Dhëmbët janë struktura të vogla të bardha ne gojën e njeriut.
Ata funksionojnë në mënyrë mekanike për ndarjen e ushqimit në pjesë dhe përgatitjen e tij për kalim në pjesën tjetër të sistemit të tretjes.Rrënjët e tyre janë të ngulitura në Maxilla (nofullën e sipërme), Mandibulë(nofullën e poshtme) dhe janë të mbuluara nga mishërat e dhëmbëve. Përbëhen nga inde të shumëta me dendësi dhe fortësi të ndryshme.Dhëmbët janë tiparet më të dallueshme(afatgjata) të gjitarëve prandaj për ta nevoitet një kujdes i veçantë. Me studimin e dhëmbëve të njeriut merret një fushë e dedikuar e Anatomisë e njohur si Anatomia Dentare.
Njeriu gjatë jetës së tij ka dy gjenerata të dhëmbëve(denticione):
Dhëmbët e Qumështit fillojnë të dalin zakonisht gjatë periudhës gjashtë deri në tetë muajshe tek foshnjat ku së pari dalin dhëmbët e poshtëm prerës gradualisht të tjerë deri në moshën dy vjet e gjysmë. Dhjetë dalin në nofullën e sipërme dhe dhjetë në nofullën e poshtme,pra në total 20. Dalja e dhëmbëve mund të shoqërohet me simptoma të caktuara, si dhimbje ose kruarje të mishërave të dhëmbëve dhe paraqitje të jargëve gjatë kësaj periudhe,temperaturë të lartë dhe të vazhdueshme. Dhëmbët e përkohshëm (të qumështit) luajnë rol të rëndësishëm në përtypjen e ushqimeve të forta për femijët dhe në zhvillimin e nofullave. Ata ruajnë vendin për dhëmbët e përhershëm që dalin më pas, gjithashtu dhëmbët e përparmë ndihmojnë fëmijët në arritjen e shqiptimit sa me te qartë të tingujve (bashkëtingëlloreve s, f, v, th dhe dh).
Dhëmbët e qumështit janë më të vegjël se të tjerët dhe mes tyre ka hapësira. Dhëmbët “incisivë”(prerës) bien në moshën 6-10 vjeçare, dhëmbët “canine”(të qenit) bien në moshën 8-12 vjeçare, ndërsa para-dhëmballët dhe dhëmballët bien në moshën 10-12 vjeçare. Kështu, 20 dhëmbët e qumështit zëvendësohen gradualisht nga dhëmbë të tjerë.
Në mesin e dhëmbëve të përhershëm, 16 dalin në nofullën e sipërme dhe 16 në nofullën e poshtme. Dhëmbët e parë të përhershëm dalin rreth moshës 6 vjeçare. Këta janë 28, ndërsa përfshirë këtu dhëmballët e pjekurisë në total janë 32 dhëmbë të përhershëm. Ndërrimi i dhëmbëve nga ata të fëmijërisë në ata permanent bëhet nga mosha gjashtë deri në dymbëdhjetë vjet,ndërsa dhëmbët e pjekurisë paraqiten rreth moshës 20 vjecare.
Pas kësaj gjenerate të dhëmbëve nuk ekziston asnjë zëvendësim tjetër natyrorë për dhëmbët.
Kurora është pjesa e sipërme e bardhë e dhëmbit të cilën normalisht e shohim. Forma e kurorës përcakton edhe funksionin e dhëmbit p.sh. dhëmbët frontal me formë të mprehët të kurorës si daltë janë për të prerë ushqimin, ndërsa dhëmbët e pasmë apo molarët kanë formë të rrafshtë që shërbejnë për bluarjen e tij.
Smalti është indi më i fortë dhe më i mineralizuar në tërë organizmin ai mbështjellë kurorën e dhëmbit, por nëse nuk mirëmabahet (pastrimi i dhëmbëve) ai dëmtohet nga kariesi. Pra 96% e zmaltit përbëhet nga minerale me ujë dhe materiale organike. Ngjyra normale e zmaltit ndryshon nga e verdha e lehtë në të bardhën gri.
Dentina është shtresa nën zmaltin. Nëse kariesi vazhdon duke sulmuar zmaltin stacioni i ardhshëm do të jetë dentina ku miliona kanale të vogla cojnë drejt pulpës së dhëmbit.
Pulpa Dentare është ind i butë i cili gjendet në qendër të cdo dhëmbi dhe është i pasur me fije nervore dhe enë të gjakut. Në atë moment kur kariesi i afrohet pulpës atëherë ndjehet dhimbja.
Rrënja paraqet pjesën përforcuese ose ngulitëse në ashtin e nofulles që quhet rrënja e dhëmbit. Ajo përbën dy të tretat e dhëmbit.
Ekziston lidhshmëria mes higjienës së gojës , dhëmbëve dhe shëndetit të përgjithshëm të organizmit.
Ndër problematikat më të shpeshta që hasim janë: kariesi, fisurali, prishjet e dhëmbëve, problemet paradontale, gurëzat etj. Pjesa dërrmuese e këtyre komplikacioneve shkaktohen nga mosmineralizimi i duhur i dhëmbëve.
Shkaqet që ndikojnë në shfaqjen e këtyre komplikacioneve janë edhe konsumimi i duhanit, higjena jo e mirë dentare, ushqimi jo i përshtatshëm dhe stresi.
Kariesi është një infeksion që shkaktohet nga mikrobet që gjenden në hapësirën e gojës. Kjo problematikë cilësohet si një sëmundje që shkaktohet nga bakterie dhe mund të lidhet me faktorë të rëndësishëm si konsumimi i ushqimeve dhe pijeve, neglizhenca në larjen e dhëmbëve etj.
Kariesi nuk trashëgohet.
Po ashtu edhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve si dhe paradentoza e gingiviti mund të shtojnë edhe rrezikun për sëmundje të tjera të organizmit duke përfshirë edhe sëmundje të zemrës. Këto probleme vijnë si rezultat i infeksioneve bakteriale dhe mund të çojnë nga dëmtimi i indit të butë deri tek rënia e plotë e dhëmbit. Sëmundjet e dhëmbëve nuk dëmtojnë vetëm zemrën por mund të shkaktojnë edhe probleme të tjera shëndetësore.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Dhëmbët e njeriut, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.