Vjosa Osmani – Sadriu (e lindur më 17 Maj 1982) është juriste dhe Presidentja e pestë e Republikës së Kosovës që nga data 4 Prill 2021.
Dy palë zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë e nxorën Vjosën si gruan deputete më të votuar në historinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ajo ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës, në R.I.T. Kosovo dhe në Universitetin e Pitsburgut.
Vjosa Osmani | |
---|---|
Presidentja e 5-të e Kosovës | |
Titullar | |
Në detyrë 4 Prill 2021 | |
Kryeministri | Albin Kurti |
Paraprirë nga | Glauk Konjufca (aktrim) |
Me veprim | |
Në detyrë 5 Nëntor 2020 – 22 Mars 2021 | |
Kryeministri | Avdullah Hoti |
Paraprirë nga | Hashim Thaçi |
Pasuar nga | Glauk Konjufca (aktrim) |
Kryetarja e 6-të e Kuvendit të Kosovës | |
Në detyrë 3 Shkurt 2020 – 22 Mars 2021 | |
Presidenti | Hashim Thaçi |
Paraprirë nga | Glauk Konjufca |
Pasuar nga | Glauk Konjufca |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 17 Maj 1982 Mitrovicë, ish–Jugosllavia, (tani Republika e Kosovës) |
Partia politike |
|
Bashkjetuesja/et | Prindon Sadriu (martuar në vitin 2012) |
Fëmijët | 2 |
Arsimimi |
|
Punësimi | Politikane dhe Akademike Juridike |
Nënshkrimi | |
E lindur dhe e rritur në qytetin e Mitrovicës, Vjosa Osmani u bë aktiviste politike dhe studioi drejtësi në Prishtinë si dhe në Shtetet e Bashkuara në Pittsburgh. Ajo ka punuar si këshilltare e presidentit të atëhershëm të Kosovës Fatmir Sejdiu para se të zgjidhej në Kuvend. Vjosa Osmani ka mbajtur pozitën e kryetarit të Kuvendit nga shkurti i vitit 2020 deri në mars 2021, si dhe ka shërbyer si ushtruese detyre e presidentit në periudhën nga nëntori 2020 deri në mars 2021 pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi. Pas zgjedhjes së saj si presidente, Vjosa Osmani u bë gruaja e dytë që mban këtë pozitë, si dhe është personi i parë që ka shërbyer si ushtrues detyre dhe presidente e Kosovës.
Vjosa Osmani ka kandiduar me sukses në një platformë kundër korrupsionit dhe ka shprehur dëshirën për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Vjosa Osmani – Sadriu u lind më 17 maj të vitit 1982, në qytetin e Mitrovicës, Kosovë. Shkollën fillore dhe atë të mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në qytetin e saj të lindjes. Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.
Në përbërjen e Kuvendit të kaluar ka qenë kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. Më herët ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë. Në zgjedhjet e 6 tetorit të viti 2019 u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës. Në zgjedhjet e 14 marsi të viti 2021 u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës. Më. 4 prill. 2021 u zgjodh kryetare e Kosovës.
Krahas ndërtimit të karrierës së suksesshme, Vjosa është martuar dhe është nënë e dy vajzave binjake.
Angazhimi politik i familjes së Vjosës, ndikoi në formimin dhe angazhimin e saj politik. Karriera politike e Vjosës filloi qysh në adoleshencë, kur edhe ishte aktiviste e LDK-së, për t’u ngritur më pas ndër vite. Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëhershme të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Tash e tri mandate, Osmani është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, me ç’rast në dy mandatet e fundit, ishte deputetja grua më e votuar në Kosovë.
Ndonëse në moshë të re, ajo njihet për kontributin e saj të dhënë për pavarësimin e Kosovës, saktësisht njihet kontributi i saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku në atë kohë ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, rast të cilin Kosova e kishte fituar kundrejt Serbisë. Në këtë proces jetik për pavarësimin e vendit, Vjosa ka shërbyer si përfaqësuese e Kosovës.
Vjosa i përfundoi studimet e nivelit bachelor në Kosovë me bursë, e cila iu nda nga Ministria e Arsimit, duke u vlerësuar nga e njëjta si studentja më e mirë e Fakultetit Juridik në Kosovë. Njëherësh, ajo u zgjodh edhe një ndër pesë studentët më të mirë të vendit nga të gjitha fakultetet. Në vitin 2004, ajo ishte përfituese e bursës për përfundim të studimeve të nivelit master në Universitetin e Pitsburg-ut në SHBA. Në vitin 2005 është shpërblyer dy herë me Çmimin “Excellence For The Future Award”, nga Universiteti i Pitsburgut. Në vitin 2009, falë suksesit të treguar, kishte fituar përsëri bursë të plotë studimi, për përfundim të studimeve të doktoraturës në të njëjtin universitet, ku u fokusua përsëri në fushën e Juridikut, konkretisht në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare. Po ashtu, për kontributin e saj në fushën e të drejtave të njeriut, ajo u vlerësua me Çmimin “Sheth International Achievement Award”, nga Universiteti i Pitsburgut.
Fokusi politik i Vjosës është në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për sigurimin e një juridiksioni të pavarur. Po ashtu, ajo është e fokusuar edhe në politikën e jashtme, veçanërisht në procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në ruajtjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Përveç gjuhës amtare, flet edhe anglishten, turqishten, spanjishten dhe serbishten.
Ka publikuar libra, artikuj, monografi dhe punime nga fusha e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Komerciale, si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë angleze.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Vjosa Osmani, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.