Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane

Sulltanët e Perandorisë Osmane (turqisht: Osmanlı padişahları), të gjithë anëtarë të Dinastisë Osmane, sunduan mbi perandorinë transkontinentale nga themelimi i saj në vitin 1299 deri në shpërbërjen e saj në vitin 1922.

artikull-listë e Wikimedias

Në kulmin e saj, Perandoria Osmane shtrihej nga Hungaria në veri deri në Jemen në jug, dhe nga Algjeria në perëndim deri në Irak në lindje. Fillimisht e sunduar nga qyteti i Bursës, kryeqyteti i perandorisë u zhvendos në Adrianopojë në vitin 1363 pas pushtimit nga Murati I, dhe pastaj në Kostandinopojë (Stambolli i sotëm) në vitin 1453 pas pushtimit nga Mehmeti II.

Sulltan i Perandorisë Osmane
Monarki Perandorake
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane
Stema e Perandorisë Osmane
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane
Sulejmani I (1520–1566)
Të dhënat
Monarku i parëOsmani I (rr. 1299–1323/4)
Monarku i funditMehmeti VI (1918–1922)
Vendosjarr. 1299
Përmbysja1 nëntor 1922
VendbanimPallatet në Stamboll:
PretenduesiDündar Ali Osman

Vitet e para të Perandorisë Osmane kanë qenë subjekt i tregimeve të ndryshme për shkak të vështirësisë për të dalluar faktin nga legjenda. Perandoria u themelua në fund të shekullit të trembëdhjetë, dhe sundimtari i parë i saj ishte Osmani I, nga i cili perandoria e morri emrin. Sipas një tradite osmane të vonë e shpesh jo të besueshme, Osmani I ishte pasardhës i fisit të Kajëve të turqëve oguzë. Dinastia Osmane që ai themeloi sundoi për gjashtë shekuj me sundimet e 36 sulltanëve. Perandoria Osmane u shpërbë si pasojë e humbjes së Fuqive Qëndrore me të cilat ajo u bashkua gjatë Luftës së Parë Botërore. Copëzimi i Perandorisë Osmane nga Aleatët fitimtarë dhe fillimi i Luftës Turke për Pavarësi çoi në përmbysjen e sulltanatit në vitin 1922 dhe lindjen e Republikës së Turqisë në vitin 1923.

Lista e sulltanëve

Tabela e mëposhtme rendit sulltanët osmanë, si dhe kalifin osman të fundit, në rend kronologjik. Tugrat (osmanisht: طغرا tuğrâ) ishin vulat ose nënshkrimet kaligrafike të përdorura nga sulltanët osmanë. Ato u shfaqën në të gjitha dokumentet zyrtare, si dhe në monedha, dhe ishin shumë më të rëndësishme në identifikimin e një sulltani sesa portreti i tij. Kolona "Shënimet" përmban të dhëna mbi prindërit dhe fatin e çdo sulltanit. Për sulltanët e hershëm, zakonisht ekziston një boshllëk kohor mes çastit kur mbaron sundimi i një sulltani dhe çastit kur trashëgimtari i tij hipën në fron. Kjo për faktin se osmanët në atë periudhë praktikonin atë që historiani Quataert e ka përshkruar si "mbijetesa e djalit më të fortë dhe jo e më të moshuarit": kur sulltani vdiste, djemtë e tij duhej të luftonin njëri-tjetrin për fronin derisa njëri del fitimtar. Për shkak të këtij konflikti të brendshëm dhe vëllavrasjesve që ndodhën, data e vdekjes së një sulltani nuk përputhej gjithnjë me datën e fillimit të sundimit të pasardhësit të tij. Në vitin 1617, ligji i trashëgimisë ndryshoi nga mbijetesa e më të fortit në një sistem të bazuar në senioritetin agnat (اکبریت ekberiyet), ku froni i takonte meshkujve më të vjetër të familjes. Kjo nga ana tjetër shpjegon se pse që nga shekulli XVII e tutje një sulltan i ndjerë rrallë u trashëgonte nga djali i tij, por zakonisht nga një xhaxha apo vëlla. Senioriteti agnat u mbajt deri në përmbysjen e sultanatit, pavarësisht përpjekjeve të pasuksesshme në shekullin XIX për ta zëvendësuar atë me primogjeniturë .

Sulltani Portreti Fillimi i sundimit Mbarimi i sundimit Tugra Shënimet
Ngritja e Perandorisë Osmane

(1299 – 1453)

1 Osmani I
ĠĀZĪ (Luftëtari)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  rr. 1299 1323

[c]

  • Djali i Ertugrulit dhe i Halime sultan.
  • Sundoi deri në vdekje.
2 Orhani
ĠĀZĪ (Luftëtari)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  1323 1362 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Osmanit I dhe Malhun Hatun.
  • Sundoi deri në vdekje.
3 Murati I
SULTAN-İ AZAM (Sulltani Më i Lartësuar)
HÜDAVENDİGÂR(I Përkushtuari ndaj Zotit)
ŞEHÎD (Dëshmori) [b]
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  1362 15 qershor 1389 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
4 Bajaziti I
SULTAN-İ RÛM (Sulltani i Perandorisë Romake)
YILDIRIM (Vetëtima)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  15 qershor 1389 20 korrik 1402 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Muratit I dhe Gylçiçek Hatun.
  • I zënë rob në fushëbetejë gjatë Betejës së Ankarasë (de facto mbarimi i sundimit).
  • Vdiq në robëri në Akshehir më 8 mars 1403.
Interregnumi osman (20 korrik 1402 – 5 korrik 1413)
5 Mehmeti I
ÇELEBİ (Miqësori)
KİRİŞÇİ (Harkbërësi)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  5 korrik 1413 26 maj 1421 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Bajazitit I dhe Devlet Hatun.
  • Sundoi deri në vdekje.
6 Murati II
KOCA (I Madhi)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  25 qershor 1421 1444 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Mehmetit I dhe Emine Hatun.
  • Lëshoi fronin me vetëdëshirë në favor të djalit të tij Mehmetit II.
7 Mehmeti II
FĀTİḤ (Pushtuesi)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  1444 1446 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Muratit II dhe Hyma Hatun.
  • Dorëzoi fronin babait të tij, pasi i kërkoi atij të kthehej në pushtet, së bashku me kërcënimet në rritje nga jeniçerët.
Murati II
KOCA (I Madhi)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  1446 3 shkurt 1451 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Sundimi i dytë.
  • I detyruar të kthehet në fron pas një kryengritjeje të jeniçerëve.
  • Sundoi deri në vdekje.
Rritja e Perandorisë Osmane

(1453 – 1550)

Mehmeti II
KAYSER-İ RÛM (Cezari i Perandorisë Romake)
FĀTİḤ (Pushtuesi)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  3 shkurt 1451 3 maj 1481 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Sundimi i dytë.
  • Pushtoi Kostandinopojën në vitin 1453.
  • Sundoi deri në vdekje.
8 Bajaziti II
VELÎ (I Shenjti)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  19 maj 1481 25 prill 1512 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
9 Selimi I
YAVUZ (I Forti)
HADIM'UL HARAMAIN'ISH-SHARIFAIN (Shërbëtori i Mekës dhe Medinës)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  25 prill 1512 21 shtator 1520 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
10 Sulejmani I
MUHTEŞEM (I Madhërishmi)
KANÛNÎ (Ligjvënësi)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  30 shtator 1520 6 ose 7 shtator 1566 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
Transformimi i Perandorisë Osmane

(1550 – 1700)

11 Selimi II
SARI (Bjondi)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  29 shtator 1566 21 dhjetor 1574 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Sulejmanit I dhe Hyrem Sultan.
  • Sundoi deri në vdekje.
12 Murati III Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  22 dhjetor 1574 16 janar 1595 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
13 Mehmeti III
ADLÎ (I Vetmi)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  27 janar 1595 20 ose 21 dhjetor 1603 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
14 Ahmeti I
BAḪTī (Fatmiri)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  21 dhjetor 1603 22 nëntor 1617 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
15 Mustafa I
DELİ (I çmenduri)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  22 nëntor 1617 26 shkurt 1618 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Mehmetit III dhe Halime Sultan.
  • U heq nga froni për shkak të paqëndrueshmërisë së tij mendore në favor të nipit të tij Osmanit II.
16 Osmani II
GENÇ (I riu)
ŞEHÎD (Dëshmori)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  26 shkurt 1618 19 maj 1622 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Ahmetit I dhe Mahfiruz Hatun.
  • U heq froni nga një kryengritje e jeniçerëve më 19 maj 1622.
  • U vra më 20 maj 1622 nga Veziri i Madh Kara Davud Pasha.
Mustafa I
DELİ (I Çmenduri)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  20 maj 1622 10 shtator 1623 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Sundimi i dytë.
  • U kthye në fron pas vrasjes së nipit të tij Osmanit II.
  • U heq froni për shkak të shëndetit të tij të dobët mendor dhe u izolua deri në vdekjen e tij në Stamboll më 20 janar 1639.
17 Murati IV
SAHİB-Î KIRAN (Pushtuesi i Bagdadit)

ĠĀZĪ (Luftëtari)

Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  10 shtator 1623 8 ose 9 shkurt 1640 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Ahmetit I dhe Kösem Sultan.
  • Sundoi deri në vdekje.
18 Ibrahimi
DELİ (I Çmenduri)
ŞEHÎD (Dëshmori)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  9 shkurt 1640 8 gusht 1648 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Ahmetit I dhe Kösem Sultan.
  • U hoq nga froni më 8 gusht 1648 në një grusht shteti të udhëhequr nga Shejh ul-Islami.
  • U var në Stamboll më 18 gusht 1648 me urdhër të Vezir të Madh Mevlevi Mehmet Pasha.
19 Mehmeti IV
AVCI (Gjuetari)
ĠĀZĪ (Luftëtari)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  8 gusht 1648 8 nëntor 1687 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Ibrahimit dhe Turhan Sultan.
  • U hoq nga froni më 8 nëntor 1687 pas disfatës në Betejën e Mohakëve.
  • Vdiq në Adrianopojë më 6 janar 1693.
20 Sulejmani II
ĠĀZĪ (Luftëtari)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  8 nëntor 1687 22 qershor 1691 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
21 Ahmeti II
ḪĀN ĠĀZĪ (Princi Luftëtar)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  22 qershor 1691 6 shkurt 1695 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Ibrahimit dhe Muazez Sultan.
  • Sundoi deri në vdekje.
22 Mustafa II
ĠĀZĪ (Luftëtari)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  6 shkurt 1695 22 gusht 1703 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Mehmetit IV dhe Gylnush Sultan.
  • U hoq nga froni më 22 gusht 1703 nga një kryengritje e jeniçerëve.
  • Vdiq në Stamboll më 8 janar 1704.
Stagnimi dhe reformimi i Perandorisë Osmane

(1700 – 1827)

23 Ahmeti III
ĠĀZĪ (Luftëtari)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  22 gusht 1703 1 ose 2 tetor 1730 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Mehmetit IV dhe Gylnush Sultan.
  • U hoq nga froni si pasojë e kryengritjes së jeniçerëve, të udhëhequr nga Patrona Halil.
  • Vdiq më 1 korrik 1736.
24 Mahmuti I
ĠĀZĪ (Luftëtari)
KAMBUR (Gungaçi)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  2 tetor 1730 13 dhjetor 1754 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
25 Osmani III
SOFU (I Përkushtuari)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  13 dhjetor 1754 29 ose 30 tetor 1757 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Dajli i Mustafës II dhe Shehsuvar Sultan.
  • Sundoi deri në vdekje.
26 Mustafa III
YENİLİKÇİ (Inovatori)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  30 tetor 1757 21 janar 1774 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Ahmetit III dhe Mihrishah Kadën.
  • Sundoi deri në vdekje.
27 Abdyl Hamiti I
ABD UL-HAMID (Shërbëtori i Zotit)
ISLAHATÇI (Përmirësuesi)
ĠĀZĪ (Luftëtari)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  21 janar 1774 6 ose 7 prill 1789 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Ahmetit III dhe Shermi Kadën.
  • Sundoi deri në vdekje.
28 Selimi III
BESTEKÂR (Kompozitori)
NİZÂMÎ (Rregullvënësi)
ŞEHÎD (Dëshmori)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  7 prill 1789 29 maj 1807 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Mustafës III dhe Mihrishah Sultan.
  • U hoq nga froni si pasojë e kryengritjes së jeniçerëve, të udhëhequr nga Kabakçë Mustafa kundër reformave të tija.
  • U vra në Stamboll më 28 korrik 1808 nën urdhërat e Mustafës IV.
29 Mustafa IV Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  29 maj 1807 28 korrik 1808 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Abdulhamitit I dhe Sineperver Sultan.
  • U hoq nga froni si pasoj e nj kryengritjeje, të udhëhequr nga Alemdar Mustafa Pasha.
  • U ekzekuta në Stamboll më 17 nëntor 1808 nën urdhërat e Mahmutit II]].
Modernizimi i Perandorisë Osmane

(1827 – 1908)

30 Mahmuti II
İNKILÂPÇI (Reformuesi)
ĠĀZĪ (Luftëtari)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  28 korrik 1808 1 korrik 1839 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Abdulhamitit I dhe Nakshidil Sultan (nëna adoptuese e Mahmutit II).
  • Shpërbëri oxhakun e jeniçerëve në vitin 1826.
  • Sundoi deri në vdekje.
31 Abdulmexhiti I
TANZİMÂTÇI (Riorganizuesi)
ĠĀZĪ (Luftëtari)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  1 korrik 1839 25 qershor 1861 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Mahmutit II and Bezmialem Sultan.
  • Sundoi deri në vdekje.
32 Abdulazizi
BAḪTSIZ (Fatkeqi)
ŞEHĪD (Dhëshmori)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  25 qershor 1861 30 maj 1876 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Mahmutit II dhe Pertevnijal Sultan.
  • U hoq nga froni nga ministrat e tij.
  • Vdiq (u vra ose u vetëvra) pas pesë ditëve.
33 Murati V Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  30 maj 1876 31 gusht 1876 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Abdulmexhitit I dhe Shevkefza Kadën.
  • U hoq nga froni si pasojë e përpjekjve të tija për të zbatuar reformat demokratike në perandori.
  • U urdhërua të banoj në Pallatin Çëragan, ku vdiq më 29 gusht 1904.
34 Abdulhamiti II
Ulû Sultân Abd ūl-Hāmīd Khan
(Hani Madhështor)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  31 gusht 1876 27 prill 1909 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Abdulmexhitit I dhe Tirimyzhgan Kadën dhe më vonë djali i adoptuar i Perestu Kadën.
  • U hoq nga froni si pasojë e Ngjarjes së 31 Marsit (13 prill 1909).
  • U urdhërua të banoj në Pallatin Bejlerbeji, ku vdiq më 10 shkurt 1918.
Shpërbërja e Perandorisë Osmane[e](19081922)
35 Mehmeti V
REŞÂD
(Ndjekësi i Rrugës së Drejtë)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  27 prill 1909 3 korrik 1918 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
36 Mehmeti VI
VAHDETTİN
(Njësuesi i Fesë)
Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  4 korrik 1918 1 nëntor 1922 Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane 
  • Djali i Abdulmexhitit I dhe Gylysty Hanëm;
  • U shfuqizua sulltanati.
  • U largua nga Stmabolli më 17 nëntor 1922.
  • Vdiq në Sanremo, Itali më 16 maj 1926.
Kalifati Republikan

(1 nëntor 1922 – 3 mars 1924)

Abdulmexhiti II Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  18 nëntor 1922 3 mars 1924

[c]

  • Djali i Abdulazizit I and Hajranidil Kadën.
  • U zgjodh kalif nga Kuvendi i Turqisë.
  • U dëbua pas heqjes së kalifatit.
  • Vdiq në Paris, Francë më 23 gusht 1944.

Interregnumi osman (1402–1413)

Sulltani Portreti Fillimi i sundimit Mbarimi i sundimit Tugra Shënimet
Interregnumi osman[d](20 korrik 1402 – 5 korrik 1413)
Isa Çelebi

Bashkësulltan i Anadollisë

Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  1403–1405

(Sulltan i Trojeve Perëndimore të Anadollië)

1406
  • Pas Betejës së Ankarasë më 20 korrik 1402, Isa Çelebiu mposhti Musa Çelebiun dhe filloi të sundoj mbi tojet perëndimore të Anadollisë.
  • U mposht nga Mehmed Çelebi në betejën e Ulubatit në vitin 1405.
  • U vra në vitin 1406.
Emir Sulejman Çelebi

Sulltani i Parë i Rumelisë

Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  20 korrik 1402 17 shkurt 1411
  • Morri titullin Sulltan i Rumelisë, pasi osmanët u mposhtën në Betejën e Ankarasë më 20 korrik 1402.
  • U vra më 17 shkurt 1411.
Musa Çelebi

Sulltani i Dytë i Rumelisë

Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  18 shkurt 1411 5 korrik 1413
  • Morri titullin Sulltan i Rumelisë më 18 shkurt 1411,pas vdekjes së Sulejman Çelebiut.
  • U vra më 5 korrik 1413.
Mehmed Çelebi

Sulltan i Anadollisë

Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane  1403–1406

(Sulltan i Trojeve Lindore të Anadollië)

1406–1413

(Sulltan i Anadollisë)

5 korrik 1413
  • Filloi të sundoj mbi tojet lindore të Anadollisë, pas Betejës së Ankarasë.
  • Mposhti Isa Çelebiun në betejën e Ulubatit në vitin 1405.
  • Morri titullin e Sulltanit Osman Mehmeti I pas vdekjes së Musa Çelebiut më 5 korrik 1413.

Shënimet

    a1 2 : Stili i plotë i sundimtarëve osmanë ishte i ndërlikuar, pasi ishte i përbërë nga disa tituj dhe evuloi gjatë shekujve. Titulli sulltan u përdor vazhdimisht nga pothuajse të gjithë sundimtarët që nga fillimi. Megjithatë, për shkak se ai titull ishte i përhapur në botën myslimane, osmanët shpejt miratuan variante të tij për të veçuar veten nga sundimtarët e tjerë myslimanë me status më të vogël. Murati I, monarku i tretë osman, e emëroi veten si sultan-i azam (osmanisht: سلطان اعظم, "Sulltani më i lartësuar") dhe hüdavendigar (خداوندگار, "Perandor"), tituj të përdorur nga selxhukët e Anadollisë dhe nga ilhanidët mongolë. I biri i tij Bajaziti I adoptoi stilin Sulltani i Rumit, Rûm duke qenë një emër i vjetër islam për Perandorinë Romake. Kombinimi i trashëgimisë islame dhe të Azisë Qendrore, bëri që osmanët të miratojnë titullin që u bë emërimi standard i sundimtarit osman: Sulltan [Emri] Han. Ironikisht, edhe pse titulli sulltan është në botën perëndimore më i lidhur me osmanët, njerëzit në Turqi përgjithësi përdorin titullin padishah kur i referohen sundimtarëve të dinastisë osmane.
    b1 2 3 : Kalifati osman ishte një nga pozicionet më të rëndësishme që mbaheshin nga sundimtarët e dinastisë osmane. Kalifati simbolizonte fuqinë e tyre shpirtërore, ndërsa sultanati përfaqësonte fuqinë e tyre të përkohshme. Sipas historiografisë osmane, Murati I e adoptoi titullin e Kalifit gjatë sundimit të tij (1362-1389), dhe Selim më vonë e forcoi autoritetin e kalifit gjatë pushtimit të Egjiptit në vitet 1516-1517. Megjithatë, konsensusi i përgjithshëm në mesin e dijetarëve modernë është se sundimtarët osmanë kishin përdorur titullin e kalifit përpara pushtimit të Egjiptit, qysh në kohën e sundimit të Muratit I (1362-1389), i cili solli shumicën e Ballkanit nën sundimin osman dhe adoptoi titullin e sulltanit në vitin 1383. Aktualisht është rënë dakord që kalifati "u zhduk" për dy shekuj e gjysëm, para se të ringjallet me Traktatin e Kyçyk Kajnarxhës, të nënshkruar midis Perandorisë Osmane dhe Katarinës II të Rusisë në vitin 1774. Traktati ishte shumë simbolik, pasi ai shënoi njohjen e parë ndërkombëtare të pretendimit të osmanëve ndaj kalifatit. Edhe pse traktati bëri zyrtarisht shkëputjen e Hanatit të Krimesë nga Perandoria Osmane, ai pranoi autoritetin e vazhdueshëm fetar të kalifit osman mbi myslimanët në Rusi. Nga shekulli XVIII, sulltanët osmanë e theksuan gjithnjë e më shumë statusin e tyre si kalifë, me qëllim që të nxisin ndjenjat pan-islame mes myslimanëve të perandorisë përballë cënimit të imperializmit evropian. Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, sulltani (kalifi) nxori një thirrje për xhihad në vitin 1914 kundër armiqve të Perandorisë Osmane, duke tentuar pa sukses të nxiste subjektet e Perandorive Franceze, Britanike dhe Ruse në revoltë. Abdulhamiti II ishte sulltani osman që përdori më së shumti pozicionin e tij të kalifit dhe u pranua si kalif nga shumë krerë myslimanë, madje deri në Sumatra.
    c1 2 : Tugrat u përdorën nga 35 prej 36 sulltanëve osmanë, duke filluar me Orhanin në shekullin XIV, tugra e të cilit është gjetur në dy dokumente të ndryshme. Asnjë tugër që mban emrin e Osmanit I, themeluesit të perandorisë, nuk është zbuluar, megjithëse një monedhë me mbishkrimin "Osman bin Ertuğrul" është identifikuar. Abdulmexhitit II, kalifit të fundit osman, gjithashtu i mungonte një tugër e tij, pasi ai nuk shërbeu si kreu i shtetit (ky pozicion u mbajt nga Mustafa Qemali, President i Republikës së sapo themeluar të Turqisë), por si një figurë fetare dhe mbretërore.
    d^ : Interregnumi osman, i njohur gjithashtu si Triumvirati osman (turqisht: Fetret Devri), ishte një periudhë e kaosit në Perandorinë Osmane që zgjati nga viti 1402 deri në vitin 1413. Filloi pas mposhtjes dhe kapjes së Bajazitit I nga Timuri, sundimtar turko-mongol, në Betejën e Ankarasë, e cila u zhvillua më 20 korrik 1402. Bijtë e Bajazitit luftuan njëri-tjetrin për më shumë se një dekadë, derisa Mehmeti I doli si fituesi i padiskutueshëm në vitin 1413. [70]
    e^ : Shpërbërja e Perandorisë Osmane ishte një proces shkallë-shkallë, i cili filloi me shfuqizimin e sulltanatit dhe përfundoi me heqjen e kalifatit 16 muaj më vonë. Sulltanati zyrtarisht u shfuqizua më 1 nëntor 1922. Sulltan Mehmeti VI iku në Maltë më 17 nëntor në bordin e luftanijes britanike Malaya. Kjo ngjarje shënoi fundin e "dinastisë" osmane, por jo të "Shtetit" dhe Kalifatit osman. Më 18 nëntor, Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë (TBMM) zgjodhi kushëririn e Mehmetit VI, Abdulmexhitin II, atëherë princ kurore, si kalif. Fundi zyrtar i Shtetit osman u shpall përmes Traktatit të Lozanës (24 korrik 1923), i cili njohu qeverinë e re të Ankarasë dhe jo qeverinë osmane të Stambollit, si përfaqësuese të ligjshme të shtetin pasardhës. Republika e Turqisë u shpall nga TBMM më 29 tetor 1923, me Mustafa Qemalin si presidentin e saj të parë. Edhe pse Abdulmexhiti II ishte një figurë që nuk kishte fuqi politike, ai qëndroi në pozitën e tij të kalifit derisa zyra e kalifatit u hoq nga TBMM më 3 mars 1924. Mehmeti VI më vonë u përpoq pa sukses për emëruar veten si kalif në Hixhaz.

Referime

Literatura

Tags:

Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane Lista e sulltanëveLista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane Interregnumi osman (1402–1413)Lista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane ShënimetLista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane ReferimeLista E Sulltanëve Të Perandorisë Osmane LiteraturaLista E Sulltanëve Të Perandorisë OsmaneAdrianopojaAlgjeriaBursaGjuha turkeHungariaIrakuJemeniKostandinopojaMehmeti IIMurati IOsmanllinjtëPerandoria OsmaneStambolli

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

GjithësiaMenstruacionetFigura stilistikeDita e Shën GjergjitSokratiSistemi i frymëmarrjesAgim RamadaniHamletiTuberkuloziAlfabeti shqipArben TaravariSirena e vogël (1989)Lista e statujave të SkenderbeutBletaRrethiQemal StafaTeatriRiciklimiHëna e PlotëMigjeniSistemi i tretjesMuji dhe HaliliDita Botërore e LibritAeroplaniHaki StërmilliSteve JobsKatroriPersefoni KokëdhimaVallet shqiptarePjesëtimiJupiteriPlakatJugosllaviaKrujaSëmundja infektiveShaqir CërvadikuMitologjiaLufta Iran-IrakAtomiInsulinaOrganizata e Kombeve të BashkuaraMercedes-BenzKongresi i ManastiritVerdhëzaLëkuraRusiaAlbert AjnshtajniPula (shpend)Shtetet anëtare të NATO-sBosnja dhe HercegovinaZvicraHonore de BalzakRobert BerishaRomaLuigj GurakuqiMitologjia grekeSpondiliartrozaIrakuAmerika VerioreSadri RamabajaLista e bimëveKarnavaletKorçaShkencaBifurkacioni i lumit të NerodimësDialektet e gjuhës shqipeLea YpiPankreasiDemografia e ShqipërisëAbortiJeruzalemiPranveraEnzimatMerkuri (planet)Lidhja e PrizrenitPeshkuAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianDardania🡆 More