Në gjuhësi me Gjuhë indo-evropiane njihet një familje (grup) gjuhësh dhe dialektesh me prejardhje të përbashkët, të cilat fliten sot në pjesën më të madhe të botës, si në Evropë, Azinë jugperëndimore, Azinë qendrore, dhe Azinë jugore.
Gjuhë të veçanta të kësaj familjeje gjuhësh fliten nga më shumë se 100 milionë folësa amtarë, si për shembull hindi, spanjisht, anglisht, portugalisht, bengali,Gjuha Shqipe, rusisht, frëngjisht, gjermanisht dhe punxhabi. Sot gjuhët indo-evropiane kanë numrin më të madh të folësve në botë në krahasim me familjet e gjuhëve të tjera. Këto gjuhë fliten prej rreth 3 miliardë folësash amtarë. Gjuhët Indo-Iraniane formojnë nëndegën më të madhe të gjuhëve indo-evropiane.
Indo-evropian | |
---|---|
Rajoni | Evropa dhe Azia (para shekullit XVI) Gjithë bota (sot) |
Folës amtare | Mbi 3,4 miliard |
Familje gjuhësore | Gjuha proto-indo-evropiane
|
Kodet gjuhësore | |
ISO 639-3 | ine |
Glottolog | [http://glottolog.org/resource/languoid/id/indo1319 indo1319 indo1319] |
Gjuhët ndahen përgjithësisht në grupe të mëdha, por dallimësia më e rëndësishme i përket ndryshimit mes gjuhëve të quajtura satem (p.sh. gjuhët indo-iraniane dhe gjuhët sllave) dhe atyre të quajtura centum (p.sh. latinishtja, greqishtja, keltishtja) kundërshti që i ndan pastër, përjashtim bëhet për gjuhët e shuara tokarike (Turkistani kinez).
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Gjuhët indo-evropiane, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.