Bejte

Bejte (trajta e shquar bejtja) në Veri, bejti në Jug (nga arabishtja بيت‎  , bæjt, shtëpi) është njësi metrike në poezinë myslimane.

Përkon me një varg, shpeshherë i përshtatur si distik përderisa çdo bejte mund të ndahet në dy gjysmëvargje me gjatësi të njëjtë, secili varg duke patur dy, tre apo katër këmbë, ose nga 16 në 32 vargje. Mendohet se themelet e këtij elementi të prozodisë arabe e ka burimin nga bedevinët ose arabët e shkretëtirës, në pjesë të ndryshme të vargut njërën këmbë e quajnë "shkopi i çadrës/tendës" dhe këmbën tjetër "kunji i çadrës" dhe dy gjysmëvargëshat e bejtes emërtohen si dy perdet apo kanatet e çadrës apo "shtëpisë".

Ky sistem vjershërimi zuri vend në metrikën folklorike shqiptare duke u bërë pjesë e saj. Në poetët myslimanë të Shqipërisë Qendrore dhe Jugore u përdor për subjekte erotiko-mistike dhe epiko-didaktike, duke ruajtur kështu karakterin e prejardhjes së kultivuar. Ndërsa në viset veriore mori një përdorim popullor thuajse të pagdhendur, ku u përdor për satirat. Në poezinë shqiptare njihen si "muhabet sofre" ose "fjalë odash", vjersha popullore lirike me satirik dhe epike që nxjerr një vjershatar, zakonisht i qytetit. Në Shkodër bejtet nxirreshin "me qitë nji bejte" dhe skema rimore e bejtes është e alternuar. Ndërsa në viset e Prespës, bejti thuhet ose është thënë. Si formë poetike janë të përhapura në të gjithë trojet shqiptare, si dhe te arbëreshët ku quhen parambote. Përmes jo më shumë se dymbëdhjetë bejteve përftohet gazeli.

    Muhabetin ta bâjm bashkë,
    Askërkush mos me na ditë:
    Mos t'na dalin fjala jashtë
    Se ka'i bejtë dona me qitë.

- Shkodër, kalendari i shoq. Dija, Vjenë 1908.


    Peljakan o ju buljaar,
    lamparismit bejtaar.

- Fiamuri Arbërit, 1866.

    Trin'o moj Frymë e shenteruarë
    Që Bejtorëvet u ke treguarë.

- Jani Vreto

Referime

Tags:

ArabëtBeduinëtGjuha arabeMyslimanët

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Mitrush KuteliLista e elementeve kimikëFestivali i 11-të i Këngës në RTSHPogradeciDasma shqiptarePukaBletaRobin HoodPsikologjiaUniversiteti i PrishtinësCikli menstrualProzaMuzika populloreÇarls DarvinPjetër BogdaniLista e bimëveSpondiliartrozaTrekëndëshi i BermudësVendkalimet kufitare të ShqipërisëKalaja e BeratitFërkimiViolinaSistemi i qarkullimit të gjakutDendësia e popullsisëKallëzuesiMargarita TutulaniLista e sureve në KuranVullkanet dhe termetetGjeografia e GjermanisëNaim FrashëriShqipëria OsmanePrizmi (gjeometri)KrujaNamazi i IqindisëParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaPrishtinaKanadajaQarku i FieritGjuha frëngeFruthiFiset shqiptareIliriaVitamina CGalileo GalileiIlirëtElbasaniSëmundja infektiveIliadaBalenaBurreliBashkia TiranëLufta e KosovësEklipsi i HënësShkencaMjedisi natyrorBeni ecën vetëShtatë mrekullitë e botësLista e komunave në KosovëZgjebjaXhubletaPërrallaSportiPaneli diellorRombiParafjalaVitaminaMigjeniLuigj GurakuqiNoizyLidhja e LezhësTërmetiEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminorePerëndimi i diellitArtizanati ShqiptarKubi (gjeometri)Cuca e maleve (Dramë)ËDynym🡆 More