Nezim Frakulla

Ibrahim Nesim bej Frakulla i njohur si Nezimi i Beratit, (Frakullë, 1685 - Stamboll, 1760) ka qenë poet shqiptar, më i madhi i shekullit të vet në letërsinë shqipe dhe lëvruesi më i rëndësishëm i bejtexhinjve, pjesë e letërsisë shqipe me alfabet arab, i cilësuar nga Pipa poeti i parë shqiptar.

Nezimi i Beratit
Nezim Frakulla
U lind më1685
Frakull, Perandoria Osmane sot në Fier, Shqipëri
Vdiq më1760
Në një nga burgjet e kohës në Stamboll
Emri i letraveNesim
Kombësiashqiptar
Nënshtetësiaosman
Gjinitë letrarepoezi
Punët e shquaraDivani
Vite aktivshek. 18

Emri

I quajtur Ibrahim Berati nga Sami Frashëri, Nezim beu nga Von Hahni dhe Camarda, i njohur deri në vitet 1950' si Nezim Berati, më pas emri që iu përhap qe Ibrahim Nezimi ose Nezim Frakulla. Nesim ose Nezim ka qenë mahlasi (pseudonimi) i vetëzgjedhur.

Biografia

Mendohet se lindi ndër dekadat e gjysmës së dytë të shek. XVII (1660', 1680-1681, 1680-1685) në Frakullë në një familje me prejardhje të mirë. Mendohet se në rini ka qëndruar gjatë në Berat, asokohe qendër e kulturës islame, qytet të cilin e cilëson ndër vargje vatanin e vet, ku nxuri në medresenë e qytetit. Më pas shkoi në Stamboll, për të studiuar më tej, ku dhe shkroi vjershëroi në turqisht e persisht. Udhëtoi ndër vende arabe, por nuk ka mbijetuar asnjë varg në arabisht i shkruar prej tij.

U kthye në Berat më 1731, ku dikur pas kthimit u pajtua qehaja i të quajturit Haxhi Hasan Ismailit. Ndjekës i dijeve të Hurufijve, pasues i Ataullah Naim Mullait, vëllai i madh i Sulejman Naibit. Nisi kultivimin e letërsisë shqipe me alfabet arab. Pati një mejdan poetik me Myfti Mulla Aliun, gjë që çoi në trazime dhe përçarje të qytetit. Për këtë mejdan i shkoi lajmi Shejh al-Islamit, i cili ndërhyri dhe shkarkoi myftiun e qytetit.

Dikur pas 1747 pasi udhëtoi për punë në kryeqytetin perandorak, nga veprimtaria e tij poetike kuptohet se ka qenë në Hotin të Besarabisë, por nuk dihet arsyeja. Më pas i thur një kaside vargje për shkresën perandorake që i mundësoi kthimin në vendlindje nëpërmjet Shkupit dhe Elbasanit. Kur u kthye, sanxhakbej i Beratit shërbente Ismail pashë Velebishti i oxhakut të Vlorajve, edhe ai bejtexhi. Ibrahimi gëzonte mbrojtjen si të Ismail Pashës ashtu edhe të Sulejman pashë Vërlacit të Elbasanit. Më 1748 u martua me Istihanin nga Peqini, ndërsa pas tre vjetëve Hatixhenë, vajzë e një familjeje të pasur nga Bobrati, martesë në të cilën pati dëshmitar Ataullah Efendinë - i cili qe myfti i Beratit për ca kohë.

Për çështjet e shumta që trajtonin vargjet e tij dhe trazimet që ndillnin, autoritetet e arrestojnë dhe e dërgojnë Stamboll ku u dergj burgjeve dhe vdiq nga kolera. U thurën mersije (elegji) kushtuar tij, i mbajtur shehid (dëshmor në fe) nga poeti, bashkëqytetari dhe bashkëkohësi Fejzi.

Vepra

Duke qenë persishtja gjuha e traditës poetike myslimane, përmes të cilës jepej mësim, mendohet se në mbrujtjen e Nezimi kanë patur ndikim parimet poetike perse, mes të cilës traktati Çahar Meqalla i Nizamit. Në poezinë e tij ai mburret si ashik duke vënë në përdorim dikotomi klasike të poezisë (gjakues/gjakim, bilbil/trëndafil, era e pranverës/pranvera, Mexhnuni/Lejlaja) dhe krahasohet me poetët e mëdhenj të Orientit, aq sa veten e quan Saadiu dhe Urfiu i kohës së tij.

Divanet

Nezimi vjershërimin e nisi në vitin 1144 H (6 korrik 1731 – 23 qershor 1732), kurse në vitin 1148 H (24 maj 1735 – 11 maj 1736) hartoi Divanin shqip, përveç dy divaneve që shkroi më vonë në osmanisht e persisht. Nezimi mbahet si krijuesi i Divanit të parë në gjuhën shqipe. Fryma sufi në filozofinë myslimane dhe shoqërinë shqiptare përcjellin krejt tekstin, nga ndodhitë, te fjalët e urta dhe porositë si për botën e jashtme ashtu dhe për atë të brendshme. Me rreth 110 gazele e kaside, në Divanin e tij gjendet edhe poezia e parë laike brenda trajtimit mbarëjetësor të poezisë së traditës myslimane.

Një pjesë të madhe të Divanit autori ia kushton dashurisë hyjnore (ashk hakiki) duke e bërë të qartë dallimin nga dashuria alegorike e binomit (mexhazi) mistik sipas hermeneutikës së mistikës islame.

Trashëgimia

I mbajtur si poeti i parë dhe më i madh i bejtexhinjve shqiptarë në njërën prej poemave të tij e përshkruan veten si njeriun që i dha shqipes dinjitetin e një gjuhe letrare. Çka sipas Pipës, në njëfarë kuptimi edhe e bëri.

Divan kush pat folurë shqip?
Ajan e bëri Nezimi.
Bejan kush e pat folurë shqip?
Insan e bëri Nezimi.

Përmbajtja praktike mbarëjetësore e veprës së tij përmes gazeleve, kasideve, pasuroi rendin bisedor, ahengun duke i hapur rrugë mesnevit, ilahisë, med-hisë, mersijes, etj. Kur Von Hahni zgjodhi t'ia botojë disa poema më 1854 - hera e parë që një bejtar botohej jashtë qerthullit të Elifbasë - e mbiquajti Anakreonti shqiptar.

Literatura

  • Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Toena. ISBN 9992716223.
  • Hamiti, Sabri (1995). Letërsia e vjetër shqipe. Prishtinë.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Nezim Frakulla EmriNezim Frakulla BiografiaNezim Frakulla VepraNezim Frakulla TrashëgimiaNezim Frakulla LiteraturaNezim Frakulla Lidhje të jashtmeNezim Frakulla ReferimeNezim FrakullaArshi PipaBejBejtexhinjtëBeratiFrakull e MadheLetërsia shqipeLetërsia shqipe me alfabet arabStambolli

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Shkëlzen DoliMarrëdhënia seksualeLista e qyteteve në GjermaniProlaktinaDita Ndërkombëtare e PunëtorëvePubertetiKushtetutaTeuta e IlirisëDragoiLojërat OlimpikeFilozofiaMotori DiezelShkollat e para shqipeLigjet e NjutonitNdotjaMigjeniEgjiptiAparati riprodhues mashkullor te njeriuHistoria e ÇamërisëLufta e Parë BotëroreEozinofiliaHolokaustiTeleskopiA.C. MilanMëlçiaLista e maleve të ShqipërisëRevolucioni industrialEpitetiMetaforaHepatitiTurkmenistaniÇrregullimi bipolarKalendariMbrojtja e mjedisitMasturbimiPërcaktoriSindroma DownShiu acidikLidhja e PrizrenitApoloniaNënë TerezaNatriumiVloraKiara TitoBalenaForcat e Armatosura të ShqipërisëUNESCOBashkimi EvropianVitaminaHidrogjeniPsikologjiaStimulim me gjoksShqiptarët në Maqedoninë e VeriutKuzhina shqiptareRomeo dhe ZhuljetaBeteja e KosharesHistoria e TokësFyelliGjeografia e KosovësFieriNdarja administrative e ShqipërisëGlobalizimiJaponiaWolfgang Amadeus MozartQytetet e ShqipërisëPlaku dhe detiTokaMutacioniNdryshimi i klimësPeshaPërcjellësit elektrikLumi i NerodimësQarku i DibrësInteligjenca artificialeNatyraPeshkopiaMarin BarletiLista e vendeve sipas sipërfaqes🡆 More