Kolera është një sëmundje bakteriologjike e rëndë dhe ngjitëse që shkakton jashtëqitje dhe të vjella.
Kolera si sëmundje ka filluar të vëzhgohet qe ne kohet e lashta . Për herë të parë ajo është paraqitur në Evropë rreth vitit 1831. Rreth vitit 1892, kolera e shkreton Afganistanin dhe përhapet në Rusi.
Epidemia e kolerës herën e fundit është paraqitur në Peru në vitin 1991. Më 9 shkurt presidenti i Perusë përshkakë të epidemisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, mirëpo edhe përkundër kësaj mase epidemia është zgjeruar në Ekuador, Kolumbi dhe Nikaragua. Gjatë kësaj kohe prej 400 000 të infektuarve nga kolera në Amerikën Jugore kanë vdekur 12 000 persona.
Kolera paraqitet më së shpeshti në vendet e pazhvilluara, ku uji i pijshëm është i ndotur dhe sistemi i kanalizimit nuk ekziston.
Simptomat e kolerës ndahen në tri stadiume:
Personat me grupin e gjakut 0 janë më të ndjeshëm dhe më të rrezikuar nga Kolera.
Shkaktarë i infektimit është Bakteri Vibrio cholerae, toksina (e njohur edhe si Toksina e kolerës) e të cilës shkakton jashtëqitjet e shpeshta të përcjellura me humbje të sasive të mëdha të lëngjeve. Shkaktari për herë të parë është përshkruar nga Pacini në vitin 1854. Pacini e përshkruante bakterin si të krysur në formë të presjes (drejtshkrimore) dhe shumë të lëvizshëm. Ndërsa në vitin 1883 nga trupi i një pacienti të vdekur nga kolera në Egjipt është marr një baktere e tillë e cila është kultivuar për hulumtime të mëtejshme.
Diagnostifikimi bëhet:
Parandalimi i kolerës është mënyra më efektive e shërimit nga kolera. Kjo bëhet duke përdorur ujë të pastër për pije dhe higjienën e trupit. Shërimi nga kolera është i mundshëm duke u kujdesur që trupi i të infektuarit të ketë sasi të mjaftueshme të lëngjeve, sheqerit dhe kripës. Kjo (pastrim i trupit) bëhet më së miri me infuzion në venë, ashtu që zorra dhe organet tjera të infektuara tejkalohen.
Antibiotikët janë të rekomanduar vetëm në raste të jashtëqitjes së shpeshtë.
Kjo përkujdese ndaj pacientëve të infektuar nga kolera do të zbriste përqindjen e vdekshmërisë nga 60% në 1%.
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kolera, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.