Tiktok: Rrjet social kinez i fokusuar në video

TikTok është një shërbim rrjetesh sociale për shpërndarjen e videove virale e krijuar nga kompania kineze ByteDance , por në shtator të 2020 vendosi që të shiste një pjesë të aksioneve kompanive amerikane Oracle dhe Walmart.

Momentalisht aksionerët amerikanë kanë avantazh në vendimmarrje dhe zotërojnë 4 vende në bordin drejtues të TikTok Global, ku të pestin e zotëron ByteDance. Përdoret për të krijuar video muzike të shkurtër, sinkronizim buzësh, vallëzime, komedi dhe talente prej 3 deri në 15 sekonda, dhe video që ripërsëriten prej 3 deri në 60 sekonda. Është një version ndërkombëtar i Douyin që u lëshua fillimisht në tregun kinez në shtator të 2016-ës. Më vonë, TikTok u hodh në treg në 2017-ën për iOS dhe Android në shumicën e tregjeve jashtë Kinës kontinentale; megjithatë, ajo u bë e disponueshme në të gjithë botën, përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara, pasi u bashkua me një tjetër shërbim kinez të mediave sociale Musical.ly më 2 gusht 2018. TikTok dhe Douyin kanë pothuajse të njëjtën ndërfaqe përdorimi, por nuk kanë qasje në përmbajtjen e njëri-tjetrit. Serverët e tyre ndodhen secili në tregun ku aplikacioni përkatës është i disponueshëm. Të dy produktet janë të ngjashme, por veçorit nuk janë identike. Douyin përfshin një veçori të kërkimit në video që mund të kërkojë fytyrën e njerëzve për më shumë video të tyre dhe veçori të tjera të tilla si blerja, prenotimi i hoteleve dhe vlerësimi i etiketimeve gjeografike. Që nga hedhja e tij në treg në 2016-ën, TikTok / Douyin fituan popullaritet me shpejtësi në Azinë Lindore, Azinë Jugore, Azinë Juglindore, Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Rusinë dhe në pjesë të tjera të botës. Që nga tetori i vitit 2020, TikTok tejkaloi mbi 2 miliardë shkarkime në celularë në të gjithë botën.

Tiktok: Rrjet social kinez i fokusuar në video
Logoja e platformës

Shiko edhe

  • WeChat

Referime

Tags:

Android (sistemi operativ)Azia JuglindoreAzia JugoreAzia LindoreIOSRusiaShtetet e Bashkuara të AmerikësTurqia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Numri piEposi i kreshnikëveShtetet anëtare të Bashkimit EvropianKontinentetLidhëzat në gjuhën shqipeTiranaMasturbimiSulfuriHolokaustiKromozomiBeratiDashuriaKarboniBalli KombëtarEshtrat e njeriutFluturaNjohja ndërkombëtare e KosovësNeolitiHonore de BalzakVilajeti i KosovësTingulliLëvizjaBunkerët në ShqipëriShpallja e Pavarësisë së KosovësTigriDisneylandPërcaktoriFyelliNarcisizmiAlgjebraMarsiKisha e Shna Ndout, LaçEmra pellazgëDurrësiTiroidetZemraHistoria e ÇamërisëViolinaEkosistemiMilingonaTuberkuloziMikroorganizmatKoha e hekuritSpondiliartrozaYmer Agë Ulqini (këngë)Demografia e ShqipërisëKushtetuta e KosovësDita e mësuesitNumrat romakëDita e VerësKanadajaPankreasiKarbohidratetMajlinda KelmendiVitamina DTenisiKosova në Luftën e Dytë BotëroreNevruziPenisiGjenerali i ushtrisë së vdekurAzia JugoreMuri i BerlinitSkizofreniaLumi i ShalësBill KlintonEmrat e bukur të AllahutAdelina MamaqiIsmail KadareTurizmi në ShqipëriEnergjia kinetikeMerkuri (planet)DielliKalaja e KrujësRajoni JuglindorGreqiaDhiaFieriReaksioni i zëvendësimit🡆 More