Wiki Shqip 2023: Faqja kryesore
SQWiki Tiếng ViệtWiki English

Blerim Devolli

Blerim Devolli: Ndërmarrës shqiptar nga Kosova


Blerim Devolli është një ndërmarrës dhe filantropist nga qyteti i Pejës, Kosovë.

Blerimi që në moshë të re dallohej për aftësitë e një lideri me ëndrra shumë. Sot pas shumë viteve punë të palodhshme dhe me shumë sfida, ai njihet si një ndërmarrës me aftësi të jashtëzakonshme në krijimin dhe rixhenerimin e bizneseve. Për kontributet e mëdha në zhvillimin e ekonomisë dhe punësimin e të rinjëve, Komuna e Devollit ka shpallur Blerim Devollin 'Qytetar Nderi'.[1]

Një rol të madh në arritjen e këtyre sukseseve e ka pasur edhe mbështetja nga e gjithë familja Devolli të cilët njihen si ndër të parët që filluan prodhimin e produkteve vendore.

Edukimi

Blerim Devolli shkollën e mesme e ka kryer në Gjimnazin "Bedri Pejani" në Pejë ndërsa fakultetin në Universitetin KristalTiranë.

Devolli Group

Fillet e Devollit janë ngushtë të lidhura me mendësinë e përgjithshme të shoqërisë kosovare për të zhvilluar dhe fuqizuar ekonominë private. Devolli Group është themeluar në vitin 1990, në atë kohë quhej Devolli Commerce. Që nga kjo datë e deri më sot, Devolli Group është shndërruar në një nga bartësit kryesorë të zhvillimit ekonomik në rajonin e Pejës dhe më gjërë.

Devolli Commerce shndërrohet në Devolli Company, kurse sot kjo kompani është grupacion me emrin Devolli Group.

Sot, Devolli Group punëson një staf prej më shumë se 250 punëtorëve. Më shumë se 200 punëtorë punojnë në Kosovë dhe rreth 50 të tjerë në Shqipëri. Me rrjetin e saj të gjithëpranishëm, Devolli Group arrin të mbulojë me prodhimet dhe shërbimet e saj çdo kënd të Kosovës, të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe ngadalë por sigurt, po e zgjeron eksportin në shtetet tjera fqinje gjithashtu.

Kompanitë dhe brendet

Kompanitë

  • Devolli Group Sh.p.k [2]
  • Dardafon.net Sh.p.k (Z Mobile) [3]
  • Birra Peja Sh. A.[4]

Brendet

  • Qumështi Vita
  • Mia Vita
  • Tango Life
  • Birra Peja
  • Ujë Akull

Pronësia e dyshimtë

Me rritje të Devolli Group, u zbuluan lidhje të padeklaruara mes këtij dhe kompanive të tjera, duke përfshirë brende të njohura si ArtMotion, Comodita Home, Klan Kosova, dhe shumë të tjerë. Devolli poashtu është kritikuar nga shumë figura publike si Albin Kurti, për regjistrimin e kompanive të tij në vende jashtë Kosovës, si Ishujt e Virgjër Britanikë apo Malta.[5][6][7]

Aktivitetet humanitare

Blerim Devolli ka arritur që ndër vite të mbështesë shumë aktivitete bamirëse si në Kosove ashtu edhe në Shqipëri.

Aktivitetet e mbështetura në Shqipëri

  • 2010 / 2014 - BeerFest në Korçë[8]
  • 2011 / akoma - Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) [9]
  • 2015 - Përkrahje me mbi 10,000 litra Ujë Akull dhe qumësht Vita gjatë përmbytjeve në veri të vendit
  • 2015 - Koncerti i Alban Skenderaj [10]
  • 2015 - Panairi HoReCa [11]
  • 2015 - Shoqata për dhurimin e gjakut (Shprese per Shqiperine)
  • 2016 - Maratona e Tiranës [12]
  • 2016 - Koncerti i mbajtur për fëmijët me nevojë në Tiranë, organizuar nga Ecovolis
  • 2017 - Dita e verës në Tiranë

Aktivitetet e mbështetura në Kosovë

  • 2010 - Ndërtimi i Xhamisë në Pejë [13]
  • 2012 / 2016 - Mbështetja e festivalit të filmit Doku Fest [14]
  • 2012 / 2017 - Mbështetja e Klubit të basketbollit Peja
  • 2012 / 2017 - Mbështetja e klubit të basketbollit Prishtina [15]
  • 2013 - Ndërtimi i 4 shtëpive për familjet skamnore në Peje [16]
  • 2013 / 2016 - Chopin Festival [17]
  • 2013 / 2016 - DAM Festival [18]
  • 2013 / 2017 - Mbështetje për organizaten Autizmi Kosova
  • 2013 / 2017 - Mbështetje për organizaten Down Sindrome Kosova
  • 2013 / 2017 - Mbështetje për kampionen e botës në xhudo Majlinda Kelmendi [19]
  • 2013 - Mbështetje për Federatën e Bjeshkatarëve Kosovë
  • 2014 - Dhurimi i një banese për familje skamnore në Fushë Kosovë [20]
  • 2014 / 2016 - Ani Bar [21]
  • 2014 / 2016 - Into the Park [22]
  • 2014 - Mbështetje për realizimin e filmit kosovar “Cash Only”
  • 2015 - Rregullimi i shtepisë për persona me aftësi të kufizuara në Vitomericë, Pejë
  • 2015 - Dhurimi i një banese për familje skamnore në Gjakovë[23]
  • 2015 / 2017 - Bunar Fest [24]
  • 2015 - Mbështetja e klubit të futbollit Fushë Kosova
  • 2016 - Dhurimi i një banese për familje skamnore në Obiliq
  • 2016 - Mbështetja e studentëve të mjekesise Prishtinë, organizata EMSA.

Referimet

  1. ^ http://www.klubiprodhuesve.org/2017/04/05/blerim-devolli-shpallet-qytetar-nderi-i-komunes-se-devollit/[lidhje e vdekur]
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2017. Marrë më 31 maj 2017.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2017. Marrë më 31 maj 2017.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ http://birrapeja.com/
  5. ^ Berisha, Isuf (2015). "Legal Vacuum and Lack of Transparency" (PDF) (në anglisht). Mirovni Institut. Marrë më 26 nëntor 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  6. ^ Olluri, Parim (14 qershor 2016). "Lidhjet e Blerim Devollit shtrihen deri në Karaibe". Insajderi. Marrë më 26 nëntor 2020. {{cite news}}: Shiko vlerën e |archive-url= (Ndihmë!)
  7. ^ "Kurti hedh dyshime mbi bizneset e Devollëve, thotë se Klan Kosova është pronë e tyre". Insajderi. 19 prill 2019. Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2020. Marrë më 26 nëntor 2020.
  8. ^ http://www.festaebirres.com/site/article.php?aid=25&cid=20
  9. ^ http://www.fshf.org/index.php/sq/
  10. ^ http://www.kosovalive360.com/alban-skenderaj-mblodhi-qindra-adhurues-ne-prishtine.html[lidhje e vdekur]
  11. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2017. Marrë më 31 maj 2017.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  12. ^ http://www.360grade.al/politike/item/25924-mbyllet-me-sukses-maratona-e-tiranes-2016-garen-21km-e-fitojne-ilir-kellezi-dhe-luiza-gega-foto[lidhje e vdekur]
  13. ^ https://shkodrar.wordpress.com/2010/08/25/peje-u-perurua-xhamia-%E2%80%9Chaxhi-ibrahim-devolli%E2%80%9D/
  14. ^ http://www.doku.tech/#sponsors
  15. ^ http://telegrafi.com/devolli-group-i-bashkengjitet-festes-se-final-four/
  16. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 31 maj 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  17. ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2018. Marrë më 31 maj 2017.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  18. ^ http://www.damfest.com/#sponsors
  19. ^ http://telegrafi.com/majlinda-vizitoi-kompanine-birra-peja-dhe-uji-akull/
  20. ^ http://telegrafi.com/devolli-group-dhuron-shtepine-e-gjashte-ne-vitin-e-trete-te-tradites-se-bajramit/
  21. ^ http://anibar.org/anibar-parties-line-up-is-fun-and-sizzling/[lidhje e vdekur]
  22. ^ https://www.facebook.com/media/set/?set=a.1310955538929333.1073741849.400165953341634&type=3
  23. ^ http://www.kosovapress.com/sq/lajme/familja-shyti-e-pret-bajramin-ne-banese-te-re-e-dhuruar-nga-devolli-group-46930/
  24. ^ http://zeri.info/kultura/143553/me-bunar-fest-nis-sezoni-i-festivaleve-ne-prizren/

#Wikipedia® is a registered trademark of the Wikimedia Foundation, Inc. Wiki (Study in China) is an independent company and has no affiliation with Wikimedia Foundation.
This article uses material from the Wikipedia article Blerim Devolli, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.