Lojërat Olimpike: Ngjarje e madhe ndërkombëtare shumë-sportive
Lojërat Olimpike moderne ose Olimpiada (anglisht: Olympic Games; frëngjisht: Jeux Olympiques) janë një ngjarje sportive ndërkombëtare e sporteve verore dhe dimërore në të cilat mijëra atletë nga e gjithë bota marrin pjesë në një larmi garash.
Lojërat Olimpike konsiderohen garat më të mëdha sportive në botë me më shumë se 200 vende pjesëmarrëse. Lojërat Olimpike mbahen çdo katër vjet, me Lojërat Verore dhe Lojërat Dimërore të alternuara çdo katër vjet, me nga dy vjet larg njëra tjetrës.
Fillimi i riorganizimit të Lojërave Olimpike moderne u frymëzua nga Lojërat Olimpike Antike, të cilat mbaheshin në Olimp, të Greqisë, nga shekulli VIII p.e.s. deri në shekullin e IV të erës sonë. Baroni Pierre de Coubertin si themelues i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në vitin 1894, njëkohësisht bëri edhe rifillimin e organizimit të lojërave të para moderne olimpike në Athinë në vitin 1896. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është organi drejtues i Lëvizjes Olimpike, me Kartën Olimpike që përcakton strukturën dhe autoritetin e saj.
Evolucioni i Lëvizjes Olimpike gjatë shekujve XX dhe XXI ka rezultuar në disa ndryshime në Lojërat Olimpike. Disa nga këto rregulla përfshijnë themeimin e Lojërave Olimpike Dimërore për sportet e borës dhe akullit, Lojërat Paralimpike për atletët me aftësi të kufizuara, Lojërat Olimpike Rinore për sportistët e moshës 14 deri në 18 vjeç, pesë lojërat kontinentale ( Pan Amerikane, Afrikane, Aziatike, etj.) Evropiane, dhe Paqësorit ), si dhe Lojërat Botërore për sporte që nuk kontestohen në Lojërat Olimpike. Olimpiada e të Shurdhërve dhe Olimpiada Speciale gjithashtu janë miratuar nga IOC e cila është dashur të përshtatet me një larmi përparimesh ekonomike, politike dhe teknologjike. Abuzimi i rregullave amatore nga vendet e Bllokut Lindor bëri që IOC të largohej nga amatorizmi i pastër, siç është parashikuar nga Coubertin, në lejimin e pjesëmarrjes së atletëve profesionistë. Rëndësia në rritje e mediave masive krijoi çështjen e sponsorizimit të korporatave dhe komercializimit të Lojërave. Luftërat botërore çuan në anulimin e Lojërave të viteve 1916, 1940 dhe 1944. Bojkotime të mëdha gjatë Luftës së Ftohtë kanë kufizuar pjesëmarrjen në Lojërat e viti 1980 dhe 1984 .
Lëvizja Olimpike përbëhet nga federatat ndërkombëtare sportive (IF), Komitete Olimpike Kombëtare (NOC), dhe komitete organizuese për çdo Lojë Olimpike specifike. Si organ vendimmarrës, IOC është përgjegjës për zgjedhjen e qytetit pritës për secilin organizim përfshirë këtu edhe financimin e Lojërave sipas Kartës Olimpike. IOC gjithashtu përcakton programin Olimpik, i cili përbëhet nga sportet që do të kontestohen në Lojëra. Ekzistojnë disa rituale dhe simbole olimpike, të tilla si flamuri olimpik dhe pishtari, si dhe ceremonitë e hapjes dhe mbylljes . Mbi 14,000 atletë garuan në Lojërat Olimpike Verore 2016 dhe Olimpiadën Dimërore 2018 të kombinuara, në 35 sporte të ndryshme dhe mbi 400 ngjarje sportive. Përfundimtarët e vendit të parë, të dytë dhe të tretë në çdo ngjarje marrin medalje olimpike : përkatësisht medalje ari, argjendi dhe bronzi.
Lojërat janë rritur aq shumë sa që tani përfaqësohet pothuajse çdo komb. Kjo rritje ka krijuar sfida dhe polemika të shumta, duke përfshirë bojkotin, dopingun, ryshfetin dhe një sulm terrorist në vitin 1972 . Çdo dy vjet Olimpiada dhe ekspozimi i saj në media u japin mundësi atletëve të arrijnë famë kombëtare dhe nganjëherë ndërkombëtare. Lojërat gjithashtu përbëjnë një mundësi që qyteti nikoqir dhe vendi të shfaqen para botës.
Darling, Janina K. (2004). "Panathenaic Stadium, Athens". Architecture of Greece. Santa Barbara, California: Greenwood Publishing Group. ISBN978-0-313-32152-8. Marrë më 30 janar 2009. Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
Eassom, Simon (1994). Critical Reflections on Olympic Ideology. Ontario: The Centre for Olympic Studies. ISBN978-0-7714-1697-2.
"Olympic Charter"(PDF). International Olympic Committee. 2007. Arkivuar nga origjinali(PDF) më 23 korrik 2011. Marrë më 19 shtator 2012. Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
Olympic Museum (2007). "The Olympic Games in Antiquity"(PDF). International Olympic Committee. Arkivuar nga origjinali(PDF) më 25 mars 2009. Marrë më 2 shkurt 2009. Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
Pausanias (1 janar 1926). "Elis 1". Description of Greece. Loeb Classical Library. Vëll. Vol. 2. translated by W. H. S. Jones and H. A. Ormerud. London: W. Heinemann. ISBN978-0-674-99207-8. OCLC10818363. Marrë më 9 janar 2009. ; ; Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
Pindar (1997). "Olympian 10". Olympian Odes. Loeb Classical Library. translated by William H. Race. Harvard University Press. ISBN978-0-674-99564-2. Marrë më 25 mars 2009. ; Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
Richardson, N.J. (1992). "Panhellenic Cults and Panhellenic Poets". përmbledhur nga Lewis, D.M.; Boardman, John; Davies, J.K. (red.). The Fifth Century BC. Cambridge University Press. ISBN978-0-521-23347-7. Marrë më 2 shkurt 2013. Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
Schantz, Otto J. (2008). "Pierre de Coubertin's Concepts of Race, Nation, and Civilization". përmbledhur nga Susan Brownell (red.). The 1904 Anthropology Days and Olympic Games: Sport, Race, and American Imperialism. Lincoln and London: University of Nebraska Press. ISBN978-0-8032-1098-1.
Shachar, Ayelet (2011). "Picking Winners: Olympic Citizenship and the Global Race for Talent". Yale Law Journal. 120 (8): 2088–2139.
Vancouver Organizing Committee for the 2010 Olympic and Paralympic Winter Games (27 nëntor 2007). "Vancouver 2010 Mascots Introduced to the World". Canadian NewsWire. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2014. Marrë më 10 mars 2014. Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
Weiler, Ingomar (2004). "The predecessors of the Olympic movement, and Pierre de Coubertin". European Review. 12 (3).
Woods, Ron (2007). Social Issues in Sport. Champaign IL: Human Kinetics. fq. 146. ISBN978-0-7360-5872-8. Marrë më 2 prill 2009. television ratings decline olympic games torino.Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
Young, David C. (2004). "The Beginnings". A Brief History of the Olympic Games. Wiley-Blackwell. ISBN978-1-4051-1130-0.
Young, David C. (1996). The Modern Olympics: A Struggle for Revival. Baltimore: Johns Hopkins University Press. ISBN978-0-8018-7207-5.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Lojërat Olimpike, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses. ®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.