Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK) ishte ushtria e vetëorganizuar e popullit shqiptarë në Republikën e Maqedonisë (sot Maqedonia e Veriut), e cila publikisht u paraqit gjatë vitit 2001 dhe zhvilloi luftën në Maqedoni.
Pas përfundimit të luftës së vitit 2001, ajo u çarmatos përmes Marrëveshjes së Ohrit, e cila u dha të drejta dhe autonomi më të madhe shqiptarëve të Maqedonisë.
Ushtria Çlirimtare Kombëtare u themelua në vjeshtën e vitit 1999 dhe fillimisht u udhëhoq nga ish-komandanti Ali Ahmeti, nipi i njërit prej themeluesve të UÇK-së në Kosovë. UÇK-ja funksionoi në heshtje derisa filloi të sulmonte hapur ushtrinë dhe policinë maqedonase. Qëllimi i shpallur i UÇK-së ishin të drejtat e barabarta për shumicën etnike shqiptare brenda një Maqedonie konfederative. Komandantët e lartë të UÇK-së këmbëngulën se: "Ne nuk duam të rrezikojmë stabilitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë, por ne do të luftojmë një luftë guerile derisa të kemi fituar të drejtat tona themelore, derisa të pranohemi si një popull i barabartë brenda Maqedonisë". Qeveria maqedonase pretendoi se UÇK-ja ishte një organizatë ekstremiste terroriste që kërkonte të ndante zonat me shumicë shqiptare dhe t'i bashkonte ato territore me Shqipërinë.
Duke filluar nga 16 shkurti 2001, kur edhe ra dëshmori i parë në Tanushë Muzafer Xhaferi, UÇK-ja filloi të kryente sulme ndaj forcave maqedonase duke përdorur armë të lehta. Konflikti shpejt u përshkallëzua dhe në fillim të marsit 2001, kur UÇK-ja kishte marrë kontrollin efektiv të një pjese të madhe të Maqedonisë veriore dhe perëndimore dhe kishte ardhur brenda 12 miljeve nga kryeqyteti i Shkupit.
Në mars 2001, luftëtarët e UÇK-së nuk arritën ta merrnin qytetin e Tetovës në një sulm të hapur, por kontrolluan kodrat dhe malet midis Tetovës dhe Kosovës. Më 3 maj, një kundërsulm i qeverisë maqedonase dështoi në zonën e Kumanovës. Deri më 8 qershor, luftëtarët e UÇK-së e morën Haraçinën, një fshat afër Shkupit. Më 13 gusht, të dy palët nënshkruan një marrëveshje paqeje që i dha fund konfliktit të hapur.
Pas Marrëveshjes së Ohrit, UÇK-ja ra dakord për një armëpushim në qershor. Sipas Marrëveshjes së Ohrit, qeveria maqedonase u zotua të përmirësojë të drejtat e popullsisë shqiptare, që përbëjnë rreth 40% të popullsisë. Një përqindje e kundërshtuar shumë nga maqedonasit. Ato të drejta përfshinin bërjen e shqipes një gjuhë zyrtare, rritjen e pjesëmarrjes së shqiptarëve në institucionet qeveritare, policinë dhe ushtrinë. Më e rëndësishmja, sipas Marrëveshjes së Ohrit, qeveria maqedonase ra dakord për një model të ri të decentralizimit.
Pala shqiptare ra dakord të heqë dorë nga çdo kërkesë separatiste dhe të njohë plotësisht të gjitha institucionet maqedonase. Për më tepër, UÇK-ja duhej të çarmatosej dhe të dorëzonte armët e tyre tek forcat e NATO-s.
Operacioni "Korrja Thelbësore" filloi zyrtarisht më 22 gusht dhe filloi efektivisht më 27 gusht. Ky mision 30-ditor do të përfshinte fillimisht rreth 3,500 trupa të NATO-s, një numër që arriti në 4,200 trupa të NATO-s dhe trupa maqedonase, për të çarmatosur UÇK-në dhe për të shkatërruar armët e tyre. Vetëm disa orë pasi NATO përfundoi operacionin, Ali Ahmeti u tha gazetarëve që morën pjesë në një konferencë shtypi në kështjellën e UÇK-së në Shipkovicë se ai po shpërndante Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe se ishte koha për pajtim etnik.
Shumë luftëtarë shqiptarë të UÇK-së, të udhëhequr nga Ali Ahmeti, më vonë formuan partinë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), një parti politike që fitoi shumicën e votave të shqiptarëve në zgjedhjet e vitit 2002 dhe formoi pjesë të koalicionit qeverisës së bashku me partitë maqedonase LSDM dhe LDP deri në gusht të vitit 2006 kur pas zgjedhjeve parlamentare të korrikut 2006, një koalicion konservator VMRO-DPMNE dhe PDSH erdhi në qeveri.
Viktimat totale të luftës në çdo anë janë të panjohura, por të dyja palët pohojnë se viktimat e tyre ushtarake ishin rreth 70 secili, ndërsa rreth 60 civilë shqiptarë dhe ndoshta rreth 10 civilë maqedonas mendohet të jenë vrarë.
Në rradhet e kësaj ushtrie ishin shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare. Shumica e dëshmorëve të rënë në luftën e zhvilluar kanë bartur pseudonime. Në listat e mëposhtme janë paraqitur emrat e dëshmorëve sipas vendlindjes:
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Ushtria Çlirimtare Kombëtare, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.