Bejtexhinjtë

Bejtexhinjtë ose bejtaxhijtë në Veri, kanë qenë vjershatarë popullorë në traditën myslimane.

Në realitetin shqiptar shënjon të njëjtën gjë, fillimisht myslimanë, që lëvruan sistemin e vjershërimit të njohur si bejte, të cilat i nxirrnin ndër ahengje kryesisht. Përhapja e këtij sistemi vjershërimi dhe nisja e shkrimit të poezisë myslimane në gjuhën vendase i dha formë një letërsie që zgjati për rreth dy shekuj në mjedisin shqiptar, pjesë e letërsisë shqipe me alfabet arab.

I quajtur edhe ashik (dashnor, i djegur pas) ose shaír, hartuesi i bejtave, bejtaxhiu sipas Pipës është gjegjësi qytetas i rapsodëve të maleve të veriut. Por ndryshe nga këta, bejtaxhiu ishte profesionist dhe mund ta përdorte dhuntinë e tij vjershëruese për të nxjerrë bukën e gojës. Bejtaxhijtë zakonisht vinin nga shtresa qytetëse të ulëta ose të mesme, rastësisht mund ta pranonte mbrojtjen e një zotnie të fuqishëm. Në pjesën më të madhe të kohës ai ishte vox populi, regjistrues i fasta-ve (prapësive) të qytetit të tij si dhe zëdhënës për kritikën popullore.

Historia

Pasi bejtja zuri vend brenda metrikës folklorike dhe u bë pjesë e saj, ajo u përdor për subjekte erotiko-mistike dhe epiko-didaktike nga poetët myslimanë në Shqipërinë Qendrore dhe Jugore, duke ruajtur karakterin e prejardhjes. Ndërsa në veri mori paraqitje më popullore dhe shpesh të pagdhendur, ku më së shumti u përdor për satirat. Krjimtaria e bejtexhinjve ishte e ndikuar fuqishëm nga kultura islame. Bejtari i parë për të cilin dihet se ka shkruar poezi, ka qenë Dervish Hasani nga Krusha e Vogël i pari i një teqeje të tarikatit HalvetiRahovec, në fundin e shek, XVII. Vargjet e tij kanë mbijetuar pjesërisht ose aspak.

Shek. XVIII

Dëshmia më e hershme e shkrimit të poezive me alfabet arab është poezia me titull Imzot, mos na lërë pa kahve nga Muçi Zade, më 1725. Krijim që përbën njëheri edhe krijimin letrar më të vjetër shkruajtur me dialektin toskë brenda në Shqipëri. Poeti i parë i madh i kësaj letërsie ishte Nezim Frakulla, i cili la një divan duke ruajtur metrikën e modeleve orientale. Mbrojtësit e Nezimit, Sulejman pashë Vërlaci i Elbasanit dhe Ismail pashë Velebishti i Vlorajve, ishin po ashtu bejtarë.

Bashkëkohësi dhe bashkëqytetari i Nezimit, Sulejman Naibi, la po ashtu një divan që u zhduk gjatë Luftës së Dytë Botërore, kësodore nga veprimtaria e tij njihen vetëm ç'ka mbetur nëpër këngë popullore siç është kënga Mahmudeja e stolisurë.

Gjysmën e dytë të shekullit, poetët gjysmë të kultivuar si shkodranët Mollà Dobraçi, Mollà Pata dhe kolonjari Hasan Zyko Kamberi e popullarizuan këtë mënyrë poetike, dhe u përpoqën ta sillnin bejten në ujdi me tetërrokëshin kombëtar. Dy të parët pasuan Kara Mahmud pashën e Bushatllinjve në fushatën e tij kundër Kurt Ahmet pashës, lanë bejte epiko-satirike të situatave të ndryshme të mjedisit qytetar shkodran, si në luftë. Kamberi la vargje një mevlud të shkurtër, ilahi dhe mbi pesëdhjetë poezi me tematika sociale, ku praktikoi edhe satirën.

Shek. XIX

Në shtjellën e përplasjeve mes familjes Jella dhe Toptanve në Tiranë dhe dëmit ekonomik që shkaktonte mosqendrueshmëria e rendit, terziu bejtar Zenel Bastari nga Tirana e thuri në vargjet e titulluara Tirona jonë si msoi. Bejtja Meti i Mlla Rexhepit shënjon shpotitjen që i bëhet nëpunësit dhe mullait imoral përmes një portret satirik. Bashkëkohësi i Bastarit nga Çamëria, Muhamet Kyçyku - që mbahet si autori më i dalluar i kësaj letërsie fillimshekullin e XIX - la një ndër veprat që ka mbijetuar e plotë, Erveheja si dhe Jusufi e Zelihaja. Ndër poetët e tjerë të traditës së shkrimit përmes Elifbasë qenë edhe Tahir efendi Boshnjaku, Et'hem bej Molla, dervishi Tahir Nasibi që themeloi teqenë e Frashërit, si dhe pasuesit e tij, vëllezërit Dalip dhe Shahin bej Frashëri.

Nga fundi i shekullit XIX në mjedisin shkodran spikasin Osja i Falltores dhe Hila i Files.

Shek. XX

Në Tiranë satirist politik gjatë viteve '20-'30 ka qenë Hafiz Ibrahim Dalliu. Në vijim të traditës së pasur të bejtaxhijve, në Shkodrën e viteve '30 bejtaxhia më i hollë ishte rrobaqepësi Kolë Tivari, i cili gjatë viteve '30 fshikullonte politikën jopopullore të qeverisë ndër bejta që recitoheshin gjatë karnevaleve të Shkodrës. Tjerë bejtaxhij shkodranë që ishin aktivë në vitet '30 ishin: Hamdi Bejtja, anëtar i një tarikati sufi, autor i shumë pamfleteve të cilat ai vetë i shpërndante rrugëve; Pjetër Gjini, i cili botoi shumë histori gazmore me rima në stil popullor, si p.sh. Malcori në Paris; Ndoc Vasija, vargu satirik i të cilit ishte shumë afër poezisë së kultivuar.

Tradita e shkrimit të vargjeve me alfabet arab vazhdoi në Kosovë deri më 1947, ndërsa si rrjedhë krijimtarie deri në vitet 1980.

Trashëgimia

Vjershërimin e tyre përmes bejteve e ushtruan kryesisht në mjedisin qytetar, ndër ahengje. Bejtexhinjtë qenë rapsodë me talent e me forcë krijuese që shkruan një letërsi të re shqiptare të mbështetur në traditën islamike, por edhe një gjuhë letrare të re, sado ende të papërpunuar. Letërsia shqiptare u shkrua me shkrim arab për më se dy shekuj, duke lulëzuar në shek. XVIII dhe gjysmën e parë të shek. XIX pasi u zëvendësua shkallë-shkallë me romantizmin e Lëvizjes Kombëtare, shkruar kryesisht me alfabete të bazës latine. Bejtet gjetën rrugën për tek thesari anonim i folklorit dhe kanë qenë jetë e mot pjesë përbërëse e këtij të fundit. Këngët qytetare shqiptare u ndikuan nga vjershërimi i bejtexhinjve, duke përvetësuar dhe imituar modulet e Lindjes së Mesme, dhe letërsia përkatëse u shkri brenda këtij formacioni letrar.

Elsie çmon si vijuese të kësaj letërsie atë që u zhvillua në mjedisin shpirtëror bektashian. Vepra satirike e fratit françeskan Gjergj Fishta është krejt në sintoni me traditën shkodrane të bejtaxhijve, duke i dhënë përmasë të divulguar letrar.

Studimi


Referime

Tags:

Bejtexhinjtë HistoriaBejtexhinjtë TrashëgimiaBejtexhinjtë StudimiBejtexhinjtë ReferimeBejtexhinjtëAhenguBejteElifbaIslami në ShqipëriLetërsia shqipe me alfabet arabMyslimanët

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeMuzeu Kombëtar i KosovësLejleku SqepgjerëSëmundjaAutizmiVasfije KrasniqiLahutaHidrografia e ShqipërisëMacjaKalatë e ShqipërisëZorra e trashëMeleqët në IslamViolinaNdotja e ujitMprehësi i lapsaveBimëtLogopediaBashkitë e ShqipërisëVitamina CSinuzitiPopullsia botëroreKoloseumiShkodraKarakteristikat e zeritKolesteroliËAbortiSkizofreniaKuvendi i Republikës së KosovësVehbi KikajRomeo VeshajPsikologjiaSëmundja infektiveBimësiaHekuriUjkuGjeografia e ShqipërisëStatistikaSulfuriKallëzuesiJohann Sebastian BachLojërat OlimpikeRrezet rentgenRiciklimiShpella e piratëve (roman)LuledeljaDetiLui PastërLUPUSLista e elementeve kimikëMona LizaUjiMbrojtja e mjedisitMalet e SharritNeptuniPneumoniaAleksandër KondoHonore de BalzakHistoria e ItalisëMusine KokalariLibrazhdiArbëreshët në ItaliShfletuesi i internetitKaliShkollat e para shqipeVeshje popullore të KosovësBashkia TiranëNeurologjiaMutacioniLojërat Olimpike VeroreShpallja e Pavarësisë së KosovësFibroza kistikeEnergjia dielloreFutbolliPrincipata e ArbëritVenusiIslami🡆 More