Narcisizmi është kërkimi i kënaqësisë nga kotësia ose admirimi egoist i cilësive të vetvetes.
Fjala narcisizëm e ka origjinën nga mitologjia greke, ku Narcisusi ra në dashuri me imazhin e tij, të pasqyruar në një pellg uji. Narcissus ishte i bukur, arrogant, njeri që mendonte vetëm për vetveten dhe që kishte rënë në dashuri me pamjen e tij. Ai nuk ngopej së pari pamjen e tij nga reflektimi në një pellg me ujë, dhe më në fund dashuria për vetveten e konsumoi atë. Ai vdiq duke vështruar veten e tij në ujë.
Në përdorimin e përditshëm, narcisizmi i referohet dikujt që pëlqen veten në mënyrë arrogante.
Manuali Diagnostik dhe Statistikor i Çrregullimeve Mendore botuar nga Shoqata Psikiatrike Amerikane, e përshkruan narcisizmin si një çrregullim personaliteti klasifikuar nga nëntë tipare. Një person narcisist:
Secila nga këto nëntë tipare shfaqen me anë të ndjenjave dhe sjelljeve që thonë: "gjithçka është në lidhje me mua" dhe "ju nuk jeni i mirë sa çduhet". Ka një mungesë të ndjeshmërisë dhe një paaftësi për të treguar dashurinë. Personi narcisistik ka një jetë emocionale sipërfaqësore, dhe bota e tyre është e orientuar nga pamja ose fasada, i shqetësuar me atë se si do të duken gjërat për të tjerët.
Çrregullimi narcisistik i personalitetit prek rreth 1% të popullsisë së përgjithshme.
Edhe pse shumica e njerëzve kanë disa tipare narcisistike, nivelet e larta të narcisizmit mund të manifestohen në një formë patologjike si çrregullim narcisistik i personalitetit (ÇNP), ku pacienti mbivlerëson aftësitë e tij dhe ka një nevojë të tepruar për admirim dhe afirmim.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Narcisizmi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.