Bushatllinjtë

Bushatllinjtë, në Shkodër beglerët Bushatlij, kanë qenë një familje ajanësh e njohur në historinë e Perandorisë Osmane, kur spikatën në gjysmën e dytë të shekullit 18, si dhe për kontributin e tyre në para dhe pas pavarësisë së Shqipërisë.

Bushatllinjtë
Bajraku i Karamahmud Pashës

Llagëpi

Pavarësisht konvencionit për ta emërtuar këtë oxhak Bushatllinj, dokumentacioni tregon se ky emërtim është relativisht më i rishtë sesa mendohet për mënyrën se si janë pasqyruar ndër anale, gojëdhëna, dokumentime e letërkëmbime anëtarët e këtij oxhaku. Vetë fshati me të cilin llagëpi ka lidhje të drejtëpërdrejtë, dokumentohet herët, por në bashkërendim me këtë familje për herë të parë e pasqyron kronisti turk Çelebi me togfjalëshin Bushatllar kasabasi (sq. qyteza e Bushatllijve). Pas tij i vetmi që e përdor shkoqur llagëpin është Ahmet Xhevdet Pasha më 1895. Çelebiu kur takoi çifligarin e Bushatit, e identifikon "pasardhës i Jusuf Beut, trashëgimtar i pallatit nga Jusuf bej Plaku, që prej kohës së sulltan Mehmet Fatihu II".

Pinjolli i familjes dhe studjuesi Hamdi Bushati konstaton se asnjëri prej pashallarëve të këtij oxhaku nuk e ka përdorur llagëpin "Bushatlli" dhe nuk figuron në literaturën osmane pas-Çelebiut. Vetë pashallarët përdornin epitetin Ishkodrali, pra Shkodrani.

Prejardhja

Nga radhitja e varianteve, origjinat e lakuara nga historishkruesit janë:

  • Prej Gojanit të Mirditës.
  • Prej familjes princërore Dukagjini
  • Prejardhje nga një familje e fisme vendase të kohës së Venedikut, e konvertuar në Islam.

Mirdita

Ky variant i mbështetur tek një gojëdhënë popullore, e cila thotë se të parët e tyre ranë nga fshati Gojan i Mirditës dhe u vendosën në fshatin Bushat të Shkodrës rreth vitit 1630. Përafërsisht vitit 1650 i pari i tyre i njohur, Ymer beu, u bë spahi i fshatit dhe i zonës përreth.

Ky variant bëhet i pavlefshëm sipas argumentimit të H. Bushatit, i cili shpjegon se bëhet fjalë për një situatë kur Reshiti i Mehmed begut (jo Plaku) u strehua në Gojan pas vrasjes së të atit, për 6 vjet tek familja e Gjin Lekës. Prej kësaj i mbeti nofka Beu i Gojanit, duke dhënë shkas për bashkëshoqërimin e një origjine me Gojanin e divulguar si tezë edhe prej Dom Ndoc Nikës.

Dukagjinët

Bushatllinjtë 
Qazim Bushati, pushkatuar nga komunistët

Lidhja me Mirditën bëhet më e hershme duke e çuar mbrapa në kohë mundësinë e prejardhjes nga familja e Dukagjinëve mesjetarë, meqë edhe Mirdita ishte ndër zotërimet e tyre. Ndër përkrahësit e këtij varianti ishin Sami Frashëri, Tefë Curani, Dora d'Istria dhe Hekardi pohojnë se "... ky bark rrjedh prej parisë së Dukagjinit që janë përmendë qysh në kohë të Skënderbeut." Për H. Bushatin e tyrja është vetëm këmbëngulje.

Sumej-Beganji

Bushatllinjtë 
Shaqir begu, kryesoi një çetë në të ashtuquajturën Lufta e Miletit, dalëzotjen e Hotit dhe Grudës nga dega e Shkodrës e Lidhjes së Prizrenit; i ati i Xhemal bej Bushatit.

Shënimet e priftit shqiptar Gjergj Bardhi mbi udhëtimet e veta në viset veriore në maj 1638 shkruajnë:

Megjithëse Shqipëria e Veriut është në Turqinë, në fakt atë e sundonin, sikurse në shek. XV, disa zotër feudalë të fuqishëm. E përmendur ishte asokohe shtëpia e Sumejve ose e Beganëve. Sulltan Murati IV në vitet 1623-1640 ia besoi sanxhakun e Shkodrës Mehmet beut, pjesëtar i oxhakut Sumej-Beganji.

Në referencën popullore në Shkodrën e qëmotit, qytet e krahinë, përdorej shpesh shprehja "si Begajt e Bushatit e Aliajt e Kastratit", me anë të së cilës diktohej hershmëria e fisnikëria e një familjeje. Shprehje kjo me fjalën Begaj që për H. Bushatin ndihmon në vërtetimin e pohimit të priftit Bardhi.

Autorët e tekstit "Historia e Shqipërisë" më 1967 kanë arritur gjithashtu të njëjtin konkluzion kundrejt prejardhjes nga kjo familje.

Në Regjistrin e Kadastrës i quajturi Aleks Begani përmendet ka prona në përkatësitë e Shkodrës, mban prona me konçension, kreu i fshatit Balldre. Për t'u siguruar rreth mërgimtarëve shkodranë të ikur në Venedik që do t'u lidhej pension, më 1483 ipeshkvi i Shkodrës Françesk de Santi dëshmon se kishte njohur Katerina Began, gruan e Tane Progon Began nga Shkodra. Më 1484 iu dha në ndihmë paja Sana Beganit, vajza e fisnikut shkodran Marin Began, duke marrë 20 dukate pajë. Ndër dokumentet e Senatit të Venedikut përmendet edhe Lukë Begani, ndaj të cilit thuhet se duhet treguar respekt i veçantë; i përkiste një familjeje nga më të shquarat.

Bushatlinjtë e Bosnies

Një degëzim i familjes u zhvendos drejt viseve boshnjake, duke u vendosur në Livanji ku blenë prona dhe u bënë bejlerët e vendit. Njëri prej tyre Mahmut beg Bushatlija kundërshtoi austriakët kur e aneksuan Bosnien më 1878. Për shkak të kësaj qendrese, 80 anëtarë të familjes së tij u shpërngulën dhe plaçkitën. Disa prej tyre u vendosën në Bugojna dhe Donjeg Vakufi dhe Ibrahim bej Bushatliu u vendos në Vitinë, ku bleu toka për nevojat e familjes së tij.

Prej të birit të Ibrahim beut, Mehmet beut martuar me Miralem hanmin, patën jetë Kana, Asimi (mjek primar, epidemiolog), Zlata Bušatlija-Haračić (filologe e gjuhëve romance, arsimtare e frëngjishtes, italishtes dhe latinishtes), Emina (Minka) Bušatlija-Stojanović e ëma e drejtorit të Teatrit Jugosllav të Dramës dhe regjizorit Gorčin Stojanović, dhe gjeografi, gjeomorfologu e akademiku jugosllav Ibrahim Bušatlija (Vitinë, 1930 - Sarajevë, 28 janar 1989).

Referime

Tags:

Bushatllinjtë LlagëpiBushatllinjtë PrejardhjaBushatllinjtë Bushatlinjtë e BosniesBushatllinjtë ReferimeBushatllinjtëPerandoria OsmaneShqipëria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Don Kishoti i MançësProteinaKohaTeoria e evolucionitRomaAgjërimi i RamazanitADNOdisejaMorfinaMasturbimiFaik bej KonicaVlerësimi i nxënësveDritan Hoxha (gazetar)ShahuAzia JugorePoseidoniLetërsia e vjetër shqiptareLëvizjaKongresi i LushnjesShqipëria e MadheGravitetiEgjiptiGjeografia e TiranësShqiptarëtArbëria në MesjetëSportiHistoria e botësMetaforaKorçaMartin CamajMariana KondiLiqeniDita e mësuesitTestosteroniAriUjiGjirafaEmpatiaBashkëjetesa fetare në ShqipëriGegërishtjaFizikaStimulim me gjoksNatriumiHIV/AIDSMilanoDermatiti atopikAmerikaSarandaRacizmiLudwig van BeethovenPallati 176VenusiMarrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit SovjetikLigji i ruajtjes së energjisëMëlçiaPërcjellësit elektrikLista e vendeve sipas sipërfaqesÇifteliaFutbolliProzaLista e bimëveAfërditaSfungjeriPlaku dhe deti28 Nëntori - Dita e FlamuritLeje DrejtimiSokratiKripëratDisleksiaDibraLiqeni i ShkodrësHistoria e DurrësitCristiano RonaldoTë drejtat e njeriutVitaminaSkizofreniaOksigjeni🡆 More