Aparati riprodhues mashkullor është një sistem biologjik i përbërë nga një bashkësi organesh anatomike që kanë për qëllim riprodhimin.
Aparati riprodhues përqëndrohet te gonadet, që prodhojnë gametat, ose qelizat seksuale. Gonadet mashkullore janë testikujt.
Funksionet e aparatit riprodhues mashkullor janë:
Organet që përbëjnë aparatin riprodhues mashkullor janë:
Testikujt janë organet që prodhojnë gametat seksuale mashkullore. Përmasat mesatare të një testikuli janë 4.5 cm gjatësi, 3.0 cm gjerësi, 2.5 cm trashësi dhe peshon rreth 11-17 gramë secili.
Skrotumi është një qese ose xhep i veshur me lëkurë që përmban testikujt, epididimen dhe kanalin deferent. Septumi e ndan skrotumin në dy pjese, ku secili mban një testikul. Tkurrja e muskujve dartos shkakton mbledhjen e lëkurës. Së bashku me muskujt kremaster, ata mbajnë konstante temperaturën e testikujve, e cila duhet të jetë tre grade Celcius më e ulët se ajo e trupit, në mënyrë që të krijohet një mjedis i përshtatshëm për spermatogjenezen. Kur temperatura e ambjentit ulet, muskujt tkurren duke mbledhur lëkurën dhe duke bërë që testikujt të jenë më pranë nxehtësisë së trupit. Kur temperatura e ambjentit ngrihet, muskujt lëshohen dhe testikujt ndodhen më poshtë.
Zona spermatike e brendshme dhe testikuli formojne ndërmjet tyre një hapësirë virtuale, e cila përmban lëng lubrifikues. Kordoni spermatik përmban kanalin deferent, ene gjaku, ene limfatike si dhe nerva.
Në momentin e lindjes, testikujt nuk janë domosdoshmërisht në skrotum. Gjatë jetës fetale (si fetus) testikujt ndodhen në abdomen, dhe më pas zbresin më poshtë deri në skrotum. Por kjo mund të shoqërohet me forma të ndryshme të anomalive të vendndodhjeve të testikujve. Kriptorkidizmi është mungesa e një ose të dy testikujve në skrotum. Ajo përfshin gjithashtu pozicionet ektopike, që kanë të bëjnë me vendndodhjen e testikujve në një vend të pazakonte, krahasuar me trajektoren e tyre. Një foshnjë e prekur nga kriptorkidizmi, kur të jetë në moshë madhore, ka 60% më shumë mundësi steriliteti se sa njerëzit normale.
Ky article është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Aparati riprodhues mashkullor te njeriu, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.