj për veti tregun e Evropës.

Pas ardhjes së sovjetëve në fuqi në vitin 1920 dhe reformës për heqjen e pronës private në fushat e Azerbajxhanit filluan investimet në "stilin e madh" për krijimin e një industrie të mirëfilltë të derivateve të naftës. Kjo shkaktoj një rritje të lartë të produktivitetit, frytet e së cilës më së shumti i merrte Moska e cila vendoste mbi eksploatimin e pasurive natyrore dhe qeveria e Azerbajxhanit vetëm mund të kënaqej me atë që i jepej.

Në vitin 1941 Azerbajxhani nxjerr rreth 175 milion barela naftë, që përbënte 75% të prodhimit të përgjithshëm të Bashkimit Sovjetik. Kjo edhe e shpjegon më së miri qëllimin e Adolf Hitlerit dhe gjeneralëve të tij për të pushtuar këtë pjesë gjatë luftës së dytë botërore.

Me gjetjen e rezervave gjigante në regjione tjera të Bashkimit Sovjetik, e posaçërisht në Siberinë perëndimore fillon të bije rëndësia e burimeve të naftës në Azerbajxhan. Mirëpo kualiteti i naftës së nxjerr nga këto burime në Azerbajxhan e rritë rendësin e këtyre burimeve pas futjes masive në qarkullim të aeroplanëve e sidomos për objekte fluturues ushtarake dhe raketa. Po kështu nga Azerbajxhani vinin edhe ekspertet e eksploatimit të naftës pasi që aty ishin hapur edhe shkollat për këtë qëllim dhe për prodhimet tjera kimike.

Kjo edhe shkaktoi kaosin pas përleshjeve ushtarake në regjionin e Karabah-ut. Kështu që në vitin e parë të pavarësisë (shpallur më 18 tetor 1991) nxjerrja e naftë bije për 8-9 milion tonë.

Politika


Azerbaxhani është Republik presidenciale me një dhomë parlamenti. Kushtetuta e shtetit është nxjerrur më 12 nëntor 1995.

Njësitë territoriale

 
Harta e njësive administrative në Azerbaijan


Azerbajxhani administrohet në këto njësi territoriale:

  • 59 rajone (rayonlar; rayon - njëjsë),
  • 11 qyteti* (saharlar; sahar - njëjsë),
  • 1 republika autonome** (muxtar respublika);

Gjeografia


Ekonomia

Azerbajxhani është shtet industrial-agrar. Të ardhurat e përgjithshme kombëtare nga sektori dytësor i realizon me 39%. Për një profil të këtillë ekonomik pa dyshim ka qenë vendimtare baza e mirë energjetike. Përveç naftës dhe gazit natyror në strukturën e lëndëve djegëse rëndësi ka hidroenergjia. Baza energjetike në vitin 1997 ishte 17 miliardë KWh. Degët industriale më të rëndësishme janë e pajisjeve për përfitimin e naftës, e elektroindustrisë, e metalurgjisë së zezë dhe e përfitimit të aluminit. Vend të posaçëm ka industria kimike me përpunimin e naftës. Traditë më të gjatë dhe përhapje më të madhe ka industria e tekstili dhe ajo ushqimore. Industria e tekstilit përpunon pambukun dhe leshin. Industria ushqimore merret me përpunimin e drithërave, të verës, të konservimit të peshkut dhe të pemëve. Qendrat më të rëndësishme industriale janë: Baku, Ganja, Lenkoran etj.

Bujqësia është veprimtari e rëndësishme ekonomike. Në saje të strukturës relativisht të mirë të arave (22%), temperaturës së lartë, ujitjes së tokave Azerbajxhani prodhon shumë kultura bujqësore, grurë 830 000 t. Elb 220 000 t. Patate 220 000t, rrush 285 000 t,. Pambuk 165 000 tonë etj.

Blegtoria është degë përcjellëse e bujqësisë. Fondi prej 1,8 milion krerë gjedhe, 300 000 buallica, 5 milion krerë dele, 114. 000 krerë dhi, është relativisht bazë e mirë ekonomike.

Azerbajxhani eksporton makina, prodhime të industrisë tekstile, naftë, gaz natyror, metale., kurse importon prodhime industriale.

Demografia

Azerbajxhani në vitin 1967 ka pasur 4,8 milion banorë e pas 31vjetësh, përkatësisht në vitin 2011 shënoi 9,1 milion banorë[1]. Për këtë periudhë shënon rritje për 3 milion banorë. Në shtim të tillë Azrbajxhani ka pasur në saje të regjimit ekspansiv të popullsisë. Në vitin 1997 shkalla e lindshmërisë ishte 22,9 promila, e vdekshmërisë 9,3 promila ndërsa shtimi natyrorë ishte 13,6 promila. Me këtë dinamikë Azerbajxhani diferencohet prej shumë shteteve të këtij regjioni.Në strukturën nacionale Azerbajxhani deri diku është shtet homogjen. Pjesën më të madhe të popullsisë e bëjnë azeriturqit me 93%, pas të cilëve vijnë rusët me 1,3%, gjorgjianët 0,2% etj.[2]

Kultura

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Shih edhe

Galeri figurash

Lidhje të jashtme

  Commons: Azerbajxhani – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Azerbajxhani – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Burimi i të dhënave

  1. ^ "The International Population Day, The demographic situation in Azerbaijan, The State Statistical Committee of the Republic of Azerbaijan, 11 July 2011". Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2013. Marrë më 1 shkurt 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Censuses of Republic of Azerbaijan 1979, 1989, 1999, 2009, The State Statistical Committee of the Republic of Azerbaijan". Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2012. Marrë më 1 shkurt 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)


47°42′E / 40.3°N 47.7°E / 40.3; 47.7


This article uses material from the Wikipedia article Azerbajxhani, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
#Wikipedia® is a registered trademark of the Wikimedia Foundation, Inc. Wiki (duhoctrungquoc.vn) is an independent company and has no affiliation with Wikimedia Foundation.

🔥 Top trends keywords Shqip Wiki:

SkënderbeuFaqja kryesoreSistemi diellorHtml ngjyra 00XXY0Lista e lumenjve në KosovëMarigo PozioKongresi i ManastiritShqipëriaOlta GixhariOqeaniLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësLuiz EjlliAlfabeti shqipNënë TerezaLufta e Dytë BotëroreIsmail QemaliDonika KastriotiGadishulliTokaLista e lumenjve në ShqipëriEmpatiaShpallja e Pavarësisë së KosovësNaim FrashëriIsmail KadareGjeografia e ShqipërisëShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëKosovaMbreti Zogu IBashkimi EvropianPiter PanShtëpia e BardhëKulla EiffelLista e pjesëmarrësve të Kongresit të ManastiritAbraham LincolnLulëkuqet mbi mureTiranaBletaXhunglaLufta e Parë BotëroreVedat BajramiSistemi periodik i elementeveLuaniMigrimetGjuha shqipeLidhëzatKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeEmrat e bukur të AllahutAsociacioni i Komunave SerbePianojaVeshjet popullore shqiptareNdajfoljaMbrojtja e mjedisitPrometeuMigjeniPrincipata e ArbëritPëremriGjermaniaNapoleon BonapartiProblemet mjedisore në ShqipëriAmos ZahariaZemraFlamuri i ShqipërisëDritëro AgolliPiramidat e EgjiptitMaria AntonetaKafshëtSateliti natyrorSëmundjet e zemrësFoljaUjiMbiemriLufta e KosovësHolokaustiMitologjia shqiptareLista e maleve të ShqipërisëMitrush KuteliShqiponja dykrenareShpella e piratëve (roman)🡆 More