Letërsia Shqipe Me Alfabet Arab

Letërsia shqipe me alfabet arab, e quajtur edhe alhamiada shqiptare është ajo pjesë e letërsisë shqipe e kultivuar me shkrimin (Elifba) nëpërmjet alfabetit arab dhe që zgjati për afro dy shekuj, deri më 1908 me Kongresin e Manastirit.

Gjysmën e dytë të shek. XIX kjo letërsi ndikoi edhe letërsinë e Lëvizjes Kombëtare, sidoqë e diskutueshme.

Emërtimi dhe përmbajtja

Ndonëse në hyrjen prezantuese të Historisë së Letërsisë Shqipe, hartuar nga Dhimitër Shuteriqi, përdoret vetëm fjala bejtexhi dhe letërsia e krijuar si "letërsia e bejtexhinjve", në pjesën që i kushtohet kësaj letërsie hartuar nga Mahir Domi nënkapitulli titullohet "letërsi shqipe me alfabet arab" sipas studimeve të Osman Myderizit. Në përpjekje për ta zëvendësuar termin që shënjon vetëm një qerthull të ngushtë poezie, Kaleshi huazoi termin Aljamiado.

Si krijim i brendshëm i shqipes, bejtexhi në zanafillë i referohej vjershëtorit popullor që krijonin lehtësisht vargje me rimë, pra që thurnin bejte. Fjalori i Gjuhës Shqipe i 1954 vijon që fjalës t'ia mveshë po të njëjtin kuptim, ku i jep vend fjalës bejtar, duke zëvendësuar prapashtesën turke -xhi me atë shqipe -ar. Sipas Shaban Sinanit, kjo trashëgimi mund të quhet letërsi vetëm konvencionalisht, sepse është e nisur si letërsi me audiencë, duke mbetur në metaligjërim.

Burimi i përmbajtjes së kësaj letërsie qenë motivet tradicionale të letërsisë orientale, përsiatjet metafizike, motivet sufi dhe bektashie, doktrina e Islamit dhe principet morale të Kuranit mbi dashurinë dhe të bukurën. Fort e ndikuar nga modelet letrare të Lindjes, bejtexhinjtë sollën poezi të ndryshme si: murabba, ilahi, kaside dhe gazale. Në lëmin e leksikografisë, Hafiz Ali Ulqinaku hartoi të parin fjalor shqip-turqisht me 9021 fjalë, ndërsa Mollà Daut Boriçi abetaren me alfabet arab.

Historia

Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane në viset shqiptare, kjo letërsi në të cilën gjuhët vendore shkruheshin me alfabet arab ishte përhapur paralelisht edhe në viset bullgare dhe greke të perandorisë. Sipas studimeve të Myderizit te poezia e Muçi-zadesë "Imzot, mos më lërë pa kave", shkruar në vitin 1725.

Sipas studjuesit Pirraku, nis me bejtexhiun Dervish Hasani nga Krusha e Vogël i pari i një teqeje të tarikatit Halveti në Rahovec, e cila mendohej e fundshek, XVII. Vargjet e tij kanë mbijetuar pjesërisht ose aspak. Pirraku ka gjurmuar në traditën gojore ilahinë "Ah un i mjeri kesh tue fjetë", që mendohej t'i jetë kushtuar Sheh Sulejman Baba Rahovecit (vd. 1185 H / 1771), themeluesit të teqesë Halvetie që u ndërtua më 1732. Kështu studimet dalin në konkluzionin se edhe ilahia do të jetë thurur mes viteve 1732 e 1771. Dhe mendohet të jetë shkruar nga vetë Sheh Sulejmani.

Referime

Tags:

Alfabeti arabElifbaKongresi i ManastiritLetërsia shqipeRilindja Kombëtare

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

AnesteziaIkametiRrotullimi i TokësErnest KoliqiNdotja akustikeNapoleon BonapartiFutbolliDritaEmriOrkideaKëshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të BashkuaraRelieviOqeaniKundrinoriÇrregullimi bipolarTokaVullnetarizmiGjenerali i ushtrisë së vdekurDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Rrethi i TropojësKuzhina shqiptareKolesteroliGjithësiaNënë TerezaEgla CenoPërrallaAustraliaSpanjaDasma shqiptareLista e festave në ShqipëriMitra (anatomi)Liqeni i OhritProzaShtjefën GjeçoviSindroma DownINTELEGJENCA ARTIFICIALEKarakteristikat e zeritZejtaria në KosovëEkologjiaKalaja e ShkodrësPërqindNinullaShpallja e Pavarësisë së KosovësDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëMyshqetNatriumiRryma elektrikeVirusi kompjuterikDiabetiLUPUSDemencaMona LizaSpermaMali i TomoritLista e maleve të ShqipërisëGjarpriPankreasiHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiQeni i SharritIliriaHistoria e TiranësEmra pellazgëItaliaShpendëtSëmundja e ParkinsonitRacizmiStalaktitet dhe stalagmitetKosova dhe bukuritë e sajDiarrejaHemoglobinaHormonetMitologjia grekeParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaKokainaMbiemriKostandin KristoforidhiMusine Kokalari🡆 More