Akra

5°33′N 0°12′W / 5.550°N 0.200°W / 5.550; -0.200

Akra
Qendra e Akras
Akra
Accra International Conference Centre

Accra (shqipërimi: Akra; shqiptim anglisht: /ækrə/ ose /əkrɑ/) është kryeqyteti dhe qyteti më i populluar në Gana, një shtet në bregdetin e rajonit perëndimor të Afrikës. Akra është qendra administrative, e komunikimit, si dhe qendra ekonomike e vendit. Mbi 70 % e kapacitetit prodhues të Ganës është e vendosur në kuadër të këtij rajoni.

Historia

Fjala Akra besohet ta ketë prejardhjen nga fjala nkran, që do të thotë "milingona" në gjuhën Akane, një referencë për kulmet e shumta të foleve të milingonave të para në fshatrat rreth Akras. Qyteti u banua për herë të parë në shekullin e 15-të, kur njerëzit e fisit Ga emigruan atje pasi lanë vendbanimet e tyre të mëparshme në Ayauaso, 16 km në veri të Akras. Vendi do të ishte i përshtatshëm sepse e mbante fisin Ga larg nga fisi Akuamu që ishte rivali i tij. Fillimisht, Akra nuk ishte qendra më e njohur tregtare. Qendrat tregëtare të kohës ishin portet në Ada dhe Prampram, së bashku me qendrat në brendësi të Dodouas dhe Akusas në lindje. Megjithatë, Akra u bë e rëndësishme duke shërbyer si një qendër për tregtinë e skllevërve me evropianët. Në shekullin e 17-të, portugezët, të pasuar nga suedezët, holandezët, francezët, britanikët dhe danezët, ndërtuan fortesa në qytet. Një aktivitet i tillë vazhdoi në Akra deri në heqjen e tregtisë së skllevërve në 1807. Në vitet 1850-të, Danimarka ia shiti Kristiansborgun dhe fortesat e tyre të tjera britanikëve. Në 1873, pas dekadash të tensioneve mes britanikëve dhe popullsisë Asante të Ganës qendrore, britanikët sulmuan dhe shkatërruan praktikisht kryeqytetin Kumasi të Asantëve, dhe e deklaruan zyrtarisht Ganën një koloni të mbretërisë. Britanikët më pas pushtuan Akran në vitin 1874, dhe në vitin 1877, në fund të Luftës së dytë anglo-Asante, Akra zëvendësoi Cape Coast si kryeqytet të kolonisë britanike të Bregut të Artë. Ky vendim u mor për shkak se Akra kishte një klimë më të thatë krahasuar me Cape Coast, dhe nuk kishte miza cece, duke lejuar përdorimin e transportit të kafshëve.

Gjatë zhvendosjes së funksioneve administrative të kolonisë në Akra, filloi një fluks i kolonizatorëve britanikë, dhe qyteti filloi të zgjerohet për të akomoduar banorët e rinj. Victoriaborg u formua në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, si një lagje e veçantë evropiane, që ndodhet në lindje të kufijve të qytetit të kohës.

Akra 
Pamje nga Akra

Një nga vendimet më me ndikim në historinë e qytetit ishte ajo e ndërtimit të linjës hekurudhore Accra-Kumasi në 1908. Ajo lidhi Akran, portin kryesor të vendit në atë kohë, rajonin më kryesor të prodhimit të kakaos. Në vitin 1923 linja hekurudhore përfundoi, dhe në 1924 kakao ishte eksporti më i madh i Ganës. Akra ishte eksportuesi kryesor i kakaos deri në 1928; kjo ishte një nga arsyet kryesore për rritjen e shpejtë të saj.

Binjakëzime

Lidhjet të Jashtme

Referimet

Tags:

Akra HistoriaAkra BinjakëzimeAkra Lidhjet të JashtmeAkra ReferimetAkra

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Zonja nga qytetiGratë e MuhameditNATOUEFA Liga e KampionëvePejaGreqia e lashtëIslami në ShqipëriDializaKoreja e VeriutInduksioniSulmet e 11 shtatoritSiguria e të dhënaveArbëreshët në ItaliParalelogramiPerandoria OsmaneVitamina CBosnja dhe HercegovinaSëmundja infektiveNamazi i JacisëLondraFitër BajramiAleksandri i MadhLista e sureve në KuranDemografia e KosovësShqipëria etnikeSistemi i qarkullimit të gjakutPankreasiKanadajaShtatzëniaMarsiAsmaraKiara TitoEmiratet e Bashkuara ArabeLufta e ÇanakalasëPashkëtRryma elektrikeEqrem bej VloraNoizyVjedullaZef DedaSinan VllasaliuEvropaNamaziDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)BektashiMeshariLista e kafshëve të egraDafina Zeqiri (këngëtare)Lista e festave në ShqipëriBujqësia në Romën e lashtëPiter PanSkënderbeuButrint ImeriSamir ManeZemraTeknologjiaMali i ZiAthinaMigrenaMonitori i kompjuteritEjakulimi i mashkullitSurejaSpermaXhyzeGjeografia e KukësitKohët e NamazeveLidhja e PrizrenitJasharët (familje)Penisi i njeriutKromozomiKomunat e KosovësShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëShyhrete BehluliHelikobakteriReshja🡆 More