Xhubleta: Monument kulture në Kosovë

Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi.

Xhubleta: Monument kulture në Kosovë
Grua nga Gruda, me xhubletë dhe rubë me yll e hënë. foto Marubbi

Etimologjia

Pavarësisht dëshmive të hershme për veshje të këtij llojit në rajon, prejardhja e fjalës sipas etimologëve është nga arabishtja, por të dyzuar nëse në gjuhën shqipe ka hyrë përmes italishtes giubbetto nga arabishtja ğubbeh, apo nga turqishtja osmane cüppé po prej arabishtes xhubbá.

Tiparet e veshjes

Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjën e valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e mbrapme. Përbëhet nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjerë. Në shek. XVIII, xhubleta bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat. Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholina, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat, shputat, etj. Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Paraqet ngjashmëri me veshjen e disa figurinave neolitike të gjetura në Bosnje, por edhe në vise të tjera të mesdheut, që i përkasin mijëvjeçarit të dytë p.e.s dhe lidhen me qytetërimet e vjetra mesdhetar. Xhubleta e Malësisë së Madhe është trashëgimi e qartë e kulturës sonë ilire ku vetëm nëpërmjet saj ne paraqesim historinë e humbur të kombit tonë që malsorët tanë e përcollen deri në vitet 1950 -1960, pra e vetmja që jep identitetin e kombit shqiptar, nëpërmjet motiveve, ku emblema më e dukshme për të gjitha është shqiponja. Në misterin e xhubletës janë një seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fenë katolike romake, besimin te zoti, dashurinë dhe bukurinë e femres malësore.

Që prej vitit 2022 xhubleta është pjesë e listës së trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO në nevojë urgjente për mbrojtje. Së bashku me xhubletën në këtë listë janë përfshirë dhe artizanti në përgatitjen e saj dhe mënyrat e përdorimit. Dikur xhubleta përdorej në përditshmëri dhe tregonte statusin shoqëror dhe ekonomik të asaj që e mbante veshur.

Me ndryshimin e regjimit në Shqipëri dhe politikat e reja te sistemit socialist, tiparet kulturore në vitet 1960 filluan të ndryshonin duke ndikuar kështu edhe në jetën që zhvillohej ne malësi. Për këtë arsye, me zhvillimin e bujqësisë kooperative veshja e xhubletës nuk ishte më praktike. Sidoqoftë edhe pse me rënien e sistemit socialist ne Shqipëri interesi për xhubletën u rizgjua kalimi i dijes dhe aftësisë në përgatitjen në brezat e rinj nuk ka qenë lehtësisht i mundur për shkak të mjeteve dhe materialeve në krijimin e saj. Tradita e përgatitjes së xhubletës ka kaluar nga nëna te bija ndër gjenerata. Për këtë arsye një tjetër vështirësi që haset sot në kalimin e traditës së përgatitjes së xhubletës është edhe fakti se vetëm një numër i vogël grash të moshuara ruajnë ende dijen për përgatitjen e saj. Megjithatë dija për përgatitjen e saj është mundur të përcillet edhe në shoqata artizanësh si dhe ne Departamentin e Tekstilit dhe Modës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës si edhe në Atelierin e Modës në Universitetin e Arteve.

Referime

Tags:

Mali i ZiVeshje

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KromozomiNdajfoljaBeni ecën vetëLigji i OmitFrancaMetriPërcaktoriNikotinaIzraeliNdotja e ajritBombardimet bërthamore të Hiroshimës dhe NagasakitBektashiMerkuri (planet)KosovaZemraMasturbimiShpella e GadimësVetëtimaRënia e komunizmit në ShqipëriGravitetiGjitariEpilepsiaEmrush XhemajliHekuriEgla CenoIndiaLista e shkencëtarëve njëqindvjeçarëDon Kishoti i MançësLista e maleve të ShqipërisëEmiratet e Bashkuara ArabeQelizaAdolf HitleriFigura stilistikeQeniAfërditaMbretëria e IlirisëGjenerali i ushtrisë së vdekurBakteriIslamiVojo KushiDibraLumi i DrinitRrotullimi i TokësKitaraStreptokoketDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreSistemi i frymëmarrjesAlkaloidetOsteoporozaSëmundja infektiveFinlandaMbiemriRusiaKomunizmiTeatriArtriti ReumatologjikPozita gjeografike e ShqipërisëKalaja e PrizrenitLista e shteteve sipas popullsisëDuhaniValët elektromagnetikeHistoria e gjeometrisëHolokaustiNjësia matëseUlçera në stomakOutlook.comSistemi i organeve të frymëmarrjesHidrografia e ShqipërisëRelieviBurreliPerandoria OsmaneIlirëtBesnik CanolliBashkimi SovjetikBimët me farëAsambleja Parlamentare e Këshillit të EvropësAleksandri i MadhMali i Zi🡆 More