Wiki Shqip 2023: Faqja kryesore
SQWiki Tiếng ViệtWiki English

Gjuha italiane

Gjuha italiane: Gjuhë romane

Gjuha Italiane (Italisht: lingua italiana) është një gjuhë Italike e zhvilluar nga varianti fjorentin.

Italisht
Linguistic map of the Italian language.svg
Shqiptimi[itaˈljaːno]
RajoniEvropa jugore
Folës amtare
85 milion
Familje gjuhësore
Kodet gjuhësore
ISO 639-1Stampa:ISO 639-1
ISO 639-2Stampa:ISO 639-2
ISO 639-3ita
GlottologStampa:Glottolink

Është gjuha e 21-të më e folur në botë. Flitet nga 63,5 miljonë veta si gjuhë amëtare, kryesisht në Itali, San Marino, Vatikan, Zvicër (ku është edhe gjuhë zyrtare), Kroaci, Slloveni, Francë (me minoranca që gjenden afër Italisë), në shtetet ku gjenden emigrantë italianë (SHBA, Argjentine, Brazil). Është një nga gjuhët më të studjuara në botë për shkak të rëndësisë nderkombëtare, pasurinë kulurale dhe turismit. Është gjuha e huaj më e folur në Shqipëri.[1]

Historia

Lindja dhe zhvillimi i gjuhës

Si të gjitha gjuhët e tjera Italike, edhe italshtja është zhvilluar nga gjuha latine ''vullgare'' (e folur në gadishullin Italian jashte ambjentit fetar dhe shkollor).

Gjuha italjane vjen nga dialekti i toskanës, varianti i të cilës konsiderohej më e ''pastër'' dhe zonë nga e cila kanë ardhur shumë shkrimtarë italjanë, si Petrarca dhe i ati i gjuhes italjane, Dante Alighieri.

Gjëndja politike e Italisë, si një shtet shumë i copëtuar nga ana gjeografike vonoi standartizimin e gjuhës italjane, i cili ndodh në shekullin e 20-të. Në gjysmën e 1800-ës, më pak se 10 % e italisë fliste gjuhën Italiane. Në shtetin Italian kemi nje continuum gjuhësor dhe numëri i dialekteve diskutohet edhe në ditët e sotme.

Bashkimi gjuhësor ndodhi vetëm pas industrializimit, luftës së parë botërore, zhvillimin e valëve radiofonike, emigracioni nga jugu në veri dhe sidomos mbas përhapjes së televizorit.

Shperndarja e gjuhës

Në Itali

Sot italishtja përdoret nga shumica e popullsisë italiane nga të gjitha shtresat dhe përdoret i njëjti variant në kontekste zyrtare dhe në gjuhën e përditshme. Sipas ISTAT, në 2006 72,8 % e Italisë flet “vetëm italisht”, 19 % “italisht dhe dialekt” dhe 5,4 % “vetëm dialekt”. Është akoma i theksuar përdorimi i dialekteve të ndryshme sidomos në moshën e tretë. Më shumë se 92 % e popullsisë flet italisht.

Jashtë Italisë

 
Vendet italofone

Gjuha italiane flitet nga 13 % e popullsisë së Bashkimit Evropian (në vënd të tretë mbas Anglishtes dhe Gjermanishtes. 3 % e flet si gjuhë të dytë.

Në Shqipëri

Gjuha italiane njihet nga 73 % e popullsisë (1.600.000 njerëz), vendi i parë për.

Shënime

Referime

  • Berloco, Fabrizio (2018). The Big Book of Italian Verbs: 900 Fully Conjugated Verbs in All Tenses. With IPA Transcription, 2nd Edition (në anglisht). Lengu. ISBN 9788894034813.
  • Palermo, Massimo (2015). Linguistica italiana (në italisht). Il Mulino. ISBN 9788815258847.
  • Simone, Raffaele (2010). Enciclopedia dell'italiano (në italisht). Treccani.

Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses. Wikipedia®is a registered trademark of the Wikimedia Foundation, Inc. Wiki (Study in China) is an independent company and has no affiliation with Wikimedia Foundation.
This article uses material from the Wikipedia article Gjuha italiane, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors).