Vlerësimi i nxënësve është ndër komponentët më të rëndësishëm të kurrikulës me bazë kompetencat.
Ky vlerësim, bazuar në rezultatet e të nxënit, përfshin gjykimin për arritjet e nxënësve (njohuri, shkathtësi, vlera dhe qëndrime) përkundrejt niveleve të arritjes së kompetencave të të nxënit.Gjatë viteve të para të shkollës, kujdes i veçantë i kushtohet zhvillimit të personalitetit të fëmijës dhe qëndrimit pozitiv ndaj të nxënit, si bazë për zhvillimin e kompetencës kyçe “Të mësuarit për të nxënë”. Mësuesi, në përputhje me parimet themelore të vlerësimit, siguron përdorimin e të gjitha llojeve të vlerësimit, të cilët përcaktohen si të domosdoshëm për të vlerësuar arritjet dhe zhvillimin individual, për të evidentuar anët dhe pikat e forta, si dhe drejtimet te të cilat çdo nxënës ka nevojë për ndihmë, mbështetje dhe motivim. Vlerësimi realizohet nëpërmjet përdorimit të instrumenteve dhe të procedurave të ndryshme të mbledhjes së të dhënave, interpretimit dhe analizës së tyre në dobi të përmirësimit të mësimdhënies dhe të të nxënit. Njohja më e mirë e nxënësit dhe e arritjeve të tij e ndihmon mësuesin dhe prindin të punojnë më tepër në ato drejtime, të cilat pengojnë ecurinë dhe përparimin e tij të mëtejshëm. Kohë pas kohe, gjykimi për atë çfarë arrin nxënësi sinjalizon të rriturin si po lëviz trajektorja e progresit të tij.
Vlerësimi në arsim është procesi gjatë të cilit mblidhen të dhëna dhe gjykohet për vlerën e arritjes së një rezultati arsimor, mbi bazën e një kriteri të caktuar.
Fjala vlerësim vjen nga latinishtja ad =përkrah,në krah të…dhe sedere =të qëndrosh ulur.
Qëllimi kryesor i tij është marrja e vendimeve që synojnë përmirësimin e rezultateve të të nxënit dhe vetë procesin e të nxënit. Marrja e vendimeve kërkon grumbullimin e vazhdueshëm të informacionit për të matur dhe për të vlerësuar të gjitha aspektet e procesit. Praktikat e vlerësimit kanë ndikim vendimtar në procesin e të nxënit.
Në arsim vlerësimi shpesh lidhet me testimin dhe ngushtohet duke u kufizuar në arritjet e nxënësit. Ai është një mjet konstruktiv për përmirësim dhe risi. Vlerësimi përmban përshkrimin sasior dhe cilësor, gjykon vlerat dhe meritat, bazohet në matjen objektive, të saktë , të vlefshme, të besueshme.Ky proçes ka të bëjë me RN në sferën intelektuale,njohëse,emocionale në përputhje me objektivat mësimore dhe shërben për të informuar mësuesit rreth asaj çfarë kanë përvetësuar nxënësit dhe çfarë duhet të bëjnë në vazhdim, si dhe për të ndihmuar nxënësit që të kuptojnë suksesin, gabimet apo arritjet e tyre. Pra, vlerësimi shërben për të diagnostikuar,për të bërë parashikime, dhe për të shmangur mangësitë.
Ekzistojnë tre rreziqe kryesore që duhen patur parasysh gjatë veprimtarive të vlerësimit.
Rreziku i parë dhe më serioz është kur nxënësit shohin se vlerësimi që i bëhet përparimit të tyre është më i ulët se ai i shokëve që kanë nivel të njëjtë me ta; ose që është më i ulët se një standart i caktuar, si i arritshëm prej tyre. Për këtë, ata mund të dëshpërohen dhe dekurajohen. Kjo mund t'i "ftohë" përkohësisht nga shkolla.
Së dyti, procedurat dhe praktikat e përshtatura për vlerësimin e nxënësve mund të jenë tejet të konsumuara, burokratike, të kërkojnë harxhim të madh kohe, si për mësuesit edhe për nxënësit. Kështu, koha dhe energjitë e harxhuara për to mund të shfytëzohen mjaft mirë në veprimtari të tjera.
Së treti, mund t'i orientojë mësuesit për më tepër angazhim me nxënësit e suksesshëm. Në veçanti, veprimtaritë e vlerësimit (në përmbajtjen dhe kuptimin e përfshirjes së proceseve të mësimdhënies dhe të të nxënit) mund të cënojnë cilësinë e përvojave të fituara në klasë.
Vlerësimi për të nxënit (VpN). Synimi kryesor i këtij vlerësimi është të mbikëqyrë përparimin e nxënësit gjatë procesit të të nxënit dhe të mbledhë informacion për të lehtësuar dhe për të ndihmuar marrjen e vendimeve për të përmirësuar këtë proces.
Vlerësimi i të nxënit (ViN). Synimi kryesor i këtij vlerësimi është të përcaktojë arritjet në përfundim të një detyre të caktuar, të kapitullit, të vitit shkollor etj., për të vendosur notat dhe për të certifikuar nxënësit për nxënie të mëtejshme. Ai përdoret edhe për të gjykuar efektivitetin e të nxënit ose të programit mësimor.
ÇFARË VLERËSOJMË?
Aspektet e të nxënit
Të nxënit e planifikuar realizohet në kontekste, mjedise dhe mënyra të ndryshme. Kontekstet përfshijnë etosin dhe jetën e shkollës si komunitet, fushat e të nxënit dhe lëndët përkatëse, të nxënit ndërkurrikular dhe mundësitë individuale. Ato përfshijnë të nxënit, si brenda ashtu edhe jashtë mjediseve shkollore.
Vlerësimi fokusohet në zbatimin e standardeve dhe pritshmërive të progresit dhe arritjes së nxënësve në:
- njohuritë,
- shkathtësitë,
- qëndrimet dhe vlerat.
Standardet dhe pritshmëritë
Standardet dhe pritshmëritë jepen në formën e rezultateve të të nxënit në kurrikul, për nivele dhe shkallë, të cilat duhet të arrihen nga të gjithë nxënësit. Vlerësimi duhet t’i aftësojë dhe t’i motivojë të gjithë nxënësit për të zhvilluar potencialin e tyre në të gjithë kurrikulën.
Nxënësit mund të përparojnë me ritme të ndryshme: disa kërkojnë mbështetje dhe kohë për të arritur rezultatet e të nxënit në një ose disa fusha/lëndë në një shkallë të caktuar; disa të tjerë përparojnë më shpejt dhe kërkojnë detyra më të avancuara dhe pavarësi në të nxënë.
Vlerësimi i shtrirjes, i sfidave dhe i zbatimit të të nxënit
Qasja e zgjedhur për vlerësimin duhet t’i ndihmojë nxënësit për të treguar përparimin e tyre sipas niveleve dhe për t’i aftësuar ata të demonstrojnë arritjet në mënyra të ndryshme, të përshtatshme me të nxënit. Ata duhet të tregojnë se:
- kanë zgjeruar të nxënit përmes përvojave dhe rezultateve në një aspekt të kurrikulës;
- mund t’i përgjigjen nivelit të sfidave të të nxënit për ta çuar atë më përpara;
- mund të zbatojnë atë që kanë mësuar në situata të reja dhe të panjohura për ta.
Mësuesit duhet të punojnë së bashku për të kuptuar më mirë rezultatet e të nxënit, duke organizuar dhe marrë pjesë në veprimtari të përbashkëta profesionale. Është e rëndësishme që nxënësit të kenë mundësi të demonstrojnë arritjet e tyre në mënyra të ndryshme. Shkollat duhet të kenë fleksibilitetin e zgjedhjes së mënyrave të ndryshme të vlerësimit në varësi të nevojave të nxënësve dhe mundësive të komunitetit. Ato duhet t’u japin liri nxënësve të zgjedhin mënyrën se si do t’i demonstrojnë arritjet.
Vlerësimi i përparimit dhe i arritjeve të të nxënit
Brenda një niveli nxënësit duhet të demonstrojnë besueshmëri, zotërim dhe siguri në tri aspekte të të nxënit, si:
- Gjerësia e të nxënit;
- Aspektet sfiduese;
- Zbatimi i të nxënit në situata të reja dhe të panjohura.
Aftësitë gjuhësore dhe matematikore
Zhvillimi i aftësive gjuhësore dhe matematikore merr rëndësi të veçantë në kurrikulën e arsimit bazë. Të gjithë mësuesit kanë përgjegjësi për zhvillimin e tyre. I rëndësishëm është zhvillimi i këtyre aftësive, sidomos në moshën e hershme.
Zhvillimet në vlerësim po nxiten tani nga dy faktorë të rëndësishëm: theksi mbi vlerësimin e performancës dhe përparësia që u jepet standardeve dhe llogaridhënies. Ndër përpjekjet e kohëve të fundit për të krijuar një pamje sa më gjithëpërfshirëse të të nxënit të nxënësve, janë kombinimi sistematik i formateve me zgjedhje të shumëfishta dhe formateve të performancës.
Vlerësimi i të nxënit ndërkurrikular
Planifikimi i kujdesshëm i të nxënit ndërkurrikular krijon mundësi për kuptimin dhe zbatimin e njohurive dhe të shkathtësive në situata të panjohura duke marrë përsipër sfida të reja. Ai mund të realizohet jo vetëm në klasë, por edhe në kontekste të ndryshme, me përfshirjen e partnerëve nga komuniteti. Vlerësimi i të nxënit ndërkurrikular duhet të planifikohet me kujdes me qëllim që të sigurohet vlefshmëria dhe besueshmëria e tij. Ai duhet të përqëndrohet në përvojat dhe rezultatet e identifikuara brenda dhe nëpër fusha të caktuara kurrikulare, me fokus të veçantë sigurimin e progresit në njohuri dhe kompetenca.
SIGURIMI I CILËSISË DHE BESUESHMËRIA NË VLERËSIM
Korniza kurrikulare synon të përmbushë arritjen e kompetencave kyçe dhe të kompetencave të fushës për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në arsimin parauniversitar. Kjo kërkon që të kemi një proces efektiv të sigurimit të cilësisë dhe të moderimit të procesit.
1. Sigurimi i cilësisë ndihmon për të mbështetur mësuesit,për të ndërtuar kapacitete në sistemin arsimor, për të arritur rezultate pozitive për fëmijët dhe të rinjtë.
Sigurimi i cilësisë në arsim është pjesë e punës së përditshme të shkollave, autoriteteve lokale dhe kombëtare. Mësuesit përdorin një gamë të gjerë aktivitetesh për të siguruar mbajtjen e standardeve të larta për fëmijët dhe të rinjtë. Këto aktivitete përfshijnë monitorimin, vetë-vlerësimin dhe planifikimin për përmirësim.
Sigurimi i cilësisë krijon besim në gjykimet e mësuesve, jep siguri te prindërit dhe te të tjerët që të gjithë nxënësit i kanë arritjet e tyre në përputhje me pritshmëritë qe ato kane.
2. Moderimi përdoret për të përshkruar metodat për arritjen e standardeve dhe pritshmërive për të gjithë sistemin arsimor. Ai përfshin mësuesit dhe profesionistë të tjerë të cilët punojnë së bashku për planin e të nxënit,përshtatshmërinë e veprimtarive të vlerësimit me mundësitë e nxënësve për të përmbushur,standardet dhe pritshmëritë,progresin e nxënësve dhe hapat e mëtejshëm në të nxënë.
Moderimi ndihmon për të rritur standardet, pritshmëritë dhe nivelin e qëndrueshmërisë tek mësuesit dhe shkollat. Kjo siguron që fokusi të jetë në rezultatet e pritshme, të nxënit të jetë në nivelin e duhur dhe nxënësit të zhvillojnë aftësitë e duhura në punë dhe jetë, të cilat do t’i lejojnë ata që të jenë të suksesshëm në të ardhmen.
Verifikimi në sigurimin e cilësisë
Verifikimi është një nga masat për sigurimin e cilësisë që përdoret nga autoritetet arsimore në nivel qendror ose lokal për të konfirmuar se detyrat dhe aktivitetet e vlerësimit u sigurojnë nxënësve mundësi të drejta dhe të vlefshme për të përmbushur standardet.
1. Verifikimi i brendshëm realizohet nga autoritetet lokale. Kjo do të thotë se autoritetet lokale duhet të kenë një sistem të brendshëm të sigurimit të cilësisë, me kontrolle efektive të cilësisë në zonën e tyre, për t’u siguruar se vendimet e vlerësimit nga të gjithë mësuesit janë të qëndrueshme për të njëjtën fushë/lëndë.
2. Verifikimi i jashtëm kryhet nga autoritetet në nivel qendror dhe siguron qëndrueshmërinë dhe saktësinë e vlerësimeve të zbatuara nga autoritetet lokale në të gjitha nivelet e shkollës dhe ndikimin e konkluzioneve dhe gjykimeve të mësuesve në përmirësimin e të nxënit.
Sigurimi i cilësisë dhe moderimi janë gjithashtu të rëndësishëm në momentet e kalimit nga një klasë/shkallë/nivel në tjetrin, duke pasur parasysh standardet dhe pritshmëritë përkatëse. Kjo do të sigurojë besimin në vlerësim dhe vlefshmërinë e informacionit në mënyrë që nxënësit të përjetojnë vazhdimësinë dhe përparimin në të nxënit e tyre.
Siç e kemi përmendur edhe më lart, vlerësimi përfshin mbledhjen, reflektimin dhe mbajtjen e evidencave mbi të nxënit e nxënësve për t’u mundësuar mësuesve kontrollin e përparimit të tyre.
Mësuesit duhet të përdorin mënyra të ndryshme të matjes së arritjeve të nxënësve, pasi kështu u krijohet mundësia nxënësve për të treguar atë që dinë, kuptojnë dhe mund të bëjnë. Gama dhe shumëllojshmëria e qasjeve të vlerësimit duhet të marrë parasysh rëndësinë e konteksteve dhe të përvojave të mëparshme, interesat dhe aspiratat e nxënësve duke vendosur lidhje me të gjithë të nxënit.
Është thelbësore që mësuesit të përdorin evidenca për të nxënit për t’u siguruar nëse nxënësit po përparojnë. Evidencat janë të ndryshme në varësi të llojit të të nxënit që do të vlerësohet dhe plotësohen në mënyrë të vazhdueshme, periodike për detyra specifike, punë të nxënësve, aktivitete, teste etj.
Vlerësimi duhet të planifikohet si pjesë e aktiviteteve mësimore dhe e mësimdhënies. Në planifikimin e aktiviteteve me nxënësit, mësuesit:
- duhet të marrin parasysh dhe të paraqesin rezultatet e të nxënit, për të cilat nxënësit janë duke punuar;
- duhet të japin shembuj që ilustrojnë rezultatet e pritshme;
- duhet të përcaktojnë kriteret e suksesit përmes diskutimeve ndërmjet tyre dhe me nxënësit;
- duhet të krijojnë mundësi që nxënësit të demostrojnë njohuritë, të kuptuarin, afësitë dhe qëndrimet e tyre.
Mësuesit duhet të marrin në konsideratë balancën ndërmjet njohurive, të kuptuarit, shkathtësive, qëndrimeve, kompetencave, ashtu siç përshkruhet në rezultatet e të nxënit.
a) Vlefshmëria -- Vlerësimi duhet të sigurojë informacion të vlefshëm për proceset, për rezultatet dhe për vlerat që zhvillohen nga nxënësit gjatë procesit të arsimimit në nivele të ndryshme.
b) Besueshmëria --Gjykimet për përparimin e nxënësve duhet të bazohen në lloje dhe burime të ndryshme informacioni. Informacioni i marrë nga vlerësimi duhet të tregojë në mënyrë të besueshme, nëse nxënësi është në gjendje të realizojë atë çfarë përshkruhet në rezultatet e të nxënit. Integrimi i llojeve dhe i burimeve të ndryshme të të dhënave të mbledhura gjatë një periudhe të caktuar kohore dhe në situata të ndryshme është kusht i domosdoshëm për të siguruar gjykime të qëndrueshme dhe të paanshme për arritjet e nxënësve.
c) Transparenca -- Nxënësit kanë të drejtë dhe nevojë të njihen me kriteret dhe metodat me të cilat do të vlerësohen. Kjo garanton paanshmërinë e vlerësimit dhe ndihmon të nxënit. Kriteret e qarta dhe të hapura ndihmojnë gjykimet profesionale, si dhe sigurojnë që vendimet të shqyrtohen nga të gjithë dhe të jenë të qëndrueshme.
d) Paanshmëria --Vlerësimi i paanshëm nënkupton vlerësimin e një rezultati të të nxënit, duke mos u ndikuar nga karakteristikat dhe rrethanat e çdo nxënësi, të cilat përfshijnë: gjininë, etninë, gjuhën, racën, rrethanat ekonomike e shoqërore, vendndodhjen, si dhe personalitetin, talentin, aftësitë e kufizuara etj.
Vlerësimi i brendshëm realizohet nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollës, në veprimtarinë e përditshme mësimore dhe edukative. Ky vlerësim përdor mjete të ndryshme që mundësojnë nxjerrjen në pah të nivelit të zotërimit të kompetencave, konkretisht:
- Vlerësimi i nxënësve, përveç formave të ndryshme joformale gjatë gjithë procesit të të nxënit, bëhet edhe nëpërmjet shkallës së vlerësimit që përfshin notat 4 - 10.
Nota 4: Një arritje që tregon performim të pamjaftueshëm të njohurive të reja dhe të kompetencave.
Nota 5: Një arritje që tregon performim minimal të njohurive të reja dhe të kompetencave.
Nota 6: Një arritje që tregon performim të mjaftueshëm të njohurive të reja dhe të kompetencave.
Nota 7: Një arritje që tregon performim të kënaqshëm të shumicës së njohurive të reja dhe të kompetencave.
Nota 8: Një arritje që tregon performim të mirë të njohurive të reja dhe të kompetencave.
Nota 9: Një arritje që tregon performim shumë mirë të njohurive të reja dhe të kompetencave.
Nota 10: Një arritje që tregon performim të shkëlqyer dhe origjinal të njohurive të reja dhe të kompetencave. Vlerësimi i arritjes së rezultateve të të nxënit bëhet gjatë dhe në fund të çdo viti shkollor dhe dëshmon nivelin e arritjeve të tyre nga nxënësit.
Me vlerësim të jashtëm do të kuptohet vlerësimi i realizuar nga autoritetet qendrore, rajonale e vendore të arsimit (MAS, AKP, ISHA, DAR/ZA).
Vlerësimi i jashtëm mund të bëhet për qëllime:
Vlerësimi joformal është i pashmangshëm,i vazhdueshëm dhe shumë i dobishëm.Vëzhgimet joformale të situatave natyrale janë veçanërisht të vlefshme për të pëmbledhur informacione për ndërveprimet e nxënësve.Sa më pak i dukshëm të jetë ai,dhe sa më pak ta kuptojnë nxënësit që po vlerësohen,aq më e natyrshme do të jetë sjellja e tyre.Vlerësimi joformal është veçanërisht i rëndësishëm në fëmijërinë e hershme dhe në klasat e ulëta fillore.Mësuesit përdorin teknika të ndryshme,si vëzhgime,regjistrime të vazhdueshme,regjistrime anektodike dhe shënime me shkrim për të vlerësuar zhvillimin e fëmijës.
Vlerësimi formal është i planifikuar dhe shpesh është një veprimtari e imponuar.Kështu,çdo test javor dhe detyrat e planifikuara mund të kategorizohen si vlerësime formale.Ka një numër formash vlerësimi joformal dhe formal që mund të përdoren.
Masat e vlerësimit me bazë normën përdoren për të krahasuar performancën e nxënësve në teste specifike.Këto masa ofrojnë thjesht të dhëna krahasuese,të bazuara te mosha,për të kuptuar se sa mirë dalin nxënës të caktuar në test(psh,në matematikë apo lexim).Sigurisht që ato mund edhe të keqinterpretohen.Masat e vlerësimit me bazë normën ofrojnë të dhëna te vlefshme vlerësuese për performancën e nxënësve në detyra specifike,por nuk na tregojnë gjë për potencialin e një individi apo për qëndrimin e tij ose të saj ndaj lëndëve të caktuara.
Masat e vlerësimit me bazë kriterin shmangin elementet konkurruese të masave të vlerësimit me bazë normën,sepse informacioni që merret ,ka te bëjë me performancën e nxënësit,krahasuar me performancen e tij te meparshme dhe jo krahasuar me performancen e te tjereve.Pasi te jete percaktuar niveli i aftesive per nje detyre te caktuar (kriteri),ideja është që nxënësi do të këmbëngulë deri sa të arrijë atë që i është kërkuar.Vështirësia qëndron në përcaktimin e veprimtarive të të nxënit,domethënë se çfarë detyrash duhen përvetësuar.Lëndë të catuara,si metematika,apo tema si aftesitë motorike dhe njohja e hartave, i përshtaten ,mirë kësaj qasjeje,por është më e vështirë të përcaktohen detyra vlerësimi me bazë kriterin "të shkruarin krijues",apo "artin".Vlerësimet me bazë performancën kanë marrë mbështetje të konsiderueshme gjatë viteve.Ato mund të jenë vlerësime me bazë kriterin apo standardet,por zakonisht është i pari.
Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit është treguar një intresim i madh në një numër vendesh,por veçanërisht në Skoci dhe Angli,SHBA,Australi dhe Kanada,për "vlerësimin në shërbim të të nxënit".Një nga forcat nxitëse të këtij interesimi ka qenë puna e rëndësishme nga Black dhe William(1998),nga Grupi i Reformës së Vlerësimit në Londër.Ne Kanada ka pasur shumë ndikim puna e bërë nga Earl(2005).Në Kaliforni,Projekti i vlerësimit në klasë për të përmirësuar mësimdhënien dhe të nxënit (Classroom Assessment Project to Improve Teaching and Learning-CAPITAL),siç përshkruhet nga Coffey,Sato dhe Thiebault (2005),përpiqet të analizojë praktikat e vlerësimit të mësuesve,si janë formuar dhe si mund të përmirësojnë praktikat e tyre të përditshme të vlerësimit.Për studiuesit është shumë e qartë se t'i nxisësh mësuesit të përdorin në mënyre të efektshme vlerësimin për të nxënit është me të vërtetë diçka shumë komplekse .Hargreaves (2005)argumenton se ka koncepte të ndryshme të vlerësimit për të nxënit,që ajo i grupon në gjashtë kategori:
Ajo arrin në përfundimin se këto përkufizime të ndryshme mund të interpretohen si kategori kryesore për konceptimet e të nxënit:të nxënit si arritje e objektivave ;dhe të nxënit si njohuri konstruktive.Ajo vë në dukje se pjesa më e madhe e mësuesve ende e kanë konceptin e matjes/objektivit,që është i kuptueshëm po të kihet parasysh një Kurrikulum kombëtar që ka funksionuar në Mbretërine e Bashkuar që në vitin 1988.Trajtimi i vlerësimit formues dhe vlerësimit përmbledhës si entitete të veçanta paraqet probleme nga ana konceptuale.
Vlerësimi për të nxënë ose vlerësimi formues është vlerësim që mbledh të dhëna dhe dëshmi rreth të nxënit të nxënësve gjatë procesit të të nxënit. Ky lloj vlerësimi mundëson që mësuesi të identifikojë pikat e forta të nxënësve, problemet dhe vështirësitë që ata kanë dhe të japë reagime të menjëhershme, të cilat i ndihmojnë nxënësit të mësojnë më mirë. Fokusi kryesor i ketij vlerësimi është që nxënësi të përmirësojë të nxënit e tij, si dhe të motivohet më shumë për të mësuar. Në këto kushte, mësuesi duhet të fokusohet te procesi i të nxënit dhe jo te vendosja e notës.Shpesh ky vlerësim është informal dhe nxënësit mund të mbajnë edhe vetë shënime mbi progresin e tyre. Një shembull është një kuiz i shpejtë për të parë nëse nxënësit i kujtojnë pikat e rëndësishme të mësimit.
Vlerësimi i të nxënit ndryshe quhet vlerësim përmbledhës. Përdoret për të mbledhur prova dhe të dhëna që tregojnë nëse mësimdhënia ka realizuar qëllimin e saj. Ky është një vlerësim formal dhe kryhet edhe për efekt raportimi.
Portofoli është koleksionim sistematik i detyrave dhe i punimeve të kryera nga nxënësi për të dëshmuar zhvillimin e kompetencave (njohurive, shkathtësive, qëndrimeve). Portofoli i nxënësit duhet të përmbajë detyra hulumtuese, krijime ose zbatime të ndryshme, projekte të nxënësve etj., që zhvillojnë kompetencat kyç dhe lëndore.Detyrat e portofolit duhet të jenë me të njëjtën temë për çdo nxënës.Një porfol i mirëorganizuar dhe i mirëmenduar vë në dukje aftësitë e nxënësit për të marrë pjesë në një proces mësimor në mënyrë aktive dhe në të njëjtën kohë i jep mundësinë mësuesit që të vlerësojë nxnënësit e tij/saj në mënyrë sistematike.
Vlerësimi periodik bëhet në përfundim çdo periudhe dhe përmban tri nota:
Vlerësimi përfundimtar shënohet në regjistër duke plotësuar kolonat “Vlerësimet vjetore” dhe kolonën e “Nota përfundimtare”.
Vlerësimet vjetore përmbajnë:
Kur ecuria e nxënësit është e dukshme progresive ose regresive gjatë dy periudhave të fundit, vlerësimi i tij vjetor në secilën nga rubrikat mund të jetë progresiv ose regresiv.
Kur ecuria e nxënësit nuk është e qëndrueshme përgjatë tri periudhave, atëherë vlerësimi llogaritet me mesatare. Nota përfundimtare llogaritet me përqindje për secilën nga rubrikat. Hapat për njehsimin e notës përfundimtare janë:
(NVV x 0.4) + (NTP x 0.4) + (NVP x 0.2) = Nota përfundimtare
Përshkrimi i notës përfundimtare vjetore argumenton nivelin e arritjeve të kompetencave të lëndës. Përshkrimi u referohet pikave më të forta që ka nxënësi lidhur me përmbushjen e kompetencave të lëndës.
Kurrikula bazuar në kompetenca që po zbatohet në sistemin arsimor parauniversitar, shoqërohet me një sërë dokumentesh përfshirë edhe portofolin e të nxënit.
Nëpërmjet këtij udhëzuesi parashtrohet rëndësia, përmbajtja dhe procedurat që duhen mbajtur parasysh për hartimin dhe vlerësimin e portofolit të të nxënit. Kjo qasje e re për shkollën është pilotuar me sukses nga 78 mësues të tri cikleve të arsimit bazë, nga klasa përgatitore, cikli fillor dhe cikli i mesëm i ulët nga të 13 DAR-et e vendit.Udhëzuesi synon të mbështesë mësuesit në procesin e menaxhimit të portofolit të nxënësit si dhe vlerësimin e tij (nxënësit) edhe nëpërmjet portofolit. Nëpërmjet portofolit mësuesi drejton nxënësit në koleksionimin e rezultateve/arritjeve të të nxënit sipas një rendi të mirëstrukturuar me qëllim vlerësimin, vetëvlerësimin dhe shkëmbimin e këtyre arritjeve.
Portofoli i të nxënit është një qasje bashkëkohore që bazohet në kriteret e cilësisë dhe dokumenton kontributin e nxënësve në veprimtari mësimore të orientuara nga kompetenca. Kurrikula e re kërkon një sërë dokumentesh mbështetëse për zhvillimin dhe demonstrimin e të nxënit. Në këtë kontekst, portofoli është një mjet që përdoret gjerësisht në praktikat më të përparuara bashkëkohore për koleksionimin e rezultateve të të nxënit. Ky proces realizohet si nga mësuesi (nëpërmjet “Portofolit të mësuesit”) ashtu dhe nga nxënësi (nëpërmjet “Portofolit të nxënësit”).
-Referuar qasjes së re kurrikulare portofoli i të nxënit merr një vend të posaçëm pasi:
--Në këtë kontekst, ka vend përkujdesja për të unifikuar kuptimin mbi mënyrën se si do të menaxhohet ky proces dhe produkt nga mësuesi.
Diane Hart përcakton një portofol si "një enë që mban evidencën e njohurive, të ideve, interesave dhe arritjeve".
Mësimdhënia e bazuar në portofol është një proces që dokumenton:
Për hartimin e një instrumentit të vlerësimit (listë kontrolli), zakonisht ndiqen hapat e mëposhtme:
Struktura (formatet) e instrumenteve të vlerësimit janë nga më të ndryshmet dhe mësuesi ka pavarësi dhe fleksibilitet në konceptimin dhe hartimin e tyre.
Vlerësimi me dosje është një përmbledhje ose koleksion i punës së nxënësit, i ndërtuar me qëllim që të sigurojë mundësi për të bërë lloje të ndryshme vlerësimi.Dy tipet më të rëndësishme të dosjeve të përdorura për qëllimet e vlerësimit janë "Dosja, me punët më të mira" dhe "Dosja, për zhvillimin dhe procesin e të nxënit".
-Dosjet, për punët ,e të mira janë, një përzgjedhje e produkteve, punëve me të mira të nxënësve (p.sh, vizatimet, detyra matematike, hartime apo detyra të tjera me shkrim). Ato sigurojnë një model të punës së nxënësit, të kryer gjatë një kohe të caktuar, semestri apo viti shkollor.Dosja për zhvillimin dhe procesin e përparimit të të nxënit përdoret për të mbledhur modele të punës së nxënësve, gjatë një kohe të caktuar.Ato i lejojnë mësuesit të mbledhin elemente në punime te tilla, si p.sh., gabimet gjatë procesit të të nxënit, tipin e të menduarit dhe mënyrat e zgjedhjes së problemeve të përdorura nga nxënësi gjatë të nxënit,si edhe shprehitë e nxënësve për të kapur gabimet e tyre dhe korigjimi e tyre gjatë procesit të të nxënit.
Që dosjet të kryejnë funksionin dhe qëllimin për të cilin janë krijuar, ato duhet të jene pjesë përbërëse e veprimatrive të tjera, gjatë gjithë vitit shkollor. Përdorimi i dosjeve, si një element vlerësimi, duhet të ndjekë, të paktën, gjashtë hapa, të cilat janë renditur më poshtë:
1.Përcaktimi i qëllimit të dosjes: Që në fillim, mësuesi duhet të përcaktojë se çfarë dëshiron ai të mbledhë nga dosja e punës së nxënësit.Përgjigjet e kësaj pyeteje do të ndihmojnë në pyetjet më pas: Cilat objektiva të të nxënit do të vlerësohen? Çfarë do të mësojë mësuesi dhe nxënësi rreth përparimit? Do të ndihmojë dosja në përcaktimin e gabimeve, në cilat pjesë apo koncepte të lëndës? A doni të vlerësoni një model të punëve më të mira të nxënësit apo jeni i interesuar në vlerësimin e zhvillimit dhe përparimit? Doni të vlerësoni procesin apo produktin? A është dosja mënyra më e mirë për të marrë informacionin që nevojitet?
2.Përcaktimi i përmbajtjes së dosjes. Nëse do të përfshitet gjithçka në dosje, kjo është një punë shumë e madhe dhe jo efektive dhe paraqet vështirësi edhe në interpretim.Përzgjedhja e kujdesshme e modeleve e bën dosjen të menaxhueshme dhe më të lehtë për ta vlerësuar.Zakonisht,një mësues përcakton se cila pjesë apo modele të-punës do të vendosen në dosjen;por disa herë mësuesi mund të parapëlqejë që ktë zgjedhje ta bëjmë vetë nxënësi.Nga dosja mund të mësohet shumë për shprehitë e nxënësve për të vlerësuar punën e tyre,nëse mësuesi do tu kërkoj të përzgjedhin vetë punët për ti përfshirë në dosje.Nga ana tjetër, ky është një rast i mirë për të vendosur kritere për përmbajtjen që do të ketë dosja, pra,çfarë punimesh dhe modelesh të tjera duhet ketë në të.
3.Përcaktimi i kritereve për materialet, punimet që do të përfshihen në dosje. Cilat objektiva të të nxënit do të vlerësohen, cila punë mund të paraqes më mirë përparimin e nxënësit apo të përmbushë këto objektiva?Dëshironi të përfshini punët më të mira të nxënësve? Dëshironi të përfshihen, punime që në fazën fillestare dhe, më pas, të bëhet rishikim dhe përpunimi i tyre? Dëshironi të shihni materialet, të lidhura me punën përgatitore, si p.sh., bibliografi, burime të tjera, si ato që janë përdorur, po ashtu edhe ato që nuk janë përdorur, shënime, nënvizime etj?
4.Përcaktimi i organizmit të dosjes dhe rubrikave të saj. Si emërtohen rubrikat? Do të ketë dosja përmbajtje? Çfarë informacioni tjetër shtesë nevojitet? Sa rubrika mund të vendosen në një dosje? Kur do të përfundojë ajo? Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve dhe të tjerave si këto merren parasysh nga mësuesi në organizimin e dosjes, përpara se nxënësit të fillojnë punën për ndërtimin e dosjes.
5.Përcaktimi i kohës së vlerësimit të dosjes. Mësuesja do të vlerësojë rubrikat e ndryshme të dosjes në kohë të ndryshme, gjatë plotësimit të saj (kjo përbën vlerësimin formues), apo do ta vlerësojë, kur ajo të plotësohet (vlerësimi përmbledhës)? Kush do ta vlerësojë dosjen, mësuesi apo nxënësi, apo të dy së bashku? Janë përcaktuar kriteret për vlerësimin e dosjes? Nxënësit do t'i komunikohet vetëm nota, apo edhe vlerësimi me shkrim, i shoqëruar me komentet përkatëse?
6.Përcaktimi i përdorimit t ë vlerësimi dhe i përmbajtjes. Do të përdoret vlerësimi si pjesë e notës përfundimtare të nxënësit? A do ta ndihmojë vlerësimi mësuesin të ndyshojë metodat e tij të mësimdhënies, për të ndikuar pozitivisht në rezultatet e të nxënit?
-Dosjet janë një mjet i fuqishëm, nëse ato bëhen pjesë përbërëse e procesit të mësimdhënies dhe jo një shtojcë pa kuptim e tij.Mësuesi duhet të jetë krijues në formimin e dosjeve, por, gjithnjë, duhet t'i bëjë vetes këto pyetje të rëndësishme: Si do të shërbejnë modelet e punës së nxënësit, për t'i ndihmuar ata të vlerësojnë performancën apo përparimin e tyre? Si do të ndihmojë një vlerësim i tillë që të përmirësojë marrëdhënien dhe të nxënët e mësuesve.
Kujdes! Detyrat NUK duhet të jenë domosdoshmërisht të punuara me kompjuter.
Meritat
Të metat
Zhvillimet në vlerësim po nxiten tani nga dy faktorë të rëndësishëm:theksi mbi vlerësimin e performancës dhe përparësia që u jepet standardeve dhe llogaridhënies.Ndër përpjekjet e kohëve të fundit për të krijuar një pamje gjithëpërfshirëse të të nxënit të nxënësve,janë kombinimi sistematik i formateve me zgjedhje të shumëfishta dhe formateve të performancës.Ka gjithashtu edhe zhvillime të tjera që mund të bëjnë vlerësimin në të ardhmen më fleksibël dhe më te përputhshëm me nevojat e nxënësve dhe mësuesve.
Regjistri i klasës është dokument shtetëror.
Dëftesa në përfundim të vitit shkollor i jep informacion prindit mbi rezultatet e fëmijës së tij lidhur me lëndët e zhvilluara gjatë vitit shkollor.
-Shembull: “Vlerësimi i kompetencave” në dëftesë.
Nxënësi | Vlerësimi i kompetencave |
---|---|
1. Ana... | Nxënësja Ana... merr pjesë aktive në situatat problemore që diskutohen në orën e mësimit, duke argumentuar në mënyrë krijuese idetë e saj. Zotëron kompetenca të larta të përdorimit të teknologjisë dhe dallohet në punën me projektet. Zotëron në nivel të lartë kompetencat matematikore dhe kompetencat e shkencave të natyrës. Dallon edhe për zotërimin e kompetencave në fushën e arteve. Është e gatshme për të kontribuar në mënyrë produktive në aktivitetet që organizon shkolla. Ndërton marrëdhënie të shëndetshme me mësuesit dhe shoqërinë e klasës dhe merr pjesë aktive gjatë punëve në grup. |
Nxënësi | Vlerësimi i kompetencave |
2.Andi.... | Nxënësi Andi ... demonstron kureshtje dhe interesim në të gjitha lëndët. Zotëron kompetenca të mira gjuhësore, si dhe kompetenca të mira në shkencat shoqërore duke marrë pjesë në debate dhe diskutime në klasë. Jep ide të reja gjatë orës mësimore dhe është i gatshëm për të marrë përsipër detyrat që i ngarkohen. Shpreh aftësitë e të menduarit kritik për zgjidhjen e problemeve dhe është i aftë në marrjen e vendimeve. Është i përgjegjshëm për kryerjen e detyrave, por jo gjithmonë është në gjendje t’i kryejë ato me efikasitet të lartë dhe në mënyrë të pavarur. Bën përpjekje sistematike për t’iu përgjigjur sfidave. |
Autoritetet arsimore
Kanë përgjegjësinë:
Vetëvlerësimi është një mjet i vlefshëm për të matur të nxënit. Nëse nxënësit ―janë të përfshirë në vlerësimin e punës së tyre, ata përpiqen të kuptojnë kriteret e vlerësimit, të një performance,të cilësisë të lartë dhe janë të gatshëm t‘i aplikojnë ato. (Herrera et al., 2007). Vetëvlerësimi është një proces me tri faza në të cilat nxënësit kontrollojnë punën e tyre (vetëmonitorimi), identifikojnë mospërputhjet ndërmjet performancës aktuale dhe asaj të dëshiruar (vetëvlerësimi), identifikojnë aktivitetet e mëtejshme, për t‘u përmirësuar.Kur mësuesit japin feedback, ata inkurajojnë vetëvlerësimin me anë të pyetjeve, të cilat,i ndihmojnë të përqendrohen në procesin e vetëmonitorimit.Nxënësit përfitojnë më shumë nga aktivitetet individuale,nëse ata inkurajohen të korrigjojnë punën e tyre(Bruce,2001), Gjithashtu theksojmë se vetëreflektimi dhe përcaktimi i objektivave të nxënësve janë aspekte të rëndësishme të vetëvlerësimit.Vetëvlerësimi i nxënësve në vetvete përfshin shumë më tepër se thjesht kontrollin e përgjigjeve. Ai është një proces gjatë së cilit,nxënësit monitorojnë dhe vlerësojnë natyrën e të menduarit të tyre,me qëllim identifikimin e strategjive që përmirësojnë të kuptuarit(McMillan dhe Hearn 2008).Vetëvlerësimi i punës rezulton si një element i cili ndikon në nxitjen e të nxënit.Vetëvlerësimi nxit qëllimet e zotërimit përmes nocionit të zhvillimit të autonomisë së nxënësve. Nxënësit të cilët ushtrojnë vetëvlerësimin,kanë nën kontroll të mësuarit e tyre. Përveç kësaj, vetëvlerësimii ndihmon nxënësit të kuptojnë pritshmërinë për detyrën dhe hapat e nevojshëm për të përmbushur qëllimin e mësimit.Vetvlerësimi gjithashtu inkurajon vendimmarrjen e nxënësvepër të vendosur se,çfarë duhet të bëjnë dhe kur duhet të veprojnë.
Strategjitë që nxisin vetëvlersimin tek nxënësit:
VLERËSIMI I NXËNËSVE PAS KLASËS III
Shënim: Më tutje: “lënda” është përbërës i planit mësimor të një klase që vlerësohet me notë vjetore.
NENI 17
Vlerësimi i nxënësit pas klasës së tretë:
KREU VIII
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Neni 48
Qëllimi, kriteret dhe mënyrat e vlerësimit
Neni 49
Provimet kombëtare dhe testet ndërkombëtare
Neni 50
Provimet kombëtare të arsimit bazë
Neni 51
Matura shtetërore
-Arsimi i mesëm i lartë përfundon me provimet e maturës shtetërore. Në provimet e maturës shtetërore nxënësit japin një numër lëndësh të përbashkëta dhe një numër lëndësh me zgjedhje.
-Të gjithë nxënësit kanë këto tre lëndë të përbashkëta: gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë dhe një gjuhë e huaj.
-Lëndët me zgjedhje përcaktohen me udhëzim të ministrit.
-Organizimi dhe zhvillimi i provimeve kombëtare të maturës shtetërore rregullohen me udhëzim të ministrit.
https://albpsychology.blogspot.com/2016/12/nxitja-e-vetevleresimit-te-nxenesit.html
http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2018/11/Materiali-shpjegues-p Arkivuar 24 maj 2019 tek Wayback Machine
http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2017/03/Korniza-e-vleresimit-2.pdf Arkivuar 27 maj 2019 tek Wayback Machine
https://izha.edu.al/new/2017/03/27/korniza-e-vleresimit-te-nxenesit-ne-arsimin-parauniversitar/ Arkivuar 2 shtator 2018 tek Wayback Machine https://web.archive.org/web/20190602123753/http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2015/11/Doktoratura-Anita-Muho-Fakulteti-i-Shkencave-Sociale-Departamenti-i-Psikologji-Pedagogjise.pdf
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Vlerësimi i nxënësve, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.