Muhamet Kyçyku: Poet shqiptar

Muhamet Kyçyku i njohur edhe si Muhamet Çami (1784-1844) ka qenë ndër bejtexhinjtë më të njohur, autor i dy poemave fetare.

Vepra e tij kryesore është Erveheja e shkruar më 1820 por e botuar vetëm më 1888.

Jeta

U lind në Konispol në 9 korrik të vitit 1784, po nuk dimë shumë për fëmijërinë e tij të hershme. Ndoqi shkollim fetar për njëmbëdhjetë vjet në al-Az'harKajro, më pas u kthye në fshatin e lindjes dhe shërbeu si hoxhë deri kur vdiq më 1844.

Kyçyku ka qenë autor më prodhimtar në krahasim me të tjerët. Ka shkruar në dialektin e tij çam dhe, me sa duket, ka qenë i pari autor shqiptar që është marrë me poemën e gjatë. Është i njohur për dy poemat me subjekt dhe motive fetare: Erveheja dhe Jusufi dhe Zylihaja. Vepra e tij kryesore është Erveheja e shkruar më 1820, burimi i së cilës është Tûtî-nâme-ja persiane (Rrëfenja e një papagalli) e Zijaudin Nakshabit (Ziyâ'uddîn Nakhshabî), e frymëzuar nga origjinali sanskritisht Shukasaptati.

Vepra tjetër e njohur është poema me motive fetare "Jusufi dhe Zylihaja", një rrëfenjë moralizuese me 2430 vargje, mbështetur në historinë e rrëfyer në Suren JusufKuranit, mbi përpjekjen e gruas së Azizit për të joshur e bërë për vete Jusufin a.s.. Janë të njohura veprat e shkruara nga këto inspirime fetare në literaturën orientale e më gjerë. Në persisht, në një mënyrë shumë të bukur shkruajtën Firdeusi (935-1020) në persisht, mistiku Xha’ami (1414-1492) dhe në turqisht Hamdullah Hamdi (1449-1508) e shumë të tjerë.

Veprat tjera të Kyçykut janë poema Bekriu (1824) në të cilën dënon pirjen e rakisë e të verës, ajo historike rreth vitit 1826 për Ibrahim Pashën, fushatat e lavdishme të qeveritarit shqiptar të Egjiptit Mehmet Aliut kundër rebelimit grek dhe poemën që merret me hallet e atyre që detyroheshin të kërkojnë kafshatën e bukës dhe fitimin larg vendlindjes – Gurbetlitë.

Më 1888 Jani Vreto e botoi Ervehenë të adoptuar në si përrallë dhe të e higjienizuar nga leksiku oriental.

Përkthime

Kyçyku u mor edhe me përkthime nga arabishtja dhe turqishtja e ndër përkthimet më të njohura është padyshim Mevludi i shqipëruar Kasidatu’l Burda nga Al Busiri (?-1296).

Referime


Tags:

BejtexhinjtëErveheja

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LezhaTestosteroniTeatriPëremriMaqedonia e VeriutRevolucioni i dytë industrialIsak NjutoniDemencaMësonjëtorja e KorçësVerdhëzaLidhëzat në gjuhën shqipeMiguel de CervantesÇLetërsia shqipeAfrikaÇifteliaElektricitetiDita e Shën GjergjitSasia e nxehtësisëJeronim de RadaFabulaKarbohidratetShpella e piratëve (roman)Mona LizaTeoria e probabilitetitTulipaniGratë e MuhameditLjubljanaLista e lumenjve në ShqipëriSëmundjet e trashëgueshmeSinjalet rrugore në ShqipëriTrupat e Sistemit DiellorPsoriazaTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriHistoria e Jehudëve në ShqipëriDibraFlamuri i ShqipërisëPerandoria BizantineShkupiShqiponjaSokratiLista e vendeve sipas sipërfaqesZambakuKaratiPlisi (lashtësi)KoloseumiAjriSistemi periodik i elementeveNdajfoljaRelieviPinguiniGjeometriaErnest HemingwayTruriPirja e duhanitDon Kishoti i MançësKinaGjitariDramaArtan GrubiDeti AdriatikPenisiArbëria në MesjetëMeshariShqiptarëtSportiBraziliSistemi i organeve të frymëmarrjesSistemi i frymëmarrjesInfeksioni seksualisht i transmetueshëmAziaPsikozaNamazi i IqindisëBallkaniHIV/AIDSNaum Veqilharxhi🡆 More