Shiu acidik: Shiu që përbëhet me acid

Shiu acid është një lloj shiu ose çdo formë tjetër reshjeje që ka nivel të pazakontë aciditeti, çka do të thotë se ka nivel të lartë të joneve të hidrogjenit (pH i ulët).

Mund të shkaktojë efekte të dëmshme mbi bimët, kafshët ujore dhe infrastrukturë. Shiu acid shkaktohet nga emetimi i dioksidit të squfurit dhe oksidi i azotit, të cilët bashkëveprojnë me molekulat e ujit në atmosferë dhe krijojnë acide. Që në vitet 1970, qeveritë kanë bërë përpjekje për të ulur nivelin e dioksidit të squfurit të çliruar në atmosferë, duke arritur rezultate pozitive. Oksidet e azotit mund të prodhohen natyrshëm nga goditjet e vetëtimave ndërsa dioksidi i squfurit nga shpërthimet vullkanike. Kimikatet në shiun acid mund të shkaktojnë heqjen e bojës, gërryerjen e strukturave të çelikut tek urat dhe erozion të statujave prej guri.Dhe keshtu shkaterrohen veprat e artit prej guri.

Shiu acidik: Krijimi i shiut acidik, Historia, Reaksionet kimike
Formimi i shiut acidik

Krijimi i shiut acidik

Për shkak të çlirimit të gazrave acidike në atmosferë edhe tretjes së tyre në pikat e shiut, ai pastaj bie në tokë i tillë, me përbërje acidike. Në gjendje normale shiu ka sasi të vogël të aciditetit. Kjo shkallë varet nga sasia e CO2 të tretur në të, si edhe sasi të vogla të klorit. Sipas standardeve aciditeti duhet të jetë pH = 5.0. Para revolucionit industrial ka qenë 5-6, kurse tani është rritur. Acidi akrbonik formohet sipas reaksinit:

Më pas acidi karbonik mund të jonizohet në ujë duke formuar përqëndrime të ulta të joneve hidron dhe karbonat:

Depozitimet e acidit në mjedis mund të përfshijnë edhe acide të tjera përveç acidit H2CO3.

Historia

Efektet gërryese të ajrit të ndotur acidik të qyeteve të mëdha mbi bloqet e gurëve apo mermereve u vunë re që në shekullin XVII nga John Evelyn, i cili mbajti shënim kushtet e mjerueshme të koleksionit me statuja antike të Thomas Howard. Që prej revolucionit industrial, çlirimi i dioksidit të squfurit dhe oksidit të azotit në atmosferë është rritur. Në vitin 1852, Robert Angus Smith ishte i pari që shpjegoi lidhjen ndërmjet shiut acid dhe ndotjes atmosferike në Mançester, Angli.

Reaksionet kimike

Shiu acidik: Krijimi i shiut acidik, Historia, Reaksionet kimike
Efekti i shiut acid në statuja

Reaksionet e acideve sulfurike:

    SO2 + OH· → H2SO3

Krijimi i acidt sulfuror:

    HOSO2· + O2 → HO2· + SO3

Krijimi i acidit sulfurik nga acidi sulfuror:

    SO3(g) + H2O(l) → H2SO4(l)

Krijimi i acidit nitrik:

    NO2 + OH· → HNO3

Hidroliza

Acidi sulfurik disosohet në ujë dhe ashtu si dioksid karboni, hidolizohet:

Ndotja e ajrit i referohet pranise se kimikateve ne atmosfere ne sasi dhe ne kohe zgjatje, gje e cila eshte e demshme per shendetin e njeriut dhe mjedisin.

    SO2 (g) + H2O = SO2 · H2O
    SO2 · H2O = H++ HSO3-
    HSO3- = H+ + SO32-

Dëmet që shkaton shiu acid

Shiu acidik: Krijimi i shiut acidik, Historia, Reaksionet kimike
Pemë të thara nga shiu acid

Për shkak të lirimit të gazrave acidike në atmosferë dhe tretjes së tyre në pikat e shiut, ai pastaj bie në tokë i tillë, me përbërje acide. Ky shi është mjaft i dëmshëm për bimët, objektet tjera dhe për shëndetin e njeriut.

Në gjende normale shiu ka sasi të vogël të acidit. Kjo shkallë varet nga sasia e CO2 të tretur në të, si edhe sasi të vogla të klorit. Sipas standardeve aciditeti duhet të jetë pH = 5.0. Para revolucionit industrial ka qenë 5-6, kurse tani është rritur. Shiu acid dëmton edhe ujin duke i shkaktuar vdekje peshqve dhe gjallesave të tjera. Pasojë e formimit të shirave acidik janë okidet e azotit dhe oksidet e sulfurit. Këto okside dëmtojnë organet e frymëmarrjes. Gjatë reshjeve atmosferike oksidet e sulfurit reagojnë me ujin duke formuar acide përkatëse, si acidin sulfurik dhe acidin sulfuror. Këto reshje quhen të reshura acidike, të cilat janë shkatërrueset më të mëdha të fasadave të ndërtesave, shtatoreve, por në veçanti të botës bimore.

    H2O (l) + CO2 (g) → H2CO3 (aq)
    2H2O (l) + H2CO3 (aq) → CO32- (aq) + 2H3O+(aq)

Referime

  1. ^ E. S. de Beer, ed. The Diary of John Evelyn, III, 1955 (19 September 1667) p. 495.
  2. ^ Glossary, United States: NASA Earth Observatory, acid rain, arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2011, marrë më 2013-02-15
  3. ^ Weathers, K. C. and G. E. Likens. 2006. Acid rain. pp. 1549–1561. In: W. N. Rom (ed.). Environmental and Occupational Medicine. Lippincott-Raven Publ., Philadelphia. Fourth Edition.
  4. ^ Seinfeld, John H.; Pandis, Spyros N (1998). Atmospheric Chemistry and Physics — From Air Pollution to Climate Change. John Wiley and Sons, Inc. ISBN 978-0-471-17816-3

Lidhje të jashtme

This article uses material from the Wiki Shqip article Shiu acidik, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
#Wikipedia® is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.

Tags:

Krijimi i shiut acidik Shiu acidik

Historia Shiu acidik

Reaksionet kimike Shiu acidik

Aciditeti

Atmosfera

Azoti

Bimët

Kafshët ujore

PH

Shiu

Squfuri

Uji

Vullkani

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Faqja kryesoreSkënderbeuFutbolliAlfabeti shqipMitrush KuteliShqipëriaArkeologjia e KosovësPërrallaGjuha shqipeNazmi MaliqiSistemi diellorDita Evropiane e GjuhëveNumri i thjeshtëTokaLufta e Parë BotëroreOrganizata e Kombeve të BashkuaraKosovaNarcisiKarbohidratetVolejbolliNjeriuBimëtIlirëtEvropaBashkimi EvropianVjeshtaFiset ilireFotosintezaHimni i FlamuritTopi (sport)Mitologjia shqiptareShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreKompjuteriPrincipata e ArbëritDielliGreqia e lashtëQelizaKanuni i Lekë DukagjinitDemokraciaEmrat e bukur të AllahutIsmail KadareLista e shteteve të EvropësGegërishtjaRilindjaSkeleti i njeriutBasketbolliGjon BuzukuNënë TerezaFranz KafkaTenisiAfërditaMitiKristofor KolombiTiranaGjithësiaIslandaDialektet e gjuhës shqipeForcaXhubletaGjeografiaHënaGjendja agregateNamazi i SabahutPëremriEpoka e EksplorimitFizikaAtomiKëshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të BashkuaraMbiemriKontinentetRruga e ArbritPrometeuBashkësitëMadhësitë fizikeTeuta e IlirisëGjethjaLista e gazetave shqip🡆 More