Hidrografia E Shqipërisë

Hidrografia e Shqipërisë është një fushë me ndikim të madh socio-ekonomik në Shqipëri.

Vendi dallohet për pasuri të shumta dhe të shumëllojshme ujore. Pasuria ujore lidhet me kushtet klimatike, relievin, dhe përbërjes gjeologjike të Shqipërisë. Me këto pasuri ujore lidhet plotësimi i nevojave të popullsisë për ujë të pijshëm, zhvillimi i bujqësisë, i industrisë, dhe i energjitikës. Këto pasuri ujore përbëjnë dhe potencial të madh për zhvillimin e turizmit.

Detet

Deti Adriatik dhe deti Jon kanë rëndësi të madhe gjeografike dhe ekonomike. Ato ndikojnë në zbutjen e klimës, në ujërat e tyre gjuhët një sasi e madhe peshku dhe në laguna nxirret kripë. Këto dete shërbejnë edhe si rruge lidhëse të Shqipërisë me shtetet e tjera fqinje.

Deti Adriatik

Ky det shtrihet midis gadishullit Apenin në perëndim dhe gadishullit të Ballkanit në lindje, kurse kanali i Otrantos (72 km) e ndan atë me detin Jon. Deti Adriatik është i gjatë 820 km (drejtimi veri-jug) dhe i gjerë 203 km (lindje-perëndim). Thellësia më e madhe e tij arrin në 1233 m. Në brigjet shqiptare ky det është i cekët. Brigjet shqiptare të detit Adriatik kanë gjatësi 325 km. Pjesa më e madhe e tyre janë brigje të ulëta fushore me plazhe të mëdha (disa dhjetëra kilometra të gjata dhe deri në disa qindra metra të gjera), me përbërje rëre shumë të imët. Ndër to dallohet, plazhi i Velipojës, Durrësit, Divjakës, Vlorës etj. Në këto plazhe pushojnë me mijëra turistë vendas dhe të huaj. Në këtë bregdet gjenden edhe disa gjire, si: gjiri i Tivarit, i Drinit, i Durrësit, i Vlorës, shumë të përshtatshëm për porte detare. Në to ndodhen edhe portet më të rëndësishme të të gjitha vendit (Durrësi, Vlora, dhe Shëngjini).

Deti Jon

Hidrografia E Shqipërisë 
Pamje nga Himara e detit Jon

Ky det shtrihet midis pjesës jugore të gadishullit të Ballkanit dhe gadishullit Apenin. Ai është deti më i thellë i Mesdheut, (me një thellësi që arrin në 5267 m tek humnera Kalipso), është det i hapur dhe mjaft i ngrohtë. Brigjet shqiptare të këtij deti shtrihen nga nga Kepi i Gjuhëzës deri në Kepin e Stillos me një gjatësi prej 151 km, me tipare të ndryshme. Përgjatë tij ngrihen male, prandaj ky bregdet është kryesisht i lartë e shkëmbor. Në këtë bregdet plazhet janë te rralla dhe zallore. Ka edhe sektorë te tjerë te tij në të cilët malet u lëne vend fushave te vogla. Në grykëderdhjen e lumit të Kalamasit ) dhe të lumit të Pavlës brigjet janë të ulëta e fushore, me plazhe ranore dhe sektorë të moçalizuar. Pamja tërheqëse, burimet e pastra, shkëlqimi i diellit, ujërat e kaltra dhe të tejdukshme të detit u japin këtyre plazheve vlera të mëdha turistike.

Bregdeti

Shqipëria ka një vijë shumë të gjatë bregdetare, duke ndikuar kështu në të gjithë komponentët e peisazhit gjeografik. Shqipëria laget nga dy dete shumë të rëndësishme të pellgut të Mesdheut, si deti Adriatik dhe Jon. Të dy këto dete ndikojnë pozitivisht në shumë veprimtari ekonomike të zhvilluara në vend. Gjithashtu, ato përbëjnë një potencial shumë të madh për zhvillimin e peshkimit, por sidomos për zhvillimin e turizmit balnear. Shqipëria, vitet e fundit, e ka konsideruar turizmin si një ndër sektorët më prioritarë të ekonomisë, ndikuar kryesisht nga vija e gjatë bregdetare dhe nga mundësitë për të zhvilluar turizmin balnear. Krahas pasurive të shumta ujore sipërfaqësore, Shqipëria është gjithashtu shumë e pasur me ujëra nëntokësore. Kjo lidhet me kushtet natyrore, sidomos me sasinë e madhe të reshjeve dhe me shumëllojshmërinë e shkëmbinjve që ndërtojnë territorin e vendit tonë (sidomos nga përhapja e madhe e shkëmbinjve karbonatikë, të cilët janë të përshkueshëm nga uji).

Lumenjtë

Lumenjtë janë një nga potencialet më të mëdha dhe më të rëndësishme ujore të vendit, të cilët dallohen për një shkallë të lartë të ujëshmërisë dhe dendësisë. Të gjithë lumenjtë e vendit kanë një prurje të përgjithshme mesatare vjetore prej 1308 m3/sek, që i përgjigjet një vëllimi vjetor prej rreth 41.25 km3[1]. Në rrjetin kryesor lumor të Shqipërisë përfshihen lumenjtë e Drinit, Bunës, Matit, Ishmit, Erzenit, Shkumbinit, Devollit, Osumit, Semanit, Vjosës, Drinosit, Bistricës dhe Pavllës. Këta janë lumenjtë më kryesorë të Shqipërisë, të cilët përshkojnë vendin me orientim nga lindja në drejtim të perëndimit, me derdhje kryesisht në detet Adriatik dhe Jon. Lumenjtë e vendit tonë dallohen për vlera të larta të koeficientit të rrjedhjes, ku vlera mesatare e tij është 0.64, pra 64% e sasisë së ujit që rezulton nga reshjet futet në rrjedhjet e rrjetit hidrografik[2]. Rrjeti hidrografik i Shqipërisë karakterizohet nga vlera të larta të disa parametrave, si të koeficientit të rrjedhjes dhe të modulit të rrjedhjes, të cilët paraqiten në vlera shumë të mëdha. Pasuritë ujore të vendit, sidomos lumenjtë, janë një potencial shumë i rëndësishëm për zhvillimin socio-ekonomik të vendit, por sidomos për zhvillimin e bujqësisë dhe të energjitikës. Të dy këta sektorë janë të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga lumenjtë dhe parametrat hidrologjikë të tyre, veçanërisht sektori i energjitikës, i cili është i varur nga ujëshmëria dhe niveli i ujëshmërisë së lumenjve. Roli i lumenjve është tejet kompleks në kuadër të të gjitha zhvillimeve socio-ekonomike të ndodhura në Shqipëri.

Shqipëria përshkohet nga një rrjet i dendur lumenjsh, të cilët në rrjedhjet e sipërme kanë karakter malor me rrjedhje të shpejtë dhe forcë të madhe erozive, kurse në rrjedhjet e poshtme kanë karakter fushor. Lumenjtë rrjedhin në drejtime të ndryshme dhe përfundojnë në 2 dete: në Adriatik dhe në Jon.

Drini

  • Artikull kryesor : Drini

Drini (285 km) është lumi më i madh shqiptar dhe në gjithë pjesën perëndimore të Ballkanit. Ai formohet nga bashkimi i Drinit të Zi me Drinin e Bardhë. Drini i Zi del nga liqeni i Ohrit në qytetin e Strugës dhe derdhet në liqenin artificial të Fierzës. Drini i Bardhë buron nga malet e Zhlebit (Kosovë), përshkon lugun e Dukagjinit dhe derdhet në liqenin e Fierzës. Lumi i Drinit, në vazhdim, është kthyer në një zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzës, i Komanit dhe i Vaut të Dejës), që furnizojnë me ujë tri hidrocentrale të mëdha. Ai derdhet në lumin e Bunës. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m3/sek, kurse maksimalja e regjistruar është mbi 5100 m3/sek.

Buna

  • Artikull kryesor : Buna
Hidrografia E Shqipërisë 
Lumi Buna

Buna (44 km) është i vetmi lumë fushor. Buron nga liqeni i Shkodrës. Pasi bashkohet me Drinin, rrjedh në një shtrat tepër të ceket dhe me dredhime të shumta. Përfundon në detin Adriatik me një deltë shumë të madhe. Prurja mesatare vjetore e Bunës arrin 670 m3/s, duke zëne një nga vendet e para në Mesdheun Verior. Ky lumë është pjesërisht i lundrueshëm.

Mati

Mati (115 km) buron nga mali i Kaptinës dhe përshkon një lugine me zgjerime dhe gryka të ngushta, ku janë ndërtuar digat e dy hidrocentraleve (i Ulzës dhe i Shkopetit). Prurja mesatare vjetore arrin 103 m3/s.

Shkumbini

Lumi Shkumbin, (ose Lumi Shkëmbi), buron në malin e Valamarës dhe duke rrjedhur nëpër një luginë të ngushtë me reliev të thyer, derdhet në Detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është 181 km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 61 m3/sek. Shkumbini e ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë. Në rrjedhën e sipërme, Shkumbini është një lumë i rrëmbyeshëm dhe erozioni është i fuqishëm nga fshatrat e Mokrës së sipërme si Dunicë, Kalivac, Llenge. Këto janë dhe fshatrat fillestare ku fillon Shkumbini dhe deri në ultësirën e Elbasanit ai shfaq dukuri erozioni, ndërsa më pas dukuri akumulimi.

Semani

Semani është lumi i dytë për nga gjatësia në Shqipëri, pas Drinit. Lumi fillon në rrethin e Beratit dhe formohet nga bashkimi i dy lumenjve Osum dhe Devoll në afërsi të fshatit Kozarë. Është i gjatë rreth 281 km, me pellg ujëmbledhës 5,649 km2 dhe lartësi mesatare mbi nivelin e detit 863 m. Pasi përshkon fushën e Myzeqesë, shkarkon ujërat e tij në detin Adriatik, në jug të lagunës së Karavastasë.

Vjosa

  • Artikull kryesor : Vjosa

Lumi Vjosa rrjedh nga malet e Pindit në lindje të Janinës, kurse burimi gjendet në malin Mavrovouni. Rrjedha e tij vazhdon në drejtim të veriperëndimit për në Shqipëri. Lumi ka një gjatësi prej rreth 272 km, prej të cilave 80 km në territorin e Greqisë, kurse rreth 192 km brenda territorit të Shqipërisë. Pellgu i Vjosës përfshin një sipërfaqe prej 6,706 km2, 2,154 km2 prej të cilave gjenden brenda kufijve të Greqisë, dhe 4,552 km2 brenda kufijve të Shqipërisë. Prurja mesatare e ujrave në grykëderdhje është rreth 204 m3/sek.

Liqenet

Liqenet janë një ndër potencialet më të rëndësishme ujore të vendit, me funksione dhe ndikime të shumta në zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Në Shqipëri gjenden 247 liqene, të cilët dallohen për shumëllojshmërinë e tyre nga ana e gjenezës dhe e regjimit hidrologjik. Ky kompleksitet dhe kjo shumëllojshmëri lidhet me zhvillimet gjeologjike që kanë pësuar Albanidet, sidomos gjatë akullzimit të kuaternarit, të cilat u shoqëruan me lëvizje të fuqishme tektonike (sidomos lëvizje fundosëse), si dhe me përhapjen e konsiderueshme të shkëmbinjve karbonatikë, me të cilët lidhet formimi i liqeneve karstike (84 liqene vetëm në pllajën e Dumresë). Në kuadër të pozicionit hipsometrik, liqenet e Shqipërisë shtrihen nga niveli i detit (liqeni i Butrintit) e deri në lartësitë 2360 m, ku gjendet liqeni akullnajor i Gramozit, më i larti në Shqipëri[1]. Liqenet kryesore në Shqipëri janë: liqeni i Shkodrës, i Ohrit, i Prespës së Madhe dhe liqeni i Prespës së Vogël. Këto liqene janë shumë të rëndësishëm për zhvillimin socio-ekonomik të vendit, sidomos të zhvillimit të turizmit dhe peshkimit. Sipas origjinës së formimit të tyre, liqenet në Shqipëri klasifikohen në: liqene akullnajore, liqene karstike, liqene të kripura bregdetare, liqene tektoniko-karstike dhe liqene artificiale.


Liqenet janë të shumta dhe të shumëllojshme. Formimi i tyre është bërë nga fundosjet tektonike, nga tretja e ngadalshme në ujë e shkëmbinjve gëlqerore dhe gipseve, nga veprimi e akujve, nga njeriu, për përfitimin e energjisë elektrike, për ujitje dhe për furnizimin e qendrave të banuara me ujë.

Liqeni i Shkodrës

Është liqeni më i madh i gadishullit të Ballkanit, me një sipërfaqe prej 368 km, nga të cilat 149 km përfshihen brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë. Në këtë liqen derdhet lumi i Moraçes dhe prej tij del ai i Bunës. Është liqen i cekët (me thellësi mesatare 7 m dhe maksimale 44 m) i përmendur për gjuetinë e peshkut dhe për vlerat turistike.

Liqeni i Ohrit

Hidrografia E Shqipërisë 
Liqeni i Ohrit

Është liqeni më i thelle në të gjithë gadishullin e Ballkanit (mesatarja 145 m, maksimalja 295 m). Ai zë vendin e dytë në këtë gadishull për nga sipërfaqja (363 km, nga të cilat 111 km përfshihen në Republikën e Shqipërisë). Në këtë liqen derdhen disa përrenj dhe ujërat e shumë burimeve te mëdha, që dalin pranë brigjeve lindore dhe në taban të tij. Prej liqenit del lumi i Drinit të Zi. Liqeni i Ohrit ka rëndësi të madhe turistike dhe botë të pasur shtazore, duke mos munguar këtu dhe disa lloje endemike.

Lagunat

Në kuadër të pasurive ujore të Shqipërisë, përmenden edhe lagunat, të cilat janë objekte hidrografike shumë origjinale, regjimi i të cilave formohet nën ndikimin e faktorëve fiziko-gjeografikë të tokës dhe të detit. Lagunat më kryesore në Shqipëri janë: laguna e Karavastasë, e Nartës, e Patokut dhe e Kune Vainit. Të gjitha këto potenciale dhe pasuri ujore janë shumë të rëndësishme për zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

Lagunat në Shqipëri kanë një sipërfaqe të përgjithshme mbi 130 m2 paralel me detin. Ndër lagunat më kryesore mund të përmendim atë të Patokut, Karavastasë dhe Nartës.

Laguna e Patokut

Gjatë bregut shqiptar të Adriatikut, kompleksi ligatinor i Patokut përfaqëson një nga bukuritë natyrore më interesante të këtij bregu. I ndodhur ndërmjet Lumit Mat në Veri dhe Lumit Ishëm në Jug, ky kompleks përfshin një shumëllojshmëri të lartë habitatesh: laguna e brendshme dhe e jashtme (480 ha), pylli (200 ha), tokat bujqësore (450 ha) dhe blegtorale (150 ha). Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga një zonë e mëparshme prej 4200 ha që ka kaluar një proces interesant zhvillimi, për shkak të faktorëve natyrorë dhe aktiviteteve njerëzore.

Laguna e Karavastasë

Laguna e Karavastasë është në afërsi të Lushnjes. Në të rriten disa lloje të rralla pishash dhe një lloj i rrallë pelikani (pelikani kaçurrel). Supozohet se 5% e të gjithë pelikanëve të këtij lloji jetojnë aty. Karavastaja bën pjesë në parkun kombëtar të Divjakës. Është më e madhja e vendit tonë dhe në gjithë bregdetin jugor të Adriatikut me një sip. prej 4330 ha, gjatësie 10.6 km, gjerësie 4.3 km dhe thellësie deri në 1.5 m. Ndahet nga deti nëpërmjet një brezi të gjerë rëre, të mbuluar nga pylli i dendur, buzë të cilit ndodhet një plazh mjaft i madh. Lidhet me detin me tri kanale, njëri prej të cilëve artificial i hapur për arsye peshkimi. Nëpër këto kanale, si pasojë e baticës dhe zbaticës, rrjedhja e ujit ndryshon drejtim çdo 6 orë.

Laguna e Nartës

Skeda:Laguna di Narte-Zvernec-4-.jpg
Laguna e Nartës dhe Ishulli i Zvernecit

Laguna e Nartës ka një sipërfaqe ujore rreth 42 km2, prej të cilës 14 km2 përdoren për prodhimin e kripës në minierën e kripës së Skrofotinës. Thellësia e lagunës shkon nga 0.80 m në 1.50 m. Ky kompleks përfshin tipe të ndryshme mjedisesh natyrore si dunat ranore të zhvilluara në afërsi të grykëderdhjes së Lumit Vjosa, pylli mesdhetar i pishave (Pishë–Poro, Vlorë), shtretër të vjetër lumenjsh, ligatina të vogla bregdetare, kripore, tokë kripore e pakultivuar dhe toke bujqësore në lindje të zonës.

Në ketë zone dhe rreth saj gjenden zona të ndryshme historike të tilla si Ishulli i Zvernecit në Lagunën e Nartës me Manastirin e Shën Mërisë shek. 13-14 Pas Krishtit, zona arkeologjike e fshatit të Nartës me ngulimet e hershme të Aulonës (e pa gërmuar ende) dhe qyteti i Vlorës.

Shih edhe

Referime

Tags:

Hidrografia E Shqipërisë DetetHidrografia E Shqipërisë BregdetiHidrografia E Shqipërisë LumenjtëHidrografia E Shqipërisë LiqenetHidrografia E Shqipërisë LagunatHidrografia E Shqipërisë Shih edheHidrografia E Shqipërisë ReferimeHidrografia E ShqipërisëShqipëria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Perandoria OsmaneLista e vendeve sipas sipërfaqesElhamdulilahQabejaFyelliPogradeciKalendari katoliko-romak i shenjtorëveMario Mitaj14 vjec dhëndërZinxhiri ushqimorGjeorgjiaOrganizmiKisha e Shna Ndout, LaçZinkuLista e aktorëve të teatrit shqiptarLista e ishujve në ShqipëriMësonjëtorja e KorçësNamazi i IqindisëEnergjia potencialeVideosexFieriDhëmbët e njeriutLigji i ArkimeditLiza (Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave)Eposi i kreshnikëveLlojet e vargjevFibra optikeSistemi i frymëmarrjesVlerësimi i nxënësveAluminiDrini i BardhëLista e shteteve të EvropësNjësia matëseMitiTurizmiMolekulaLuiz EjlliVallet shqiptareQeni i SharritRrahman RamaZhurmat në veshNumrat e telefonit në KosovëVirusi kompjuterikGjendja agregateLista e personaliteteve ilireTurizmi në ShqipëriGravitetiEritrocitiMid'hat FrashëriLista e liqeneve në ShqipëriKryefjalaTrashëgimia natyroreBill KlintonQarku elektrikShpendëtBashkimi EvropianPikësimiNdotjaPuna (fizikë)NATOHistoria e ShqipërisëRajoni JuglindorDynymLojërat Olimpike VeroreSintaksa e gjuhes shqipeBasketbolliRilindjaInstrumenti muzikorFiset shqiptareEnergjia e erësMarrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit SovjetikGjinitë letrareShahuNdërtimi i brendshëm i TokësPavel NedvědLufta e Parë BotëroreRrënja katrore🡆 More