Sëmundja: Gjendje jo e shëndetshme e një oraganizmi ose organi

Sëmundja është çrregullim i funksioneve trupore, kongenitive, sociale ose shpirtërore, i cili e pengon subjektiv kondicionin dhe mirëqenien dhe ndikon negativ në qenie të gjallë.

Sëmundja mund të shikohet si gjendje me procese të çrregulluara biologjike, të cilat dërgojnë te çrregullimet e funksionit dhe të ndërtimit të organizmit.

Sëmundja dhe shëndeti

Sipas definicionit të Organizata Botërore e Shëndetësisë, shëndeti është “gjendja e mirëqenies së plotë fizike, shpirtërore dhe sociale e jo vetëm mungesa e sëmundjes dhe rraskapitja”. Është vështirë të definohet (përkufizohet ç`është shëndeti dhe sëmundja) nocioni i shëndetit dhe i sëmundjes, ndërsa në format kaluese të përkufizohet, meqë shëndetin optimal dhe sëmundjen e shprehur e lidhin në një sërë gjendjesh në të cilat mund të jetë organizmi.

Sëmundja nënkupton çrregullimin e shëndetit në kuptimin e gjerë. Sëmundja në kuptimin më të ngushtë është entitet nosologjik (nga greqishtja nosos =sëmundje) me etiologji dhe patogjenezë të caktuar dhe me dëmtime karakteristike qelizore e indore dhe me pasqyrë klinike. Ky definicion (përcaktim) është i idealizuar, meqë etiologjia dhe patogjeneza e shumë sëmundjeve ende janë të paqarta.

Sistematika

Ndarja sistemike e sëmundjeve është në një zhvillim të vazhdueshëm. Ndarja moderne e sëmundjeve mund bëhet sipas organeve ose kriterieve të diagnozës (MDC, Major Diagnostic Categories). Një ndarje më e saktë mund të bëhet sipas sistemit ICD-10, për sëmundjet onkologjike sipas ICD-O.

Shkaktarët e sëmundjeve

Faktorët e brendshëm (janë faktorë të pandryshueshëm dhe pa ndikim nga jashtë):

  • mplakja
  • trashëgimi
  • çrregullimet embrionale

Faktorët e jashtëm:

  • kushtet sociale
  • stresi
  • faktorët ekologjik
  • mikrobet

Këta faktorë janë faktorë që mund të ndryshohen dhe mbi të cilët mund të ndikohet nga jashtë.

Ecuria e sëmundjes

Sipas ecurisë dhe kohëzgjatjes, dallojmë sëmundjet:

  • akute - fillojnë shpejtë
  • subakute - fillojnë ngadalë
  • kronike - kohëzgjatje të gjatë, me muaj dhe vite
  • kronike recidive - shfaqen kohë pas kohe
  • fulminante - shfaqen dhe zhvillohen shumë shpejtë

Referimet


Lidhje të jashtme

Tags:

Sëmundja dhe shëndetiSëmundja SistematikaSëmundja Shkaktarët e sëmundjeveSëmundja Ecuria e sëmundjesSëmundja ReferimetSëmundja Lidhje të jashtmeSëmundja

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Qytetet e ShqipërisëEmrat e bukur të AllahutEfekti serrëKroaciaDita Ndërkombëtare e PunëtorëveAnarkiaElefantiGjilaniHistoritë e HerodotitLionel MessiLista e lumenjve në KosovëKopshti Botanik i TiranësThyesaFrazeologjiaAlbert AjnshtajniShqiptarët në Maqedoninë e VeriutEpoka para gjyqitSlloveniaAjriDua LipaShqipëria në Luftën e Dytë BotërorePylliBurreliPolimeriRimaPiramidat e EgjiptitShkurte FejzaSebastokratoriPubertetiRobin HoodNdotja e ajritKaliTretjaPlaku dhe detiBosnja dhe HercegovinaMuhamet KyçykuNepotizmiUjëvarat e MirushësMarie CurieZemraDasma shqiptareVoskopojaLibriZvicraSëmundjet e gjakutTeoria e probabilitetitMetaletShenjat e qarkullimit rrugorSulfuriHIV/AIDSKulturaKrimet e regjimit komunist në ShqipëriTruriPsoriazaPerandoria BizantineMotori DiezelShtatë mrekullitë e botësSinuzitiGjallesat në zhdukjeKushtetutaAli AhmetiShkretëtiraEkologjiaGjeografia e KosovësKryefjalaArsimi në KukësItaliaSpermaKarbohidratetIndiaIbrahim RugovaDevejaKonferenca e Londrës (1912–1913)Dokumentet e Gjuhes ShqipeHixhameAlbano BogdoMjedisi natyrorDritaFibroza kistike🡆 More