Tahir Efendi Jakova

Tahir efendi Boshnjaku i njohur edhe Tahir efendi Gjakova (Llukare, 1770 - Gjakovë, 1835 ose 1850) ka qenë myderiz, një ndër bejtexhitë më të njohur, si dhe shejh i tarikatit Bajramije.

Vepra më e njohur e tij titullohet Emni Vehbije botuar me alfabetin e Stambollit në Sofie më 1907.

Emri e prejardhja

Quhet Boshnjaku sepse, sipas Idriz Ajetit sepse kishte prejardhje boshnjake, ndërsa Kaleshi e argumenton sepse udhëtonte shpesh nëpër Bosnjë dhe Sanxhak. Sipas Mexhid Yvejsit i ka mbetur prej fshatit të vendlindjes. Baba Qazim Bakalli është i mendimit se origjinën e Tahirit duhet kërkuar në Plavë ose në Gusi.

Ndërsa transkriptuesi i veprës së Tahir ef., Hafiz Bajram Agani kumton se prejardhjen familja e tij e ka patur nga Rozhaja.

Biografia

Lindi në fshatin Llukare pranë Jeni Pazarit, në familjen e Saraçëve të fisit Kastrat.

Njihej si Efendia i Madh, sepse ishte myderizi i parë në Medresenë e Vogël të Gjakovës si dhe qe shejh i tarikatit Bajramie.

Vepra

Tahir Efendi Boshnjaku nga Gjakova shkroi vepra fetare dhe laike në gjuhën shqipe dhe turke. E plotë është ruajtur vepra kryesore e tij, "Emni Vehbije sherif", shkruar në gjuhën shqipe por me shkronja arabe në vitin 1835. Ka edhe mendime sipas të cilave kjo vepër është shkruar në vitin 1806. Është libri i parë shqip, me alfabet arab, shkruar në Kosovë. Këtë veprë e transliteroi nga alfabeti arab në alfabetin latin, Ismail Haxhi Tahir Gjakova më 1907 dhe u botua në Sofje prej Shoqërisë «Bashkimi», në shtypshkronjën shqipe «Mbrothësia» të atdhetarit të dalluar Kristo Luarasi.

Vepra "Emni Vehbije sherif" ka 332 vargje. Kjo vepër fetare është më shumë një përmbledhje këshillash, fjalësh të urta e të mësimit islam të mbështetur në librat e shenjët dhe në traditën islame. Tërë kjo ndërlidhet me traditën dhe me gjendjen e popullsisë vendore.

Referime

Tags:

Tahir Efendi Jakova Emri e prejardhjaTahir Efendi Jakova BiografiaTahir Efendi Jakova VepraTahir Efendi Jakova ReferimeTahir Efendi Jakova18351850BejtexhinjtëGjakovaMyderiziShehSofjaTarikati

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

NorvegjiaSinuzitiPlani i biznesitSportiShtatzëniaHumanizmiSistemi i organeve të frymëmarrjesPranveraRrethi i TropojësKosova dhe bukuritë e sajLUPUSKonferenca e Londrës (1912–1913)Arsimi në ShqipëriMasaAdoleshencaLidhëzaShteti i PalestinësLista e liqeneve në ShqipëriZgjebjaMuzeu i LuvritFormat e pashtjelluara të foljesTom SojerDelfiniShtetet anëtare të Bashkimit EvropianLojërat Olimpike VeroreKëshilli i EvropësKalatë e ShqipërisëBelgjikaViolinaMaltaKarakteristikat e zeritShtetet e para ilireDasma shqiptareNarcisizmiRrëqebulliArmët e SkënderbeutTrekëndëshiNdryshimet ndermjet qelizave bimore dhe shtazoreKontinentetHalil BudakovaJelekuIzet MexhitiReal Madrid C.F.ParahistoriaLumi i NerodimësGjenerali i ushtrisë së vdekurShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraAndon Zako ÇajupiAzotiWilliam ShakespeareBallkani PerëndimorArben TaravariMjedisi natyrorPneumoniaGjithësiaMajlinda KelmendiINTELEGJENCA ARTIFICIALENdihma e parëHolokaustiFormimi i yjeveShkupiArtriti ReumatologjikLahuta e MalcísDuhaniThyesaLista e Monumenteve në ShqipëriLeonardo da VinçiCraig NewmarkLëvizja Nacional-ÇlirimtarePeshkopiaAnemiaAli AhmetiKalendariPerandoria OsmaneShenjat astrologjikeTikTokElefantiToka🡆 More